VOAL

VOAL

Scholz kërkon që BE-ja të nisë bisedimet për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin

RFE/RL

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se vonesat në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm.

Kështu deklaroi të hënën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Dialogu në faza për arritjen e marrëveshjes finale

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian.

Deutsche Welle: Ushtarë rusë të plagosur në Ukrainë mbushin spitalet bjelloruse, mjekëve u ndalohet të flasin

Nga Olga Stefanoviç, Deutsche Welle.

Qëkurse forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për humbje ushtarake vetëm një herë. Më 2 mars ajo tha se ishin vrarë 498 ushtarë dhe ishin plagosur 1,597 të tjerë. Zyrtarët ukrainas thonë se nga pala ruse ka pasur të paktën 14,200 të vdekur. Ndoshta asnjëra palë nuk thotë të vërtetën.

Por sipas njoftimeve të mediave bjelloruse dhe kanaleve në Telegram shumë ushtarë rusë të plagosur po sillen në Bjellorusi ku marrin trajtimin e parë mjekësor përpara se të transportohen për në Rusi.

Madje edhe presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha pesë ditë pas fillimit të luftës, se në qytetet Gomel, Mazyr dhe në një qytet tjetër bjellorus ishin trajtuar rreth 160 dhe 170 ushtarë rusë.

Ushtarë të rinj nga rajone të varfra të Rusisë

Katër burime thanë për DW se në këto qytete jugore të Bjellorusisë kishte ushtarë rusë. Po ashtu ata thanë se në Narovlya, jo shumë larg kufirit me Ukrainën, ishte ngritur edhe një spital fushor. Një burim tha për DW se shumë ushtarë të plagosur që kanë arritur në Mazyr kishin humbur “krahë, këmbë, veshë apo sytë”. Ata thanë se disa kishin arritur me shumë vonesë dhe se u kishte filluar gangrenizimi i gjymtyrëve.

Burimi tha se disa nga të plagosurit nuk kishin ngrënë prej pesë ditësh, dhe se kur mbërritën ishin të çorientuar dhe donin të telefononin me prindërit e tyre: “Fjala është për ushtarë që kanë lindur në vitin 2003. Ata vijnë nga rajone të varfra të Rusisë dje janë në thelb ende fëmijë.”

Një burim tjetër që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në sektorin e kujdesit shëndetësor, por i informuar mirë për situatën tha se në një spital në rajonin e Gomel, kryhen “pa ndërprerje operacione”, deri në 50 çdo natë. Burimi tha se shpesh kirurgëve u duhet t’u presin ushtarëve rusë  gjymtyrët. “Spitali është plot”, tha burimi, duke kërkuar që vendndodhja e spitalit të mos bëhet publike.

Spitalet nën kontroll të rreptë nga shërbimet sekrete

Shumë mjekë të kontaktuar nga DW refuzuan të flisnin në lidhje me trajtimin mjekësor të ushtarëve rusë. Dy burime thanë se mjekëve u duhej të nënshkruanin një marrëveshje për të mos folur.

Fondacioni Bjellorus i Solidaritetit Mjekësor konfirmoi se të gjitha spitalet janë nën kontroll të rreptë. “Në spitale ka mjaft punonjës të KGB-së ose FSB-së. Të gjitha ndërtesat e spitaleve janë nën mbikëqyrje. Shumë mjekë bjellorusë, që mendohet se mund të kenë treguar diçka për çfarë po ndodh në spitale, janë zëvendësuar me mjekë rusë,” tha një zëdhënës, duke shtuar se shumë mjekë dhe punonjës të spitaleve kanë frikë të flasin për ato që kishin parë ose bërë.

Disa persona thanë për DW se trupat e ushtarëve të vdekur rusë transportohen nga Ukraina në Bjellorusi. Edhe zëdhënësi i Fondacionit Bjellorus të Solidaritetit Mjekësor tha se spitalet në Bjellorusi janë të mbingarkuar duke shtuar se ka edhe shumë ushtarë të vdekur. Megjithatë askush nuk mund të jepte një shifër të saktë.

Ukraina eksporton drithërat e para me tren në Evropë

RFE/RL

Tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në Evropë me tren pasi portet detare të vendit mbeten të bllokuara për shkak të pushtimit rus, tha të dielën konsulenca bujqësore (APK Inform).

Ukraina është një prodhues dhe eksportues kryesor global i drithërave dhe pothuajse të gjitha eksportet e saj janë transportuar tradicionalisht nga portet e saj të Detit të Zi. Eksportet mujore të drithërave i kalonin 5 milionë tonë para luftës.

Tregtarët dhe zyrtarët e bujqësisë kanë thënë se Ukraina, e cila ende ka vëllime të konsiderueshme të drithit në magazinë, mund të fillojë të eksportojë me tren përmes kufirit të saj perëndimor.

“Grupet e para prej disa mijëra tonësh misër tashmë janë eksportuar përtej kufirit tokësor perëndimor të Ukrainës,” tha APK-Inform në një raport.

“Vështirësitë me logjistikën vazhdojnë, oferta ende mbizotëron mbi kërkesën, por çmimet kanë pushuar së rëni,” shtoi ai.

APK-Inform tha se çmimet e misrit ukrainas për blerësit nga Polonia dhe shtetet baltike ishin 250 deri në 265 dollarë për ton dhe 275 dollarë për ton për Sllovakinë.

Autoritetet ukrainase të transportit kanë thënë se deri në 600,000 tonë drithë në muaj mund të eksportohen me trena nga Ukraina në Evropë.

Agjendia tha javën e kaluar që eksportet e grurit të Ukrainës mund të arrijnë në 44 milionë tonë në sezonin 2021/22 korrik-qershor.

Humbje tjetër për Putin, ushtria ukrainase: Vritet një tjetër gjeneral rus në luftimet në Kherson

Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj kanë vrarë gjenerallejtënant rus Yakov Rezantsev gjatë luftimeve në Chornobaiivka, në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.

Ushtria tha se Rezantsez ishte komandant i Ushtrisë së 49-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Federatës Ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk e ka komentuar pretendimin ukrainas. Deri më tani, rreth gjashtë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe një zëvendës komandant i flotës së Detit të Zi. bw

Dyshime për rreth 300 të vrarë pas bombardimit të teatrit në Mariupol

VOA

Autoritetet lokale të qytetit ukrainas të Mariupolit njoftuan të premten se 300 vetë kanë humbur jetën pasi forcat ushtarake ruse sulmuan një teatër që përdorej si strehë për qindra persona. Sulmi ndodhi më 16 mars.

Në postimin e tyre në platformën e medias sociale ‘Telegram’ zyrtarët lokale të këshillit të qytetit të Mariupolit, u referoheshin të dhënave që kishin marrë nga dëshmitarët okularë.

Mbetet e paqartë se si kishin arritur në këtë shifër dëshmitarët okularë, apo nëse kërkimet nën rrënonjat e godinës kishin përfunduar, për shkak se sulmet e vazhdueshme në qytet i kanë bërë të vështira operacionet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje.

Sipas zyrtarëve ukrainas në momentin e sulmit në godinë ndodheshin më shumë se 1,300 persona, rreth 130 prej tyre u nxorrën gjallë nga rrënojat.

Në dy anë të ndërtesës ishte shkruar me gërma të mëdha dhe në gjuhën ruse fjala fëmijë, me synimin që ajo të mund të shihej nga lart.

Protesta në Bruksel, kërkohet ndërhyrja e Perëndimit në Ukrainë

VOA/Henry Ridgwell

Ndërsa udhëheqësit e NATO-s, G7-ës dhe Bashkimit Evropian të enjten biseduan në takime me dyer të mbyllura në Bruksel, protestuesit dolën në rrugë për të kërkuar nga Perëndimi veprime më të ashpra kundër Rusisë.

Presidenti i Ukrainës kishte kërkuar një ditë protestash në mbështetje të vendit të tij dhe kundër sulmit të Rusisë.

Jashtë selisë së Bashkimit Evropian, ku po takoheshin udhëheqësit botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan protestuesit i bënë të qarta kërkesat e tyre.

“Presim nga NATO, BE-ja, G7-a dhe udhëheqësit botërorë, që më në fund të marrin një vendim, në mënyrë që ne të shohim vendosmërinë e tyre për ta ndihmuar Ukrainën të fitojë. Ne kemi një pyetje: A mbaron morali dhe njerëzimi në kufijtë e NATO-s?”, thotë për Zërin e Amerikës Hanna Hopko, ish deputete e parlamentit ukraians.

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 1 mijë civilë janë vrarë deri tani në Ukrainë, shumica viktima të raketave dhe sulmeve ajrore të Rusisë.

Zlata Podovolenkova u largua nga shtëpia e saj në Hostomel afër Kievit, ku ndodhet vija që ndan forcat ukrainase dhe ato ruse. Disa anëtarë të familjes së saj kanë ngelur në mes të zonës së luftës.

“Po kërkojmë nga NATO që të mbyllë qiellin dhe të sigurojë armët që do ta ndihmonin Ukrainën ta fitojë këtë luftë. Jemi të sigurt se do të fitojmë. Kërkesat tona kanë rëndësi jo vetëm për shkak të kohës, por edhe numrit të civilëve që do të vdesin në këtë luftë të tmerrshme”, thotë ajo.

Këto kërkesa nuk janë përmbushur. NATO u pajtua për ashpërsim të sanksioneve dhe rritje të furnizimeve me armë dhe ndihma humanitare – por ajo nuk do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit apo të sigurojë avionë luftarakë.

“Evropa dhe NATO mund të bëjnë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Ne jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 1939, kur njerëzit në Evropë duhej të vendosnin se kush është Hitleri. Tani jemi në një kohë kur duhet të vendosim se Vladimir Putin nuk është më udhëheqësi i një kombi. Ai është një diktator imperialist që do të shkatërrojë gjithçka që kemi ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore”, thotë për Zërin e Amerikës Andrea Catagna, protestues italian.

Protestuesit u shtrinë në rrugë duke krijuar një skenë të ngjashme me atë të rrugëve të Mariupolit dhe qyteteve tjera, ku trupat e civilëve të vrarë janë parë të shpërndarë gjithandej rrugëve, në pamundësi për t’u varrosur.

Më pas, brohoritjet për Ukrainën shkaktuan jehonë rrugëve të Brukselit.

Urakiansit thonë se po luftojnë kundër Rusisë për demokraci perëndimore.

Deri tani po rezistojnë të vetëm, ndërsa dëshpërimisht kërkojnë më shumë ndihma nga NATO.

NATO ia zgjat mandatin Stoltenbergut për shkak të luftës së Rusisë

RFE/RL

Me rrezikun e zgjerimit të konfliktit në Evropë, NATO ka ndërmarrë veprime për stabilitet, teksa të enjten ia zgjati mandatin sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, edhe për një vit teksa aleanca ushtarake po përballet me krizën e sigurisë të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Stoltenberg shkroi në Twitter të enjten se ishte i “nderuar” me vendimin e liderëve të NATO-s që mandati i tij në krye të aleancës të zgjatej deri më 30 shtator të vitit 2023.

“Teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në gjeneratë, ne qëndrojmë unik për të mbajtur aleancën tonë të fortë dhe njerëzit tanë të sigurt”, tha ai, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologët e tij gjatë samitit të mbajtur në Bruksel, u pajtuan për zgjatjen e mandatit.

Presidenti Biden tha përmes një postimi në Twitter se Stoltenberg ka “bërë punë të mrekullueshme për të udhëhequr dhe forcuar aleancën tonë, veçanërisht gjatë këtij momenti kritik për sigurinë ndërkombëtare”.

Ish-kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, u emërua në postin e shefit të NATO-s në tetor të vitit 2014. Mandati i tij i dytë ishte paraparë që të përfundonte në shtator.

Ukraina shkatërron anijen e madhe zbarkuese ruse në portin e pushtuar të Berdyansk

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se kanë arritur të shkatërrojnë një anije të madhe mbështetëse ruse dhe kanë publikuar edhe pamjet e shpërthimit.

“Mirëmëngjes, jemi nga Ukraina! – thuhet në mesazh. – Në portin e kapur nga rusët të Berdyansk, u shkatërrua një anije e madhe zbarkuese “Orsk” e Flotës së Detit të Zi të pushtuesve. Lavdi Ukrainës!”

Forcat e armatosura ruse kishin njoftuar të hënën se kishin ankoruar një anije të madhe mbështetëse, Orsk, në portin ukrainas të okupuar të Berdyansk, 70 km në jugperëndim të portit të rrethuar ukrainas të Mariupol në Detin Azov.

Si pjesë e asaj që Moska e quan një ‘operacion special ushtarak’ i nisur pothuajse një muaj më parë, forcat ruse kanë kapur pjesën më të madhe të bregdetit ukrainas përgjatë Detit Azov, një shtojcë e Detit të Zi, me përjashtim të Mariupolit, i cili ka refuzuar të dorëzohet. syri.net

I dërguari gjerman për Ballkanin: Presim sanksionet e Serbisë kundër Rusisë

Aneta Duroviq

Dështimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, nuk do të thotë neutralitet, por mbështetje për Rusinë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë i dërguari i posaçëm i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sarrazin ka marrë këtë detyrë, e cila nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane, në mes të shkurtit të këtij viti. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër në Gjermani, ndërsa ka qenë deputet i Bundestagut për 13 vjet, deri në vitin 2021.

Përndryshe, ai është i dërguari i katërt perëndimor për rajonin. Nga SHBA-ja, në postin e të dërguarit të posaçëm është Gabriel Escobar, nga Mbretëria e Bashkuar është Sir Stuart Peach dhe nga Bashkimi Evropian është Mirosllav Lajçak, i cili është i ngarkuar në mënyrë të posaçme me dialogun Kosovë – Serbi.

I pyetur se si e sheh situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, në kontekstin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe tensioneve që ka shkaktuar lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik, me kërcënimet për ndarjen e Republikës Sërpska, Sarrazin thotë:

“Vizita e ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Bosnje dhe Hercegovinë ka treguar se Qeveria federale gjermane ka një fokus të fuqishëm në këtë vend. Gjermania po e ndjek nga afër situatën aktuale atje. Për shkak të luftës ruse në Ukrainë, Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’iu kushtojnë vëmendje edhe më të madhe zhvillimeve në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Sipas tij, Qeveria gjermane është e vetëdijshme se shumë njerëz në Bosnje dhe Hercegovinë kërkojnë – sidomos tani – angazhim dhe përkushtim më të madh të Gjermanisë për sigurinë në rajon.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e re gjermane i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Dodikut, për shkak të tërheqjes së Republikës Sërpska nga forcat e armatosura, gjyqësori dhe sistemi tatimor i Bosnje e Hercegovinës.

Dodik, qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, ka filluar një fushatë për krijimin e institucioneve të entitetit të tij – gjë që është dënuar fuqishëm nga BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat e kanë cilësuar si transferim jokushtetues të kompetencave.

Më 5 janar, Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për vepra të korrupsionit, në të cilën përfshihet edhe Dodik.

Duke komentuar faktin që Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, Sarrazin thotë se harmonizimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në për këtë çështje është vendimtar.

“Në ambientin e politikës së jashtme, siç është tani, shteti nuk mund të jetë i suksesshëm duke ‘u ngatërruar’ ose duke luajtur bixhoz. Situata tani është ndryshe nga ajo që ka qenë më parë”, thotë Sarrazin.

Në kohën e luftës ruse në Ukrainë, Evropa duhet të mbetet e bashkuar, thotë ai.

“Prandaj, përafrimi i politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për këtë çështje, është i një rëndësie vendimtare – përfshirë edhe sanksionet. Ne mirëpresim [faktin] që shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë bërë tashmë këtë. Por ne presim që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën gjë. Nuk është e mundur të qëndrohet anash në këtë çështje. Mosvendosja e sanksioneve nuk do të thotë neutralitet, por do të thotë mbështetje për Rusinë”, shprehet Sarrazin.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia ka thënë se ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës, por pa e përmendur sulmin e Rusisë në fqinjin e saj.

Serbia, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, gjë të cilën ia ka kërkuar Bashkimi Evropian.

Sa i përket Kosovës, Sarrazin ka thënë në fillim të marsit se është i kuptueshëm përkushtimi i Gjermanisë që shteti, të cilin e njeh, të përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare.

Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pengon anëtarësimin e saj në organizatat e huaja.

Dy vendet po përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për Malin e Zi, i cili është në një fazë të paqëndrueshmërisë politike, ku po tentohet të formohet Qeveria e re, dhe ka një ndarje të fortë midis malazezëve dhe serbëve, me ndikim të dukshëm rus në pozitat vendimmarrëse, Sarrazin beson se anëtarësia e tij në NATO është garantuesja më e mirë e stabilitetit.

“Në Mal të Zi, aktualisht, jemi ende në pritje të rezultatit të proceseve të brendshme politike, në lidhje me krijimin e një qeverie të re. Në përgjithësi, jam thellësisht i bindur se rruga e zgjerimit të BE-së dhe një angazhim i fortë ndaj NATO-s janë kornizat më të mira për stabilitetin në rajon dhe në Mal të Zi”, thotë Sarrazin.

I pyetur se si i komenton thirrjet e disa zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për përshpejtimin e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, për të parandaluar reflektimet e luftës në Ukrainë, Sarrazin thotë:

“Proceset duhet të përshpejtohen duke përmbushur më shpejt dhe më mirë kriteret. Për këtë na duhet më shumë besueshmëri në rrugën evropiane nga të dyja anët. Së pari, BE-ja duhet të miratojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Por, ne gjithashtu kemi nevojë për një proces të besueshëm të reformave brenda vendeve të zgjerimit. Tregu i përbashkët i BE-së dhe uniteti dhe integriteti i vlerave dhe ligjeve evropiane janë dy anët e së njëjtës medalje”, thotë ai.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të NATO-s janë: Maqedonia e Veriut që nga viti 2020, Mali i Zi që nga viti 2017 dhe Shqipëria që nga viti 2009. Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia mbeten jashtë aleancës.

Në Bashkimin Evropian, asnjëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ende anëtar – vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë vende kandidate.

Përgatiti: Valona Tela

Polonia thotë se 45 diplomatë rusë janë të dyshuar si spiunë

VOA News

Agjencia e sigurisë së brendshme të Polonisë tha të mërkurën se ka identifikuar 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin si spiunë.

Një zëdhënës i agjencisë u tha gazetarëve se lista e të dyshuarve iu dërgua Ministrisë së Jashtme të Polonisë me një kërkesë që ata të dëboheshin nga vendi.

Media shtetërore ruse tha se nëse Polonia dëbon diplomatët e saj, Rusia do të hakmerret.

Disa informacione erdhën nga Agence France-Presse dhe Reuters.-eb

 

Musk zbarkon në Gjermani – përuron fabrikën e parë të automjeteve elektrike në Europë

 

VOAL- Miliarderi Elon Musk përuroi personalisht të martën në mëngjes në Grueneheide, një qytet me 9000 banorë 40 kilometra larg Berlinit, fabrikën e re të Tesla në Brandenburg, “Gigafactory” e parë në Evropë. Në ceremoni morën pjesë kancelari Olaf Scholz dhe zëvendësi i tij, Ministri i Ekonomisë dhe Klimës Robert Habeck.

Tesla në Brandenburg “është një investim i madh në Gjermani”, theksoi zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck. Fakti që sipërmarrësi amerikan ka zgjedhur Republikën Federale “është një njohje e fortë e Gjermanisë dhe do të thotë se besohet se ajo do të duhet të bëhet vendi lider i tregut të elektromobilitetit në Evropë”.

“Zgjerimi i sektorit është strategjia e ministrisë sime”, shtoi ai gjithashtu. Dhe kur u pyet për përpjekjet e Berlinit për t’u çliruar nga nafta ruse, zëvendëskancelarja shpjegoi se “ky investim filloi para luftës në Ukrainë, por është një simbol i bukur këto ditë”.

Kjo është fabrika e parë e madhe industriale e Teslës në Evropë, e cila sipas planeve do të punësojë 12 mijë punonjës dhe do të prodhojë gjysmë milioni makina në vit. sda-eb

Dendias dëshiron të udhëheqë misionin e ndihmës për Mariupolin

RFE/RL

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka propozuar që të udhëheqë një mision për ndihmë humanitare në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.

Dendias tha në një konferencë për media në Athinë më 22 mars se për të nderuar Manolis Androulakis, diplomatin e fundit evropian që u largua nga Mariupoli, ai kishte vendosur kontakte me kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të koordinuar përpjekjet për dërgimin e ndihmës.

“I kam dërguar një notë verbale palës ukrainase duke kërkuar për lehtësim të dërgimit të ndihmës humanitare në Mariupol dhe një tjetër notë verbale palës ruse duke i kërkuar që të mos pengojë këto përpjekje”, tha ai. “Planifikoj që vet të marr pjesë në dërgimin e kësaj ndihme”.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ajrore dhe me artileri të rëndë, në përpjekje që të marrë kontrollin e këtij qyteti-port, që ka rëndësi strategjike, pasi do t’i mundësonte Rusisë që të krijonte një lidhje tokësore mes Krimesë dhe zonave lindore ukrainase.

Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ndërkaq, rajonet lindore ukrainase aktualisht kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar në Mariupol pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore.

Androulakis, ishte konsull i përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, ku shumë marinarë grekë po ashtu ishin të bllokuar për shkak të luftimeve dhe u deshën gjashtë operacione të evakuimit për t’i larguar ata nga qyteti.

Katastrofë humanitare në Kherson

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës: “300,000 njerëz pa ushqim dhe ilaçe”. Në Mariupol, 100,000 njerëz mbeten në qytetin e rrethuar

 

VOAL- Situata në Mariupol mbetet dramatike, alarmet u dëgjuan gjatë natës në shumicën e rajoneve të Ukrainës dhe numri i të vdekurve nga Kombet e Bashkuara arriti në 925 vdekje të konfirmuara.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar një bisedë të drejtpërdrejtë me homologun e tij Vladimir Putin, duke thënë se ai është gjithashtu i gatshëm të diskutojë statusin e Krimesë dhe Donbasit, por në këmbim të “garancive të sigurisë” të parashikuara dhe përfundimit të armiqësive. “Kjo është një çështje e vështirë për të gjithë,” tha ai, duke iu referuar aneksimit de fakto të gadishullit në Detin e Zi në 2014 dhe në rajonet e shkëputura të lindjes, pavarësinë e të cilave Kremlini njohu një muaj më parë. Zelensky u shpreh në një intervistë, e cila u transmetua nga media të ndryshme gjatë natës. Ai tha gjithashtu se populli duhet të shprehet për kompromiset e arritura dhe se nuk dëshiron që historia “të na bëjë heronj dhe një komb që nuk ekziston më”. Megjithatë, “Ukraina do të shkatërrohet” para se të heqë dorë.

“300,000 qytetarët e Khersonit përballen me një katastrofë humanitare për shkak të bllokadës së ushtrisë ruse. Ushqimet dhe furnizimet mjekësore pothuajse janë zhdukur, megjithatë Rusia refuzon të hapë korridoret humanitare për evakuimin e civilëve. Taktikat barbare të Rusisë. ato duhet të ndalohen para se të jetë tepër vonë !”. Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, shkruan në Twitter.

Në Mariupol kanë mbetur 100 mijë njerëz

Rreth 100,000 njerëz mbetën në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar dhe përballet me mungesë të madhe uji dhe ushqimi. rsi-eb

Biden drejt Evropës për t’u takuar me krerët e NATO-s, BE-së dhe G7-ës për krizën në Ukrainë

VOA/Anita Powell, Bill Gallo

Një javë kritike kjo për diplomacinë, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden shkon në Evropë për një takim të jashtëzakonshëm të NATO-s, që synon të ulë tensionet nga konflikti në Ukrainë dhe t’i vendosë sanksione të tjera Rusisë, për ta bërë këtë vend të paguajë një kosoto më lartë për sulmin ndaj fqinjit të saj perëndimor. Vendet evropiane janë të shqetësuara se konflikti mund të përhapet në territorin e tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Anita Powell dhe korrespondenti Bill Gallo në Seul na kanë përcjellë këtë material.

Presidenti Joe Biden shkon në Evropë të mërkurën me shpresën se bisedimet ballë për ballë me udhëheqësit e NATO-s, ata evropianë dhe të G7-ës, do të arrijnë atë që diplomacia virtuale nuk ka arritur deri më tani: t’i japë fund sulmit rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë e pranon se ky udhëtim i shpejtë, synon të arrijë shumë, në shumë pak kohë. Ai fillon me një takim të NATO-s për Rusinë të enjten.

“Presidenti do të ripohojë angazhimin tonë të hekurt ndaj aleatëve të NATO-s për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Më pas ai do të marrë pjesë në një takim të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me konfliktin. Më vonë gjatë ditës, ai do të marrë pjesë në takimin e G7 të thirrur nga Gjermania, për të diskutuar më tej me aleatët dhe partnerët tanë sanksionet që ne kemi vendosur ndaj Rusisë për luftën që ka filluar”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Përveç vendosjes së sanksioneve të rrepta kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës 13.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar me ngut Shteteve të Bashkuara, por pa sukses, që të krijojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.

Ai ka paralajmëruar vazhdimisht se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Një sulm i fundit rus me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit, goditi vetëm 80 kilometra nga kufiri polak.

“Më pas do të jetë Letonia, Lituania, Estonia, Moldavia, Gjeorgjia, Polonia. Ata do të vazhdojnë derisa të arrijnë Murin e Berlinit”, tha presidenti Zelensky.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi së fundmi vendet baltike për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Letonisë i tha Zërit të Amerikës se anëtarët e NATO-s pranë Ukrainës duan të shohin disa ndryshime thelbësore.

“Në thelb, ne kemi nevojë për një lloj tjetër pranie pararojë për të gjitha vendet duke filluar nga jugu i Turqisë deri në veri të Baltikut. Gjithashtu strategjia jonë, filozofia jonë e mbrojtjes së aleancës, duhet të përcaktohet në një mënyrë tjetër”, tha zoti Artis Pabriks.

Ministri i Jashtëm i Letonisë i tha Zërit të Amerikës se Evropa Lindore nuk sheh një fund të shpejtë të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Qëndrimi ynë është se Ukraina është qartësisht vendi që duhet të vendosë se çfarë lloj marrëveshjeje dëshiron: pa afate, pa e shtyrë Ukrainën. Ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën të mbrojë sovranitetin e saj, të mos përpiqemi të imponojmë asnjë lloj marrëveshje që nuk do të ishte në interesin më të mirë të Ukrainës. Pra, nga ky këndvështrim, nuk dua të jem më tepër optimist, apo pesimist, dua të jem realist. Mendoj se mund të marrë pak kohë”, tha zoti Edgars Rinkēvičs.

Por analistët ngrenë pikëpyetje nëse ka kuptim që NATO-ja dhe të tjerët të zhvillojnë diskutime pa Ukrainën, apo Rusinë në tryezë.

“Kam frikë se nuk shoh asnjë mundësi për ndonjë lloj rezolute që të pranohej nga vendet e NATO-s, Ukraina dhe Rusia. Arsyeja për këtë është se objektivi kryesor i Rusisë është të sigurojë që Ukraina të mos jetë një vend i orientuar nga perëndimi. Dhe nëse ky është objektivi i saj dhe ambicia kryesore e Ukrainës, si të thuash, është të jetë më perëndimore, atëherë NATO-ja nuk mund të bëjë asgjë për ta zgjidhur këtë”, thotë James Nixey me organizatën Chatham House.

Nga Brukseli, presidenti Biden do të shkojë në kryeqytetin e Polonisë, të premten. Ndërsa, më pak se 1000 kilometra larg, Ukraina ndodhet nën flakë.

Bilanci i luftës: 15300 trupa ruse të vrarë, 509 tanke të shkatërruara

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri bilancin e luftimeve deri tani.

Në një deklaratë thuhet se janë vrarë rreth 15300 trupa ruse që nga nisja e luftës.

Ministria thotë se janë shkatërruar plot 509 tanke dhe 1556 mjete të blinduara luftimi.

Më tej Ukraina thtoë se Rusia ka humbur 252 sisteme artilerie që kur nisi lufta më 24 shkurt.

Rusia ka pranuar aksidentalisht se ka humbur 10 mijë trupa në Ukrainë deri më tani.

Pjesa tjetër e listës nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës:

Raketahedhës i shumëfishtë: 80 copë të shkatërruara

Mbrojtje ajrore: 45 njësi të shkatërruara

Avionë: 99 copë

Helikopterë: 123 copë

Pajisje automotive: 1000 copë

Anije: 3 copë

Cisterna furnizimi: 70

Dronë: 35

Pajisje speciale: 15

syri.net

Zelensky i drejtohet Parlamentit Italian: Mariupoli është si Gjenova, imagjinoni Gjenovën të djegur plotësisht

Një standing ovation nga parlamentarët italianë mirëpriti imazhin e drejtpërdrejtë të Presidentit ukrainas Zelensky të projektuar në Sallën e Dhomave

VOAL- “Ne synojmë të dëshmojmë në mënyrën më solemne afërsinë dhe mbështetjen e të gjithë Parlamentit dhe popullit italian ndaj Ukrainës dhe institucioneve të saj të lira demokratike përballë sulmit të pajustifikueshëm nga Federata Ruse. Dhe ne bashkohemi, në një zinxhir ideal solidariteti , me parlamentet e vendeve të tjera para të cilave tashmë keni folur”, tha kryetari i Dhomës, Roberto Fico.

“I dashur popull italian, sot fola me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun dhe ai tha fjalë shumë të rëndësishme”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Papa Françeskut “Unë iu përgjigja se populli ynë është bërë ushtri”, tha presidenti ukrainas, duke kujtuar se sa shumë Ukraina e ka parë “të keqen që sjell armiku, sa rrënime i lë sa gjakderdhje”.

“Invazioni rus po shkatërron familje, lufta vazhdon të shkatërrojë qytetet e Ukrainës, disa janë shkatërruar plotësisht si Mariupoli, i cili kishte gjysmë milioni banorë, është si Gjenova, imagjinoni Gjenovën të djegur plotësisht”, shtoi Zelensky.

“Një javë më parë fola në një takim në Firence, u kërkova të gjithë italianëve që të sillnin numrin 79, që ishte numri i fëmijëve të vrarë, tani janë 117, për shkak të shtyrjes së luftës. Me presionin rus janë mijëra të plagosur, qindra mijëra jetë të shkatërruara, shtëpi të braktisura, vdekje në varreza masive dhe parqe”, vazhdoi ai.

“Rezistenca” e “të gjitha rajoneve ku godet egërsia e Presidentit Putin është heroike”, komentoi kryeministri italian Mario Draghi. sda-eb

 

Zelensky thotë se çdo marrëveshje paqeje me Rusinë duhet të kalojë një referendum në Ukrainë

‘Çdo marrëveshje e rënë dakort në negociatat e paqes me Rusinë duhet t’i nënshtrohet një referendumi në Ukrainë për t’i lënë njerëzit të bëjnë zgjedhjen e tyre’, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Duke folur për  median ukrainase Suspilne, udhëheqësi i vendit tha:

“Unë ua shpjegova të gjitha grupeve negociatore: kur të flisni për të gjitha këto ndryshime (në një marrëveshje të ardhshme) dhe ato mund të jenë historike ata do të miratohen në një referendum. Populli do t’i duhet të peshojë disa lloje kompromisi’.

Zelenskyy shtoi se në një pjesë të bisedimeve do të diskutohet se çfarë mbulojën kompromiset dhe foli gjërësisht se Ukrainë duhet të anëtarësohet në NATO duke shtuar:

Megjithatë Ukraina nuk do të pranohet në NATO sepse vendet anëtare të saj kanë frikë nga Rusia siç e kemi kuptuar tashmë të gjithë.

Ndërsa të dielën në një intervistë me Fareed Zakaria për GPS-në e CNN , Zelensky tha se është mirënjohës ndaj anëtarëve të NATO-s për mbështetjen e Ukrainës ‘ekonomikisht ose ushtarakisht’, por shtoi se lufta ‘nuk do të kishte filluar’ nëse Ukraina do të ishte pjesë e saj.

“Kështu që tani do të doja të marr garanci sigurie për popullin tim,” tha udhëheqësi ukrainas. syri.net

Zyrtari i NATO-s ngre alarmin: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se Bjellorusia po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse.

Duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.”, ka thënë ai.

Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës. bw

A do të ndalet Rusia vetëm në Ukrainë? NATO vëzhgon hallkat e saj më të dobëta

VOA

Disa orë pasi raketat ruse goditën për herë të parë qytetet ukrainase më 24 shkurt, pesë luftanije gjermane u nisën menjëherë drejt Letonisë. Kjo ishte pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur një zonë që ekspertetët ushtarakë e kanë konsideruar prej kohësh pikën më të dobët të aleancës, krahun lindor të saj. Nisja e beftë e anijeve tregoi se NATO dhe Gjermania janë futur tashmë në një realitet të ri, për shkak të sulmit rus. Ata po përballën me atë që zyrtarët, diplomatët, apo autoritetet e zbulimit e sigurisë, bien dakord se është kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive të aleancës, që nga Lufta e Ftohtë.

Duke qëndruar në bordin e luftanijes ‘Elbe’, ankoruar në portin e Rigës, komandanti gjerman i flotës ushtarake të NATO-s Terje Schmitt-Eliassen thotë se misioni tregon në thelb praninë e aleancës në Baltikun lindor. Luftanijet e aleancës, me rreth 600 marinarë në bord, do të fillojnë në ditët në vijim një operacion pastrimi të vijës brengdetare nga minat.

Do të jenë 12 luftanije nga gjashtë vende. Në thelb po tregojmë praninë tonë në Baltikun lindor. Ne po bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe do të kryejmë detyrën tonë kryesore, mbrojtjen nga minat“, thotë Terje Schmitt-Eliassen, Komandat i grupit të NATO-s për asgjesimin e minave.

Një javë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një takim të ministrave të jashtëm të aleancës se epoka e pas sulmit ishte tashmë normalja e re. Çka ngjan shumë si një kthim në të kaluarën. E themeluar në vitin 1949 për t’u mbrojtur kundër kërcënimit sovjetik, NATO po përballet me një rikthim në luftën e mekanizuar, një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen si dhe potencialisht me mundësinë e rënies së një perdeje të re, të hekurt, në të gjithë Evropën.

Agresioni rus ka krijuar një realitet të ri për sigurinë evropiane, ku parimet themelore kundërshtohen përmes përdorimit të forcës”, tha zoti Stoltenberg.

Harta e vjetër e Luftës së Ftohtë duket se nuk ekziston më, pasi NATO është zgjeruar në lindje që nga vitet 1990, duke bërë pjesë të saj ish-vendet sovjetike, përfshirë shtetet Baltike të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, që u bënë anëtare në 2004.

Konfrontimi i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë mund të shkaktojë një konflikt global dhe sikurse i tha agjencisë Reuters një komandant i NATO-s në pension, kjo ka shtyrë aleancën të shqyrtojë nëse masat e saj parandaluese janë të mjafshtueshme.

Kjo duket se nënvizohet edhe nga misioni i komandatit Schmitt-Eliassen, një stërvitje e rregullt, e cila po kryhet më herët për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Njerëzit mendojnë se është e rëndësishme që ne jemi këtu, dhe kjo mund të vihet re. Ata e kuptojnë këtë si një shenjë solidariteti dhe realisht mendoj se është një ndryshim me misionet e mëparshme“.

Një Moskë agresive mund të rrethojë anëtarët e rinj të NATO-s, vendet Baltike, duke i shkëputur nga aleanca. Nëse do të bjerë një perde e re e hekurt, NATO duhet të sigurohet që anëtarët e saj të mos qëndrojnë pas saj.

Të tre vendet, me një popullsi prej rreth gjashtë milionë banorësh, kanë një lidhje të vetme tokësore me territorin kryesor të aleancës. Një korridor prej rreth 65 kilometrash mes enklavës ruse të armatosur rëndë të Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusisë në lindje. Qëllimi i komandatit Schmitt-Eliassen është të mbajë të hapur korridorin ujor, si linjë furnizimi edhe për shtetet jo-anëtare të NATO-s, Finlandën dhe Suedinë. Miliona ton mina të vjetra, municione dhe armë kimike besohet se ndodhen në pjesën e cekët të detit Baltik, një trashëgimi e dy Luftërave Botërore. Minat, qofshin të vjetra dhe të pashpërthyera, apo të sapo hedhura, mund të kenë një ndikim përtej shkatërrimit, thotë zoti Schmitt-Eliassen.

Edhe kur një minë vetëm sa shihet, apo kur ka zëra se ka mina, duhet bërë një përpjekje e madhe për të kontrolluar nëse ato ekzistojnë vërtet. Kështu që porti mund të mos përdoret për një numër të pacaktuar ditësh. Dhe pastaj raftet e supermarketeve do të mbetet bosh, gjithçka do të mbyllej“.

Aleatët e NATO-s kanë zhvendosur gjithashtu pesë aeroplanmbajtëse në ujërat evropiane, në Norvegji dhe Mesdhe kanë rritur numrin e avionëve luftarakë që patrullojnë hapësirën ajrore të NATO-s dhe më shumë se dyfishuar madhësinë e njësive luftarake në Baltik dhe Poloni. Shtetet e Bashkuara po dislokojnë gjithashtu një numër edhe më të madh pajisjesh ushtarake në Evropë, përfshirë automjete dhe armë në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Poloni që mund të përdoren menjëherë nga trupat amerikane të sapoardhura, në vend që të presin me javë që tanket dhe kamionët të mbërrijnë nga bazat amerikane.

Ukraina refuzon ultimatumin rus për dorëzimin e Mariupolit

VOA

Ukraina hodhi poshtë një ultimatum rus për të dorëzuar qytetin e rrethuar të Mariupolit të hënën, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se është gati për negociata paqeje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshchuk, hodhi poshtë kërkesën ruse dhe tha se Rusia duhet të hapë korridore humanitare, që civilët të mund të largohen nga Mariupoli.

“Nuk mund të flitet për ndonjë dorëzim, apo dorëzim të armëve. Ne e kemi informuar tashmë palën ruse për këtë”, tha zonja Vereshchuk për gazetën “Ukrainian Pravda”.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, ministria ruse e Mbrojtjes i dha ushtrisë së Ukrainës një afat deri para agimit të së hënës dhe iu referua refuzimit për t’u dorëzuar si rreshtim me “banditët”.

Ultimatumi u bë disa orë pasi presidenti Zelenskyy i tha rrjetit CNN në një intervistë të transmetuar të dielën se dështimi për të arritur një marrëveshje të negociuar me Rusinë “do të thoshte se kjo është një Luftë e tretë Botërore”.

Presidenti Zelenskyy bëri thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse për paqe me Moskën me të cilat do të rivendosej, siç tha ai, tërësia tokësore dhe do të sigurohej drejtësi për Ukrainën. Negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë më afër marrëveshjes që Ukraina të heqë dorë nga qëllimi i saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Presidenti Zelenskyy i tha rrjetit CNN se forcat ruse hynë në Ukrainë: “për të na shfarosur, e vrarë”, por ai tha se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga sovraniteti apo integriteti i saj.

“Rusët kanë vrarë fëmijët tanë. Nuk mund ta kthejmë pas atë që ka ndodhur. Nuk mund të kërkosh nga Ukraina të njohë disa territore si republika të pavarura. Këto kompromise janë thjesht të gabuara”, tha presidenti Zelenskyy.

Tjetër humbje për Putin, vritet komandanti i flotës ruse, i lindur në Ukrainë, por që refuzoi…

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë qëlluar për vdekje zëvendëskomandantin e flotës ruse të Detit të Zi, një tjetër goditje e dëmshme për forcat e Vladimir Putin.

Kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy, 51 vjeç, është zyrtari i parë i lartë i marinës ruse që është vrarë në luftën me Ukrainën deri më tani.

The Sun shkruan se Paliy thuhet se ishte i përfshirë në sulmet detare ruse pranë qytetit port të Mariupolit kur vdiq, megjithëse nuk dihen rrethanat e sakta të vdekjes së tij.

Moska ende nuk e ka pranuar zyrtarisht vdekjen e tij, por duket se është konfirmuar nga kolegu rus Konstantin Tsarenko, sekretar i këshillit publik në Shkollën Detare të Sevastopol Nakhimov.

Zyrtari ukrainas Anton Gerashchenko gjithashtu pretendoi se Paliy ishte vrarë sot herët, pa dhënë detaje.

Paliy ka lindur në kryeqytetin ukrainas Kiev, por refuzoi të bënte një betim ushtarak ukrainas në 1993, dhe më pas vendosi që të shërbente në Flotën Veriore Ruse. syri.net

Ukraina ndalon aktivitetin politik të 11 partive të akuzuara si ‘pro-ruse’

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës ka ndaluar punën politike të partive pro-ruse për sa  kohë që ligji ushtarak zbatohet në të gjithë vendin.

Vendimi u njoftua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një video-mesazhi drejtuar qytetarëve.

“Aktivitetet e atyre politikave që synojnë ndarjen ose sinergjinë (me Rusinë) nuk do të kenë sukses,” tha Zelensky.

Ndër partitë, aktivitetet e të cilave janë ndaluar është edhe Platforma e Opozitës, një parti e përfaqësuar në parlament.

11 partitë, aktivitetet e të cilave janë ndaluar që nga mbrëmja e djeshme, konsiderohen si euroskeptike, anti-liberale ose pro-ruse. Zelensky sqaroi se ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë që të zbatojë menjëherë vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. syri.net

“Gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe janë vrarë”, zv.kryeministrja ukrainase: Rusia po bën gjenocid në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës akuzoi Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj.

Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky News, Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.

Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë.

Mes të tjerash zyrtarja u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do akuzojë trupat ruse për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.

Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte “vija e kuqe”. bw

Rusia thotë se ka përdorur armë hipersonike në perëndim të Ukrainës

Raketa hipersonike ruse Kinzhal gjatë testimit në jug të Rusisë më 11 mars 2018.

RFE/RL

Rusia ka përdorur raketat e reja hipersonike Kinzhal për herë të parë në Ukrainë të premten, duke shkatërruar një depo të armëve në perëndim të vendit, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aerobalistike hipersonike ka shkatërruar një depo të madhe nëntokësore ku ruheshin raketa dhe municione të aviacionit në fshatin Deliatin në rajonin Ivano-Frankivs”, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Më herët, Rusia asnjëherë nuk ka pranuar se ka përdorur raketa hipersonike gjatë luftimeve.

Këto raketa balistike mund të fluturojnë shumë lartë në atmosferë me pesë herë shpejtësinë e zërit.

Sipas ushtrisë ruse, sistemi raketor Kinzhal që u përdor në sulm është i aftë që të godas caqe në një distancë prej më shumë se 2,000 kilometrash dhe mund të shmangë sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në kundërpërgjigje, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Moskës.

Katër ushtarë amerikanë humbin jetën pas rrëzimit të një avioni në Norvegji

Dy avionë të NATO-s gjatë stërvitjeve “Përgjigja e Ftohtë” në Norvegji.

RFE/RL

Katër ushtarë amerikanë janë vrarë pas rrëzimit të një avioni gjatë stërvitjeve të NATO-s. Këto stërvitje nuk ishin të lidhura me luftën në Ukrainë, tha të shtunën kryeministri norvegjez.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, shkroi në Twitter se rrëzimi i avionit ka ndodhur natën e së premtes, ndërkaq shtoi se po hetohen shkaqet e këtij incidenti.

“Ushtarët po merrnin pjesë në stërvitjet e NATO-s të quajtura ‘Përgjigja e Ftohtë’”, tha ai, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e ushtarëve të vrarë.

Avioni i tipit V-22B Osprey i përkiste marinës amerikane, thanë forcat e armatosura norvegjeze.

“Avioni kishte në bord katër pjesëtarë dhe u nis në një mision stërvitor në qarkun Nordland” në veri të Norvegjisë, u tha në deklaratë.

Kryeministri norvegjez tha se avioni ishte paraparë të ateronte para orës 18:00 të premten, por u rrëzua në jug të qytetit Bodo. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq në orët e para të së shtunës, autoritetet konfirmuan se katër pjesëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.

Stërvitjet e përvitshme ushtarake të NATO-s në Norvegji nuk janë të lidhura me Ukrainën. Këtë vit, në këto stërvitje marrin pjesë rreth 30,000 trupa, 220 avionë dhe 50 anije nga 27 vende. Shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, Finlanda dhe Suedia po ashtu po marrin pjesë në këto stërvitje.

Stërvitjet kanë nisur më 14 mars dhe do të përfundojnë më 1 prill.

130 civilë shpëtohen nga rrënojat e teatrit në Ukrainë; kërkimet vazhdojnë

VOA

Zyrtarët ukrainas thonë se nuk kanë gjetur ende viktima në rrënojat e një teatri të goditur nga forcat ruse këtë javë në qytetin jugor Mariupol, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase dhe negociatorët nga të dyja vendet po përpiqen të gjejnë pika të përbashkëta.

Deri të premten ishin shpëtuar rreth 130 persona që gjendeshin në katin e nëndheshëm të teatrit, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mbi 1 mijë persona që mund të jenë bllokuar në strehimin që u godit të mërkurën.

Këshilli i qytetit Mariupol njoftoi në rrjetin Telegram se “sipas informacionit fillestar, nuk ka të vdekur. Por ka të dhëna për një person të plagosur rëndë”.

Teatri u bombardua megjithëse ishin vendosur shenja për të treguar se aty gjendeshin civilë, ndër ta edhe fëmijë. Rusia mohon ta ketë goditur teatrin.

Po të premten, negociatori kryesor i Rusisë në bisedimet me Ukrainën tha se palët gjenden më pranë arritjes së një marrëveshje mbi çështjen e heqjes dorë nga kërkesa e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s.

Vladimir Medinsky tha të premten se dy vendet gjenden në “gjysmë të rrugës” drejt një përgjigje për çështjen e marrjes së një statusi neutral nga Ukraina.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha në Twitter se “pozicionet tona nuk kanë ndryshuar. Armëpushim, tërheqje të forcave & garanci të forta sigurie me formula konkrete”.

Ndërkohë, Rusia bombardoi periferitë e Kievit të premten dhe raketat ruse të lëshuara nga Deti i Zi goditën Ukrainën perëndimore, pranë aeroportit të Lvivit, më shumë se tre javë pasi ka filluar lufta e Rusisë ndaj vendit fqinj.

Aeroporti nuk u godit, sipas kryebashkiakut të Lvivit, Andriy Sadovy, por u godit një objekt për riparimin e avionëve dhe një objekt riparimi autobuzësh. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima nga sulmi pranë Lvivit, rreth 80 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Poloninë. Zoti Sadovy tha se puna në këto objekte ishte ndalur përpara sulmit.

Komanda perëndimore e forcave ajrore të Ukrainës tha në Facebook se u interceptuan dy nga gjashtë raketat e lëshuara nga Deti i Zi.

Në lagjen Podil të Kievit herët të premten, një ndërtesë banimi u godit, duke vrarë të paktën një person, sipas shërbimeve të urgjencës, të cilat thanë se 98 persona u evakuan.

Dy persona u vranë gjithashtu në sulmet në ndërtesat e banimit dhe ato administrative në qytetin lindor Kramatorsk, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.

Forcat ruse ende të ngecura

Ndërsa sulmi hyn në javën e tij të katërt, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin kontrollin e kryeqytetit Kiev, një objektiv kryesor i Kremlinit.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se duket se forcat ruse në terren mbeten të bllokuara, duke bërë pak ose aspak përparim, ndërsa vazhdojnë të përballen me atë që është përshkruar vazhdimisht si një rezistencë e ashpër nga forcat ukrainase.

Forcat ruse “janë, tre javë më vonë, në thelb të ngrira në të gjithë vendin … duke u vështirësuar të ushqehen dhe të furnizohen me armë dhe municione”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar të dhënat e zbulimit.

Zyrtari i mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara kanë “të dhëna të paverifikuara se morali i forcave ruse po dobësohet” dhe shenja se komandantët rusë kanë filluar të vënë në dyshim se sa munden që ta vazhdojnë sulmin e tyre.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s po punojnë në shumë mënyra për të forcuar më tej aftësitë mbrojtëse të Ukrainës, përfshirë përmbushjen e kërkesave për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhuar nga Rusia dhe aeroplanët luftarakë të prodhuar nga Rusia.

Rusia shton akuzat kundër Shteteve të Bashkuara

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua të premten me kërkesë të Rusisë për herë të dytë brenda një jave për të diskutuar akuzat e saj më të fundit se Shtetet e Bashkuara kanë një program sekret të armëve biologjike në Ukrainë.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia pretendoi se forcat ruse kishin zbuluar dokumente të reja gjatë ofensivës së tyre ushtarake dhe se Ukraina po luante vetëm një rol dytësor në projektin e supozuar.

“Specialistët ukrainas nuk ishin të informuar për rreziqet e mundshme të transferimit të materialeve biologjike dhe u mbajtën të painformuar”, tha zoti Nebenzia për programin e supozuar. “Ata nuk kanë dijeni të vërtetë për objektivat reale të hulumtimit që po kryhet”.

E dërguara e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield hodhi poshtë akuzat e mëparshme si “teori të çuditshme konspirative” dhe tha se pretendimet e fundit dukeshin sikur vinin nga “një cep i errët i internetit”.

Ajo shprehu shqetësimin e vazhdueshëm të Uashingtonit se Moska mund të jetë duke përgatitur terrenin për një sulm për të cilin më pas do të fajësonte Ukrainën.

“Ne vazhdojmë të besojmë se është e mundur që Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas”, tha zonja Thomas-Greenfield.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se ka verifikuar 816 vrasje në radhët e civilëve që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt, por beson se numri i të vdekurve është shumë më i lartë. Zyrtarët ukrainas thonë se janë vrarë mijëra civilë.

Gati 3.3 milionë njerëz i janë larguar luftës në Ukrainë, sipas vlerësimeve të OKB-së.

* Disa nga të dhënat për këtë artikull u morën nga agjensitë e lajmeve Associated Press, Agence France-Presse dhe Reuters.

Kryediplomatja gjermane sinjalizon mundësinë e shqyrtimit të një embargoje ndaj naftës ruse

VOA

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha sot se vendi i saj duhet të konsiderojë mundësinë e vendosjes së një embargoje ndaj naftës ruse lidhur me sulmin ndaj Ukrainës, që ka hyrë tashmë në javën e katërt të tij.

Gjatë një fjalimi mbi politikat e sigurisë ajo tha se ishte e rëndësishme të mbash një qëndrim dhe të mos heshtësh për shkak të varësisë ekonomike, ose energjetike.

Gjermania siguron rreth një të tretën e sasisë së naftës që importon, si dhe gjysmën e qymyrit dhe gazit natyror nga Rusia.

Kryediplomatja gjermane paralajmëroi gjithashtu rreth rrezikut të rritjes së ndikimit të Kinës mbi infrastrukturën energjetike në Afrikë dhe Azi, duke thënë se Gjermania së shpejti do të propozojë një strategji të re në lidhje me Pekinin.

Vritet edhe një komandant- Pse Putini po humb kaq shumë gjeneralë?

Një komandant i rëndësishëm i trupave paraushtarake ruse u vra në Ukrainë. Kjo shënon një tjetër goditje ndaj Vladimir Putin dhe përpjekjeve të tij ushtarake. Vdekja e kolonelit Sergei Sukharev u konfirmua edhe nga një TV shtetëror në Moskë. Por pse po vdesin kaq shumë gjeneralë të Putinit?

Nga Nils Kottmann, BILD

Që nga nisja e luftës, diktatori rus Vladimir Putin ka humbur katër gjeneralë të lartë.

Të martën u konfirmua se gjeneral-majori Oleg Mityaev ka vdekur gjatë sulmit në Mariupol.

Një krahasim me SHBA tregon se sa të mëdha janë humbjet për despotin e Kremlinit. Vetëm një gjeneral-major amerikan është vrarë në luftime gjatë 50 viteve të fundit: Harold J. Greene u qëllua për vdekje nga një ushtar afgan në një bazë ushtarake në Kabul në vitin 2014.

Por përse Putini po humb kaq shpejt kaq shumë figura të larta ushtarake?

Një zyrtar qeveritar perëndimor tha për Times: “Sipas vlerësimit tim, këta komandantë po vriten për shkak se po ia afrohen gjithmonë e më shumë frontit për të ruajtur kontrollin, në vend që të qëndrojnë nga pas”.

Eksperti dyshon se: “Ky është një tregues se ata janë të frustruar nga mungesa e përparimit. Ata po përpiqen që të sjellin fuqinëë e tyre personale në fushën e luftës dhe po e vendosin veten në rrezik”.

Kjo do të thotë ose që komunikimi me frontin nuk funksionon siç duhet ose që trupat e Putinit janë kaq të demoralizuara sa vetëm gjeneralët mund t’i nxjerrin në sulm.

Kjo i bën gjeneralët një objektiv të lehtë për ushtrinë ukrainase: Më 28 shkurt u vra nga një snajper gjeneral-majori Andrei Sukhovetsky, që kishte marrë 14 dekorata. As një javë m vonë u vra gjeneral-majori Vitali Gerasimov. Më 11 mars, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë Andrei Kolesnikov, i treti nga 20 gjeneralët që po luftojnë në Ukrainë.

Nëse i besohet ushtrisë ukrainase, gjërat nuk duken mirë për trupat e Putinit. Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë ose kanë paaftësuar për luftime rreth 40 përqind të forcave ruse të dislokuara që nga fillimi i luftës.

Megjithatë kjo është pjesë e strategjisë propagandistike të Ukrainës për të paraqitur sukseset e saj më mirë nga sa janë.

Por edhe vëzhguesit perëndimorë besojnë se Ukraina do ketë së shpejti dominimin. Sipas Sun, ekspertët në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë supozojnë se trupat e Putinit do arrijnë brenda dhjetë ditësh në pikën ku nuk mund të kryejnë më operacione ushtarake.

Gjenerali amerikan Ben Hodges, që ka komanduar trupat amerikane në Evropë nga viti 2014 deri në vitin 2017, e vlerëson situatën në mënyrë të ngjashme: “Për të mos kaluar në një luftë rrënuese, Rusisë i duhen tre gjëra që nuk i ka. Ata nuk kanë kohë, nuk kanë trupa dhe nuk kanë municione,” tha Hodges për MSNBC.

Megjithatë Hodges beson se fati i luftës do të ndryshojë për Rusinë vetëm nëse Perëndimi vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë. “Është si një garë. Nëse u japim ukrainasve mjaftueshëm, ata mund të zgjasin më shumë se Rusia. Pastaj, duke përjashtuar çdo ndryshim dramatik, për dhjetë ditë Rusia do ketë arritur në pikën ku nuk mund të sulmojë më”. syri.net

Kundërsulmet ukrainase komplikojnë ofensivën ushtarake ruse

VOA/Jamie Dettmer

Anijet luftarake ruse bombarduan objektiva në afërsi të qytetit Odesa të mërkurën në mëngjes, ndoshta si pjesë taktike në përgatitje të një sulmi ndaj qytetit port.

Por disa strategë ushtarakë thonë se forcat ruse po mbajnë me vështirësi territoret që kanë kapur dhe kanë pësuar goditje serioze në përleshje të ashpra gjetkë, çfarë ka gjasa të vonojë një sulm mbi qytetin Odesa.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, në njoftimet e saj të përditshëm mbi zhvillimet e betejës, tha se forcat ruse po përpiqen të kapërcejnë sfidat që paraqet terreni i Ukrainës dhe se njësitë ruse po ngurrojnë të dalin jashtë rrugëve automobilistike për të vepruar.

Britania thotë se forcat ukrainase kanë hedhur në erë ura duke penguar avancimin rus.

“Taktika e ushtrisë ukrainase ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e manovrimit të Rusisë, duke penguar përparimin rus dhe duke shkaktuar humbje të mëdha tek forcat pushtuese”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi të mërkurën në rrjetin Twitter se një seri kundërsulmesh në “disa zona operacionale” kishin ndryshuar “avantazhet e palëve ndërluftuese”.

Oleksiy Arestovych, një ndihmës tjetër i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, tha se kundërsulmet ukrainase në shkallë të vogël nënkuptojnë se forcat ruse nuk kanë arritur të spastrojnë “vatrat kryesore” rreth Kievit dhe kanë pak shanse që ta bëjnë, pasi “Rusisë po i mbarojnë burimet e saj”.

Dy të tretat e raketave ruse po godasin ndërtesat dhe infrastrukturën civile, tha zoti Arestovych në një video-konferencë.

Autoritetet ukrainase thanë se forcat ruse vazhduan bombardimet intensive në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe fshatrat përreth.

Një bllok apartamentesh shumëkatëshe u bombardua në sulmin e fundit në kryeqytetin Kiev të mërkurën, duke shkatërruar katin e fundit dhe shkaktuar zjarre.

Raportohet për dy viktima, por nuk ka konfirmime nëse janë vrarë apo plagosur. Autoritetet ukrainase thonë se deri më tani Rusia ka shkatërruar 3,500 ndërtesa gjatë luftës 21 ditore, përfshirë më shumë se 200 shkolla.

Ushtria ukrainase pretendon se 13,800 ushtarë rusë janë vrarë ose kapur që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt. Zyrtarët thonë se kanë shkatërruar ose nxjerrë jashtë funksionimi 430 tanke dhe 1375 automjete të blinduara. Pretendimet e Ukrainës nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Një gjeneral i katërt rus, 47-vjeçari Oleg Mityaev, komandant i divizionit të 150 të Rusisë, thuhet se është vrarë. Kievi tha se komandanti Mityaev, i cili kishte luftuar në Siri, u vra pranë qytetit Mariupol dhe publikoi një foto ku tregohet trupi i pa jetë. Moska nuk e ka konfirmuar vdekjen.

Nëse pretendimi është i saktë, ai do të ishte gjenerali i katërt rus i vrarë dhe oficeri i 13-të që nga fillimi i ofensivës ruse me 24 shkurt.

Mes gjeneralëve të tjerë të vrarë janë: Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, komandant i Ushtrisë së Kombinuar të 29-të; Gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, zëvendëskomandant i ushtrisë së 41-të të Rusisë, një tjetër veteran i luftës në Siri, si dhe Gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky, i cili thuhet se u vra nga një snajper.

Po ashtu janë varër katër kolonelë rusë. Një gjeneral çeçen, Magomed Tushaev, është raportuar si i vrarë nga Kievi në një pritë pranë zonës Hostomel, pranë kryeqytetit ukrainas, ku janë zhvilluar disa nga luftimet më të ashpra tokësore që nga ndërhyrja ruse.

Analistët ushtarakë sugjerojnë se numri i madh i vrasjeve të oficerëve të lartë është për shkak se atyre u është dashur të lëvizin më pranë vijave të frontit për të zgjidhur problemet logjistike të furnizimit dhe për të nxitur avancimin e trupave tokësore.

Moska thotë se vetëm 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur, shifra të datës 2 mars që nuk janë përditsuar më pas.

Zyrtarë perëndimorë të mbrojtjes kanë vlerësime më të ulëta se ato të ofruara nga Ukraina lidhur me numrin e ushtarëve të vrarë rus. Ata përllogarisin se mund të jenë vrarë rreth 6,000 rusë, shifër e ngjashme me personelin ushtarak amerikan të vrarë në Afganistan dhe Irak gjatë dy dekada luftërash.

Zëdhënësit e ushtrisë ruse kanë një pikëpamje të ndryshme për gjendjen e betejës, duke thënë se forcat e saj kanë rrëzuar gjatë 24 orëve të fundit dy avionë luftarakë ukrainas SU-25 dhe një avion luftarak MiG-29, si dhe katër dronë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, tha gjithashtu të mërkurën se forcat ruse shkatërruan 128 objekte ushtarake ukrainase një ditë më parë.

Vëzhgues dhe strategë të pavarur ushtarakë pajtohen me vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë, duke thënë se forcat ukrainase me armatime dhe personel më të vogël ia kanë dalë që të pengojnë forcën pushtuese ruse, kryesisht në veri dhe lindje të Ukrainës.

“Putini e ka zënë veten mat, forcat e tij të blinduara nuk mund të futen në Kiev pa pësuar disfata të mëdha, dhe jashtë saj nuk mund t’u shpëtojnë sulmeve me dronë dhe raketa anti-tank”, shkroi në rrjetin Twitter Edward Luttwak, një strateg ushtarak amerikan i njohur.

Forcat ruse kanë bërë më shumë përparim në jug të Ukrainës, por nuk kanë mundur të nënshtrojnë qytetin e vogël portual të Mariupolit, i cili për ditë të tëra ka qenë i rrethuar dhe pa ujë, furnizime ushqimore dhe energji elektrike.

Po ashtu avancimi rus drejt Odesës ka ngecur si rezultat i një mbrotje të ashpër nga forcat ukrainase të qytetit Mykolayiv, 120 kilometra në lindje të Odesës, ku ukrainasit arritën të rimarrin aeroportin lokal disa ditë më parë.

Zyrtarë ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë mendojnë se Rusia po planifikon të sulmojë qytetin Odesa dhe anijet luftarake ruse janë mbledhur pranë brigjeve, thonë ata. Një alternativë për rusët do të ishte të anashkalonin qytetin Mykolayiv dhe të realizonin një zbarkim amfib.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha javën e kaluar se ishte planifikuar një sulm nga deti ndaj qytetit Odesa, por ishte braktisur për shkak të kushteve të këqija të motit. Odesa është përgatitur për një sulm rus, duke fortifikuar rrugët për luftime dhe duke vendosur mina në bregdet.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: Putini është Hitleri i ditëve të sotme!

Ukraina i ka kërkuar BE që të përshpejtojë furnizimet me armë dhe të shtojë sanksionet për të luftuar pushtimin rus, ndërkohë Kievi po harton një projekt paqeje me qëllim vendosjen e armëpushimit.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov , në një video-konferencë  me eurodeputetët, u shpreh se vendi i tij po lufton për mbijetesë përballë terrorit rus .

“Po ju them me përgjegjësi se Putin është Hitleri i ditëve të sotme. Nuk mund të flas pa emocione për ato metoda çnjerëzore me të cilat ata bëjnë luftë. Nuk është thjesht një luftë. Është terror shtetëror. Ushtria e agresorit po shkatërron me ndërgjegje popullsinë civile”, ka thënë ai shkruan “The Times”.

Gjithashtu Reznikov, tha se 400 shkolla, 110 spitale dhe 1000 blloqe apartamentesh banimi ishin shkatërruar në të gjithë Ukrainën që kur Putin filloi pushtimin.

Po ashtu ai pretendoi se më shumë se 14,000 ushtarë rusë ishin vrarë, por u kërkoi qeverive evropiane që të rrisin furnizimet e sistemeve antitank dhe anti-ajror sa më shpejt.

‘Ne do te fitojmë,” tha ai, duke kritikuar NATO-n për refuzimin e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi. Rusët mund të ndalohen, fitorja mund të arrihet, por ne kemi nevojë për ndihmë. Sa më gjatë të hezitoni, aq më shumë do të perceptohet nga fëmijët dhe nipërit tanë si një krim kundër Ukrainës.”, ka shtuar ai.

Duke falënderuar BE-në për ndihmën financiare prej 500 milionë euro, Reznikov tha: “Ne kemi ende nevojë për më shumë armë vdekjeprurëse dhe mjete të tjera për të luftuar agresorin. Ne do të humbasim gjithnjë e më shumë jetë”, tha ai.

Hulumtimet kanë treguar se ndërsa disa vende të BE-së hezitonin të dërgonin armë në Ukrainë, ato vazhduan të furnizonin Rusinë me pajisje ushtarake me vlerë 346 milionë euro, duke përfshirë raketa, avionë, raketa, silurët dhe bomba, pavarësisht një embargoje armësh që hyri në fuqi në 2014.

Pavarësisht ndalimit të shitjes së municioneve pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, dhjetë vende anëtare të BE-së përdorën boshllëqet ligjore për të furnizuar Rusinë me armë.

9

Të dhënat e analizuara nga Investigate Europe, një projekt i gazetarisë hulumtuese pan-evropiane, treguan se Franca ishte eksportuesi kryesor i armëve në Rusi me shitje në vlerë prej 152 milionë euro midis 2015 dhe 2020.

Eksportet përfshijnë kamera me imazhe termike për më shumë se 1000 tanke ruse, si dhe sisteme navigimi dhe detektorë infra të kuqe për avionët luftarakë dhe helikopterë luftarakë.

Në të njëjtën periudhë, Gjermania eksportoi në Rusi pajisje ushtarake në vlerë prej 121.8 milionë euro.

Reznikov tha se gjëja kryesore që komuniteti evropian mund të bëjë ishte të godiste Rusinë me sanksione më të ashpra, duke ndërprerë importet e energjisë që kapin vlerën deri në 800 milionë euro në ditë për Moskën.

6

“Këto sanksione duhet të jenë shkatërruese, plotësisht paralizuese për ekonominë ruse”, tha ai.

Ndërsa , për negociatat e paqes, ai tha se varet nga marrëveshja, nëse do të ketë një armëpushim, korridore humanitare, sigurimin e popullatës civile me evakuim.  Ne kurrë nuk do të pranonim asnjë kapitullim dhe forcat tona të armatosura janë të gatshme të rezistojnë. Juristët janë të përfshirë, politikanët janë të përfshirë, por nuk do të hyj më shumë detaje.”

3

Avokati i cili u bë një hero lufte:

Oleksii Reznikov, dikur një avokat i shkëlqyeshëm, ministri ukrainas i mbrojtjes, i lindur në Lviv, në Ukrainën perëndimore, ai është një simbol i gjallë i mënyrës sesi klasa politike e vendit, dikur e tërhequr nga lindja është zhvendosur drejt perëndimit, duke hedhur poshtë aleancën e vjetër me Rusinë në favor të lidhjeve më të ngushta me Evropën.bw

Paralajmëron Presidenti i Ukrainës: Lufta e Tretë Botërore tashmë mund të ketë filluar

Presidenti Zelensky paralajmëroi se Lufta e Tretë Botërore mund të ketë filluar tashmë, ndërsa ai denoncoi pushtimin rus të Ukrainës si një sulm ndaj demokracisë.

Zelensky tha se konflikti, i cili tani është në javën e tretë, ka vënë në rrezik “të gjithë qytetërimin” dhe bota mund të jetë në prag të një lufte globale në shkallë të plotë.

Në një intervistë për NBC News, presidenti ukrainas u pyet nëse e kuptonte pse Presidenti Biden ishte i kujdesshëm për të provokuar Rusinë dhe rrezikuar “Luftën e Tretë Botërore”.

Zelensky tha: “Askush nuk e di nëse mund të ketë filluar tashmë. Dhe cila është mundësia e kësaj lufte nëse Ukraina do të bjerë, në rast se Ukraina do të bjerë? Është shumë e vështirë të thuhet.

“Dhe ne e kemi parë këtë 80 vjet më parë, kur Lufta e Dytë Botërore kishte filluar … askush nuk do të ishte në gjendje të parashikonte se kur do të fillonte lufta në shkallë të gjerë.”

Zelensky, i cili iu drejtua dje anëtarëve të Kongresit të SHBA dhe kërkoi më shumë armë, paralajmëroi gjithashtu pushtuesit rusë se populli ukrainas është “i pamposhtur”.

“Kjo është ajo që njerëzit tanë e kanë demonstruar qartë,” tha Zelensky. “Edhe ato vendbanime që u shkatërruan në hi nga artileria ruse, edhe ato vendbanime u lanë të pa pushtuara nga rusët”.

Në fjalimin e tij të fundit të natës, Zelensky tha se Rusia kishte pësuar humbje më të mëdha se në luftërat e saj në Afganistan, Siri dhe Çeçeni. Megjithatë, nuk ishte e qartë se në cilat shifra ai e bazonte pretendimin.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane i thanë New York Times se vlerësimi i 7,000 vdekjeve ruse luftarake ishte konservator. Qeveria ukrainase ka pretenduar se ka vrarë më shumë se 14,000 trupa të Presidentit Vladimir Putin në njëzet ditë luftimesh, pothuajse aq sa 15,000 të humbur gjatë luftës dhjetëvjeçare sovjeto-afgane nga 1979-1989.

Zelensky tha: “Nëse lufta juaj, lufta kundër popullit ukrainas, vazhdon, nënat e Rusisë do të humbasin më shumë fëmijë sesa në luftërat afgane dhe çeçene së bashku. Çfarë kuptimi ka?”

Presidenti tha gjithashtu se korridoret e evakuimit nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit nuk mund të përdoreshin të mërkurën, pasi ushtria ruse vazhdoi t’i bombardonte me bombardime. “Ne jemi të gatshëm të nxjerrim njerëzit jashtë dhe të dërgojmë ndihma humanitare. Por ne nuk mund t’i ekspozojmë njerëzit ndaj granatimeve në rrugë, “tha ai.

Banorët që më parë ikën nga qyteti po zhvendosen në zona më të sigurta. Zelensky tha se 6,000 njerëz – përfshirë 2,000 fëmijë – u zhvendosën brenda një dite.

Zelensky u kërkoi përsëri ushtarëve rusë të dorëzoheshin, duke premtuar se do t’i trajtonte ata në mënyrë njerëzore.

Ai u tha qytetarëve të tij se Ukraina do të rindërtohej shpejt pas dëmeve të shkaktuara nga lufta.

“Rindërtimi historik” do të frymëzojë botën, tha Zelensky.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se “pushtimi rus i Ukrainës ka ngecur kryesisht në të gjitha frontet”, duke bërë “përparim minimal në tokë, det apo ajër në ditët e fundit” me humbje të rënda të vazhdueshme.

Ai vuri në dukje se rezistenca e vendosur ukrainase nënkuptonte që shumica dërrmuese e territorit të Ukrainës dhe të gjitha qytetet kryesore mbetën nën kontrollin e Kievit.

Një person u vra dhe tre u plagosën nga fragmente të një rakete lundrimi ruse të rrëzuar mbi Kiev nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Ndërkohë, UNESCO ka thënë se do të dërgojë forca të blinduara dhe helmeta për gazetarët ukrainas që mbulojnë luftën.

U bombardua nga forcat ruse, nga rrënojat e teatrit të Mariupolit po dalin njerëz të gjallë

Njerëzit që strehoheshin në një teatër në Mariupol që u godit nga një bombë ruse të mërkurën po dalin të gjallë, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në Facebook të enjten nga ish-kreu i rajonit të Donetsk.

“Pas një nate të tmerrshme pa e ditur, më në fund kemi një lajm të mirë nga Mariupol në mëngjesin e ditës së 22-të të luftës. Streha kundër bombardimeve [e teatrit] ishte në gjendje të mbante. Gërmadhat kanë filluar të pastrohen. Njerëzit po dalin të gjallë”, ka shkruar Sergei Taruta.
Nuk është ende e qartë nëse kjo do të thotë se të gjithë ata brenda ndërtesës kanë mbijetuar. Qindra njerëz besohej se ishin strehuar në teatër.

Këshilli i Qytetit të Mariupolit, i cili ndau një imazh të ndërtesës së shkatërruar, tha se forcat ruse kishin “shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e Dramës në zemër të Mariupol”.

“Aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit,” tha ai.

CNN e gjeti imazhin dhe konfirmoi se është e teatrit në qytetin port juglindor. Sipas imazheve satelitore, fjala “fëmijë” ishte shkruar në dy anët e teatrit përpara se të bombardohej.

Videot e pasojave treguan një zjarr që shpërtheu në rrënojat e teatrit. Numri i viktimave nuk dihet, thanë autoritetet.bw

Zelensky mban fjalimin e tij në Bundestag, i drejtohet kancelarit Scholz: Merrni rolin udhëheqës dhe shembni murin rus kundër lirisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim në Bundestagun gjerman.

Zelensky ka vënë theksin te ndihma që liderët perëndimorë duhet të ndërmarrin për t’i mbrojtur ata ndaj agresionit rus.

Ai i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton” dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz të shembet një “mur” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.

Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë. bw

Në Mariupol rusët bombardojnë teatrin, përdorej si strehë nga 1000- 1200 civilë

VOAL- Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha se forcat e armatosura ruse bombarduan teatrin e qytetit pranë portit. Ndërtesa historike strehonte civilë të shumtë: sipas disa vlerësimeve, nga 1000 deri në 1200, por për momentin nuk ka shifra për viktima dhe të plagosur.

Qyteti, i cili ndodhet në një pozicion strategjik në jug të Ukrainës, është nën rrethimin rus prej disa ditësh dhe ka qenë objekt i bombardimeve të rënda, duke përfshirë strukturat civile, duke përfshirë repartin e maternitetit të një spitali.

Forcat e armatosura ruse mund të kenë marrë nën kontroll një spital tjetër, duke mbajtur peng rreth 400 persona, përfshirë civilë dhe personel mjekësor. rsi-eb

Ja roli i Elsa Lilës në grupin e trafikut të drogës

Një grup trafikantësh shqiptarë dhe italianë janë arrestuar nga policia e Romës, mëngjesin e sotëm.

Të arrestuar janë 13 persona, shumica shqiptarë.

Në pranga është vënë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila.

Vlonjatja që jeton e punon në Itali prej më shumë se 25 vitesh, është arrestuar në shtëpinë e saj në Romë.

Nga hetimet e Antimafias së Romës, është zbuluar dhe roli i këngëtares shqiptare.

Elsa Lila akuzohet se ishte llogaritarja e grupit kriminal që shiste drogë.

Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi, i cili dhe më herët ka qenë i arrestuar në Itali, për të njëjtën vepër penale.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë ekzekutuar 9 nga 13 urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria.

Petrit Bardhi nga ana tjetër, është vënë në pranga edhe 7 vite më parë, pas atij operacioni që u quajt ‘boksierët’, pasi veç tij u arrestuan dhe disa kolegë, përfshirë Orial Kolajn, ‘kampionin italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. syri.net

Forcat ukrainase vrasin gjeneral-majorin rus në Mariupol (EMRI+FOTO)

Garda Kombëtare e Ukrainës “Azov”, e cila mbron qytetin e rrethuar të Mariupol , eliminoi një gjeneralmajor të ushtrisë ruse. Bëhet fjalë për Oleg Mityaev. Ai është komandant i divizionit 150 të pushkëve me motor.

Ky është gjenerali i katërt radhazi i eliminuar në Ukrainë për 20 ditë luftë. bw

Një lojë online bllokon faqet e ushtrisë së Putinit


VOAL- Një lojë online e krijuar nga programuesit e Lviv për të bllokuar faqet që i shërbejnë ushtrisë ruse. “Një lojë që të mundëson të mundësh armikun pa dalë as nga streha”, shpjegojnë krijuesit, të cilët shtojnë: “Kryesorja është të kesh një pajisje me akses në internet”. Rreth 20,000 kërkesa dërgohen në një orë lojë, duke bllokuar faqet e përdorura nga ushtria ruse. “Edhe nëse e lini faqen të hapur në kompjuterin ose smartphone – shtoni zhvilluesit – ajo automatikisht do të vazhdojë të mbingarkojë faqet. Loja nuk e dëmton shfletuesin, ajo vetëm gjeneron një fluks të vazhdueshëm trafiku automatik për sulme në faqet e synuara të internetit, duke i bërë ato të paarritshme “. Rreth 180,000 përdorues nga vende të ndryshme janë lidhur tashmë me lojën, duke kryer 288 miliardë “sulme” kundër ushtrisë pushtuese të dërguar nga Moska. rsi-eb

Tre kryeministrat evropianë rrezikojnë jetën me tren për të takuar presidentin Zelensky

Ukraina ka lavdëruar guximin e tre liderëve evropianë, të cilët bënë një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm me tren nga Polonia për në Kiev në shenjë mbështetjeje pasi qyteti u vu nën sulmin e mëtejshëm rus.

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke u takuan të martën në mbrëmje me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ndërsa filloi një shtetrrethim në Kiev.
Më pas, udhëheqësi çek u tha ukrainasve se ata “nuk janë vetëm”.

Këta të tre u bënë udhëheqësit e parë perëndimorë që vizitojnë Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë.

“Ne e admirojmë luftën tuaj të guximshme”, shkroi Petr Fiala në një postim në Tëitter. “Ne e dimë se ju po luftoni edhe për jetën tonë. Ju nuk jeni vetëm, vendet tona qëndrojnë pranë jush.”

Mateusz Morawiecki i Polonisë tha se Evropa nuk do të ishte kurrë më e njëjta nëse do të humbiste Ukrainën. Në vend të kësaj, shkroi ai, do të ishte një “version i mundur, i poshtëruar dhe patetik i vetvetes së saj të mëparshme”.
“Vizita juaj është një shprehje e fuqishme e mbështetjes për Ukrainën,” citohet t’i ketë thënë grupit Presidenti i vendit.
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal shkroi në Tëitter se sanksionet “shkatërruese” kundër Rusisë ishin diskutuar, duke përfshirë “njohjen e Rusisë si sponsor i terrorizmit”.

Shpërthime janë dëgjuar gjatë takimit

Image
Ndërsa bisedimet u zhvilluan, shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Kievin nga luftimet në skajin perëndimor të kryeqytetit.
Bashkimi Evropian tha se politikanët nuk kishin ndonjë mandat të veçantë, por se liderët në Bruksel ishin në dijeni të udhëtimit, siç u përmend gjatë një samiti jozyrtar të BE-së në Versajë, Francë, javën e kaluar.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz, pranoi se udhëtimi ishte i rrezikshëm, por tha se “ia vlen të ndërmerret për hir të vlerave”. Ai tha se ata u kishin thënë rusëve për vizitën që po bënin.

Tri liderët vendosën të udhëtonin me tren sepse fluturimi me avion ushtarak polak mund të ishte parë nga Rusia si një provokim i rrezikshëm, raportoi redaktori i BBC Europe, Katya Adler. Nuk qe e qartë se kur treni i tyre do të kthehej me ta për në Varshavë.

Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar vazhdimisht NATO-s që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të vendit të tij, por NATO e ka refuzuar.

Zelensky tha se ukrainasit tani e kuptojnë se nuk mund të bashkohen me NATO-n. “Ne kemi dëgjuar prej vitesh që dyert ishin të hapura, por dëgjuam gjithashtu se nuk mund të bashkoheshim. Është një e vërtetë dhe duhet pranuar. Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë të cilët po na ndihmojnë” syri.net

Image

Kryeministri i Ukrainës: Kërkojmë ndalim fluturimin mbi qiejt e vendit, Putini po nxit Luftën e III Botërore!

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë në mbledhjen e Këshillit Evropian, se Vladimir Putin ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” e sipas tij, ka si qëllim të nxisë Luftën e Tretë Botërore.

Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që të aprovojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, për të “mbrojtur të gjithë në Evropë”.

“Po pyesim, kërkojmë të mbyllni qiellin mbi Ukrainë për hir të miliona njerëzve në Ukrainë. Për hir të evropianëve dhe sigurinë e botës”, tha ai.

Shmyhal ka falënderuar “nga thellësia e zemrës”, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Moldavinë, Lituaninë dhe vendet e tjera evropiane, për përkrahjen e tyre dhe që u kanë ofruar strehim ukrainasve që janë larguar nga lufta. bw


Send this to a friend