VOAL

VOAL

Dhjetëra ukrainas mund të kenë vdekur nga goditja e një shkolle nga forcat ruse

Marrë nga Associated Press

Dhjetëra ukrainas mendohet të kenë humbur jetën të dielën pasi një bombë ruse shkatërroi një shkollë në bodrumin e së cilës strehoheshin rreth 90 vetë, ndërsa forcat ruse vazhduan goditjen ndaj dhe fshatrave në Ukrainën lindore dhe jugore.

Guvernatori i provincës Luhansk, një nga dy zonat që përbëjnë zemrën industriale të lindjes të njohur si Donbas, tha se shkolla në fshatin Bilohorivka u përfshi nga flakët pas bombardimeve të së shtunës. Ekipet e përgjigjes së shpejtë gjetën dy trupa dhe shpëtuan 30 persona, tha ai.

“Ka shumë mundësi që të 60 njerëzit që janë ende nën rrënoja tani kanë të vdekur,” shkruante guvernatori Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai tha se bombardimet ruse vranë edhe dy djem, 11 dhe 14 vjeç, në qytetin fqinjë Pryvillia.

Që kur nuk arriti ta vinte nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës, Kiev Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Moska luftojnë që nga viti 2014 dhe kanë pushtuar disa territore.

Ushtria ruse vazhdoi betejën për të vënë plotësisht nën kontroll qytetin port të Mariupolit, i cili ka qenë nën sulm të pamëshirshëm që nga fillimi i luftës. Fabrika e çelikut Azovstal buzë detit është e vetmja pjesë e qytetit që nuk është nën kontrollin rus.

Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit që ishin strehuar me luftëtarët ukrainas në fabrikë, u evakuuan të shtunën. Trupat që janë ende brenda kanë refuzuar të dorëzohen; qindra besohet të jenë të plagosur.

Kryemyftiu i Shqipërisë takon Papën, shfrytëzon rastin t’i kërkojë mbështetje për pavarësinë e Kosovës

Kryemyftiu i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka udhëtuar për një vizitë në shtetin e Vatikanit ku u prit nga Papa Françesku.

Në bisedën gjysmëorëshe të klerikëve zunë vend edhe temat politike. Spahiu gjatë audiencës i kërkoi Papa Françeskut mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.

Por temë kryesore mes tyre ishte bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, si dhe Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore i nënshkruar midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut.

“Dy krerët e lartë ndanë mendime të njëjta për rolin që luan feja në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kontributin që ajo luan për ruajtjen e këtyre vlerave, sidomos në mbrojtjen e familjes, si qelizë themelore e shoqërisë, rol të cilin ata e vlerësuan si të pa çmueshëm. Papa vlerësoi rolin e veçantë që luan Kryetari Spahiu në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të Dokumentit të firmosur në Abu Dabi mbi vëllazërimin njerëzor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, raporton Gazeta Express.

Takimi midis Papës dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i pari në llojin e tij që prej themelimit të KMSH-së. Spahiu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, u prit dhe shoqërua gjatë gjithë kohës nga e ngarkuara me punë e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj.

Macron inaugurohet për një mandat të dytë

RFE/RL

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u inaugurua të shtunën për një mandat të dytë, duke u zotuar se fillimisht do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë përpara se të vazhdojë të fokusohet në promovimin e Francës dhe Evropës në skenën botërore.

Macron u rizgjodh për pesë vjet të tjera në krye të shtetit francez më 24 prill në një balotazh në të cilin e mundi rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Në fjalën e tij Macron premtoi se “së pari do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim pas agresionit rus në Ukrainë”.

Macron premtoi gjithashtu se do të gjente një “metodë të drejtë” për të qeverisur vendin dhe për të lehtësuar tensionet sociale duke e bërë qeverinë dhe parlamentin të punojnë së bashku me sindikatat, shoqatat dhe njerëz të tjerë nga bota politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Në ceremoninë e inaugurimit, Macron pati një fjalim më të shkurtër se zakonisht dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke u përshndetur me të pranishmit individualisht.

Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 500 të ftuar.

Ata vinin kryesisht nga bota e politikës, megjithëse përfshinin edhe aktorë, punonjës të kujdesit shëndetësor, oficerë ushtarakë dhe ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy.

Mandati i dytë i Macron do të fillojë zyrtarisht më 14 maj.

Ushtria ukrainase thotë se fundosi një anije luftarake ruse

RFE/RL

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

Ai publikoi një video ku pretendonte se tregonte një dron që gjuajti anijen.

Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse.

Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë – megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

Kohë më parë, ukrainasit patën goditur anijen ruse Moskva në Detin e Zi.

Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse.

Kandidati për kryeprokuror të Italisë “shënjestër” e një atentati të mafias kalabreze Ndrangheta Nga Alba Kepi

Nicola Gratteri, Prokurori i Antimafias së Catanzaros, pak orë më parë ishte një nga tre kandidaturat e zgjedhura për t’u votuar si Kryeprokuror i Antimafias Italiane, është në “shënjestër” të një atentati të mafias kalabreze Ndrangheta.

Alarmi është sinjalizuar prej disa javësh niveleve më të larta investigative institucionale e është përcjellë nga shërbimet sekrete të një vendi të huaj, që kanë kaptuar informacionin se “është aktivizuar një projekt për të eleminuar kreun e antimafias kalabreze të Catanzaros”.

Në dokumentin e ruajtur nga sekreti profesional dhe i dorëzuar shërbimeve sekrete italiane, mafia kalabreze Ndrangheta ka në plan një atentat “in grande stile”, përmes një bombe të lidhur me telekomandë kundër Prokurorit Gratteri.

Dokumenti bazohet në përgjimet e disa personave të lidhur me familje mafioze ndranghetiste që janë”bezdisur” nga hetimet e Gratterit që shkatërrojnë afarat e tyre jo vetëm në Kalabri por dhe në SHBA e Amerikë të Jugut.

Dokumenti i shkruar por dhe i lidhur me audio përgjimin zbardh se atentanti është planifikuar të kryhet në rrugën që lidh banesën e Prokurorit me zyrën e tij.

Mbi ç’ka ka mbërritur përtej kufijve italiane është hapur një proces hetimor nga Prokuroria e Salernos.

Mbi ç’ka është zbardhur është vënë në dijeni dhe Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese dhe i gjithë sistemi institucional që janë aktivizuar duke forcuar truprojën e Prokurorit.

Janë shtruar tre autovetura blindate, mes të cilave dhe një bomb jamper e që kanë çuar në 5 mjetet që ruajnë Nicola Gratterin që shoqërohet jo vetëm nga truprojat e tij por dhe nga oficerë të repartit operativ qendror të Policisë së Shtetit (NOCS).

Janë shtuar gjithashtu dhe të gjitha instrumentet që kontrollojnë frekuencat e transmetueshme radio e celularë për të evituar shpërthim eksplozivi në distancë.

Nën mbrojtje me truprojë janë vënë dhe bashkëshortja e fëmijët e Prokurorit të Antimafias që jetojnë jashtë rajonit të Kalabrisë.

Është hera e dytë, brenda dy viteve të fundit që vjen një alarm kaq i fortë për rrezikshmërinë e jetës së Prokurorit italian.

Në janar të 2020 pas ekzekutimit të operacionit Rianscita Scott, shërbimet sekrete italiane zbuluar se Ndrangheta kishte punësuar një killer për të vrarë Nicola Gratterin.

Prokurori i Antimafias së Catanzaros jeton në mbrojtjen e shteit prej 32 vitesh e është një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër Ndraghetas e autor i disa librave e eseve që studiojnë e analizojnë fenomenin mafia në Itali e në botë.

Lambrecht: Shpresoj që dialogu të marrë dinamikë të re

RFE/RL

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë të enjten, 5 maj, në Prishtinë se Gjermania mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ajo ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të ofrojë trajnime për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe se forcat gjermane do të vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s në këtë vend, KFOR.

Por, për përafrim me BE-në, ajo ka përmendur marrjen e disa hapave që i ka konsideruar të rëndësishëm, duke përfshirë dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Shpresoj që ky proces të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte një sinjal i mirë”.

Kurti, në anën tjetër, është shprehur optimist se mund të ketë diçka konkrete më 13 maj.

“Më 13 maj, unë shpresoj që përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet për zgjidhje reciproke për targat, edhe për çështjen e mospagesës së energjisë në veri të Kosovës, e po ashtu edhe për nevojën për të përshpejtuar çështjen e zbardhjes së fatit të të pagjeturave, të të zhdukurve me dhunë”.

Kurti ka thënë se për këto tema ka biseduar një ditë më parë, 4 maj, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në një darkë joformale në Berlin, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

“Unë besoj që dialogu i Kosovës me Serbinë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të zhvillohet brenda vlerave të BE-së, të ketë karakter transformues, edhe Kosova edhe Serbia, me qytetarët e tyre, të përfitojnë dhe t’i afrohemi anëtarësimit në BE. Ky dialog duhet të rezultojë me marrëveshje, por kjo marrëveshje duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Nuk mund të them që njohja reciproke të jetë elementi i vetëm, por duhet të jetë në qendër”.

Edhe kanceri gjerman, Olaf Scholz, ka thënë më 4 maj se njohja është pjesë e dialogut dhe do të duhet të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për kompromiset, Kurti përmendur palën serbe.

“Kërkesa për kompromise në kushtet kur (v.j. presidenti serb, Aleksandar Vuçiq) thotë se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, teksa nuk distancohet as nga (Sllobodan) Millosheviqi, as nga (Vladimir) Putini, nuk është kërkesë për zgjidhje”.

Më 13 maj në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, përkatësisht mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Pritet që në këtë takim të vazhdojnë diskutimet për çështjen e targave të veturave, për të cilën palët nuk janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel.

Marrëveshja e përkohshme për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë kur ato kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel, ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugët, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti kundër Serbisë.

Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Franca pret konsensus për ndalesën e importeve të naftës ruse

RFE/RL

Ministrja e Mjedisit dhe Energjisë të Francës, Barbara Pompili, tha se është e bindur që shtetet e Bashkimit Evropian do të arrijnë konsensus deri në fund të javës për mënyrën se si t’i jepet fund importeve të naftës ruse.

“Disa shtete janë më të varura nga nafta ruse sesa të tjerat dhe prandaj ne duhet të tentojmë të gjejmë zgjidhje që këto shtete të pajtohen për sanksionet”, tha ajo për radion France Info.

“Por, mendoj se do të arrijmë ta bëjmë këtë”, shtoi ajo.

Gjatë kësaj jave, Franca ka qenë nikoqire e një takimi urgjent të ministrave të Energjisë së BE-së, ku është diskutuar për vendimin e Moskës për të ndaluar furnizimet me gaz në Bullgari dhe Poloni, për shkak se këto dy shtete kanë refuzuar që të paguajnë me rubla për furnizimet ruse.

BE-ja ka propozuar një plan që deri në fund të vitit të hiqet dorë nga importet e naftës ruse. Nëse ky propozim miratohet, atëherë brenda gjashtë muajve, blloku evropian do të heqë dorë nga nafta e papërpunuar dhe në tetë muaj nga produktet e rafinuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania veçse kanë vendosur ndalesa ndaj naftës ruse pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina raporton për luftime të ashpra në Azovstal

RFE/RL

Luftime të ashpra po zhvillohen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raportoi ushtria ukrainase. Një zyrtar rus më herët mohoi se trupat ruse kanë hyrë në këtë fabrikë, por komandanti i forcave ukrainase brenda kësaj fabrike tha se trupat ruse janë dëbuar nga territori i Azovstalit.

“Me mbështetjen e avionëve, armiku ka rinisur ofensivën në mënyrë që të marrë kontrollin e fabrikës”, tha Shtabi i Përgjithshëm në Kiev, duke shtuar se rusët po “tentojnë të shkatërrojnë njësitë ukrainase”.

Këto raportime nga Kievi vijnë teksa Rusia ka pralajmëruar për një armëpushim treditor në Azovstal, që do të mundësonte evakuimin e civilëve.

Armëpushimi u paralajmërua, teksa shtetet e Bashkimit Evropian debatuan për ndalimin e importeve të naftës ruse më 4 maj.

“Forcat e armatosura ruse do të hapin korridoret humanitare nga ora 08:00 deri në orën 18:00, sipas kohës së Moskës, më 5, 6 dhe 7 maj nga fabrika e Azovstalit, në mënyrë që të evakuohen civilët”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë ende të bllokuar brenda qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit dhe një armëpushim i zgjatur është i nevojshëm për të siguruar evakuimin e tyre, tha të enjten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pasi dështoi që të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, në javët e para të luftës që ka lënë mijëra të vrarë, Rusia ka intensifikuar sulmet në lindje dhe jug të Ukrainës, ku gjendet edhe qyteti-port i Mariupolit.

Rusia shpalli fitore në Mariupol më 21 prill, pas javësh të rrethimit dhe granatimeve. Ky qytet është kyç për përpjekjet e Moskës që ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe të lidhë territoret që janë nën kontrollin rus.

Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq gjatë kësaj jave kanë evakuuar qindra persona nga Mariupoli dhe zona të tjera. Por, edhe afër 200 civilë, si dhe ushtarë ukrainas, ende gjenden në bunkerët nën fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, thonë zyrtarët ukrainas.

Gjatë një adresimi në orët e para të së enjtes, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për të siguruar një armëpushim në Mariupol.

“Do të duhet kohë thjesht për të nxjerrë njerëzit nga ato bodrume, nga ato strehimore nëntokë. Në kushtet aktuale, ne nuk mund të përdorim pajisje të rënda për të larguar rrënojat. Gjithçka duhet të bëhet me dorë”, tha Zelensky.

Luftëtarët ukrainas brenda Azovstalit janë duke luftuar “beteja të përgjakshme dhe të vështira” kundër trupave ruse, tha të mërkurën Denis Prokopenko, komandant i batalionit Azov të Ukrainës. Ndërkaq, një deputet ukrainas tha se forcat ruse kanë hyrë brenda fabrikës.

Më 4 maj, mbi 300 civilë janë larguar nga Mariupoli dhe nga zonat e tjera në jug të Ukrainës, në operacionin e përbashkët të OKB-së dhe Kryqit të Kuq, tha koordinatori i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare në Ukrainë, Osnat Lubrani.

“Përderisa ky evakuim i dytë i civilëve nga zonat në Mariupol dhe zona të tjera është i rëndësishëm, duhet të bëhet më shumë për t’u siguruar që të gjithë civilët që gjenden në zonat e luftës të mund të largohen”, tha Lubrani.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke e cilësuar luftën si “operacion të posaçëm ushtarak” për çarmatosjen e Ukrainës dhe për mbrojtjen nga fashistët të popullsisë rusishtfolëse.

Kievi dhe mbështetësit perëndimorë thonë se ky ishte pretekst për luftën e paprovokuar të presidentit rus, Vladimir Putin, luftë që ka detyruar mbi 5 milionë ukrainas të largohen jashtë vendit.

Ushtria ukrainase tha të enjten se forcat e saj kanë zmbrapsur 11 sulme ruse, kanë rrëzuar katër avionë rusë dhe kanë shkatërruar dhjetëra makina ushtarake, përfshirë edhe tanke.

Beteja po ashtu po zhvillohen edhe në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Së fundmi, Moska ka thënë se ka përqendruar ofensivën e saj për të marrë kontrollin e rajonit lindor ukrainas të Donbasit, që përbëhet nga rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat pjesërisht janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Një tjetër gazetar ukrainas vritet në luftë, 36-vjeçari Alexander Mahov i ishte bashkuar ushtrisë për të mbrojtur atdheun

Një tjetër reporter i televizionit ukrainas, i cili u regjistrua në ushtri pas fillimit të pushtimit rus, u vra në betejën pranë qytetit të Izium, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Alexander Mahov, 36 vjeç, është gazetari i tetë që vritet në më shumë se dy muaj luftë.

Mahof, i njohur për misionet e tij në zonat e luftës, kishte raportuar edhe në Antarktidë. Ai gjithashtu ishte regjistruar dhe luftuar në vitin 2014, kur shpërtheu lufta me separatistët pro-rusë në Donbas.

Ai ishte “patriotik”, “i sinqertë”dhe “gjithmonë ndër më të guximshmit, në vijën e parë”, tha Zelensky në një fjalim të lëshuar më herët sot.

“ Rusët vranë një tjetër njeri që e njihja, një gazetar tjetër. Kam takuar Oleksandr Mahov në Slovyansk disa vite më parë. Ai ishte një nga korrespondentët më të mirë të luftës në Ukrainë. Ai u regjistrua në ushtri pas pushtimit rus dhe u vra në betejë afër Izium. Ai ishte kaq i ri”, tha Olga Tokariuk, një gazetare dhe kolege e Mahof. bw

Lajçak priti në darkë joformale Kurtin e Vuçiqin

RFE/RL

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u realizua në Berlin, ku Kurti dhe Vuçiq takuan të mërkurën edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Mirëpresim mundësinë për diskutime rreth dialogut, në një darkë joformale, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Berlin. Faleminderit Qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajçak në Twitter.

Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve qysh në korrik të vitit të kaluar.

Nga kancelari Scholz, ata u pritën në takime të ndara.

Scholz tha se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është i një rëndësie “të madhe” për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, ashtu si dhe për integrimin evropian të të dyja vendeve.

Scholz theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Kurti dhe Vuçiç në Berlin – përpjekje e re për ripërtëritje bisedimesh

VOA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen sonte në një darkë joformale në Berlin, në takimin e parë pas muajit korrik të vitit të kaluar.

Të dy udhëheqësit po qëndrojnë në Berlin ku zhvilluan takime të ndara me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilat u diskutua, siç thuhet, bashkërendimi i reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kancelari Scholz kishte ftuar në Berlin të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po ndërmjetëson takimin e përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Takimit i ëhstë bashkuara edhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Diplomatët perëndimor ka kohë që janë vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nga takimi i sontëm presin një shtendosje që do të ndihmonte ripërtëritjen e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Kancelari gjerman Scholz tha më herët pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi do të hapte rrugën për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“Qëllimi i bisedimeve të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon për qëndrueshmërinë rajonale, tha kancelari Scholz, sipas të cilit marrëveshja do të përfshinte shumë hollësi, “por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh, pra është njohja e Kosovës”.

 

Kryeministri Kurti tha se bisedimet duhet të jenë të përqendruara në njohjen e ndërsjellë “pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se “beson që do të kemi fuqi të përparojmë në bisedimet me Prishtinën”, në takimin e sontëm.

 

Në fillim të javës së kaluar, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, tha se normalizimi është rruga për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Kancelari gjerman tha se lufta është e papranueshme ndërsa “presidentit Vuçiç ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet qëndrueshmëria atje”.

Agresioni rus në Ukrainë ka nxitur shqetësime për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

“I kam premtuar kancelarit Scholz se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën”, tha presidenti serb.

Finlanda heton dyshimet se Rusia ia shkeli hapësirën ajrore

RFE/RL

Një avion ushtarak rus dyshohet se ka hyrë në hapësirën ajrore finlandeze mbi qytetet Kesalahti dhe Parikkala pranë kufirit të dy vendeve, tha Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Roja kufitare po heton se çfarë ka ndodhur, tha ministria. Avioni ishte një helikopter ushtarak Mi-17, i cili thuhet se ka fluturuar 4 deri në 4.5 kilometra në hapësirën ajrore finlandeze, raporton agjencia e lajmeve dpa.

Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi prej mbi 1,300 kilometrash dhe incidenti i së mërkurës ndodhi mes debateve intensive në Finlandë dhe Suedi nëse do të anëtarësohen në NATO, një pyetje që ka fituar vëmendje të madhe që kur Rusia filloi pushtimin e saj të Ukrainës.

Po ashtu u raportua se një avion ushtarak rus kishte shkelur për pak kohë hapësirën ajrore suedeze dhe daneze disa ditë më parë.

Albin Kurti godet nga kancelaria gjermane Ballkanin e hapur

“Të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme”ka deklaruar Albin Kurti gjatë një konference të prbashkët shtypi me kancelarin gjerman Scholz ne Berlin. Pas takimit në kancelari kryeministri kosovar i është kundërvënë hapur nismës së Ramës dhe Vuçiçit duke i konsideruar si tentativa për ta hapur Ballkanin nga lindja. Ai e ka bërë këtë duke iu bashkëngjitur idesë së Olaf Scholz i cili deklaroi se Gjermania do të mbështesë rigjallërimin e procesit të Berlinit. “Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit…“Unë e di nga bisedat që kam zhvilluar që procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit. E di që shtetet e Ballkanit gëzohen shumnë që kancelari i Gjermanisë e vazhdon këtë proces. Ne po përgatitemi ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit” tha Scholz.
Pikërisht pas ketyre fjalëve ishte momenti kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se të gjitha iniciativat paralele me këtë proces, për Kosovën janë të pavlefshme.

“Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”, deklaroi Kurti. Lapsi

Kancelari Scholz sot takohet me Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.

Ursula Von der Leyen propozon embargo mbi naftën ruse

RFE/RL

Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa më 4 maj njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Ne do të heqim dorë nga furnizimet nga nafta e papërpunuara brenda gjashtë muajsh dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit”, tha von der Leyen para Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Kjo do të jetë ndalesë e plotë ndaj importit të naftës ruse, që vjen nga cisternat dhe tubacionet, nafta e papërpunuar dhe ajo e rafinuar”.

“Nuk do të jetë e lehtë. Disa shtete anëtare janë shumë të varura nga nafta ruse. Por, ne thjesht duhet të punojmë për këtë”, tha von der Leyen, teksa prezantoi propozimin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha 27 shtetet që të hyjë në fuqi.

Von der Leyen nuk përmendi asnjë përjashtim nga kjo ndalesë, edhe pse Hungaria dhe Sllovakia, dy shtete anëtare të bllokut, janë shumë të varura nga importet e energjisë ruse dhe janë shprehur kundër ndalesës.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian tha se një vendim unanim për sanksionet mbi naftën “nuk do të jenë të lehta”.

Von der Leyen po ashtu njoftoi për largimin e bankës më të madhe ruse, Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i komunikimit financiar, SWIFT.

Në pakon e gjashtë të sanksioneve, që pritet të miratohet në ditët në vijim, do të jenë edhe zyrtarët ushtarakë të përfshirë në mizoritë e kryera në Buça dhe Mariupol, tha von der Leyen.

Po ashtu, zyrtarja e lartë e BE-së tha se tre media shtetërore ruse do të largohen nga transmetimet në BE, pasi sipas saj, këto janë “megafonë të gënjeshtrave të Putinit”.

Sanksionet e paralajmëruara nga BE-ja vijnë teksa forcat ruse po godasin objektiva në lindje të Ukrainës, duke sulmuar me raketa fabrikën e çelikut në Mariupol, që është pika e fundit e rezistencës.

Dhjetëra banorë kanë arritur të largohen nga Mariupoli përmes një operacioni evakuimi të Kombeve të Bashkuar dhe Kryqit të Kuq dhe të martën janë dërguar në Zaporizhja, që kontrollohet nga Ukraina. Civilët kishin qenë të strehuar për javë të tëra në bunkerët nën fabrikën e çelikut, Azovstal.

Në mesin e të evakuarve kryesisht kishte gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga Mariupoli përmes autobusëve.

“Ne i kishim thënë lamtumirë jetës. Nuk mendonim se dikush e dinte se ne ishim atje”, tha Valentina Sytnykova, 70 vjeçe, e cila ishte strehuar në fabrikë për dy muaj së bashku me djalin e saj dhe mbesën 10-vjeçare.

Rusia po e sulmon Mariupolin pasi po kërkon që ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe ta lidhë territorin e kontrolluar nga Rusia në jug dhe lindje. Pjesë të rajoneve lindore të Donjeckut dhe Luhanskut kishin qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, para se presidenti Vladimir Putin, të niste pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Mbi 200 civilë vazhdojnë të jenë në fabrikën e Azovstalit, ka thënë kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, teksa 100,000 civilë vazhdojnë të jenë në qytetin-port që është shndërruar në gërmadhë.

Moska nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të tërhiqet edhe pothuajse dhjetë javë pasi ka nisur, atë që e cilëson si “operacion të posaçëm ushtarak”, luftë që ka vrarë mijëra persona, ka shkatërruar qytete dhe ka detyruar 5 milionë ukrainas të largohen nga vendi.

Ekonomia e Rusisë prej 1.8 trilion dollarësh po shkon drejt tkurrjes së saj më të madhe që nga vitet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991. Putin po ashtu ka njoftuar për planet ruse për të bllokuar eksportet e lëndës së parë, për mbështetësit e Kievi.

Sulmet ruse mbi hekurudhat

Forcat ruse kanë përqendruar ofensivën e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës, pasi kanë dështuar që ta marrin kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të martën po ashtu janë raportuar për sulme të reja në perëndim të Ukrainës. Kryetari i Lvivit ka thënë se raketat ruse kanë dëmtuar rrjetet elektrike dhe ato të ujit në këtë qytet që gjendet në kufi me Poloninë dhe që po përdoret për të marrë furnizimet me armë që Perëndimi po i dërgon ushtrisë ukrainase.

Forcat ruse po ashtu kanë sulmuar gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, tha kreu i hekurudhave, Olesksandr Kamyshin. Ai përmes një postimi në Twitter tha se nuk ka civilë të vrarë e as të plagosur.

Në lindje, sulmet ruse në Donjeck kanë vrarë 21 civilë dhe 27 të tjerë janë plagosur, tha guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko. Ai tha se kjo është shifra më e lartë e viktimave që prej muajit të kaluar.

Sulmet dhe granatimet janë intensifikuar edhe në Luhansk dhe zona më e goditur është Popasna, ku ka qenë e pamundur të organizohet evakuimi, tha guvernatori rajonal, Serhiy Haida.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria ruse “ka reaguar sot me zemërim të madh ndaj suksesit tonë”.

“Shkalla e lartë e granatimeve të sotme nuk tregon qartë se Rusia ka ndonjë lloj të veçantë të qëllimit ushtarak”, tha ai gjatë një adresimi drejtuar kombit mbrëmjen e së martës.

Rusia po ashtu ka sulmuar me raketa një aeroport ushtarak në afërsi të Odesës, duke shkatërruar dronë, armë dhe furnizime me municion që i janë dhënë Ukrainës nga Perëndimi. Ukraina tha se tre sulme me raketa, që kishin për cak rajonin e Odesës, janë penguar.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Boichenko: Forcat ruse deportuan rreth 40 mijë ukrainas në Rusi

Forcat ruse kanë deportuar pothuajse 40,000 njerëz nga Mariupoli për në Rusi ose në Donetsk, tha kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, gjatë një konference.

“Ne kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën Republikën Popullore separatiste të Donetskut. Gati 40 mijë persona. Tani ata kanë filluar t’i fshehin këto lista. Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka për momentin, por ne po vazhdojmë punën”, tha Boichenko, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ushtria ruse “e çon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje ata i përdorin për punë të ndryshme,” tha Boichenko, duke shtuar se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje dhe se përfshihen në punë ofenduese.

Alarm në Gjermani, avioni spiun rus shkel hapësirën ajrore

Dy avionë të Forcave Ajrore gjermane janë nisur urgjentisht nga një bazë në shtetin Schleswig-Holstein gjatë fundjavës , pasi një avion spiun rus  është parë në Balltik, sipas agjencisë gjermane të lajmeve.

Avioni i Forcave Ajrore ruse ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ishullin Rügen, kur ai u shoqërua nga avionët e Forcave Ajrore gjermane derisa u larguan nga Gjermania.

Kujtojmë që ditë më parë një avion rus shkeli gjithashtu hapërsirën ajrore daneze, duke detyruar Ministrinë e Jashtme në Kopenhagen të thërriste ambasadorin rus për të protestuar.

Ndërsa në fillim të marsit, katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze.

Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës më 24 shkurt bëri që Suedia, si dhe Finlanda fqinje të Rusisë të ndryshonin qëndrimin e tyre për anëtarësimin në NATO.

Dy vendet nordike tani pritet t’i bashkohen aleancës ushtarake në verë. syri.net

Papa Françesku: Putini nuk ndalet, dua të shkoj në Moskë për ta takuar

”Në Kiev tani për tani nuk do të shkojë. Kam dërguar dy kardinalët  Michael Czerny dhe Konrad Krajewski të cilët e kanë vizituar Ukrainën.  Së pari duhet të shkojë në Moskë dhe të takoj Putnin. Por unë jam një prift, çfarë duhet të bëjë? Unë do të bëj atë që mundem nëse Putini hap derën’ është shprehur Papa Françesku për median italiane Corriere Della Sera , duke treguar përpjekjet e Vatikanit për ndalur luftën në Ukrainë duke shtuar:

”Ditën e parë të luftës kisha një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelenskin, por Putinin nuk e telefonova. Kisha folur në dhjetor për ditëlindjen time. Kështu që takova ambasadorin rus. I kërkova të më shpjegonte gjithçka çfarë po ndodhte. I thashë: Ju lutem ndaloni. Më pas i kërkova kardinalit Parolin pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë. Natyrisht që ishte e nevojshme që lideri i Kremlinit të hapte disa ‘dritare’. Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje por ne vazhdojmë të këmbëngulim edhe pse kam frikë se Putin nuk do të më takojë tani. Por si mund të ndalosh kaq shumë brutalitët? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”.

Papa Françesku nuk e di se çfarë e shkaktoi përshkallëzimin ushtaraka por ai shprehet:

”Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje nëse është e drejtë të furnziohen ukrainasit me armë. Por një gjë është e qartë në këtë luftë armët po testohen. Tani rusët e dinë se tankët janë më pak të përdorshëm dhe po mendojmë për gjëra të tjera. Luftërat bëhen për këtë arsye: për të testuar armët që janë prodhuar./ tgcom24.

syri.net

Jo kancelari Scholz, por kreu i opozitës Friedrich Merz do të shkojë në Ukrainë

Pas dështimit të vizitës së presidentit Steinmeier kancelari konsideron se i takon Ukrainës të reagojë. Kreu i opozitës, Friedrich Merz do të vizitojë Kievin.

Kancelari Olaf Scholz për shkak të refuzimit të vizitës së presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier nga pala ukrainase tani për tani nuk do të udhëtojë për në Kiev. “Kjo është një pengesë për këtë”, tha politikani socialdemokrat në emisionin e ZDF-së “Po tani?” (“Was nun?”).

“Eshtë një veprim që të bën mjaft përshtypje”, të refuzosh të presësh presidentin e sapo rizgjedhur me shumicë të gjerë. Scholz shtoi se: “Nuk mund të funksionojë, që nga një vend, që jep kaq shumë ndihmë ushtarake, kaq shumë ndihmë financiare, të cilat janë të nevojshme, kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë të rëndësishme për Ukrainën në të ardhmen, të thuash: “Presidenti nuk lejohet të vijë.”

Vizita e planifikuar e Steinmeierit në mes të prillit dështoi, pasi pala ukrainase nuk donte ta priste atë. Presidenti donte të udhëtonte në Kiev bashkë me presidentët e Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, të cilët në fund vizituan Kievin pa Steinmeierin.

Presidenti Steinmeier kritikohet në Ukrainë për shkak të politikës së tij ndaj Rusisë kur ka qenë ministër i Jashtëm. Ndërkaq ai e ka pranuar se ka gabuar në vlerësimin e kreut të Kremlinit Vladimir Putin si dhe lidhur me linjën e gazsjellësit Nord Stream 2.

Kreu i CDU-së Merz do të vizitojë Kievin

Lidhur me udhëtimin e planifikuar për në Kiev të kryetarit të partisë kristiandemokrate në opozitë, Friedrich Merz, Scholz tha, se ai e ka informuar për planet e tij. “Unë nuk kam ndonjë rezervë lidhur me këtë.”

Merz pati deklaruar më parë, se do të shkojë në Kiev me ftesë të parlamentit të Ukrainës. Ai e ka informuar hollësisht qeverinë, por nuk ka kërkuar shoqërim nga Agjencia Federale e Kriminalistikës (BKA) për sigurinë e tij. “Për këtë nuk ka pasur as ndonjë ofertë përkatëse nga BKA”, thotë Merz.

Gazeta “Tagesspiegel” njoftoi, se BKA e ka këshilluar kreun e opozitës ta shtyjë vizitën në Ukrainë. Kjo ka të bëjë me gjendjen e sigurisë atje.

Gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, javën e kaluar në Kiev pati sulme me raketa.

Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO më 12 maj

RFE/RL
2 Minuten

Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare.

Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë këto detaje të dhëna nga gazeta Iltalehti.

Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi.

Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndërsa Suedia nuk ka kufi direkt me shtetin rus.

Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore.

Ndërsa fillon evakuimi nga kombinati Azov, Gjermania kërkon embargo nafte kundër Rusisë

Gjermania do të kërkojë që në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE kundër Rusisë të vendoset edhe embargoja e naftës. Ndërkohë ka filluar evakuimi i civilëve nga kombinati Azov, njofton Deutsche Welle.

Gjermania kërkon që në paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë të vendoset edhe embargoja e naftës, është shprehur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Para disa javësh e dinim, se sanksionet e menjëhershme energjitike nuk mund të mbaheshin dot në fuqi më shumë se 1 muaj, por tani jemi përgatitur, pasi sanksionet kundër Rusisëmund të zgjasin edhe disa vite. Kështu është shprehur politikanja e Të Gjelbërve në një intervistë për televizionin e parë gjerman, ARD. Sanksionet mund të hiqen, vetëm kur Rusia të ketë tërhequr plotësisht trupat e saj nga Ukraina.

Sanksionet e reja kundër Rusisë mund të vendosen që të mërkurën e kësaj jave, thuhet nga qarqet diplomatike në Bruksel. Për të bindur ende vendet skeptike, parashikohet zbatimi me disa faza i sanksioneve. Kështu vendeve anëtare të BE do t’i jepen gjashtë deri në tetë muaj kohë për të diversifikuar burimet e tyre të naftës. Si vend bllokues kundër sanksioneve konsiderohet Hungaria. Kreu i qeverisë hungaraze me lidhje të afërta me Kremlinin, Viktor Orban bëri të ditur pas rizgjedhjes së tij në fillim të prillit, se do të vendosë veto kundër embargos energjitike. Rusia eksporton dy të tretat e naftës së saj në BE. Mbështetësit e embargos argumentojnë, se Kremlinit përmes një hapi të tillë do t’i hiqej një burim i rëndësishëm të ardhurash për financimin e luftës në Ukrainë.

Ukrainë – Aksion evakuimi në kombinatin Azov

Ndërkohë në Mariupol ka filluar aksioni i evakuimit të civilëve nga kombinati i çelikut Azov i rrethuar nga forcat ruse, pas disa përpjekjeve të dëështuara më parë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri fjalë për një “grup me rreth 100 persona” që të dielën u dërguan në siguri. Në këtë aksion marrin pjesë Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq. Zelensky është shprehur se shpreson këtë të hënë që “të gjitha kushtet të jenë përmbushur që edhe më tej të evakuohen njerëzit nga Mariupoli”, tha presidenti ukrainas në një videomesazh. “Ne do të vazhdojmë edhe më tej të bëjmë gjithçka për të evakuuar njerëzit tanë nga Azovi dhe i gjithë Mariupoli.”

Kurse Ministria e Mbrojtjes në Moskë ka deklaruar, se “falë iniciativës së presidentit rus, Vladimir Putin”, 80 civilë që “mbaheshin nga nacionalistët ukrainas” në territorin e kombinatit janë dërguar të dielën në fshatin Besimene që ndodhet nën kontrollin rus. Aty civilët kanë marrë ushqim dhe kujdesin shëndetësor. Civilët që “dëshironin të shkonin në zonat e kontrolluara nga Kievi iu dorëzuan përfaqësuesve të OKB-së dhe Kryqit të Kuq”, deklaroi ministria ruse. Zona e kombinatit Azov prej 11 kilometrash ka qenë zonë luftimesh të ashpra dhe shihet si fortesa e fundit e rezistencës ukrainase në Mariupolin e shkatërruar nga sulmi rus. Mariupol konsiderohet me rëndësi nga ana strategjike. Qëllimi i deklaruar i Rusisë është krijimi i një lidhjeje tokësore me gadishullin e aneksuar të Krimesë, si edhe me rajonin e kontrolluar nga separatistët prorusë të Tranzistrisë në Republikën e Moldavisë.

Boris Johnson: Britania e Madhe do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me armatime dhe ndihma humanitare!

Në një tweet kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson shkruan:

“Unë fola me Presidentin @ZelenskyyUa më herët për të përcaktuar se si Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake dhe humanitare për t’u dhënë ukrainasve pajisjet që u nevojiten për t’u mbrojtur. Unë jam më i përkushtuar se kurrë për të përforcuar Ukrainën dhe për të siguruar dështimin e Putinit.”

 

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia realitet i pakthyeshëm

 

Gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta. Ai vlerëson se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë.
Armakolas, i cili drejton programin e Europës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, thotë se dilpmacia greke po reziston ndaj ndryshimit, duke e marrë shembull qasjen e shtetit helen karshi Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.

Armakolas e sheh politikë të gabuar mosnjohjen e Kosovës.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal”, ka shkruar ai, duke theksuar më tej se kjo kontribuon qoftë edhe indirekt në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike.

College Grads Overestimate Starting Salaries by $50K, Study Finds

Mosnjohja e Kosovës, sipas tij do të thotë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik.

Beogradi do të reagonte në rast se Greqia e njeh Kosovën, dhe këtë e ka parasysh Armakolas. Por ai thekson se Serbia në të kaluarën ka zgjedhur politika të pamatura dhe kundër interesit të Greqisë, ndërkaq ka përmendur se shteti serb kultivon marrëdhënie të ngushta me regjimin e Erdoganit.

“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës”, shkruan ai.

“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se elitat shqiptare nuk e mbështesin.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz: Cinike t’ju thuhet qytetarëve të Ukrainës të mbrohen nga agresioni i Putinit pa armë!

Foto nga Twitter
Ka reaguar në Twitter kancerali i Gjermanisë Olaf Scholz si më poshtë:
“Unë respektoj çdo pacifizëm dhe qëndrim. Por duhet t’ju duket cinike që qytetarëve të #Ukrainës që t’ju thuhet të mbrohen kundër agresionit të Putinit pa armë. Kjo është jashtë kohe.”

Sulmohet me raketa aeroporti i Odesës

VOA/Marrë nga Associated Press

Një sulm i forcave të Rusisë me raketa shkatërroi pistën e aeroportit të Odesës, qyteti i tretë më i madh i Ukrainës dhe një port kyç i këtij vendi në Detin e Zi, njoftoi ushtria ukrainase të shtunën.

Në një postim në Telegram, Komanda Operacionale në jug të Ukrainës tha se pista e aeroportit të Odesës është bërë e papërdorshme për shkak të goditjes me raketa.

Autoritetet lokale u kërkuan banorëve të zonës të strehohen pasi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar burime të ushtrisë, njoftoi se në Odesa ishin dëgjuar disa shpërthime.

Guvernatori rajonal i Odesës Maksym Marchenko tha se raketa që goditi pistën e aeroportit ishte lëshuar nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Zoti Marchenko tha se nuk kishte raportime për të lënduar.

Forcat ruse kanë nisur një operacion të madh ushtarak për të pushtuar pjesë të konsiderueshme të Ukrainës jugore dhe lindore, zemra industriale e vendit si dhe për të marrë kontrollin e vijës bregdetare në Detin e Zi dhe atë Azov.

Lëvizje në ajër, radarët e NATO-s gjurmuan një numër avionësh të paidentifikuar mbi Baltik dhe Detin e Zi

Avionët luftarakë të NATO-s të stacionuar në të dy rajonet e Baltikut dhe të Detit të Zi janë ngritur në emergjencë “shumë herë gjatë katër ditëve të fundit” për të gjurmuar dhe përgjuar aeroplanët rusë pranë hapësirës ajrore të aleancës, sipas një deklarate të postuar nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s, raporton CNN.

Radarët e NATO-s gjurmuan një numër avionësh të paidentifikuar mbi Baltik dhe Detin e Zi që nga e marta. NATO vuri në dukje se avionët rusë shpesh “nuk transmetojnë një kod transponder që tregon pozicionin dhe lartësinë e tyre, nuk paraqesin një plan fluturimi ose nuk komunikojnë”.

Në rajonin e Baltikut, avionë luftarakë nga Polonia, Danimarka, Franca dhe Spanja u përdorën në periudha të ndryshme për të kapur dhe identifikuar avionët që po afroheshin. Në rajonin e Detit të Zi, avionë nga Rumania dhe Britania e Madhe u përdorën për të hetuar gjurmët e avionëve të panjohur që i afroheshin hapësirës ajrore aleate, thuhet në deklaratë. Nuk ka asnjë tregues se avionët amerikanë kanë marrë pjesë në përgjime.

NATO tha se avioni rus nuk hyri kurrë në hapësirën ajrore të aleancës dhe “përgjimet u kryen në një mënyrë të sigurt dhe rutinë”. bw

Nga tanket te raketahedhëset, Polonia “blindon” Ukrainën me armatime të rënda

Polonia ka dërguar qindra tanke në Ukrainë si pjesë e dërgesave të armatimeve të rënda për ta ndihmuar atë të fitojë luftën kundër Rusisë.

Varshava ka dërguar më shumë se 200 T-72 të prodhuara fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, së bashku me artileri të lëvizshme, drone dhe raketahedhës si pjesë e një pakete prej 1.6 miliardë dollarësh.

Aleatët e Ukrainës kanë rritur masivisht mbështetjen për Kievin ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në lindje, ndërsa gjeneralët e Kievit thonë se Rusia po pëson humbje ‘kolosale’ në betejën kryesore për Donbasin.

Oleksiy Arestovych, një veteran i shërbimit sekret ukrainas, i kthyer në këshilltar presidencial, pranoi se ushtria e tij po pësonte ‘humbje serioze’ në fushat e betejës në lindje, por këmbënguli se viktimat e Rusisë janë ‘shumë, shumë më të tepër’. bw

Kuvendi i PD, ja mesazhi që u është drejtuar deputetëve

Zbardhet mesazhi që i është drejtuar deputetëve të PD-së, për ti ftuar në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet ditën e nesërme.

Mesazhi i plotë:

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.

Kuvendi hap punimet në orën 10:00.

Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.

Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.

Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.

Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Një nga raketat që goditën Kievin ra afër hotelit ku po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Një nga raketat që goditi Kievin mbrëmjen e së enjtes ra shumë afër hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, Antonio Guterres, raporton BBC të premten.

Raketa u gjuajt një orë pasi Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt”, ka thënë zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, ka thënë Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.

“Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë”, ka thënë shefi i OKB-së. syri.net

BE nuk do të paguajë për gazin në rubla

Logoja e Gazprom, kompania kryesore ruse e eksportit të gazit

 

VOAL- Vendet anëtare të BE-së nuk do të paguajnë për gazin rus në rubla: thanë të enjten zyrtarë të lartë të BE-së, duke kujtuar se afati i fundit për pagesat e ardhshme është caktuar për 20 maj. Qëndrimi vjen pasi Moska njoftoi ndalimin e furnizimeve për Poloninë dhe Bullgarinë në shenjë hakmarrjeje për mospërdorimin e monedhës ruse.

“Ajo që ne dimë, dhe ka një konsensus për këtë nga të gjitha Shtetet Anëtare, është se askush nuk është i gatshëm të paguajë” në rubla, thanë zyrtarët gjatë një takimi për shtyp.

Sanksionet kundër Rusisë, sipas burimeve evropiane, nuk ndalojnë angazhimin e një vendi me Gazprom ose Gazprombank, për sa kohë që pagesat për furnizimet me gaz vazhdojnë të bëhen në euro ose dollarë “në përputhje me kontratat ekzistuese” dhe të përcaktuara përpara dekretit të miratuar nga Kremlini më 31 mars, sipas të cilit kontratat respektohen vetëm pasi shumat e duhura të jenë konvertuar në rubla.

Të mërkurën, udhëheqësit evropianë kritikuan vendimin e Rusisë për të ndaluar furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë (të cilat janë vende të BE-së dhe anëtarë të NATO-s), duke e quajtur atë “shantazh” dhe duke akuzuar Kremlinin se dëshiron të përçajë Perëndimin për mbështetjen e tij për Ukrainën.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një udhëtimi në Japoni tha se edhe Gjermania po përgatitet për eventualitetin që Rusia të ndërpresë furnizimin me gaz. rsi-eb

Shefi i NATO-s: Finlanda dhe Suedia mund të anëtarësohen shumë shpejt

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

RFE/RL

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se Finlanda dhe Suedia do të përqafohen me krahë hapur nëse vendosin të bashkohen me organizatën ushtarake prej 30 vendesh,

Deklarata e Stoltenbergut erdhi pasi mbështetja publike në Finlandë dhe Suedi për anëtarësimin në NATO rritet në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Spekulimet e medias në të dy vendet sugjerojnë se të dy shtetet mund të aplikojnë në mes të majit.

“Është vendimi i tyre”, tha Stoltenbergut. “Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt”.

Ai nuk dha asnjë afat kohor të saktë, por tha se të dy shtetet mund të presin një mbrojtje nëse Rusia përpiqet t’i frikësojë ato që nga momenti kur bëhen aplikimet e tyre për anëtarësim deri sa ato të bashkohen zyrtarisht.

Stoltenberg tha se ai është “i sigurt se ka mënyra për të kapërcyer atë periudhë të përkohshme në një mënyrë që është mjaft e mirë dhe funksionon si për Finlandën ashtu edhe për Suedinë”.

Garancia e sigurisë kolektive e NATO-s siguron që të gjitha vendet anëtare duhet t’i vijnë në ndihmë çdo aleati të sulmuar.

Stoltenberg shtoi se shumë aleatë të NATO-s tani janë zotuar dhe kanë ofruar gjithsej të paktën 8 miliardë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Para fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që NATO të ndalonte zgjerimin dhe të tërhiqte trupat e saj nga kufijtë e Rusisë. Pra, perspektiva e Finlandës dhe Suedisë fqinje, për t’iu bashkuar aleancës transatlantike nuk ka gjasa të mirëpritet në Moskë.

Finlanda ka një histori të mbushur me konflikte me Rusinë, me të cilën ndan një kufi prej 1,340 kilometrash. Finlandezët kanë marrë pjesë në dhjetëra luftëra kundër fqinjit të tyre lindor, për shekuj me radhë si pjesë e Mbretërisë suedeze dhe si një komb i pavarur.

Në periudhën e pasluftës, megjithatë, Finlanda ndoqi lidhje pragmatike politike dhe ekonomike me Moskën, duke mbetur ushtarakisht e paangazhuar dhe një tampon neutral midis Lindjes dhe Perëndimit.

Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, duke zgjedhur një rrugë paqeje pas shekujsh luftë me fqinjët e saj.

Të dy vendet i dhanë fund neutralitetit tradicional duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në 1995 dhe duke thelluar bashkëpunimin me NATO-n. Megjithatë, shumica e njerëzve në të dy vendet mbeten me vendosmëri kundër anëtarësimit të plotë në aleancë – deri më tani.

Ish zëvendës komandanti i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë

Dje sekretarja e jashtme britanike tha se Rusia duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Ukraina, sipas BBC.

Liz Truss tha se rusët duhet të largohen jo vetëm nga zonat që kanë pushtuar gjatë javëve të fundit, por edhe nga zonat që ata morën nën kontroll tetë vite më parë. Ndërkohë pas deklaratës së Truss ka reaguar edhe ish zëvëndës komandanti i NATO-s.

Dërgimi i më shumë armëve ushtarake dhe përforcimi i mbrojtjes është cilësuar si “qasja e duhur”, nga ish-zëvendës komandanti i NATO-s në Europë, gjenerali Richard Shirreff.

Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky veprim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz.

“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, diçka e tillë ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton fuqinë,” tha ai. syri.net

Zelenskiy: Lufta i ka kushtuar Ukrainës 600 miliardë dollarë

Humbjet totale të shkaktuara në Ukrainë nga lufta kanë arritur në 600 miliardë dollarë, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Presidenti u takua me autoritetet lokale dhe rajonale të mërkurën për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Zelenskiy tha:

“Vlerësimet paraprake të humbjeve të Ukrainës nga kjo luftë arrijnë sot në 600 miliardë dollarë. Më shumë se 32 milionë metra katrorë hapësirë ​​banimi, më shumë se 1500 objekte arsimore dhe më shumë se 350 objekte mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar.

Subjektet ekonomike pësuan humbje të mëdha – qindra ndërmarrje janë shkatërruar. Rreth 2,500 km rrugë dhe pothuajse 300 ura janë rrënuar ose dëmtuar. Dhe nuk janë vetëm statistika. Ky është Mariupoli, ky është Volnovakha, ky është Okhtyrka, ky është Chernihiv, ky është Borodianka dhe dhjetëra apo dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra tanë.”

Sipas presidentit, më shumë se 11.5 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve, dhe rreth 5 milionë prej tyre kanë shkuar jashtë vendit me 95% të emigrantëve që tashmë duan të kthehen në shtëpi.

Dëmet e shkaktuara në infrastrukturën e Ukrainës si rezultat i luftës kanë arritur pothuajse 90 miliardë dollarë, shtoi Ministri i Infrastrukturës së vendit.

Shumica e dëmeve janë shkaktuar në infrastrukturën hekurudhore, rrugore dhe urës, tha Oleksandr Kubrakov. syri.net

Trupa ushtarake në rajonin separatist të Moldavisë, paralajmëron Zelensky: Rusia po përpiqet të krijojë destabilizim, por ne jemi të përgatitur

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktiviteteve ushtarake që po zhvillon në rajonin separatist të Moldavisë, në Trasnistria.

Zelenksy thekson se forcat e armatosura të Ukrainës janë të përgatitura dhe se nuk i frikësohen aspak një fronti të ri të pushtimit ushtarak.

“Ky është vetëm një nga hapat e Federatës Ruse. Kjo po ndodh për të destabilizuar rajonin dhe për të kërcënuar Moldavinë”, tha Zelensky .bw

Ministri gjerman i Ekonomisë befason në Varshavë: Gjermania ‘shumë pranë’ braktisjes së naftës ruse

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, thotë se vendi është shumë afër ndalimit të plotë të importeve të naftës ruse.

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, ka befasuar në Varshavë me deklaratat për një ndalim të mundshëm të dërgesave të naftës nga Rusia. “Sot mund të them se një embargo është më e arritshme për Gjermaninë. Në ditët dhe javët në vijim, ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë pavarësi dhe do të largohemi me shpejtësi nga karburantet fosile. Por, siç thashë, ajo që disa javë më parë dukej një problem shumë i madh për Gjermaninë, është tkurrur ndjeshëm, kështu që pavarësia e Gjermanisë nga nafta ruse tani është shumë afër”, tha politikani i Të Gjebërve pas një takimi me ministren polake të klimës, Anna Moskwa, të martën në Varshavë.

Vetëm 12 përqind varësi
Pjesa e naftës ruse që blen Gjermania është vetëm rreth dymbëdhjetë për qind nga 35 përqind që kishte qenë në fillim të luftës. Dhe kjo nevojitet për rafinerinë PCK në Schvedt mbi Oder. “Dhe Shvedti mund të them vetëm se menaxhohet nga një kompani ruse, “Rosneft”. Modeli i biznesit të kompanisë shtetërore është blerja e naftës ruse. Për këtë naftë po kërkohet një alternativë. “Kjo alternativë është detyrë e ditëve të ardhshme”, tha Habeck. Ministri gjerman parashikoi që kjo të jetë çështje ditësh.

Ekspertët janë të mendimit se një embargo e naftës, ndryshe nga ndalimi i furnizimit me gaz, do të ishte i menaxhueshëm për ekonominë gjermane. Këtë e konfirmon edhe një studim i porositur nga Greenpeace, në të cilin ekspertët arrijnë në përfundimin se rafineritë në Gjermani që tani mund të bëjnë pa importe nga Rusia. Rritja e çmimit të benzinës dhe naftës për ngrohje do të jetë e kufizuar.

Furnihzim me naftë nëpërmjet Gdanskut
Vetëm pak javë më parë, Habeck-u ishte shprehur kundër një hapi të tillë, të paktën nëse ai do të bëhej në mënyrë të njëanshme nga Gjermania. Në një rast të tillë, nuk do të kishim të bënim vetëm “me prishjen e rehatisë individuale”, por me “përçarje të vendit në përmasa të mëdha” ekonomike dhe sociale. Çdo sanksion duhet të projektohet në atë mënyrë që Gjermania të mund të “qëndrojë” për dy ose tre vjet, tha Habeck atëherë.

Në prag të vizitës së Habeck-ut në Varshavë, u tha se porti i Gdańskut në Poloni mund të luante një rol të rëndësishëm për të siguruar që Shvedti të furnizohej me naftë nëpërmjet anijeve. Një naftësjellës i rëndësishëm nga Rusia, i cili, sipas rafinerisë, së fundmi përmbante deri në dymbëdhjetë milionë tonë, pra, 25 për qind të kërkesës së Gjermanisë për naftë bruto, del në qytetin e Brandenburgut mbi Havel.

Edhe Polonia do të furnizohet nga Gjermania
Rafineritë e Schwedtit dhe Lojnas furnizojnë gjithashtu pjesë të Polonisë me benzinë ​​dhe naftë. Pala gjermane është e gatshme të furnizojë pjesë të Polonisë me naftë në të ardhmen, tha Habeck-u. Habeck-u përmendi edhe rezervën e emergjencës, e cila plotëson kërkesën e Gjermanisë për tre muaj. Deri atëherë me siguri do të gjendet një alternativö pör rafinerinë e Shvedtit.

Polonia ndërkohë po kërkon që BE-ja të shkëputet përfundimisht edhe nga gazi rus: “Ne e vlerësojmë gjestin e BE-së me embargon e qymyrit. Ne presim të njëjtën embargo për lëndët e para të tjera ruse – pa vonesa të panevojshme, këtu dhe tani”, tha ministrja e klimës Moskva.

Sidomos Gjermania dhe Austria vazhdojnë të hezitojnë për t’u shkëputur nga gazi rus nga frika e dëmeve të rënda ekonomike. Habeck tha kohët e fundit se Gjermaniamund shkëputet nga gazi rus vetëm në mesin e vitit 2024./DW/

Intervistë e Gerhard Schröder: nuk bën mea culpa – shkakton zemërim: “Kancelari i turpit”

Pavarësisht luftës në Ukrainë, Gerhard Schröder qëndron pranë mikut të tij Vladimir Putin.

Deklaratat e bëra nga ish-kancelari në një intervistë janë kritikuar ashpër edhe nga brenda partisë së tij.

Ish-kancelari Gerhard Schröder shkaktoi acarim dhe zemërim të konsiderueshëm në politikën gjermane me intervistën e tij në “New York Times”.

Ndër të tjera, ai vazhdoi të mos distancohej nga presidenti rus Vladimir Putin pavarësisht luftës në Ukrainë – dhe relativizoi përgjegjësinë e tij për krimet e luftës në qytetin ukrainas Bucha.

Reagimet e indinjuara nga brenda dhe jashtë vendit pasuan menjëherë.

Udhëheqësi i SPD-së së North Rhine-Westphalian dhe kandidati kryesor për zgjedhjet shtetërore, Thomas Kutschaty, sugjeroi që Gerhard Schröder të largohej nga partia.

“Unë nuk mendoj se e gjithë sjellja e Gerhard Schröder është në përputhje me vlerat bazë të SPD-së”, tha Kutschaty për të online. “Ai duhet të mendojë urgjentisht nëse dëshiron të jetë ende anëtar i SPD-së apo mbështetës i Putinit”. Ai është i kënaqur që tashmë ka një procedurë urdhëri partie në qarkun e Hanoverit kundër ish-kancelarit: “Nëse vetë Gerhard Schröder nuk shkon, është detyrë e komisionit të arbitrazhit të marrë vendimet e duhura”.

Politikani i CDU-së, Marco Wanderwitz, ish-komisioner i Qeverisë Federale për Evropën Lindore, e quajti Schröder një “Kancelar të turpit”:

Ai “haptas e mbështeti përsëri kriminelin rus të luftës”. Schröder e ka qenë mik i ngushtë me Putinin që kur ishte kancelar (1998-2005). Në intervistë ai theksoi se ishte ende i gatshëm të përdorte këtë lidhje të mirë për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës. “Unë kam përfaqësuar gjithmonë interesat gjermane. Bëj ç’të mundem. Të paktën njëra palë më beson”, thotë ish-kreu i SPD. Politikani i gjelbër Volker Beck kritikoi në Twitter: “Një ndërmjetës që është në listën e pagave të njërës anë. Vërtet?”/t-online.de

Ja kush është investitori – Afera e vitit/ Rama i fal Plazhin e Gjeneralit një kompanie private Nga Klodian Tomorri

 

Qeveria vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit për llogari të biznesve afër saj duke përdorur ligjin kontrovers të investimeve strategjike. Këtë herë kthetrat e grabitjes kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave. Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik. Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike. Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s. Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar. Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap./ MCN

Simbolizonte vëllazërinë mes Ukrainës dhe Rusisë- Pas 40 vitesh, nis prishja e monumentit “Harku i Miqësisë” në Kiev

Në Kiev ka nisur puna për çmontimin e një monumenti të “miqësisë ruso-ukrainase”. Monumenti i madh pranë lumit Dnieper u ngrit në vitin 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës dhe Rusisë.

Vilati Klitschko, kryebashkiak i Kievit, tha:

“Demontimi ka filluar sot dhe ne planifikojmë ta përfundojmë sonte. Ne po heqim skulpturën prej bronzi të dy punëtorëve, të instaluar në qendër të kryeqytetit ukrainas në vitin 1982.”

Rusia tani demonstroi “një dëshirë barbare për të shkatërruar shtetin tonë dhe ukrainasit paqësorë”, tha Klitschko.

Mpb

Për 40 vjet, dy figura kanë qëndruar në një kodër me pamje nga Kievi.

Tetë metra të larta dhe të derdhura në bronz, ato përshkruajnë dy punëtorë sovjetikë – njëri me gjoks të zhveshur, të dy me tipare të gdhendura në mënyrë të pamundur, duke mbajtur lart një simbol të BRSS. Ato u ngritën këtu nën një “Harku i Miqësisë” titani për të simbolizuar bashkëpunimin dhe vëllazërinë midis popullit të Rusisë dhe Ukrainës.

(BalkanWeb)

Shpërthimet në Transnistria, Moldavia e shqetësuar

Selia e ministrisë së sigurisë publike të republikës së vetëshpallur

VOAL- Shpërthimet në republikën e vetëshpallur, natyra e të cilave nuk është konstatuar, shkaktojnë frikën e zgjatjes së konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare të martën pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist pro-rus të Transnistria ngjallën frikën se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vendin e vogël të Evropës Lindore. Kreu moldav do të mbajë një konferencë shtypi pas takimit të sigurisë.

Në mëngjes, dy shpërthime dëmtuan një kullë radio dhe të hënën, autoritetet separatiste raportuan një sulm me granatë në një ndërtesë zyrtare në kryeqytetin rajonal Tiraspol. Të dyja incidentet nuk rezultuan me viktima.

Transnistria, pavarësia e vetëshpallur e së cilës nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, u nda nga Moldavia pas një lufte të shkurtër civile pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Territori, me një popullsi prej rreth 500,000 banorësh, është shumë i varur nga Rusia, e cila furnizon gaz falas dhe ka 1,500 personel ushtarak të dislokuar.

Cocieri, Moldavi: një fshat rebel në një rajon separatist

Qendra ruse e transmetimit të radios është prekur nga shpërthimet, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Dje, të hënën, edhe autoritetet e kësaj republike të vetëshpallur kishin deklaruar se selia e Ministrisë së Sigurisë Publike ishte skenë e një sulmi me granatëhedhës, i cili edhe në këtë rast nuk pati viktima.

Shpërthimet, origjina e të cilave nuk dihet, po ngjallin shqetësime në Moldavi, e cila tani ka frikë se mund të jetë gjithashtu viktimë e ofensivës ushtarake ruse.

Kremlini: “I shqetësuar”

Kremlini po “monitoron nga afër” situatën në Transnistri, zhvillimet e fundit të së cilës shkaktojnë “shqetësim”. Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit, sipas raporteve të agjencisë zyrtare ruse të lajmeve Tass. Aktualisht nuk janë planifikuar kontakte midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentes së Moldavisë Maia Sandu, tha Kremlini. rsi-eb


Send this to a friend