VOAL

VOAL

Eurodeputetja gjermane: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere, rrezikon procesin e anëtarësimit në BE

‘Euractiv’ bisedoi me eurodeputeten Viola Von Cramon-Taubadel pas samitit të BE-së të 23-24 qershorit në Bruksel, i cili u fokusua kryesisht tek çështja e zgjerimit, dhe ku pika kryesore ishte një takim kryesisht i pakënaqshëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe një ‘vendim historik’ për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.

Por Von Cramon-Taubadel, e quajti vendimin ‘shumë të lirë’ dhe jo me ndonjë vlerë të madhe praktike. Ajo thotë se bisedimet me liderët e Ballkanit Perëndimor, ishin ‘një dështim i plotë’, dhe një rezultati i tillë vetëm sa e lumturon presidentin rus Vladimir Putin.

Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel nga të Gjelbërit gjermanë, është nënkryetare e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Asociimit BE-Ukrainë, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian të Stabilizim Asociimit BE-Serbi.

Cili është mendimi juaj mbi atë që arriti ky samit ‘gjeopolitik’?

Më lejoni të shprehem hapur: Vendimi për Moldavinë dhe Ukrainën është shumë i lirë. Në një situatë gjeopolitikisht shumë të tensionuar, BE-së nuk i kushton asgjë t’i japë këtyre vendeve statusin e kandidatit. Por ato mund të mbeten përgjithmonë me këtë status në dhomën e pritjes, siç e kemi parë me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Statusi kandidat është më e pakta që mund të bëjnë liderët e BE-së, pa pasur asnjë detyrim financiar. Sigurisht, është mirë që të kemi një unitetet të BE-së ndaj ukrainasve, ndërkohë që këta të fundit po përballen me këtë luftë të tmerrshme.

Ndërkohë, vendi tjetër aspirant Gjeorgjia, ka një problem. Dikur ajo ishte gjithmonë e para, kur bëhej fjalë për reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoqërisë. Por tani gjeorgjianët kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar.

Dhe në vend se ta mbyllin hendekun, e kanë thelluar atë, duke e bërë të vështirë që Këshilli Evropian t’u japë atyre të njëjtin status si Ukraina dhe Moldavia. Është e drejtë që Tbilisit t’i  thuhet: kryej më parë detyrat e shtëpisë, dhe më pas do të të japim të njëjtin status kandidat siç kemi bërë për dy vendet e tjera.

Ndërkohë, le të hedhim një vështrim në Ballkanin Perëndimor. Çfarë arriti ky samit?

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ky samit ishte një dështim i plotë. Më duhet ta pranoj se jam shumë e zhgënjyer. Dhe kur Komisioni Evropian e quan veten ‘komision gjeopolitik’, gjykoj se kjo është një shaka e hidhur. Shikoni: I thirrën në Bruksel të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndim, dhe nuk u ofruan asgjë.

As Bosnje Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit. Më keq akoma: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk u lejuan të nisin negociatat e anëtarësimit, dhe as Kosova nuk përfitoi liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet prej 4 vitesh tashmë. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Nga kjo situatë, unë shoh të lumturohet vetëm një njeri: shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

A janë të mira apo të këqija nisma rajonale sikurse është ‘Ballkani i Hapur’, i udhëhequr nga Beogradi?

Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet as në standarde dhe kritere. Dhe nëse ecet përpara me këtë nismë, do të minohet procesi i anëtarësimit në BE i bazuar në merita. Ndaj unë nuk do e mbështes atë.

Nga ky samit mungoi mesazhi i qartë, se Serbia duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së, dhe t’u bashkohet sanksioneve të saj kundër Rusisë. Pse?

Ndoshta, dhe këtë e kam dëgjuar kohët e fundit edhe nga shoqëria civile në Beograd, ata nuk duan që t’i shkëmbejnë sanksionet me parimet demokratike. Liderët e BE-së kishin shumë frikë se nëse ushtroni shumë presion për sanksionet, atëherë duhet të hiqnin dorë nga parimet demokratike, liria e medias, pluralizmi partiak e kështu me radhë.

Prandaj unë nuk jam shumë e befasuar që mungoi një mesazh i tillë. Argumenti i vërtetë ndaj Serbisë duhet të jetë: nëse ju nuk përputheni me politikën tonë të jashtme, atëherë ne do të pezullojmë fondet. Por unë nuk kam dëgjuar askënd që ta thotë këtë.

Po në lidhje me idenë e Macron për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian?

Nëse doni vërtet të krijoni diçka për një Evropë më të gjerë, kjo është pozitive. Por unë kam dëgjuar se ka shumë shqetësim se ky format i ri, mund të jetë si një ‘dhomë pritjeje’ e përhershme për të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Dhe kjo ngre shqetësime serioze.

Më e pakta që mund të them, është se ky koncept ka nevojë për një ri-përcaktim më të qartë. /abcnews

Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, Borrell: Vendet e Ballkanit kanë të drejtë, të heqim veton në vendimmarrje

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherazi zëvendës president i Komisionit Evropian, mendon se vendimmarrja me unanimet në BE (vendosja e vetos) duhet ndryshuar. Kjo për shkak se sipas tij me vende unike që bllokojnë vendimmarrje të rëndësishme po cenohet rëndë besueshmëria e Bashkimit Evropian. Ky qëndrim i z. Borrell vjen disa ditë pasi dështoi Këshilli Evropian që të bënte Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që penalizoi edhe Shqipërinë. Menjëherë pas këtij vendimi ishte Kryeministri Rama që kërkoi të ndryshojë mënyra se si BE merrte vendimet.

Borrell në shkrimin e tij të sotëm, të botuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, shprehet se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes.

“Gjatë viteve, ne kemi parë shumë raste kur shtetet anëtare ishin të ndara për çështje të politikës së jashtme. Dhe në parim është normale që ne kemi pikëpamje të ndryshme për të filluar, duke pasur parasysh dallimet tona në histori, gjeografi dhe kulturë strategjike politike. Por ajo që ka rëndësi në jetën politike nuk është se si nis një diskutim, por si përfundon ai. Fuqia e sistemit të BE-së ka qenë gjithmonë që disi t’i kthejë ndarjet në marrëveshje. Dhe këtu ka shumë rëndësi nëse një vendim merret me unanimitet apo me shumicë të cilësuar votash. Nëse vendet e dinë paraprakisht se vendimi përfundimtar mund të merret me shumicë votash të cilësuar, ato kanë një nxitje të fortë për të negociuar dhe për të formësuar konsensusin. Nëse ata e dinë se mund të bllokojnë gjithçka, nuk kanë një nxitje për të investuar në një kompromis të shëndetshëm”, shkruan përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

“Ne kemi parë dinamikë të ngjashme në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një vend që bllokon atë që të gjithë të tjerët mund të bien dakord – përsëri me pasoja negative për besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së”, vijon shkrimi i tij.

Sipas komisionerit Borrell vendet e Ballkanit Perëndimor, me të drejtë, kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të tyre të gjykohet sipas meritave të tyre.

“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet më parë që BE-ja deklaroi në Selanik se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së”, kështu që një shkallë e caktuar padurimi nga ana e tyre, për të thënë të paktën, është e kuptueshme. Zgjerimi i BE-së me ato vende që janë të gatshme dhe të aftë për të përmbushur kushtet nuk është një “favor” apo një lëshim. Është në interesin tonë strategjik”, shkruan ndër të tjera Joseph Borrell./dita

Sulmet me raketa në Odessa

Qyteti jugor i Ukrainës u godit natën mes të dielës dhe të hënës: të paktën gjashtë persona u plagosën

 

VOAL- Vazhdojnë lëshimet e raketave ruse drejt territorit ukrainas. Pas bombardimeve të fundjavës në Kiev dhe zona të tjera përreth kryeqytetit ukrainas, forcat ruse filluan një sulm, në natën mes të dielës dhe sot, të hënën, në rajonin jugperëndimor të Odessa duke përdorur bombarduesit Tu-22M. Kështu raporton agjencia Ukrinform, duke cituar autoritetet lokale.

Gjithashtu sipas burimeve lokale të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, njoftoi këshilli i qytetit të Odessa në Telegram.

“Pas një sulmi me bomba në një zonë të banuar të një fshati, disa shtëpi dhe objekte të tjera janë shkatërruar dhe kanë marrë flakë, në një sipërfaqe prej rreth 500 metra katrorë”, thuhet në shënimin e marrë nga agjencitë e lajmeve.

Vladimir Putin në lëvizje

Ndërkohë, televizioni shtetëror rus raportoi se presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin këtë javë, udhëtimi i parë i kreut të Kremlinit jashtë shtetit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kanali 1 i Rossiya shpjegoi se Putin do të vizitojë dy shtetet e vogla të ish-Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore dhe më pas do të takohet me presidentin indonezian Joko Widodo në Moskë. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti shtoi se Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin bjellorus të Grodno më vonë këtë muaj dhe të marrë pjesë në një forum me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.
Kompanitë japoneze janë ende në Rusi

Më pak se 3% e kompanive japoneze në Rusi kanë vendosur të tërhiqen nga ai treg pas pushtimit të Ukrainës, përqindja më e ulët midis vendeve të G7. Kjo është dëshmi e një sondazhi të Teikoku Databank, i porositur nga Shkolla e Menaxhimit të Universitetit Yale, në SHBA, ku përfshiheshin 1300 kompani në mbarë botën. Nga 168 kompanitë japoneze që operojnë në Rusi, vetëm 4, ose 2.4%, dolën nga tregu, shumë më poshtë se 48% e kompanive britanike, 33% e kompanive kanadeze dhe 29% e kompanive amerikane. rsi-eb

Norvegjia kujton viktimat e sulmit terrorist

Banorët në Oslo duke përqafuar njëri-tjetrin, pas sulmit të 25 qershorit.

RFE/RL

Norvegjia mban të dielën një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e sulmit që ka ndodhur në Oslo, në orët e para të 25 qershorit.

Autoritetet dyshojnë që sulmi ka qenë akt “i terrorizimit islamik”.

Dy njerëz kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në tri lokacione në kryeqytetin norvegjez, Oslo, duke përfshirë një bar të homoseksualëve.

Princi norvegjez i kurorës, Haakon dhe princesha e kurorës, Mette-Marit, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e 26 qershorit në Katedralen e Oslos, bashkë me kryeministrin, Jonas Gahr Støre, kanë raportuar mediat norvegjeze.

“Kjo gjë ka shkundur gjithë shoqërinë tonë”, është cituar të ketë thënë përfaqësuesi i kishës, Kristin Gunleiksrud Raaum, kanë raportuar mediat në Norvegji.

Ky incident ka rezultuar me anulim të Paradës së Krenarisë, për të caktuar një ditë tjetër më vonë gjatë vitit.

I dyshuari, i cili është arrestuar pak pas sulmit, është përshkruar si një burrë norvegjez, 42-vjeçar, me prejardhje iraniane, i cili veçse ka qenë i njohur nga shërbimet kundër-terrorizmit.

Shërbimet e sigurisë në Norvegji kanë rritur alarmin në nivelin më të lartë, pas kryerjes së këtij sulmi.

Shefi i sigurisë, Roger Berg, e ka konsideruar sulmin “akt terrorist islamik” dhe ka thënë se i dyshuari ka pasur “histori të gjatë të dhunës dhe kërcënimeve” si dhe problemeve me shëndetin mendor.

John F. Kennedy, Presidenti i 35-të i SHBA : Ich bin ein Berliner 26 Qershor, 1963 Shqipëroi Elida Buçpapaj

“Ich bin ein Berliner”, është shprehja e famshme e shqiptuar në gjermanisht nga Presidenti i 35-të i SHBA John F. Kennedy më 26 Qershor 1963 në Rudolph Wilde Platz përpara Bashkisë së Schöneberg-ut, që asaj kohe ishte selia e bashkisë së Berlinit Perëndimor, përpara 450 mijë gjermanëve, 22 muaj pas ndërtimit nga sovjetikët të Murit të Berlinit për të ndaluar masat e emigracionit drejt Gjermanisë Perëndimore.

——-

Unë jam krenar që kam ardhur në këtë qytet si mik i kryetarit të nderuar të bashkisë suaj, që ka simbolizuar në gjithë botën shpirtin luftarak të Berlinit Perëndimor.

Unë jam krenar që po vizitoj Republikën Federale me Kancelarin tuaj të shquar i cili për shumë vite është duke udhëhequr Gjermaninë drejt demokracisë, lirisë dhe progresit.

Për të ardhur këtu jam në shoqërinë e miku tim Amerikan, Gjeneralit Clay, që ka qenë në këtë qytet gjatë momenteve të mëdha të krizës dhe do të vijë përsëri nëse është e nevojshme ndonjëherë.

Dy mijë vjet më parë mburrja më krenare do të qe të deklaroje se je qytetar romak (civis Romanus sum).

Sot, në botën e lirë, mburreja më kryelartë është të thuash: “Jam një Berlinas” –“Ich Bin Ein Berliner.”

E vlerësoj përkthyesin që është duke përkthyer gjermanishten time.

“Ka shumë njerëz në botë që me të vërtetë nuk e kuptojnë – ose të paktën ashtu thonë, se cili është ndryshimi midis botës së lirë dhe botës komuniste.

Le të vijnë ata në Berlin.

Ka disa që thonë se ‘komunizmi është e ardhmja’.

Le të vijnë ata në Berlin.

Janë disa në Europë e gjetiu që thonë se për ta është e mundur të bashkëpunosh me komunistët.

Le të vijnë ata në Berlin.

Dhe janë disa të tjerë që thonë se, po, është e vërtetë se komunizmi është system i djallit, por të lejon që të bësh progress ekonomik.

Lass’ sie nach Berlin kommen.

Le të vijnë ata në Berlin.

Liria ka shumë vështirësi dhe demokracia nuk është një sistem i perfekt, por ne kurrë nuk kemi ndërtuar mure që t’i mbajmë njerëzit tanë të rrethuar, të izoluar e të ndarë.

Ne nuk jemi të detyruar kurrë që të ndërtojmë mure per t’i penguar njerëzit tanë që të lëvizin lirisht.

Dua t’ju them, në emër të bashkatdhetarëve të mi, të cilët jetojnë shumë milje larg në anën tjetër të Atlantikut, që janë shumë larg nga ju, por ata janë krenarë, sepse ndajnë me ju, edhe në distancë, historinë e këtyre 18 viteve.

Unë nuk di asnjë vend, asnjë qytet, që paçka se është i rrethuar për 18 vitesh, jeton me vitalitetin, forcën, shpresën dhe vendosmërinë e qytetit të Berlinit Perëndimor.

Ndërsa ky mur është demonstrimi më i qartë dhe i gjallë i dështimeve të sistemit komunist, që e sheh e gjithë bota dhe që ne nuk e pranojmë me asnjë çmim, ashtu si tha edhe Kryetari juaj i bashkisë, ky mur është një shkelje dhe ofendim jo vetëm ndaj historisë, por edhe kundër njerëzimit, sepse ndan familjet, ndan burrat dhe gratë, vëllezërit dhe motrat, ndan një popull që dëshiron të jetë i bashkuar.

E vërteta e këtij qyteti është e verteta e Gjermanisë dhe paqja e vërtetë në Evropë nuk mund të jetë e sigurt kurrë, për deri sa njërit prej katër gjermanëve i mohohet e drejta elementare e njeriut të lirë, që është e drejta të ketë mundësi të vendosë vetë për fatin e tij.

Gjatë këtyre 18 viteve paqe dhe mirëbesim, ky brez dhe kjo gjeneratë e gjermanëve ka fituar të drejtën të jetë e lirë, ku përfshihet edhe e drejta e bashkimit të familjeve dhe kombit të tyre në një paqe afatgjatë e të qendrueshme, me vullnetin e mirë të të gjithë njerëzve.

Ju jetoni në një ishull të mbrojtur të lirisë, por jeta juaj është pjesë e së tërës. Atëhere lejomëni, si një miku juaj që jam, t’ju kërkoj t’i ngrini sytë e të shihni përtej rreziqeve të së sotmes, shpresat e së nesërmes, përtej lirisë të qytetit të Berlinit, dhe lirisë të Gjermanisë, për lirinë dhe progresin në të gjithë botën, përtej këtij muri ditën me paqe dhe drejtësi, përtej nesh, vetes sonë për të gjithë njerëzimin.

Liria është e pandashme.

Dhe kur një njeri i vetëm është i skllavëruar, asnjë nuk është i lirë. Kur të gjithë të jenë të lirë dhe ne shpresojmë që të vijë ajo ditë kur ky qytet të bashkohet në një, edhe ky vend, edhe i gjithë kontinenti i Europës në një botë me paqe dhe me shpresë. Kur më në fund ajo ditë do të vijë, dhe do të vijë patjetër, banorët e Berlinit Perendimor do të shfaqin në mënyrë të përmbajtur kënaqësinë se ishin në vijën e parë të frontit për gati dy dekada

Të gjithë njerëzit e lirë, kudo qofshin, ngado ku jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, dhe prandaj, edhe unë si një qytetar i lirë, ndihem krenar dhe e them me mburrje: “Ich bin ein Berliner”. – Se unë jam një Berlinas. /Shqipëroi Elida Buçpapaj

KN-C29248 26 June 1963 President Kennedy’s address to the people of Berlin. Rudolph Wilde Platz, West Berlin, Federal Republic of Germany. Photograph by Robert Knudsen, White House, in the John F. Kennedy Presidential Library and Museum, Boston.

Ukraina nuk gjen qetësi, Kievi sulmohet me një “lumë” raketash në nisje të së dielës

Disa shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Kiev. Sulmet ndodhën në orën 6:30 me orën lokale.

The Kiev Independent raporton për tre shpërthime dhe janë shkaktuar nga raketat ruse.

Paralajmërimi për sulmin ajror ka rënë disa herë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, vetëm pak kohë pasi dukej se Kievi ishte “zhdukur” nga shënjestra e Rusisë.

“Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenkivsky. Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat ndërhynë në vend,” shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në një telegram.

Ndërkohë, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko shkroi në Twitter: “Janë dëgjuar katër shpërthime, tani ka tym të zi mbi qytet. Raketat kanë goditur ndërtesat e banimit, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme”. bw

Në Kiev vendoset shtetrrethimi

Një shtëpi e bombarduar në Kiev

Ndalohet qëndrimi në rrugë qoftë me transport publik, qoftë në këmbë. Ndërkohë, sipas ukrainasve nga Bjellorusia, raketat po lëshohen kundër Chernihiv.

 

VOAL- Në rajonin e Kievit, shtetrrethimi është rivendosur, nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit. Kjo u bë e ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit të kryeqytetit Oleksiy Kuleba.

“Ju kujtojmë se shtetrrethimi ndalon qëndrimin në rrugë, vizitën në vende të tjera publike, lëvizjen nëpër qytet me transport publik ose në këmbë. Me përjashtim të autorizimeve specifike. U kërkoj banorëve të respektojnë kufizimet e përkohshme për sigurinë e tyre. qëllimi është që të lejohet kthimi sa më i shpejtë i banorëve “të cilët kanë ikur që nga fillimi i luftës”, shpjegoi ai.

Kiev, nga Bjellorusia raketat kundër Chernihiv

Disa raketa do të ishin lëshuar nga Bjellorusia në drejtim të rajonit kufitar Chernihiv. Këtë e ka bërë të ditur sot, të shtunë, ushtria ukrainase. Sipas një shënimi të inteligjencës ukrainase, sulmet e sotme janë një përpjekje e Moskës për të përfshirë ushtrinë e Lukashenkos në luftë.

Rusët raportuan shërbimet e Kievit, ata operuan drejtpërdrejt nga territori i Bjellorusisë: u përfshinë gjashtë avionë Tu-22M3 të cilët lëshuan 12 raketa lundrimi X-22.

Zona e nisjes është ajo e qytetit Petrykov, jo shumë larg Mozyr, rreth 50-60 kilometra nga kufiri shtetëror ukrainas. Avionët u ngritën nga aeroporti Shaykovka në rajonin Kaluga të Rusisë. Pastaj përmes Territorit Kaluga dhe Rajoneve Smolensk ata hynë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Pas lëshimit të raketave në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy, ata u kthyen në aeroportin Shaykovka në Rusi, shpjegoi inteligjenca. “Ky është rasti i parë i një sulmi ajror kundër Ukrainës drejtpërdrejt nga territori i Bjellorusisë. Bombardimi i sotëm lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet e autoriteteve të Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë në luftën në Ukrainë si një luftënxitëse të drejtpërdrejtë”, thuhet në deklaratë.

Një breshër raketash goditi Ukrainën gjatë natës. Një instalim ushtarak pranë Lviv në perëndim të vendit u vu sërish në shënjestër. rsi-eb

Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia

RFE/RL

Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima.

Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe Bjellorusia, sikurse Rusia, është përballur me sanksione të Perëndimit.

“Sulmet e sotme janë të lidhura drejtpërdrejt me përpjekjet e Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë si bashkëluftëtare në luftën në Ukrainë”, ka thënë shërbimi ukrainas i inteligjencës.

Sulmet kanë ndodhur para një takimi të planifikuar për të shtunën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

‘Nëse i marrim këto armë, do e fitojmë luftën’- Flet kryediplomati ukrainas

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Në funksion të sulmeve masive ruse në Ukrainën lindore, qeveria ukrainase po kërkon dërgesa më të shpejta të armëve të rënda.

Në një intervistë për BILD, ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitri Kuleba tha: “I bëj thirrje Gjermanisë dhe partnerëve të tjerë të përshpejtojnë dërgimin e armëve të rënda. Ju do bëni një ndryshim të vërtetë. Çdo armë na forcon dhe na mundëson t’i afrohemi ditës kur do të fitojmë paqen për veten dhe për të gjithë Europën”.

Më urgjentisht, vendi i tij ka nevojë për sisteme MLRS dhe artilerie 155 mm, thotë Kuleba për BILD. “Është e vërtetë që municionet e kalibrit sovjetik po mbarojnë, por rezervat tona të municioneve të kalibrit të NATO-s po rriten me shpejtësi. Ne kemi nevojë për më shumë sisteme për t’i përdorur ato”.

Por a po e humb aktualisht Ukraina betejën në Luhansk dhe në Donbas?

Kuleba: “Forcat ukrainase po përparojnë në disa vende në vijën e frontit, rusët në vende të tjera. Është një vijë e madhe fronti në luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe është e kuptueshme që terreni po ndryshon duart, ne po bëjmë përparime, por edhe po tërhiqemi”.

Dhe më tej: “Ka disa pjesë të vijës së frontit ku është tepër e vështirë për forcat e armatosura ukrainase të përballojnë terrorin e artilerisë ruse. Nuk mendoj se kjo është një arsye për të nxjerrë ndonjë përfundim. Lufta vazhdon dhe Ukraina është e vendosur ta fitojë atë. Dhe e vetmja arsye për problemet e fundit në rajonin e Luhanskut është se Rusia i është drejtuar terrorit barbar me artileri, ndërsa ne nuk kemi artileri të mjaftueshme për t’iu kundërvënë tyre”.

E thënë shkoqur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nëse Perëndimi i furnizon me armët që nevojiten, Ukraina do e fitojë këtë luftë!

Sepse në këtë mënyrë zhduket avantazhi aktual i terrorit të artilerisë ruse.

Kuleba shpjegon: “Ata kanë një avantazh në artileri dhe po e përdorin në maksimum. Por ky është avantazhi i tyre i vetëm. Nëse marrim një numër të mjaftueshëm armësh të rënda dhe sisteme moderne artilerie, do të jemi në gjendje ta kthejmë valën në favorin tonë”.

Bilanci i Kulebës pas katër muajsh luftë: “Ukraina ka dëshmuar se është e aftë të luftojë dhe të fitojë beteja. Pengesat aktuale në prokurimin e armëve të rënda nuk do ta dobësojnë vendosmërinë tonë. Ukraina do ta fitojë këtë luftë”.

syri.net

Shërbimi sekret ukrainas shkatërron një rrjet spiunazhi: Punonin për GRU, i përfshirë edhe një deputet ukrainas

Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkatërruar një rrjet agjentësh që punonin për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse të GRU, në të cilin ishte përfshirë edhe deputeti ukrainas Andrij Derkaç.

Ligjvënësi ukrainas u akuzua më parë nga Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit të kaluar si agjent rus dhe vendosi sanksione ndaj tij. Portali Ukrainian Truth shkroi për këtë.

Sipas Shërbimi sekret ukrainas, Derkach krijoi një rrjet të kompanive private të sigurisë për të ndihmuar forcat ruse të marrin kontrollin e Ukrainës pasi pushtimi filloi në shkurt të këtij viti.

SBU sqaroi se kishte arritur të shpërbënte rrjetin e inteligjencës ruse në fillim të luftës aktuale kur arrestoi këshilltarin e Derkach, Ihor Kolesnikov.

Sipas këshilltarit të SBU, kompanitë e Derkach duhej të siguronin kalimin e pajisjeve ushtarake ruse në qytetet e Ukrainës.

(BalkanWeb)

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor “dështim i plotë”

RFE/RL

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) – Ballkani Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, von Ceamon ka theksuar të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel, por atyre nuk u dhanë asgjë.

“Ky samit BE-Ballkani Perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Ajo ka shtuar se as Bosnjë e Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan në samitin e mbajtur në Bruksel, më 23 qershor.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u ankuan për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian njoftoi se u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bllok.

Bullgaria votoi kundër vetos, Varhelyi: Tani i takon BE-së të hapë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për vendimin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se tani vendimi i takon BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.

olivervarhelyi

Parlamenti i Bullgarisë votoi të premten për heqjen e vetos që ka bllokuar prej kohësh bisedimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendimi u miratua me 170 vota për dhe 37 kundër në Parlamentin prej 240 anëtarësh, tha nënkryetari i këtij institucioni, Atanas Atanasov.

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Twitter.

“Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shkroi Michel në Twitter.

Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar për muaj të tërë për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun 27-anëtarësh.

Aderimi në BE, një proces i ngarkuar politikisht dhe ligjërisht kompleks, mund të zvarritet për vite apo edhe dekada. rel

PE miraton raportin e KE-së për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin e KE-së në të cilin i kërkohet Këshillit Europian që t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.

Deputetët kanë pohuar se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet “një strukturuar e bazuar në meritë.”bw

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

RFE/RL

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se në BE ka një atmosferë gatishmërie për të ripërtërirë procesin me Ballkanin Perëndimor.

Michel konfirmoi se prioriteti kryesor i BE-së tani për tani është hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe vazhdimi i kontakteve intensive me Bullgarinë, për të dhënë dritën jeshile për fillimin e procesit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane.

“Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo (anëtarësimi në BE) të ndodhë”, theksoi kancelari gjerman.

Pritjet e Kosovës – liberalizimi i vizave

Nga Kosova në këtë takim po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani.

Para samitit, Osmani u tha gazetarëve se Kosova synon që në samit të theksojë që e ka vendin në Bashkimin Evropian.

“Ne e kemi vendin këtu, në mes të familjeve të kombeve evropiane, ku kemi kontribuar me shekuj. Ne kemi nevojë një mesazh të unifikuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë të lihet për keqdashësit, natyrisht që do ta përdorin”, tha Osmani.

Pritjet e opinionit kosovar nga samiti kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Vërehet se ka rritje të mbështetjes që liberalizimi të bëhet sa më shpejt, por nuk ka pasur indikacione konkrete se kjo do të mund të përfshihej edhe në dokumentet e samitit.

Infografikë

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

E pyetur nëse ka shpresa se në këtë samit do të ketë përparime në procesin e liberalizimit të vizave, Osmani tha se shpreson, por nuk dëshiron të nxisë pritje nga njerëzit.

Ndërkaq, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka paralajmëruar se do të ngritë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit, si dhe në takimin tradicional që ajo ka me Këshillin Evropian.

“U takova me presidenten e Kosovës. Ishte qëndrim i qartë për pozicionin që fuqishëm kemi miratuar nga ky Parlament për liberalizim e vizave që duhet t’i jepet Kosovës. Kemi qenë dhe do të mbetemi të zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Edhe pse ka pasur paralajmërime se ky samit do të bojkotohet nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, edhe këto vende kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.

Rama: Bullgaria ka kidnapuar dy vende të NATO-s

Para samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli lidhur me veton bullgare që ende po e pengon avancimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

 

“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, kidnapon dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Evropë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme”, tha ai.

Rama foli edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, duke e quajtur shumë të nevojshme.

“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë derisa rruga e integrimit (për në BE) do të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajonin tonë, sepse nuk duhet ta lëmë rajonin të mbetet prapa. Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”, tha Rama.

Vuçiq: Nuk pres asgjë

Para gazetarëve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që t’i nënshtrohet sërish presionit për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe deklaroi se ata që e ngrenë këtë çështje do të “marrin përgjigjen e tij”.

“Ne tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë në OKB dhe mbështesim Ukrainën territoriale, ashtu siç mbështesim integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk është rasti me shumë anëtarë të BE-së”, tha Vuçiq në fillim të samitit. I pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Vuçiq është përgjigjur shkurt: “Asgjë”.

Përpara takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviw tha se ai pret që BE-ja të përsërisë angazhimin e saj për të vazhduar procesin e Bashkimit Evropian dhe të krijojë parakushte për integrimin e parashikueshëm të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjithashtu, është paralajmëruar se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të garës do të jetë mundësia e dhënies së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.

Në fund të samitit, sonte vonë, liderët do të miratojnë konkluzionet në të cilat, për herë të parë pas një kohe të gjatë, do të konfirmojnë “angazhimin e qartë për perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE” dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit i anëtarësimit.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e përgatitur për miratim në këtë samit.

Në këtë dokument, një paragraf i veçantë i është kushtuar edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zgjidhjes së mospajtimeve bilaterale mes vendeve të rajonit.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën për arritjen e progresit të dukshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale dhe rajonale, në veçanti në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në këtë draft.

Vjena është qyteti më i pëlqyer në botë

 

VOAL- Vjena renditet e para në renditjen e qyteteve më të pëlqyera në botë, si në vitin 2018 dhe 2019, sipas renditjes së The Economist të publikuar të enjten ku përjashtohet Kievi i goditur nga sulmi rus, ndërsa Moska përjashtohet.

Ekspertët vlerësuan stabilitetin e Vjenës, ofertat e saj arsimore dhe mjekësore, si dhe cilësinë e infrastrukturës së saj me rezultatin maksimal prej 100 nga 100.

Evropa dominon kryesisht në top 10 me gjashtë qytete, duke përfshirë Kopenhagen (2) dhe Zyrih (3), Gjenevë (6), Frankfurt (7) dhe Amsterdam (9). Kanadaja është e përfaqësuar mirë me tre qytete: Calgary (vend i tretë, pikë të barabarta me Zyrihun), Vankuver (5) dhe Toronto (8).

Parisi është në vendin e 19-të, Londra në vendin e 33-të, Barcelona është vetëm e 35-ta, tetë vende përpara Madridit. Milani është në vendin e 49-të, Nju Jorku në vendin e 51-të dhe Pekini në vendin e 71-të. rsi-eb

Presidentja e PE-së: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

 

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e ka cilësuar si historike ditën e sotme kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Duke folur në emër të eurodeputetëve, Metsola tha se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhin, raporton Gazeta Express.

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Europian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Europian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Ajo tha se zgjerimi duhet parë edhe në hijen e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe që BE-ja të për të vendosur siguri gjeopolitike.

Çfarë pritet sot dhe nesër nga Samiti i BE-së?

Rikard Jozwiak

Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet statusi i kandidatit për në Bashkimin Evropian, ndërsa Gjeorgjia duhet të plotësojë një sërë kushtesh përpara se të merret në konsideratë pët statusin e kandidatit.

Në një samit në Bruksel më 23-24 qershor, liderët e të 27 shteteve të BE-së do të shqyrtojnë të tri kërkesat për statusin e kandidatit.

Por, përveç atyre zhvillimeve të mundshme, ka zhvillime të tjera kryesore që ia vlen të shikohen nga afër.

Statusi i miratuar i kandidatit për Ukrainën, Moldavinë… por jo për Gjeorgjinë

Të gjitha indikacionet sugjerojnë se udhëheqësit e BE-së do të miratojnë rekomandimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian javën e kaluar.

Kjo do të thotë se Ukraina dhe Moldavia do të marrin statusin e kandidatit në mbrëmjen e 23 qershorit, por duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të avancuar më tej në rrugët e tyre përkatëse të pranimit.

Gjeorgjia, nga ana tjetër, së pari do të përballet me një sërë kushtesh përpara se vendi të arrijë statusin e kandidatit.

Ndoshta, megjithatë, pjesa më interesante në draftin e fundit të samitit të BE-së të parë nga Radio Evropa e Lirë është një fjali në lidhje me Ukrainën dhe Moldavinë që thotë: “Këshilli [Evropian] do të vendosë për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha këto kushte.”

A do të thotë kjo se Ukraina dhe Moldavia do të jenë gati për të hapur bisedimet e pranimit pasi të plotësohen këto kushte? Apo do të thotë se do të vendosen edhe më shumë kushte përpara çdo hapi të mëtejmë?

Kjo do të ishte hera e parë që BE-ja do të jepte statusin e kandidatit, por gjithashtu do t’i bashkëngjiste kushte, kështu që Ukraina dhe Moldavia do të ishin në një territor shumë të paeksploruar.

Përsëri zhgënjim i mundshëm për Ballkanin Perëndimor

Derisa liderët e BE-së ka të ngjarë të ndërmarrin hapin historik për të treguar se Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia një ditë do të jenë pjesë e bllokut, ata që shpresojnë në të ardhmen Ballkanit Perëndimor në BE, mund të përballen me një samit tjetër zhgënjyes.

Udhëheqësit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të jenë të gjithë në Bruksel për të takuar homologët e tyre të BE-së më 23 qershor për një takim të Ballkanit Perëndimor para samitit më të madh.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Turqia janë të gjitha vende kandidate zyrtare për t’u anëtarësuar në BE, megjithatë Bosnja dhe Kosova janë vetëm vende kandidate potenciale.

Më 21 qershor, kryeministri shqiptar, Edi Rama, pyeti nëse do të kishte kuptim që ata të paraqiteshin, nëse takimi rezulton në një tjetër “jo”, pas tubimeve të ngjashme ku Brukseli nuk ia ndau asnjë lajm të mirë.

Ai ka konfirmuar praninë e tij, edhe pse atmosfera në mesin e vendeve aspirante të Ballkanit është më shumë se paksa e dobët.

Ka ende një shans që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të mund të rregullojnë dallimet e tyre përpara ose gjatë samitit, në mënyrë që Shkupi, së bashku me Shqipërinë, të marrin një dritë jeshile për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Por, Bosnje-Hercegovina nuk do të marrë statusin e kandidatit, pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së besojnë se nuk ka kryer reforma të mjaftueshme në vitet e fundit.

Kurse, shpresat e Kosovës për të marrë përfundimisht liberalizimin e vizave duket se do të shuhen edhe pse mund të ketë një angazhim për të nisur procesin politik në atë front më vonë në vjeshtë.

Infografikë

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

Bashkësia e re Politike Evropiane e Macronit

Ky samit do të jetë i fokusuar në zgjerimin e BE-së, por ideja e rritjes së anëtarësimit në klub ende i bën disa vende, veçanërisht në pjesën perëndimore të BE-së, paksa të turbulluara.

Kjo është arsyeja pse liderët e BE-së do të diskutojnë gjithashtu idenë e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për një Bashkësi e re Politike Evropiane gjatë darkës më 23 qershor.

Dokumenti francez, i shpërndarë në Bruksel javën e kaluar, bën thirrje për krijimin e një organi të ri politik me kompetenca vendimmarrëse, i cili do të mblidhet disa herë në vit në nivele të ndryshme politike dhe do të jetë i hapur për të gjitha shtetet evropiane “që ndajnë një grup të përbashkët të vlerave demokratike”.

Ndërsa Parisi është përpjekur shumë të shpjegojë se ky krijim i ri nuk do të ishte një zëvendësim për zgjerimin e BE-së, disa vende janë shumë të kujdesshëm, nga frika se Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeteshin përgjithmonë në një lloj “gjysme të rrugës” të BE-së.

Prisni disa shkëmbime të nxehta për këtë, veçanërisht me një president francez që vjen nga një zhurmë e vërtetë në zgjedhjet parlamentare gjatë fundjavës dhe mund të mos jetë shumë i prirur për kompromis.

Idetë për Rusinë po mbarojnë

Një pjesë e madhe e samitit, kuptohet, do t’i kushtohet luftës së Rusisë kundër Ukrainës – por ka një ndjenjë të veçantë, brenda dhe jashtë Brukselit, se bllokut po i mbarojnë idetë e reja.

Do të ketë një thirrje për të rritur më tej mbështetjen ushtarake për Kievin dhe për t’i dhënë Ukrainës një paketë tjetër ndihme financiare me vlerë deri në 9 miliardë euro.

Kur bëhet fjalë për grurin e ngecur në portin e Odesës, për shkak të një bllokade detare ruse, shumë në Bruksel ende shpresojnë se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mund të jetë në gjendje ta zgjidhë çështjen.

Dhe, në lidhje me kërcënimet e zëshme të Moskës kundër Lituanisë për bllokimin e mallrave ruse të sanksionuara nga BE-ja për të hyrë në enklavën ruse të Kaliningradit, ka ende diskutime nëse ndonjë mbështetje me shkrim për Vilniusin do të hyjë në deklaratën përfundimtare.

Edhe në lidhje me sanksionet, lodhja është e dukshme në korridoret e pushtetit të Brukselit.

Pasi ka pasur vështirësi për të miratuar rundin e fundit të masave kufizuese, veçanërisht një embargo ruse të naftës me zbrazëtira të shumta, projekt-teksti është mjaft i paqartë: “Puna do të vazhdojë për sanksionet, duke përfshirë forcimin e zbatimit dhe parandalimin e anashkalimit”.

Përgatiti: Doruntina Baliu

Rusia nis sulmet me raketa në Harkiv. Zelensky bën thirrje për armatime të rënda

Ekipet e shpëtimit përpiqen të shuajnë një zjarr pas bombardimeve në një nga zonat industriale në rajonin e Harkivit, Ukrainë, 20 qershor 2022.

RFE/RL

Dy ditët e fundit, Rusia ka nisur sulme të reja me raketa në qytetin ukrainas të Harkivit, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm të taktikave nga Moska.

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona u vranë më 22 dhe 23 qershor në qytetin e dytë më të madh të vendit, i cili shtrihet pranë kufirit rus.

Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha në një mesazh video se qëllimi i sulmeve është të “terrorizojnë popullsinë” e qytetit. Ai gjithashtu pretendoi se sulmet janë një përpjekje e Rusisë për të devijuar trupat ukrainase nga rajoni kyç i Donbasit.

“Ideja është të krijohet një problem i madh për të na shpërqendruar dhe për të na detyruar të devijojmë trupat,” tha Arestovych. “Unë mendoj se do të ketë një përshkallëzim të situatës.”
Qyteti ‘ferr’: Beteja për kontrollin e Severodonjeckut
Fotogaleri
Qyteti ‘ferr’: Beteja për kontrollin e Severodonjeckut

Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si “ferr”.

Ndërkohë, forcat ruse kanë arritur të marrin vendbanimet Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka në jug të dy qyteteve të Ukrainës, Lisiçanskut dhe Severodonjeckut, të cilat janë fokusi i ofensivës ruse në rajon, deklaroi të enjten guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai.

Forcat ukrainase vazhdojnë mbrojtjen e Severodonjeckut dhe vendbanimeve aty pranë të Zolote dhe Vovchoyrovka, tha ai.

Sulmet e shumta ajrore dhe të artilerisë së Moskës kanë për qëllim shkatërrimin e të gjithë rajonit të Donbasit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy teksa u ka kërkuar aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë dërgimin e armëve të rënda për t’i bërë ballë Rusisë në fushën e betejës.

“Në Donbas ka sulme masive ajrore dhe artilerie. Qëllimi i pushtuesve në këtë drejtim mbetet i njëjtë – ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi. Lisichansku, Sloviansk, Kramatorsk – ata synojnë të kthejnë çdo qytet në Mariupol. Plotësisht të shkatërruar”, tha Zelenskyy.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht theksojmë përshpejtimin e dërgesave të armëve në Ukrainë. Ajo që nevojitet shpejt është barazia në fushën e betejës për të ndalur këtë ushtri djallëzore dhe për ta shtyrë atë përtej kufijve të Ukrainës,” shtoi ai.

Skandal në qeverinë e re të Macron, ministrja me origjinë greke akuzohet se përdhunoi një grua kur punonte si gjinekologe

Një ministre e sapoemëruar në qeverinë e re të Emmanuel Macron po hetohet pas akuzave për përdhunim që rëndojnë ndaj saj dhe që kanë lidhje me karrierën e saj të mëparshme si gjinekologe.

Chrysoula Zacharopoulou, ministrja 46-vjeçare e Shtetit për Zhvillimin, është subjekt i dy ankesave nga një grua që mediat ndërkombëtare nuk ia përmendin emrin për arsye ligjore. Një burim në zyrën e prokurorit publik të Parisit të mërkurën i tha gazetës Marianne se rasti i fundit lidhej me kohën e zonjës Zacharopoulou si gjinekologe.

“Është hapur një hetim për dy akte të dyshuara përdhunimi të cilat dyshohet se janë kryer në detyrat mjekësore të të dyshuarit. Ankesa e parë u bë më 25 maj dhe hetimi u hap dy ditë më vonë për të përcaktuar nëse faktet ka të ngjarë të hyjnë në sferën e kriminalitetit. Ankesa e dytë është bërë më 16 qershor. Magjistratët hetues po punojnë tani për hetimin me një brigadë të specializuar policie, që do të thotë se zonja Zacharopoulou tashmë është intervistuar gjatë, ka thënë burimi.

Zacharopoulou, një ish-deputete e lindur në Greqi, iu bashkua qeverisë franceze më 20 maj përpara rezultateve katastrofike të zgjedhjeve të së dielës së kaluar, të cilat panë që Macron humbi shumicën parlamentare.

Ashtu si kryeministrja e re, Elisabeth Borne, Zacharopoulou konsiderohet të jetë një nga politikanet femra më të fuqishme në qeverinë e Macron. Emri i saj u rrit në vitin 2015, teksa ajo bëri fushatë për ndërgjegjësimin më të madh të publikut për endometriozën së bashku me aktoren Julie Gayet, e cila këtë vit u martua me ish-presidentin francez Francois Hollande.

Pavarësisht akuzave, ajo ka ruajtur rolin e saj në qeveri, e cila përtej Zhvillimit mbulon edhe Frankofoninë (vendet frëngjishtfolëse) dhe Partneritetet Ndërkombëtare.

Ndonëse nuk kishte asnjë koment në lidhje me akuzat nga Zacharopoulou, apo ndonjë nga kolegët e saj të qeverisë, ky skandal pason një seri skandalesh seksuale në administratën e Macron, me këtë të fundit që akuzohet se është shumë i qetë në lidhje me akuzat e rënda kriminale dhe refuzon të shkarkojë anëtarët e kabinetit të tij.

Edhe Damien Abad, Ministri i Francës për Solidaritetin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara, po përballet gjithashtu me një shqyrtim intensiv pas akuzave për përdhunim nga dy gra, të cilët pretendojnë se 42-vjeçari i detyroi ato të kryenin marrëdhënie seksuale pa dëshirë. bw

Raketat Harpoon- Ukraina shkatërron anijen rimorkiator të Rusisë

Forcat ukrainase kanë përdorur me sukses raketat anti-anije Harpoon, të dhuruara nga Perëndimi për t’u angazhuar në betejën detare kundër Rusisë.

Lajmi është konfirmuar nga burimet e inteligjencës britanike.

Objektivi i sulmit të 17 qershorit ishte anija-rimorkiator e Rusisë, Spasatel Vasily Bekh, e cila po dërgonte armë dhe personel në Ishullin e Gjarpërinjve në veriperëndim të Detit të Zi.

Ukraina thotë se shkatërrimi i anijes ruse në mision rifurnizimi është një dëshmi e vështirësisë me të cilën po përballet Rusia kur përpiqet që të mbështesë forcat e saj.

Kjo ëhtë e fundit në një seri anijesh të shkatërruara nga Ukraina. Mes tyre spikat kryqëzori flamurmbajtësi Moskva.

Aftësia e mbrojtjes bregdetare të Ukrainës ka neutralizuar aftësinë e Rusisë për të vendosur kontrollin në det.

syri.net

Donbasi po përballet me “sulmet më të ashpra” prej nisjes së luftës

RFE/RL

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë rajonin lindor të Donbasit, teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se e gjithë situata në front të luftës është “jashtëzakonisht e vështirë”, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Moska është “shumë nervoze” për vendimin që do të marrë Këshilli Evropian rreth garantimit ose jo të statusit të shtetit kandidat për Ukrainën.

Forcat ukrainase kanë vazhduar të mbrojnë Lisiçanskun dhe Severodonjeckun, ku janë duke u zhvilluar luftimet më të ashpra, kanë thënë guvernatori ushtarak i Luhanskut, Serhiy Hayday.

Hayday ka thënë në televizionin kombëtar se forcat ushtarake ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Severodonjeckut, mirëpo jo edhe fabrikën e lëndëve kimike Azot, ku janë duke u strehuar qindra civilë tash e sa javë.

Ai ka thënë se rruga që lidh Severodonjeckun dhe Lisiçanskun me qytetin Bahmut, është nën bombardime të vazhdueshme.

“Lisiçansku është përballur me bombardime masive ruse gjithë ditën. Është e pamundshme të kuptojmë numrin e viktimave”, ka thënë ai, duke shtuar se bombardimet mund të kenë qenë më të ashpra në këtë qytet ndonjëherë.

Megjithatë, ushtria ruse nuk ka arritur të rrethojë gjithë ushtarët ukrainas, të cilët janë duke i shkaktuar “humbje të mëdha”, ka thënë ai.

Teksa Rusia është koncentruar në luftimet në Donbas, sistemet e avancuara të armatimit të prodhuara në Perëndim, që i janë dhënë donacion Ukrainës, kanë nisur të vërehen në front të luftës, ka thënë inteligjenca britanike në përditësimin e saj të fundit më 21 qershor.

Forcat ukrainase kanë raportuar për përdorim të suksesshëm të raketave anti-anije Harpoon, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Shënjestra e sulmit ka qenë pothuajse me siguri anija ruse Spasatel Vasily Bekh, e cila ka dërguar armë dhe personel në Ishullin e Gjarprit në veriperëndim të Detit të Zi”, ka thënë inteligjenca britanike, duke shtuar se Ukraina ka neutralizuar dukshëm kapacitetin e Rusisë për të mbajtur kontrollin e rajonit veriperëndimor të Detit të Zi.

Në portin më të madh ukrainas, Odesa, i cili është bllokuar nga marina ruse, një raketë ruse ka shkatërruar një magazinë ushqimore më 20 qershor, ka thënë ushtria ukrainase.

Lideri i rajonit të Krimesë së aneksuar nga Moska, Sergey Aksyonov, ka thënë më 20 qershor se tre njerëz janë plagosur dhe shtatë tjerë janë të zhdukur, pasi forcat ukrainase kanë sulmuar platformat e shpimit të naftës në brigjet e Krimesë.

Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë Zelensky ka parashikuar që Moska do të rrisë sulmet, para mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian këtë javë.

“Hap pas hapi ne jemi duke ecur drejt një jave kritike dhe jemi duke bërë gjithçka që mundemi ashtu që askush të mos ketë dyshime që Ukraina meriton” statusin e kandidatit për anëtarësim në BE’, ka thënë ai.

“Ne jemi duke dëshmuar çdo ditë se ne jemi pjesë e një Evrope të bashkuar”.

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Moldavia dhe Gjeorgjia kanë vepruar njëjtë disa ditë më vonë, për shkak të kërcënimit rajonal që përbën lufta e Rusisë në Ukrainë.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të shqyrtojnë tri aplikacionet në një samit që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Zelensky ka thënë se Rusia “është shumë nervoze për aktivitetin tonë” dhe ka bombarduar sërish qytetet e mëdha sikurse Harkivi dhe Odesa më 20 qershor, si dhe ka vazhduar ofensivën në rajonin Donbas.

“Kjo është një e keqe që mund të mposhtet vetëm në front të luftës”, ka thënë Zelensky.

“Pushtuesit janë duke marrë përgjigje për veprimet tona ndaj nesh”.

Kremlini ka thënë se dy amerikanë të arrestuar në Ukrainë këtë muaj – teksa kanë qenë duke luftuar për forcat ukrainase – kanë qenë mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës.

Komentet e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmojnë për herë të parë raportimet se dy burrat amerikanë të identifikuar si Andy Huynh, 27-vjeçar dhe and Alexander Drueke, 39-vjeçar, kanë qenë në mbajtje.

Peskov ka thënë se të dy duhet të mbajnë përgjegjësi për “krimet” e tyre.

Qeveritë e Perëndimit kanë thënë se burrat janë zënë teksa kanë qenë duke luftuar për forcat ushtarake ukrainase, andaj duhet të trajtohen si të burgosur të luftës, sipas Konventës së Gjenevës.

Po këtë muaj, dy britanikë dhe një maroken janë dënuar me vdekje nga një gjykatë separatiste, pas janë zënë duke luftuar për Ukrainën.

Përgatiti: Krenare Cubolli

“Artileria e rëndë” e Perëndimit në aksion, ja si e shkatërrojnë ukrainasit tankun rus me M777 anglez

Armët e reja që Perëndimi po i siguron Ukrainës duket se janë shumë efektive pasi në pamjet më të fundit që janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihen trupat ukrainase duke zhdukur me një goditje një tank rus dhe dy automjete luftarake të këmbësorisë.

Pamjet supozohet se tregojnë Brigadën e 81-të Ajrore të Ukrainës duke përdorur armë me rreze të gjatë për të synuar automjetet ruse dhe më konkretisht në këtë ofensivë ushtarake kanë përdorur obusët britanikë M777.

“Ushtarët e Brigadës 81 të DShV [Forcat Sulmuese Ajrore të Ukrainës] shkatërruan një tank dhe dy automjete luftarake këmbësorie të pushtuesve rusë. Videoja tregon punën e suksesshme të ushtarëve të artilerisë së Brigadës së 81-të Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët, duke përdorur obuset britanike M777 155 mm, shkatërruan pajisjet dhe fuqinë punëtore të rusëve. Në veçanti, një tank dhe dy automjete luftarake të këmbësorisë të pushtuesve rusë së bashku me ekuipazhet e tyre u kthyen në skrap. Vdekje pushtuesit rus! DShV – Gjithmonë i pari! Lavdi Ukrainës!”, thuhet në njoftimin e Komandës së Trupave Sulmuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë, kjo është goditja e fundit për forcat ruse që kanë pësuar humbje të mëdha në personel dhe pajisje ushtarake në pushtimin e tyre të kushtueshëm katër-mujor.

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 33,800 personel, 1,477 tanke, 3,588 automjete luftarake të blinduara, 749 njësi artilerie, 235 sisteme raketash të shumëfishta, 98 sisteme të mbrojtjes ajrore, 216 avionë luftarakë, 181 helikopterë, 601 dronë, 25 raketa, 130 anije luftarake, 25 raketa, 130 cisterna karburanti, dhe 55 njësi pajisje speciale. bw

Kreu i Ushtrisë Britanike Patrick Sanders: Nevojë urgjente për një ushtri për të mposhtur Rusinë!

Kreu i ri i ushtrisë britanike, Patrick Sanders, ka bërë thirrje për një ushtri të aftë për të mposhtur Rusinë.

“Ka një nevojë urgjente për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar me aleatët tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë,” – citon The Independent atë të ketë thënë.

Franca ia jep një shpullë Macronit

 

VOAL- Një shpullë e fortë dhe ndërgjegjësimi i papritur se Macron II nuk do të ketë asnjë lidhje me periudhën pesëvjeçare që sapo ka përfunduar.

Në fakt, 224 janë vendet që do t’i kalonin Ansamblit!, aleancës së drejtuar nga Macron, shumë larg nga 350 e 5 viteve më parë dhe gjithashtu nga 289 të shumicës absolute që do të garantonte qeverisjen.

Grupi i dytë në Assemblée Nationale do të jetë ai i Nupes, aleanca e së majtës, e cila duhet të mbledhë rreth 150 vende dhe e treta, çuditërisht, Rassemblement National of Marine le Pen me 89 vende, një shfrytëzim i paprecedentë. E djathta Gaullist duhet të prekë 80 vende

Të dhënat përditësohen në kohë reale

Pasi u bë presidenti i parë i republikës së pestë dy muaj më parë që u rizgjodh pa kaluar në bashkëjetesë, Macron tani është gjithashtu i pari që nuk ka arritur shumicën në Assemblée Nationale pasi zgjedhjet legjislative pasojnë zgjedhjet presidenciale, d.m.th. , për më shumë se 20 vjet.

Dhe rezultati duket se nuk ka një motiv thjesht politik: sipas sondazheve, 70% e qytetarëve nuk donin t’i jepnin kompetenca të plota presidentit në largim dhe të shihnin një fotokopje të Macon I, si dhe votuesit që e zgjodhën atë si kryetar. të shtetit, ata vendosën të dielën të preferojnë forcat e tjera politike në vend të dhomës së ulët, qendrës nervore të pushtetit legjislativ.

Ndoshta shumë “vertikalitet” në qeverisje, shumë “arrogancë” në ushtrimin e pushtetit, siç kanë goditur prej pesë vitesh kundërshtarët e tij më të ashpër në të majtë dhe në të djathtë, dhe dëshira për të parë prerogativat e tij të kufizuara, e vënë në dyshim, sot mund të kishte luajtur shumë.

Do të jenë anketuesit ata që do ta sqarojnë këtë, por fakti mbetet që nga kjo mbrëmje Macron e di se do të duhet të gjejë votat e nevojshme për të miratuar reformat në pallatin Bourbon duke bërë kompromise, duke kërkuar aleanca të qëndrueshme ose në kohë. A do të ketë sukses?

Nëse sondazhet konfirmohen dhe presidentit i mungojnë shtatëdhjetë vende, vetëm Les Républicains mund t’i japë mbështetje Ansamblit !, por partia Gaulliste e ka bërë të ditur tashmë se nuk do të ketë marrëveshje legjislative apo koalicioni. Megjithatë, është e besueshme se mbështetja do të arrijë edhe nëse çmimi për t’u paguar do të jetë shumë i lartë për presidentin, i cili vitet e fundit ka bërë gjithçka për t’i zhdukur ato. Dhe një nga efektet me siguri do të jetë që Macron II të kthehet djathtas.

Në parlament jeta nuk do të jetë e lehtë. Insoumise France e Jean-Luc Mélenchon luftoi si pak formacione të tjera gjatë Macron I, gjithashtu me kaskada ndryshimesh për të bllokuar avancimin e ligjeve. Në vitin 2017 kanë pasur 17 deputetë, sot janë shumëzuar me 10 dhe efekti i tyre do të ndihet.

Rassemblement National do të sulmojë më pas në krahun e djathtë. Marine le Pen ka thënë tashmë se dëshiron të bëhet kryetare grupi në Dhomën e një partie që këtë mbrëmje prek me gisht 90 deputetë.

Me pak fjalë, ajo e Macron mund t’i ngjajë një fitoreje të Pirros. Pas rizgjedhjes në postin më të lartë të shtetit, qytetarët e tij tashmë kanë hequr shumicën, duke e detyruar atë në një mandat të dytë pesëvjeçar të kompromisit politik.

Një dush përulësie? E mundshme. Një bumerang? Do të duket. Pasi i ka bërë partitë e moderuara (socialiste dhe goliste) pothuajse të zhduken dhe ka bazuar shumë nga propozimet e tij politike në veprimin si një antidot ndaj partive të mbetura në ekstrem (Franca Insoumise dhe Rassemblement National), të dielën në mbrëmje Emmanuel Macron i gjen në një pozicion fuqie në dhomë. Macron II nuk do të ketë asnjë lidhje me atë që kemi parë deri tani. rsi-eb

Vargje nga llogorja në front; artisti nga Donbasi përshkruan jetën në luftë

VOA/Lesia Bakalets

Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forcat ruse nisën sulmit në Ukrainë edhe pse nuk kishte asnjë lloj eksperience ushtarake. Poeti dhe aktivisti i mirënjohur mjedisor tashmë ndodhet në lindje të vendit në Donbas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, ai i shfrytëzon ato pak momente të qeta në front, për të shkruar e rrëfyer përjetimet e tij.

Pavlo Vyshebaba dhe vajza e tij nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Aktivisti mjedisor ukrainas iu bashkua ushtrisë kur filloi sulmi i forcave ruse. Ai ka në dispozicion disa ditë për t’i kaluar me familjen përpara se të rikthehet në front.

Shkova në një dyqan dhe kërkova një kuti të madhe, më pas shkova tek një dyqan lulesh dhe mora disa fjongo. Përgatita gjithçka dhe prita. E paralajmërova bashkëshorten që të mos frikësohej, por për vajzën time ishte tërësisht befasi!”, thotë zoti Vyshebaba.

Përpara se të fillonte lufta, zoti Vyshebaba ishte aktivist për mjedisin dhe për të drejtat e kafshëve.

Pasi u regjistrua në ushtri, ai u dërgua në Donbas, vendin ku lindi dhe u rrit.

Është shërbimi më i mirë që mund të imagjinohet – të mbrosh atdheun“, thotë ai.

Në momentet e rralla të paqes, zoti Vyshebaba shkruan poezi, të cilat janë shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale.

Ai i kushtoi një poezi vajzës së tij.

Vetëm mos më shkruaj për luftën. Më thuaj – a ka një kopsht të vogël pranë teje? A mund të dëgjosh gjinkallat? A i shikon kërmijtë e vegjël ndërsa i ngjiten hardhisë?”, lexon ai poezinë.

Mendoj se poezia mund të bëhet një lloj ure lidhëse nga fronti. Shumë nga miqtë e mi e shohin këtë në këtë mënyrë – ata ua përcjellin poezitë e mia grave të tyre për të shprehur se si ndihen, sepse shpesh u mungojnë fjalët“, thotë ai.

Përveç kompozimit të vargjeve, zoti Vyshebaba regjistron pjesë komedie për luftën, për të qetësuar të afërmit dhe miqtë.

Kur të telefonon gruaja, nëna ose e dashura, duhet të vësh menjëherë syzet e diellit dhe të shtrihesh në bar. Pastaj thua: ‘Është mirë këtu, është si një vend pushimi!’,” interpreton ai.

Pas disa ditësh në shtëpi, zoti Vyshebaba rikthehet në front. Qëllimi i tij është të mbijetojë dhe mbi të gjitha të mbetet njeri.

Sigurisht, është e rëndësishme të ndjekim zhvillimet e fundit. Të dimë se çfarë po ndodh, të ndjekim lajmet, për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të refuzojmë gjithçka që është njerëzore, gjithçka që përbën jetën tonë të përditshme. Gëzimet e thjeshta të jetës”, thotë ai.

Diçka për t’u mbajtur në mendje gjatë kohërave të vështira.

Scholz: G7 do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se Grupi i Shtatë vendeve kryesore demokratike (G7) do ta bëjë të qartë në samitin e tyre të ardhshëm se Ukraina mund të presë të marrë mbështetjen që i nevojitet “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve DPA të botuar të shtunën (18 qershor), Scholz tha se dëshiron të përdorë takimin e javës së ardhshme me liderët e tjerë të G-7 në fshatin bavarez të Elmau për të diskutuar perspektivat afatgjata të Ukrainës, raporton Independent.

Kancelari gjerman tha se është “absolutisht e nevojshme” që disa liderë të flasin drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin mes përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe ai dhe presidenti i Francës do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar disa biseda telefonike me Putinin, veçmas dhe së bashku, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Këto kontakte kanë tërhequr disa kritika – duke përfshirë edhe presidentin e Polonisë, i cili kohët e fundit tha se ato nuk arrijnë asgjë dhe i shërbejnë vetëm legjitimimit të liderit rus.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, citohet të ketë thënë Scholz. “Ne duam të sigurohemi që llogaritjet e presidentit rus (Vladimir Putin) të mos funksionojnë”.

“Putin padyshim shpreson se gjithçka do të bjerë në vend pasi të ketë pushtuar mjaft tokë dhe komuniteti ndërkombëtar do t’i kthehet biznesit si zakonisht,” shtoi ai. “Ky është një iluzion.”

Komisioni Evropian rekomandon statusin kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë

RFE/RL

Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, bëri të ditur presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen.

“Ne rekomanduam që t’i japim Ukrainës statusin e vendit kandidat, duke nënkuptuar që vendi duhet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme”, tha ajo.

“Ukraina ka treguar përkushtim për të respektuar vlerat dhe standardet evropiane”, shtoi von der Leyen.

Presidentja e KE-së tha se rekomandimi për Ukrainën ka ardhur pas një shqyrtimi të thellë të gatishmërisë së këtij shteti për statusin e kandidatit, përfshirë edhe kriteret politike dhe ato ekonomike. Sipas von der Leyen, Ukraina ka dëshmuar se ka një sistem të duhur politik dhe funksional, teksa viteve të fundit ka përafruar legjislaturën e saj me BE-në.

Ajo tha se Ukraina ka bërë shumë në sundimin e ligjit dhe tani fokusi do të jetë në gjyqësor dhe në mënyrën e emërimit të gjykatësve.

Në takimin e mbajtur më 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar edhe dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE edhe për Moldavinë, por nuk i ka dhënë këtë rekomandim edhe Gjeorgjisë.

Në rastin e Gjeorgjisë është vlerësuar aspirata e këtij shteti për integrim në bllok, por KE-ja ka rekomanduar vetëm dhënien e “perspektivës evropiane” për Gjeorgjinë.

Ndërkaq, disa burime me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thanë se disa çështje mbeten të hapura, sikurse mundësia për të tërhequr statusin e vendit kandidat në rast se nuk ka përparim ose kushtet nuk plotësohen. Po ashtu ka bisedime nëse duhet ose jo të ketë hapa të caktuar politikë që duhet të ndërmerren nga shtetet para se të fitojnë statusin e kandidatit.

Rekomandimet e 17 qershorit të KE-së do të diskutohen nga liderët e BE-së gjatë takimit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ku do të merret vendimi përfundimtar për rekomandimet e Komisionit Evropian.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania janë në favor që Ukraina të marrë “menjëherë” statusin e vendit kandidat, tha më 16 qershor në Kiev, presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Vizita e liderëve evropian në Kiev kishte një simbolikë të fuqishme se BE-ja mbështet Zelenskyn, i cili i ka bërë thirrje bllokut evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes procedurave të shkurtuara, duke argumentuar se një gjë e tillë do të ishte “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.

Zelensky ka dorëzuar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Macron më 16 qershor po ashtu premtoi se Franca do të rrisë dërgesat me armatime për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mund të përballet me pushtimin rus.

Dërgesa e re do të përfshijë dhe gjashtë armë të fuqishme të artilerisë, tha Macron, duke shtuar se liderët “po bëjnë gjithçka që Ukraina e vetme të mund të vendosë për fatin e saj”.

Scholz tha më 16 qershor se Gjermania mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

“Kolegët e mi dhe unë kemi ardhur në Kiev sot për të dhënë një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane”, tha Scholz.

Kjo ishte vizita e parë e Scholzit në Kiev që prej fillimit të luftës. Ai ka qenë nën presion që të vizitojë kryeqytetin ukrainas dhe të shprehë solidaritetin e tij me Ukrainën.

Ndërkaq, kryeministri italian Draghi, shprehu shqetësimet lidhur me me drithërat e Ukrainës, të cilat nuk po mund të eksportohen për shkak të bllokadave të Rusisë në portet e Detin të Zi. Ai tha se bllokada mund të sjellë “katastrofë në mbarë botën”.

“Ne duam që mizoritë të ndalen dhe ne duam paqe”, tha Draghi. “Por, Ukraina duhet ta mbrojë veten dhe do të jetë vetë Ukraina që do të zgjedhë paqen që do”.

Si Macron ashtu edhe Scholz po ashtu thanë se Ukraina duhet të përcaktojë kushtet e çdo marrëveshjeje të mundshme të paqes me Rusinë.

Luftime dhe bombardime të ashpra në lindje të Ukrainës

RFE/RL

Luftime të ashpra po vazhdojnë në Donbas, me forcat ukrainase që po përballen me bombardime masive në qytetin kyç të Severodonjeckut, teksa forcat ruse po tentojnë që ta përfundojnë rrethimin e zonës dhe të bllokojnë mbrojtësit dhe civilët që gjenden në këtë qytet.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 17 qershor se në 24 orët e fundit, ushtria ruse ka të ngjarë që ka tentuar që ta rifitojë momentumin në aksin e Popasnës, rreth 55 kilometra në jug të Severodonjeckut, prej ku ata po tentojnë që ta rrethojnë qytetin.

Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase tha në orët e vona të 16 qershorit se luftimet kanë qenë të ashpra veçmas në dhe përreth Severodonjeckut dhe Lisiçaskut. Lisiçansku është nën kontrollin e Ukrainës dhe ndahet me një lumë nga Severodonjecku.

Për javë të tëra po zhvillohet beteja për Severodonjeckun dhe sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, luftimet për këtë qytet mund të përcaktojnë fatin e Donbasit. Moska do të kontrollonte të gjithë rajonin e Luhanskut nëse trupat e saj arrijnë të marrin Severodonjeckun dhe Lisiçanskun.

Guvernatori ushtarak për rajonin lindor të Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se afër 10,000 civilë gjenden të bllokuar në Severodonjeck dhe furnizimet me gjërat elementare janë duke u harxhuar. Shumë civilë janë strehuar në bunkerët nën fabrikën e kemikateve, Azot, që gjendet në këtë qytet.

Kryetari i Severodonjeckut, Oleksandr Stryuk, i tha një televizioni ukrainas më 16 qershor se janë afër 500 civilë të bllokuar në bunkerët e kësaj fabrike.

Kombet e Bashkuara thanë se numri i civilëve të bllokuar në qytet është 12,000.

“Luftimet dhe bombardimet e vazhdueshme po ndodhin për pothuajse një javë rresht tani”, tha Stryuk, duke paralajmëruar se granatimet mund të dëmtojnë një depo të amoniakut, duke nxitur një katastrofë kimike.

“Është mrekulli që i gjithë qyteti nuk është prekur”, tha ai.

Një sulm ajror goditi një ndërtesë në Lisiçansk më 16 qershor, ku strehoheshin civilët.

Nga ky sulm u vranë të paktën tre persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, tha Serhiy Hayday.

Ushtarët ukrainas kanë arritur të ndalin përparimet ruse në zonat e tjera përgjatë vijës së frontit, ndërkaq në Harkiv, trupat ruse kanë ndalur avancimin e forcave ukrainase, duke i sulmuar me artileri.

Në rajonin verilindor të Sumit, Rusia ka kryer sulme me raketa duke vrarë katër persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, tha përmes Telegramit kreu i administratës rajonale të Sumit, Dmytro Zhyvytskiy.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, citohet të ketë thënë se numri i ukrainasve që kanë vdekur qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt me gjasë është dhjetëra-mijëra. Reznikov ka thënë se “shpreson” që kjo shifër është nën 100,000.

Reznikov dhe zyrtarë të tjerë u takuan me përfaqësuesit e rreth 50 shteteve që bëjnë pjesë në Grupin e Kontaktit për Ukrainën. Takimi u mbajt më 16 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë këtij takimi, Ukraina kërkoi më shumë armë të rënda.

Ndërkaq, inteligjenca britanike tha më 17 qershor theksoi se ka mospajtim në publikun rus lidhur me mbështetjen për luftën.

“Pavarësisht se sondazhet tregojnë se shumica e rusëve mbështesin ‘operacionin e posaçëm ushtarak’, elemente të popullsisë në mënyrë aktive dhe pasive shprehin kundërshtimin e tyre” për luftën, u tha në njoftim.

Inteligjenca britanike po ashtu përmendi ekzistencën e grupit për rekrutimin e rusëve të quajtur “Legjioni për Lirinë e Rusisë” që me gjasë “është dislokuar në luftime përkrah ushtrisë ukrainase”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Shtohen tensionet, dalin pamjet e rralla të avionëve të NATO-s “që puthen” me ata rusë mbi qiellin evropian

Pamjet e rralla nga kabina e avionëve të NATO-s kanë zbuluar afrimin jashtëzakonisht me avionët ushtarakë rusë mbi qiellin evropian.

Këto ngjarje, kanë shtuar tensionin mes Rusisë dhe NATO-s. Kujtojmë se marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt.

Sipas BBC, ekziston frika se një gabim në ajër mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm. bw

Ata janë dy europianë – Një përqafim dhe disa fjalë në vesh, fotoja e Zelenskyt me Macron bën xhiron e rrjetit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priti në një vizitë në Kiev liderin francez, gjerman, italian dhe rumun.

Një foto e Zelenskyt dhe presidentin francez Emmanuel Macron ka bërë xhiron e mediave sociale.

Të përqafuar dhe disa fjalë që Macron duket se po ia thotë në vesh Zelenskyt.

Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër gjatë konfliktit me Rusinë.

Megjithatë, udhëtimi në Kiev synohej si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën.

Dy veteranë amerikanë zhduken në lindje të Ukrainës

RFE/RL

Dy veteranë amerikanë, të cilët kanë qenë duke iu ndihmuar forcave të armatosura ukrainase në luftën kundër Rusisë, është raportuar të jenë zhdukur në rajonin lindor ukrainas të Harkivit, dhe besohet se janë zënë nga trupat ushtarake ruse.

Familjarët e Andy Huynh, 27-vjeçar dhe Alexander Drueke, 39-vjeçar, të dy nga Allabama, kanë thënë se 15 qershori ka qenë dita e fundit kur kanë kontaktuar me ta.

Familjarët dhe një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se ende nuk është konfirmuar dyshimi nëse dy burrat janë në duart e forcave ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë më 16 qershor se Uashingtoni nuk e ka kontaktuar Moskën sa u përket dy shtetasve amerikanë.

Nëse Huynh dhe Drueke janë zënë, ata do të bëhen dy rastet e para të konfirmuara të shtetasve amerikanë që janë zënë nga forcat ruse, prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se nëse raportimet konfirmohen, Uashingtoni do të bëjë “gjithçka që mundet për të kthyer dy burrat”.

Javën e kaluar, dy britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, si dhe një shtetas maroken, Saaudun Brahim, janë dënuar me vdekje nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, për shkak të “aktiviteteve mercenare”.

Të tre kanë qenë duke shërbyer për ushtrinë ukrainase, kur janë zënë nga separatistët pro-rusë.

Britania e Madhe, Kombet e Bashkuara, Ukraina dhe Gjermania, kanë dënuar këto vendime.

Familja e Aslinit, ka thënë se ai dhe Pinner, kanë qenë duke jetuar në Ukrainë kur ka shpërthyer lufta në muajin shkurt dhe “si anëtarë të forcave të armatosura ukrainase, ata duhet të trajtohen me respekt, sikurse të burgosurit e luftës”.

Babai i Saaudun Brahim, ka thënë më 13 qershor se djali i tij ka pasur po ashtu shtetësi ukrainase, andaj duhet të trajtohet siç e meriton.

Rusia ka kryer 10,000 krime lufte në Ukrainë

Në foto Oleksandra Matviichuk që drejton Qendrën për Liritë Civile (Ukrainë)/ është vlerësuar më 2016 nga OSBE-ja me Çmimin: Mbrojtës i demokracisë

 

Pas më shumë se 100 ditë lufte, autoritetet ruse vazhdojnë të mohojnë se forcat e vendit kanë kryer ndonjë krim lufte në Ukrainë.

Por kjo kundërshtohet nga hetues të pavarur ukrainas, si Oleksandra Matviichuk, një avokate e të drejtave të njeriut.

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Matviichuk – së bashku me një ekip vullnetarësh, avokatësh dhe paralegalësh – ka regjistruar krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.

Vullnetarët udhëtojnë çdo ditë në qytetet dhe fshatrat e Ukrainës të çliruara së fundi për të dokumentuar çdo veprim të ushtrisë ruse që mund të binte ndesh Statutin e Romës, një traktat ndërkombëtar që përcakton krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, si dhe krimin ndërkombëtar.

Matviichuk thotë se ekipi i saj – puna e të cilit është pjesë e një nisme më të gjerë të njohur si “Tribunali për Putinin” – ka regjistruar aktualisht 9,685 krime që i atribuohen ushtrisë ruse. Ajo thotë se në të ardhmen, autoritetet ruse dhe personeli ushtarak mund të gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

“Një gjykatë do të thotë fjalën e fundit”, thotë Matviychuk, për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë

 

“Kam përshtypjen se ne po shuajmë mijëra zjarre çdo ditë,” tha Matviichuk për Verstka, një media e pavarur ruse, për OpenDemocracy dhe median çeke Deník N. “Ndërsa je larg, thjesht mund t’i fikni lajmet dhe të vazhdoni rutina e perditshme. Shumë njerëz nuk e kanë më atë mundësi.”

“Rusia po përdor krimet e luftës si një metodë lufte… ka një numër të madh të tyre, të gjitha shumë të ndryshme. Ne arrijmë vetëm t’i dokumentojmë. Për ta bërë këtë, ne ndjekim ngjarjet – këto janë përshkrime të shkurtra të ngjarjeve që na japin një kuptim të asaj që ndodhi.”

“Qëllimi i këtij terrori ishte të mposhtë rezistencën ukrainase përmes vuajtjeve të civilëve, të frikësojë njerëzit aq shumë sa të kenë frikë të rezistojnë”.

Pas procesit të shqyrtimit, thotë Matviichuk, ekspertët do të analizojnë rastet për të filtruar se cilat janë të përshtatshme për një gjykatë ndërkombëtare, cilat do të hetohen në nivel kombëtar dhe që kanë vlerë për arkivat e ardhshme muzeale.

“Shumë nga krimet që ne regjistrojmë do të jenë të vështira për t’u hetuar,” thotë ajo, për shkak të vëllimit të madh të akuzave. “Sistemi ynë ligjor nuk mund ta përballojë kaq shumë.” Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka raportuar deri më tani 13,000 hetime të hapura në lidhje me pushtimin rus.

Në të njëjtën kohë, vë në dukje Matviichuk, fakti që lufta e Rusisë është në vazhdim, dhe “që krime të reja po kryhen çdo ditë”, i bën hetimet edhe më të vështira.

“Prioriteti është shpëtimi i njerëzve, ndihma e tyre që të kthehen në normalitet pas asaj që kanë kaluar”, thotë ajo, në vend që të hetojë dhe analizojë atë që ka ndodhur.

 

Kërkon një gjykatë ndërkombëtare

 

Sipas iniciativës së Tribunalit për Putinin, Rusia ka kryer të paktën 720 sulme kundër monumenteve historike, spitaleve, shkollave dhe objekteve fetare në Ukrainë. Gjithashtu janë regjistruar 605 raste të përdorimit të armëve pa dallim nga Rusia. Në tre raste, ushtria ruse ka përdorur gjithashtu armë kimike, duke përfshirë fosforin.

Këto armë kanë dëmtuar infrastrukturën në një numër qytetesh si Izyum, Chernihiv dhe Mariupol, thotë Matviichuk. “Njerëzit në thelb mbetën pa ngrohje, ujë, energji elektrike dhe gaz në shkurt. Ata shkrinin borën për të pirë diçka.”

Matviichuk vazhdon: “Banorët duhej të kalonin natën në bodrume, sepse shtëpitë e tyre po qëlloheshin. Ata nuk mund të merrnin ndihmë mjekësore. E mbani mend se si bombardoheshin spitalet?

“Situata në disa qytete arriti deri në atë pikë sa njerëzit thjesht nuk mundën të mbijetojnë. Në të njëjtën kohë, askush nuk lejohej të largohej”.

Gjykata për Putin ka dokumentuar gjithashtu 432 raste të rrëmbimit të civilëve në Ukrainë dhe 173 raste të vrasjeve të civilëve – qoftë nga forcat në terren apo nga dronët – në sulme të dëshmuara nga civilë të tjerë. Ka gjithashtu rreth 800 raste kur dëshmitarët raportuan se kishin parë njerëz që vdisnin gjatë bombardimeve ose sulmeve ajrore ruse.

Nisma ka dokumentuar gjithashtu tre raste të dhunës seksuale, megjithëse Matviichuk thotë se grupi i tyre nuk “fillimisht u fokusua” te përdhunimi. “Shumica e njerëzve me të cilët ne punojmë nuk kanë kaluar një trajnim të veçantë për të intervistuar ata që kanë përjetuar dhunë seksuale,” shpjegon ajo.

Kur trupat ruse u dëbuan nga rajoni i Kievit në fund të marsit, një gjurmë dhune brutale u la pas në qytete si Bucha, Irpin dhe Motyzhin, pak në distancë kryeqytetit ukrainas. Më 13 qershor, një varr i ri masiv me shtatë trupa u gjet pranë Bucha: të gjitha kufomat kishin shenja se ishin qëlluar në kokë dhe se duart e tyre ishin të lidhura, sipas policisë rajonale të Kievit.

Matviichuk thotë se “një gjykatë do të thotë fjalën e fundit” për atë që ndodhi në këto zona, por se veprimet e ushtrisë ruse duhet të cilësohen si “terror”.

“Siç e kuptoj unë, qëllimi i këtij terrori ishte të mposhtte rezistencën [ukrainase] nëpërmjet vuajtjeve të civilëve, të frikësonte njerëzit aq shumë sa të kishin frikë të rezistonin,” thotë ajo.

Nisma e Tribunalit për Putinin po planifikon të dorëzojë të dhënat e saj në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe kërkon që një gjykatë ndërkombëtare të mbahet për të pandehurit rusë. Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka hapur një hetim për konfliktin në Ukrainë.

“Nëse sistemi ndërkombëtar nuk është i aftë të ndalojë regjimin rus, atëherë duhet bërë diçka me këtë sistem ndërkombëtar, i cili tani është në gërmadha, ashtu si Mariupoli,” thotë Matviichuk. “Ai sistem u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të parandaluar që ajo luftë të përsëritej. Por tani po ndodh para syve të mi.”/opendemocracy.net/Përgatiti voal.ch

 

Ndizen sirenat: Alarm ajror gjatë vizitës së tre liderëve të BE-së në Kiev

Tre liderët e Bashkimit Europian, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Por gazeta BILD shkruan se sirenat e alarmit ajror janë ndezur pak pasi ata kanë mbërritur në Kiev.

Tre liderët e fuqishëm të BE ishin në hotel kur u ndezën sirenat.

Më herët, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko kishte paralajmëruar se kjo vizitë mund të bëhej e rrezikshme.

Ndërkohë qytetarët nuk janë alarmuar pasi kjo është hera e katërt kur ndizen sirenat e alarmit.

Kujtojmë se Rusia ka provokuar vazhdimisht Kievin gjatë vizitave të nivelit të lartë.

syri.net

NATO: “Tani më shumë armë për Ukrainën”

Ushtarët ukrainas të gatshëm për të luftuar në një fushë me grurë në lindje të vendit

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg shpjegoi se Aleanca Atlantike ka rritur dërgesat e armëve në Kiev, ndërsa Moska u bën thirrje ukrainasve që të dorëzohen në Severodonetsk.

 

VOAL- NATO duket e prirur të angazhohet më shumë në mbështetje të Ukrainës, tani duke luftuar kundër pushtuesve rusë në betejat e vazhdueshme në Donbass, në lindje të vendit. Ky orientim vjen pas javësh të kërkesave të Kievit për armatim më të rëndë për të kundërshtuar fuqinë dërrmuese të Rusisë në këtë zonë, të cilën komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzhny e vlerësoi të hënën në një raport 10 me 1.

“Po, Kievi duhet të ketë armë më të rënda,” siguroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të martën në mbrëmje në prag të një takimi në Bruksel të Grupit të Kontaktit të NATO-s për Ukrainën, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin. NATO ka filluar të “rrisë” dërgesat e armëve në Kiev, shtoi lideri i Aleancës Atlantike, duke vënë në dukje se ukrainasit janë “absolutisht të varur nga furnizime të tilla për t’u marrë me agresionin brutal të Rusisë”.

Në prag të takimit, kryeministri holandez Mark Rutte dhe homologja e tij daneze Mette Frederiksen pritën Stoltenberg dhe disa liderë evropianë, përfshirë kreun e qeverisë polake Mateusz Morawiecki. “Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur Ukrainën, për të mbështetur popullin ukrainas, lirinë dhe sovranitetin e tyre,” tha Morawiecki. “Kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje të bëni shumë më tepër për të dorëzuar armë dhe artileri të rëndë në Ukrainë. Kievit i duhen ato për të mbrojtur vendin,” tha politikani polak, duke vënë në dukje se shtetet perëndimore do të prishnin “besueshmërinë” e tyre në rast të një disfate. të Ukrainës.

Grupi i Kontaktit për Ukrainën do të takohet në Bruksel të mërkurën për të diskutuar një përshpejtim të mundshëm të këtyre dërgesave të armëve, i cili është planifikuar në margjinat e një takimi ndërministror të vendeve të NATO-s.

Moska fton ukrainasit të dorëzohen në Severodonetsk

Ndërkohë, Rusia u ka bërë thirrje ukrainasve që t’i japin fund “rezistencës së tyre absurde” në Severodonetsk dhe të mërkurën propozoi një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, pa asnjë përgjigje nga Kievi, i cili në vend të kësaj u bëri thirrje atyre të “mbahen”. Autoritetet e Moskës u kanë bërë thirrje ukrainasve që të ngrenë flamurin e bardhë për të sinjalizuar se e pranojnë këtë propozim dhe i japin fund “rezistencës absurde”.

Por larg pranimit, të martën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të “mbahen” në Donbass, një rajon në sytë e tij “jetik” dhe në të cilin lufta e nisur nga Moska më 24 shkurt kundër vendit të tij vazhdoi. “Është thelbësore të qëndrosh në Donbass”, deklaroi kreu i shtetit në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit, “mbrojtja e rajonit është thelbësore për të dhënë një tregues se kush do të dominojë në javët në vijim”. Ndërkohë, të mërkurën në mëngjes, ushtarët ukrainas zmbrapsën sulmet ruse në Severodonetsk.

Severonetsk dhe Lysychansk, qytetet binjake me rreth 100,000 banorë, janë vënë në lojë për disa ditë në një betejë të ashpër. Rënia e këtyre dy qyteteve do të lejonte forcat ruse të synonin Sloviansk, në rajonin e Donetskut, rreth 70 km në perëndim. Dhe, përveç kësaj, do t’i lejonte Moskës të merrte kontrollin e të gjithë Donbasit, një rajon minierash kryesisht rusisht-folës, pjesërisht në pronësi të separatistëve pro-rusë që nga viti 2014.

Megjithatë, zyrtarët ukrainas mohojnë çdo rrethim të forcave të tyre në këtë fazë. “Qyteti nuk është i izoluar, ka rrugë komunikimi edhe nëse janë mjaft të ndërlikuara”, tha një ekzekutiv lokal. Për të frenuar përparimin rus, Kievi vazhdon t’i kërkojë Perëndimit armë. Por tani për tani “ne kemi marrë vetëm rreth 10%” të armëve që “i nevojiten” Ukrainës dhe pa të cilat “ne nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Anna Maliar.

Gjithashtu të martën, ushtria ukrainase njoftoi krijimin e një “Legjioni të Lirisë” nga Rusia, i përbërë nga qytetarë të lirë që kundërshtojnë pushtimin e kërkuar nga Kremlini. Në krye do të shfaqej ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Igor Volobuyev. rsi-eb

Oleksandra Matviichuk: U prehsh në paqe hero i Ukrainës, Roman Ratushny!

Oleksandra Matviichuk @avalaina drejtuesja e Qendrës për Liritë Civile (Ukrainë) / fituese e Çmimit të OSBE-së 2016 si mbrojtëse e demokracisë lajmëron me disa tweets vrasjen e 24 vjeçarit Roman Ratushny, aktivist i guximshëm kundër korrupsionit, që vdiq duke mbrojtur #Ukrainën duke luftuar kundër pushtimit rus. Ai ishte vetëm 24 vjeç. Ky është çmimi që populli ukrainas po paguan për kufirin evropian, për paqen tonë, për lirinë tonë dhe për demokracinë tonë. Ai ishte elita e vërtetë e Ukrainës. Ai duhej të punonte për ta kthyer vendin tonë në një demokraci të zhvilluar mirë. Dhe ai dha jetën në luftën me rusët dhe ne do të kemi një shans për ta bërë Ukrainën. Ne do të kemi sukses, Roman. premtova. Është gjithmonë e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Romanin e njoh personalisht. U prehsh ne paqe hero 🇺🇦 “ Kur ai ishte 16-17 vjeç – mbrojti Maidan; kur ishte  20-22 vjeç – mbrojti Protasiv Yar dhe në 2022 vetëm 24 vjeç – ai shkoi në luftë! Roman, ke bërë kaq shumë për të gjithë ne në më pak se 25 vjet.” ( Fotot Angelina Koryakina)

 

 

Zelensky i bën thirrje Gjermanisë të ketë qëndrim më të qartë për luftën në Ukrainë

RFE/RL

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman, Olaf Scholz të ketë pozicion më të qartë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Neve na duhet që kancelari Scholz të sigurojë që Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe Qeveria e tij duhet të vendosin”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin gjerman, ZDF.

Gjermania nuk duhet të tentojë të gjejë një balancë në marrëdhënien me Ukrainën dhe lidhjet me Rusinë, ka thënë presidenti ukrainas.

“Gjermania ka nisur të dërgojë armë më vonë sesa shtetet fqinje. Ky është fakt”, ka thënë Zelensky.

Në fillim, Gjermania dhe Franca kanë mbështetur Ukrainën vetëm në aspektin politik dhe retorik, ka shtuar ai.

Scholz ka hedhur poshtë kritikat se Gjermania është duke vepruar shumë ngadalë në dërgim të armëve të rënda në Ukrainë.

“Ne do të dërgojmë të gjitha armët për të cilat jemi pajtuar”, ka thënë Scholz të hënën, duke shtuar se forcat ukrainase duhet të trajnohen për përdorim të armëve.

“Janë armë tejet të rënda. Duhet të mësoheni t’i përdorni, duhet të trajnohen”, ka thënë Scholz, duke shtuar se ushtarët ukrainas janë duke kryer trajnime në Gjermani për këtë gjë.

Forcat ruse në qendër të Sievierodonetskut

VOA/Megan Duzor, Chris Hannas

Një zyrtar ukrainas tha se trupat ruse kanë hyrë në qendër të qytetit lindor të Sievierodonetskut dhe po vazhdojnë të bombardojnë një fabrikë kimike, ku janë strehuar qindra ushtarë dhe civilë.

Guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha të hënën në rrjetin Telegram se trupat ruse kontrollojnë rreth 70 për qind të qytetit dhe i kanë larguar forcat ukrainase nga qendra e tij.

Ai tha se fabrika Azot në këtë qytet, ku janë strehuar qindra civilë, po “bombardohet rëndë”. Rreth 500 civilë mbeten në fabrikë dhe ushtria e Ukrainës po përpiqet t’i largojë ata në një vend të sigurt.

Rusia thotë se të gjitha urat e qytetit janë shkatërruar. Zyrtarët ukrainas thonë se ka ende një rrugë tjetër për të dalë nga qyteti, por është e dëmtuar rëndë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beteja për rajonin e Donbasit “me siguri do të mbetet në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Evropë”.

“Për ne, çmimi i kësaj beteje është shumë i lartë. Është thjesht e frikshme”, tha presidenti Zelenskyy të hënën vonë.

Ai përsëriti thirrjet për vendet partnere që t’i dërgojnë Ukrainës artileri moderne për t’u përdorur kundër forcave ruse.

Këshilltari i presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, shkroi në Twitter të hënën se për t’i dhënë fund luftës Ukraia ka nevojë pëer armë të rënda”. Ai renditi disa kategori armësh, duke përfshirë 1,000 topa obus, 300 sisteme raketash, 500 tanke, 2,000 automjete të blinduara dhe 1,000 dronë.

“Takimi i Grupit të Kontaktit të Ministrave të Mbrojtjes mbahet në Bruksel më 15 qershor”, tha këshilltari Podolyak. “Ne presim një vendim”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të drejtojë takimin në selinë e NATO-s. Një takim virtual i grupit muajin e kaluar, mblodhi përfaqësues nga 47 vende.

Sekretari Austin tha pas bisedimeve të muajit maj se grupi po “intensifikonte përpjekjet” dhe po punonte për të thelluar bashkërendimin me Ukrainën “në mënyrë që Ukraina të mund të forcojë operacionet e saj në fushën e betejës”.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të hënën se ditët e fundit beteja rreth Sievierodonetsk “ka vazhduar të bëhet e furishme”.

Rusia pretendon se tashmë kontrollon 97 për qind të të provincës Luhansk ku ndodhet Sievierodonetsku. Por pushtimi i qytetit industrial të Sievierodonetskut, me një popullsi prej 100,000 banorësh sa kishte para luftës, mbetet vendimtar për qëllimin më të gjerë të Moskës për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe forcat e Kievit që atëherë kanë luftuar me separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit.

*Disa pjesë të këtij artikulli janë marrë nga agjencitë e lajmeve Reuters, Associated Press dhe France-Presse.

‘I dashur Zot, merre Putinin mbrapsht’- Lutja e vëllezërve Klitschko

Vetëm një muaj ka zgjatur qetësia në Kiev. Rusia ka rikthyer sulmet edhe mbi kryeqytetin ukrainas.

Kryebashkiaku i këtij qyteti, Vitali Klitschko dhe vëllai i tij, legjenda tjetër e boksit, Vladimir Klitschko, kanë folur për gazetën BILD.

Vitali tha se Rusia nuk po sulmon objektivat ushtarakë. “Qëllimi i tyre është që Ukrainë dhe gjithë Europa të vdesin për bukë,” tha Vitali.

Kurse Vladimiri tha: “Qielli mbi kokat tona nuk është i sigurt. Europa duhet të kuptojë këtë”.

Më tej Vitali thotë se Zoti duhet ta marrë Putinin.

“Putini ka shkatërruar jetën e miliona njerëzve. Ai e nisi këtë luftë, ai mund ta mbarojë. Ka shumë spekulime nëse Putini e nisi këtë luftë sepse është sëmurë dhe nuk i ka mbetur edhe shumë për të jetuar. Nuk kam informacione për këtë. Por miliona njerëz, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga Putini, kanë vetëm një dëshirë: Ose të zhduket Putini- ose Zoti ta marrë mbrapsht”.

I pyetur nëse ukrainasit shpresojnë se Putini mund të vdesë, Vladimiri thotë: “Është shpresa e mbarë botës që kjo luftë të mbarojë- me çdo mjet! Nuk ka rëndësi se si, për shkak se shumë njerëz, përfshi fëmijë,po vuajnë. Mbi një mijë fëmijë janë plagosur ose janë vrarë në këtë luftë”.


Send this to a friend