VOAL

VOAL

Mattarella: “Një demokraci e fortë është thelbësore kundër fashizmit”

VOAL- Presidenti italian Sergio Mattarella, me rastin e 100-vjetorit të një prej sulmeve që ndihmuan në sjelljen e diktatorit Benito Mussolini në pushtet, të enjten inkurajoi italianët të rigjallëronin demokracinë e vendit si një mburojë kundër fashizmit.

Mattarella po përkujtonte shkatërrimin dhe zjarrin nga skuadrat fashiste të një kooperativë bujqësore në Ravenna.

“Trashëgimia” fashiste është nën një vëzhgim gjithnjë e më të madh këto ditë, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 shtatorit. rsi-eb

Mbështetje në rritje për Kinën në Hungari

Demonstruesit në Budapest protestojnë kundër kampusit të planifikuar të Universitetit kinez, Fudan, në kryeqytetin hungarez në qershor të vitit të kaluar.

Reid Standish, Balint Szalai

Nga koha kur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është kthyer në pushtet në vitin 2010, Budapesti ka krijuar marrëdhënie më të ngushta me Pekinin dhe ka hapur dyert për rritjen e investimeve dhe të ndikimit kinez.

Pavarësisht disa skandaleve dhe polemikave gjatë kësaj periudhe, një sondazh i ri tregon se mbështetja për Kinën është në rritje – shumica e të anketuarve hungarezë thonë se e miratojnë rritjen e ndikimit kinez në vendin e tyre.

Sondazhi nga Qendra e Evropës Qendrore dhe Lindore për Studime Aziatike (CEECAS), me seli në Budapest, ka zbuluar se Kina, në përgjithësi, ka një imazh pozitiv në mesin e publikut hungarez dhe se shumica e të anketuarve në këtë vend kanë pikëpamje për çështje të rëndësishme politike, të cilat janë “të favorshme për pikëpamjet kineze”.

Hulumtuesit, megjithatë, kanë nxjerrë në pah një polarizim të madh sa u përket çështjeve të politikës së jashtme: votuesit e partisë qeverisëse Fidesz kanë ndarë pikëpamje jashtëzakonisht pozitive për Kinën, ndërsa votuesit e opozitës kanë shprehur pesimizëm dhe shqetësim.

Sondazhi, i cili është kryer në prill – gjatë zgjedhjeve që kanë konfirmuar pushtetin e Orbanit dhe të partisë së tij, Fidesz – është publikuar këtë muaj.

Fushatën e kanë dominuar tema të brendshme, por çështjet që lidhen me investimet dhe borxhin kinez – përfshirë huatë për një linjë hekurudhore që lidhet me Serbinë dhe planet për të ngritur një kampus për një universitet të Kinës në Budapest – kanë hedhur hije mbi votimet.

 

Disa analistë dhe ligjvënës të opozitës kanë paralajmëruar se projektet mund të bëhen një “kalë i Trojës” për interesat dhe ndikimin e Pekinit brenda Bashkimit Evropian.

Matja e ndikimit kinez

Sondazhi ka zbuluar se 51 për qind e të anketuarve hungarezë ndiheshin optimistë për rritjen e gjurmëve të Kinës në vendin e tyre.

Gjurmët e Kinës në Hungari janë rritur në vitin 2010, kur Orban ka nisur politikën e tij të Hapjes Lindore, e cila ka pasur synim kultivimin e lidhjeve të ngushta me Pekinin dhe Moskën dhe tërheqjen e investimeve nga këto vende, pas krizës financiare globale.

Qe atëherë, Orban ka kultivuar marrëdhënie të fuqishme me Pekinin dhe Budapesti ka bllokuar disa përpjekje të BE-së për të censuruar Kinën, për shkak të shqetësimeve për shkelje të të drejtave të njeriut në Hong Kong dhe në provincën perëndimore kineze, Ksinjiang.

Sipas sondazhit, shumica e të anketuarve e shohin nivelin aktual të ndikimit kinez në Hungari si “të lartë” ose “shumë të lartë”.

Ky perceptim mund të jetë edhe për shkak të numrit në rritje të fushave, ku Budapesti dhe Pekini bashkëpunojnë. Përveç investimeve dhe rritjes së mbështetjes diplomatike, Kina ka dërguar në Hungari edhe ventilatorë, maska dhe vaksina gjatë pandemisë së koronavirusit. Hungaria është një nga pak vende evropiane që ka miratuar vaksinën Sinopharm të Kinës kundër koronavirusit.

Ndihma nga Kina është e vogël në krahasim me atë që ka ofruar Brukseli, por sondazhi ka nxjerrë në pah se “ndihma dhe roli i perceptuar i Kinës në menaxhimin e pandemisë në Hungari duket se kanë pasur një ndikim të rëndësishëm pozitiv në perceptimet publike”.

Fidesz dhe Fudan

Ndoshta projekti më i diskutueshëm, që lidhet me ndikimin kinez në Hungari, është plani për të ndërtuar një kampus në Budapest për Universitetin prestigjioz Fudan të Shangait. Projekti ka shkaktuar protesta të mëdha në kryeqytetin hungarez, në qershor të vitit 2021, pasi dokumentet që kanë rrjedhur në publik, kanë treguar se Qeveria do të marrë hua prej 1.5 miliard dollarësh prej një banke kineze, për të mbuluar pjesën më të madhe të shpenzimeve.

Marrëveshja do ta bëjë Fudanin universitetin e parë kinez në BE. Sipas Qeverisë hungareze, ai do t’i rrisë standardet e arsimit të lartë në vend.

Sondazhet – përfshirë atë të CEECAS-it – kanë treguar se kjo temë i ka ndarë qytetarët hungarezë.

Nuk është për t’u habitur që mbështetja për ndikimin kinez në Hungari është gjithashtu e lartë në mesin e votuesve të Fidesz-it.

Derisa më shumë se tri të katërtat e mbështetësve të Fidesz-it janë në favor të një pranie më të madhe kineze, një studim i vitit 2021 nga Fondi gjerman Marshall ka zbuluar se 62 për qind e evropianëve të anketuar, kanë qëndrime negative ndaj Kinës dhe rritjes së ndikimit të saj global.

Putin, Xi dhe Ukraina

Nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, lufta është bërë temë kryesore në Hungari. Në sondazh, të anketuarit janë pyetur edhe si i shohin ata lidhjet e ngushta midis Kinës dhe Rusisë.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë shpallur partneritet “pa kufij” gjatë një takimi të përbashkët në Pekin, më 4 shkurt.

Gjatë gjithë luftës, Kina ka ndjekur një linjë të sikletshme diplomatike – ka shmangur mbështetjen e hapur për luftën ruse, por i ka heshtur edhe kritikat e saj ndaj pushtimit. Pekini, gjithashtu, ka shmangur shkeljen e sanksioneve perëndimore kundër Moskës, ndërkohë që është bërë blerësi kryesor i naftës së papërpunuar ruse, duke i siguruar Kremlinit mjete të rëndësishme.

Sondazhi ka zbuluar se rreth 48 për qind e të anketuarve kanë një pikëpamje të pafavorshme ndaj partneritetit dhe ndikimit të tij në politikën ndërkombëtare.

“Kjo është pyetja e vetme, në të cilën shumica nuk ka pasur perceptim pozitiv ndaj rolit të Kinës”, thuhet në sondazh.

Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri

Viktor Orbán: Pastërtia racore është një “veçori kulturore e hungarezëve”

Kryeministri hungarez Viktor Orbán mbrojti një “pikëvështrim kulturor” hungarez duke iu referuar fjalimit të tij të shtunën e kaluar në Transilvani, në të cilin ai hodhi poshtë “përzierjen e racave”.

“Ndodh që ndonjëherë të flas në një mënyrë të keqkuptuar, por i kam kërkuar kancelarit (Karl Nehammer) që deklaratat t’i vendosë në një kontekst kulturor,” shpjegoi kryeministri hungarez gjatë një konference për shtyp në Vjenë, ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

“Në Hungari, këto shprehje dhe fraza përshtaten në një kontekst kulturor”, tha ai.

Në fjalimin e tij në Transilvani, Rumani, shtëpia e një pakice të konsiderueshme hungareze, Orban, i njohur për politikën e tij kundër imigracionit, hodhi poshtë me forcë një shoqëri “multi-etnike”.

“Ne nuk duam të jemi një racë e përzier” që do të përzihet “me jo-evropianë”, tha ai.

Vendet “ku bashkëjetojnë popujt evropianë dhe joevropianë nuk janë më kombe. Këto vende nuk janë gjë tjetër veçse një grumbull popujsh”, tha kryeministri hungarez, i cili ka shprehur qëndrime të ngjashme edhe në të kaluarën, por pa përdorur termin “racë”.

Ai iu referua gjithashtu dhomave të gazit për të kritikuar planin e Brukselit për të ulur kërkesën evropiane për gaz me 15%. “Nuk shoh se si mund të bindin shtetet anëtare, megjithëse ka një njohuri gjermane në këtë fushë, siç e ka treguar e kaluara”, tha ai me sarkazëm.

Deklaratat e tij shkaktuan bujë dhe dorëheqjen e këshilltarit të Sousa Hegedus për 20 vjet.

Për “qëndrim racist” foli Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit. Retorika “budallaqe dhe e rrezikshme” e kryeministrit hungarez nacionalist u kujton të mbijetuarve të Holokaustit “kohët e errëta të përjashtimit dhe persekutimit të tyre”, tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komisionit të Aushvicit, duke i bërë thirrje kancelarit austriak Karl Neuhammer, i cili mirëpret sot Kryeministri hungarez në vizitën e tij zyrtare në Vjenë, për të kërkuar dorëheqjen e tij në emër të Bashkimit Evropian.

“Ne duhet t’ia bëjmë të qartë botës se një z. Orbán nuk ka të ardhme në Evropë … vlerat e të cilit ai i refuzon sistematikisht,” shtoi ai, duke i bërë thirrje BE-së “të distancohet nga një sjellje e tillë raciste”.

Që nga kthimi i tij në pushtet në vitin 2010, Viktor Orbán e ka transformuar vendin e tij duke zbatuar reforma joliberale që shkelin sundimin e ligjit dhe bazohen në mbrojtjen e një “Evrope të krishterë”.

Ai sulmoi emigrantët që vinin nga Afrika dhe Lindja e Mesme, si dhe organizatat joqeveritare që i ndihmojnë ata duke shtrënguar të drejtën e azilit dhe duke ngritur gardhe në kufirin hungarez.

Sot kancelari austriak u sigurua që në fillim të konferencës për shtyp në Vjenë të “dënojë rreptësishtë të gjitha format e racizmit dhe antisemitizmit”, duke siguruar se të dy ata diskutuan me sinqeritet absolut për çështjen që u ngrit.

“Ne jemi plotësisht dakord”, tha Orbán, duke thënë se ishte “krenar” për politikën e Hungarisë për “tolerancë zero për racizmin dhe antisemitizmin.”

“Teksti thjesht nazist i denjë për Goebbels “. Këshilltarja për një kohë të gjatë e kryeministrit hungarez, paraqiti dorëheqjen të hënën.

Në një letër të shpërndarë për mediat hungareze, ai denoncoi “një pamje të turpshme” dhe “një tekst thjesht nazist të denjë për (Joseph) Goebbels, shefin e propagandës së Gjermanisë naziste .

Në përgjigje, Viktor Orbán theksoi “politikën e tolerancës zero të qeverisë së tij për antisemitizmin dhe racizmin”. “Nuk mund të më akuzoni seriozisht për racizëm pasi kemi punuar së bashku për njëzet vjet”, ka shkruar ai në një mesazh.

Por komuniteti hebre i Hungarisë reagoi gjithashtu në fillim të javës. “Shumë lloje të ndryshme banojnë në planetin tonë. Me dy këmbë, duke punuar, duke folur dhe nganjëherë duke menduar, një dhe e vetmja specie jeton në këtë tokë: Homo Sapiens Sapiens. Kjo garë është një dhe e pandashme”, shkroi kryerabini Robert Frelich në Facebook.

Komisioni Evropian njoftoi se nuk komenton asnjëherë deklaratat e bëra nga politikanët evropianë.

“Ajo që është e qartë është se Bashkimi Evropian ka disa vlera që janë të shënuara në traktate dhe zbaton politika të lidhura me këto vlera dhe nenet e traktatit”, tha zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer. gsh

Forcat ukrainase godasin urën që furnizon trupat ruse

Ura Antonivskyi mbi lumin Dnieper

VOA

Forcat ukrainase kanë goditur një urë strategjike në pjesën jugore të vendit, duke përdorur ato që një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se ishin sisteme raketash të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Ura Antonivskyi mbi lumin Dnieper u mbyll të mërkurën pas goditjes nga trupat ukrainase.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës për rajonin Kherson, i emëruar nga Rusia, tha se ura qëndronte ende në këmbë pas sulmit të së martës vonë, por se tabani i saj ishte plot me vrima. Ai tha se forcat ukrainase përdorën sistemin HIMARS për të kryer sulmin. Ura shërbente si një nyje kyçe për furnizimin e forcave ruse në pjesën jugore të Ukrainës.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli për sulmet ndaj urës përmes një shkrimi në rrjetin Twitter të mërkurën, duke thënë se forcat ruse duhet t’i kuptojnë sulmet si një paralajmërim.

Zoti Podolyak shkroi se rusët “duhet të mësojnë se si të kalojnë lumin me not” ose “të largohen nga Kherson-i ndërsa është ende e mundur”.

Për këtë raport u përdorën të dhëna nga Associated Press dhe Reuters.

Arma gjermane në aksion kundër ushtrisë ruse në Ukrainë

Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konsiderohet si një nga armët më të mira vetëlëvizëse në botë. Gjermania dhe Holanda kanë dërguar mbi 12 sosh në Ukrainë. Ato janë vënë në veprim kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit. Sulmuesit ukrainas thonë se i zotëruan armët Panzerhaubitze rreth një muaj pas stërvitjeve të përditshme. Ekuipazhi që operon me to, përbëhet prej pesë personash: një komandant, një shofer-mekanik, një gjuajtës dhe dy ngarkues. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me një ekip të sapotrajnuar ukrainas.

Rusia pranon se ka goditur me raketë Odesën

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të portit të Odesës, një ditë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për rifillimin e dërgesave të drithit. Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se raketat goditën vetëm objektiva ushtarakë. Perëndimi e dënoi sulmin, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ky zhvillim shkatërroi mundësinë e dialogut me Rusinë.

Rusia ka pranuar se ka sulmuar me raketa portin e Odesës në Ukrainë, sulm që ndodhi një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi dhe për të lehtësuar mungesën globale ushqimore të shkaktuar nga lufta.

Por zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes thanë se kishin goditur vetëm objektiva ushtarakë.

“Raketa me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi shkatërruan në portin e qytetit të Odesës një anije luftarake ukrainase të ankoruar dhe një magazinë ku mbaheshin raketa kundër aniijeve, që i janë dhënë Kievit nga SHBA-të”, tha zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një postim në rrjetin social “Telegram”, pranoi se pas sulmin qëndronte Rusia, ndërsa më herët Moska kishte mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të përditshëm se sulmi në Odesa “shkatërroi mundësinë” e dialogut me Rusinë.

Në një reagim mbi ngjarjen sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se sulmi me raketa “hedh dyshime serioze mbi besueshmërinë e Rusisë në marrëveshjen e arritur”.

“Rusia mban përgjegjësi për thellimin e krizës globale të ushqimit dhe duhet të ndalojë agresionin e saj dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjen për të cilën ka rënë dakord”, theksoi zoti Blinken.

Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se Moska kishte sulmuar portin detar të Odesës me katër raketa lundrimi, dy prej të cilave ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Nuk është ende e qartë se çfarë ndikim do të ketë ky sulm në planet për të rifilluar transportin e grurit ukrainas përmes detit në korridoret e sigurta nga tre portet ukrainase të Detit të Zi: Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny.

Rusia dhe Ukraina nënshkruan të premten në Stamboll marrëveshjen për të eksportuar drithin, produktet ushqimore dhe plehun kimik drejt tregjeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e OKB-së. Kombet e Bashkuara, Komuniteti Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Italia dënuan sulmet.

Ndërkohë luftime të ashpra vazhdojnë në disa rajone të Ukrainës. Kievi raportoi për bombardime nga forcat ruse në veri, jug dhe lindje. Komanda e forcave ajrore të Ukrainës tha se kishte rrëzuar tre raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga forcat ruse nga Deti i Zi.

Në raportin e përditshëm të zbulimit britanik theksohet se Rusia po shënon “përparim minimal” në ofensivën e saj të vazhdueshme në Donbas.

Ndërkohë sipas institutit për Studime mbi Luftën me bazë në Uashington forcat ukrainase po përgatiten për të nisur ose kanë nisur një kundërofensivë në rajonin Kherson.

Ukrainë, 150 ditë luftë

VOAL- Konflikti në Ukrainë që filloi me pushtimin rus të 24 shkurtit ka arritur në ditën e 150-të të luftës dhe nuk i duket fundi. Rusia vazhdon në atë që e quan një “operacion special”, objektivat ushtarakë të të cilit nuk janë përcaktuar mirë, dhe Ukraina mbrohet me ndihmën e Perëndimit, i cili ofron mbështetje ushtarake dhe ekonomike. Numri i vdekjeve është i përkohshëm dhe i paplotë, por numëron dhjetëra mijëra vdekje ushtarake nga të dyja palët, edhe nëse nuk ka burime zyrtare: shifrat e fundit të ofruara nga Shtetet e Bashkuara treguan se viktimat ruse ishin rreth 15,000, pothuajse 40,000 sipas Ukrainës, ndërsa në anën e Kievit nuk ka numra, të mbuluar nga sekreti ushtarak dhe censura. Buletini i fundit i OKB-së në fund të qershorit raportoi 4731 viktima të verifikuara civile, por numri real është më i lartë.

Situata

Rusia ka pushtuar praktikisht mbi një të pestën e territorit ukrainas, duke marrë parasysh zonat e kontrolluara nga viti 2014-2015, pas fillimit të luftës në Donbass, që është pjesë e rajoneve të Luganskut dhe Donetskut, plus të gjithë Krimenë. Moska krijoi një korridor nga Donbasi në gadishullin në Detin e Zi, duke pushtuar territorin e Kersonit dhe një pjesë të atij të Zaporizhës; më në veri, një pjesë e asaj të Kharkivit është në duart ruse. Operacionet ushtarake janë të përqendruara në këtë fazë të konfliktit në Donbass, me trupat e Kremlinit që synojnë të pushtojnë të gjithë rajonin e Donetskut, ku bastionet e mbetura të Ukrainës janë ato të Slovianskut dhe Kramatorskut. Përparimi rus është i ngadaltë, por i qëndrueshëm. Moska mban presion mbi të gjithë vendin me bombardime të largëta, të cilat nga njëra anë kanë objektiva strategjikë, dhe nga ana tjetër i shërbejnë destabilizimit social dhe politik. Ukraina është e varur nga furnizimet me armë perëndimore, të cilat lejojnë ngadalësimin e ofensivës ruse dhe Kievi ka premtuar rikuperimin e territoreve të humbura, edhe nëse deklaratat shpesh ngatërrohen me propagandën. Burimet ukrainase folën kohët e fundit për një kundërofensivë të ardhshme në jug, por beteja më e ashpër po zhvillohet në Donbass.

Negociatat

Si Moska ashtu edhe Kievi janë ende të bindur se po e zgjidhin luftën në favor të tyre. Kjo është arsyeja pse negociatat në fakt janë bllokuar. Rusia ka avantazhin se ka një pozicion në terren për momentin të favorshëm, por objektivat territoriale të Moskës shkojnë përtej Donbasit; Ukraina beson se është e mundur të ndryshohet situata me më shumë ndihmë perëndimore, por pozicioni i Shteteve të Bashkuara dhe kancelarive evropiane në këtë pikë nuk është i qartë. Për momentin, sido që të jetë, strategjia e të dy pretendentëve nuk ndryshon dhe dy presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky kanë rimarrë përgjegjësinë mbi ata që realisht nuk duan të negociojnë. Marrëveshja e fundit për grurin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia është sinjali se në çdo rast kanalet janë të hapura dhe mund të arrihen kompromise për çështje specifike, por për ndërprerjen e konfliktit tani duket se nuk ka asnjë mundësi. Kremlini, pasi ka lënë mënjanë objektivin e Kievit dhe shkarkimin e presidentit ukrainas pas disa javësh lufte, duket se po e përgatit Rusinë për një konflikt të gjatë: sanksioneve perëndimore po i përgjigjet me armën e energjisë dhe nëse edhe në këtë terren duket se nuk ka vend për negociata në afat të shkurtër, opsionet janë të hapura në afat të mesëm dhe afatgjatë. Mbetet për t’u parë se sa larg, gjeografikisht dhe politikisht, mund të rezistojë Ukraina.
Perspektivat

Përtej armëpushimit ushtarak, të përkohshëm ose të qëndrueshëm, i cili herët a vonë do të arrijë, ndoshta në funksion të dimrit që do të ngrijë ose ngadalësojë ritmin e konfliktit, atëherë është errësirë ​​e plotë se cila mund të jetë zgjidhja politike e një lufte që po modifikon kufijtë e ish-republikës sovjetike pasi e ka bërë këtë tashmë në vitin 2014. Nëse për Moskën çështja mund të mos lindë as, në dritën e konflikteve të ngrira në hapësirën post-sovjetike që në tridhjetë vitet e fundit kanë treguar sesi provizorja zgjidhjet bëhen të përhershme, nga Kaukazi (Gjorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani) në zemër të Evropës (Moldavia dhe Transnistria) në frontin tjetër nuk duket të ketë një strategji reale reagimi: me fjalë të tjera, Perëndimi, përveçse ka për të menaxhuar efektet ekonomike, financiare dhe sociale të luftës që ndjehen më shumë në Evropë se kudo tjetër, ajo ende nuk ka zhvilluar një plan, i cili shkon përtej shpresës së sanksioneve efektive dhe ndryshimit të regjimit në Moskë, për të adresuar e ardhmja e afërt me Ukrainën, një vend me mbi 40 milionë banorë në zemër të kontinentit. rsi-eb

Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen

RFE/RL

Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ardhmen, Kina mund t’i shkaktojë më shumë probleme Gjermanisë sesa Rusia, sidomos sa u përket sulmeve kibernetike.

Në një intervistë për radion SWR, Thomas Haldenwang, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka thënë se “në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme”, “jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike”.

“Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore”, ka deklaruar ai.

Kur është pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenwang se “kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit”.

Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.

Ata janë të rinj “që konsumojnë disa litra cola dhe që nuk punojnë sipas orareve të zyrave”.

Kur është pyetur sesi arrin agjencia të rekrutojë stafin, pavarësisht mungesës universale të specialistëve të teknologjisë informative, ai ka thënë se në agjencinë që udhëheq ai, njerëzit kanë mundësi që të mbrojnë demokracinë.

Sipas tij, disa detyra janë më interesante sesa biznesi pasi puna përfshin garë me hakerët rusë dhe ata kinezë.

Presidenti Mattarella shpërndan Senatin dhe Dhomën e Deputetëve- Italia shkon në zgjedhje të reja

VOAL- Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, pasi ka dëgjuar kryetarët e dy degëve të Parlamentit në përputhje me kushtetutën, ka nënshkruar pasditen e sotme të enjte vonë dekretin për shpërndarjen e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve.

Të njëjtën gjë e ka kundërnënshkruar edhe kryeministri në largim Mario Draghi, i cili pas rindërtimit të dështuar të shumicës së ekzekutivit të tij, ka dhënë dorëheqjen përfundimisht nga mandati mëngjesin e sotëm. Në këtë mënyrë Italia nis zgjedhjet e reja legjislative, të cilat, sërish sipas kushtetutës, duhet të zhvillohen brenda 70 ditëve.

“Shpresoj që pavarësisht fushatës intensive elektorale të ketë një kontribut konstruktiv nga të gjithë në interes të Italisë”, deklaroi kreu i shtetit italian. rsi-eb

Bie qeveria e Supermario 9/ Goditje për Italinë e Europën, konfirmohet dorëheqja e Draghit Nga Alba Kepi

Qeveria italiane e Mario Draghi ra ditën e sotme e Italia pritet të shkojë në zgjdhje të parakohshme.

Ky është rezultati i një dite që sapo ka nisur, por me konkluzione mjaft të shpejta mbi fatet e qeverisë së “Super Marios”.

“Edhe bankierët kanë një zemër,” tha ai përballë duartrokitjeve të deputetëve që prisnin sot të dëgjonin fjalën e tij.

Por nuk pati asnjë fjalim e asnjë analizë mbi atë c’ka ndodhi një ditë më parë në Dhomën e Senatit me votën e shumicës pro votëbesimit të ekzekutivit të tij e mbi mospjesëmarrjen e tre forcave të rëndësishme të koaliconit të tij qeverisë: Lëvizja 5 Yje, Forza Italia e Lega.

“E mbi dritën që hodhi kjo votë, kërkoj u shpreh Draghi, të pezullohet kjo seancë pasi do të shkoj tek Presidenti i Rpeublikës për të komunikuar vendimet e mia.”

Në të vërtetë përdori një fjalë të pazakontë për t’u shprehur KM i dorëhequr italian, “për të komunikuar këmbëngulojet e mia”. E këmbëngulja e tij ishte pikërisht rikofirmimi i dorëheqjes së kërkuar më 14 korrik.

As 30 minuta nuk zgjati takimi i tij me Presidentin e Republikës e përmes Sekretarit të Përgjithshëm Ugo Zampetti vjen komunikimi se “Draghi konfirmon vendimin e tij për t’u dorëhequr e se Sergio Mattarella merr akt nga ky vendim. Qeveria italiane do të qëndrojë në fuqi deri në mbylljen e punëve të fundit”. Pra deri në zgjedhjet e parakohshme.

Më pas Kryeministri i dorëhequr ka vazhduar ditën në takimet me dy kryetarët e dy dhomave të parlametit; Roberto Fico e Maria Elisabetha Casellati, takime të detyrueshme për të komunikuar vendimin e tij.

Çfarë pritet të ndodhë?

Praktika kushtuese parashikon që brenda pak ditësh, ndoshta brenda kësaj jave, Presidenti i Republikës të shkrij dy dhomat e parlamentit e të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.

Parashikimi më i mundshëm pritet të përcaktohet mes datave 5 shtator e 2 tetor, por politika italiane është e paparashikueshme e gjatë këtyre minutave deklarata nga lider të forcave politike propozojnë dhe muajt e verës apo një datë sa më të shpejtë për zgjdhjet e parakohshme.

Ndërkohë bursa e Milanos është hapur sot përsëri në humbje e titujt shtetëror italianë janë akoma më zhvlerësues.

Rrëzimi i qeverisë Draghi po ndiqet me shqetësim dhe nga diplomacitë europiane e botërore.

Mario Draghi jep sërish dorëheqjen

VOAL- Mario Draghi i dorëzoi dorëheqjen Sergio Mattarellas. Presidenti i Republikës Italiane i kërkoi Kryeministrit të vazhdojë të drejtojë punët aktuale të shtetit. Kryeministri shkoi në Quirinale pas një fjalimi të shkurtër para sallës, i ndjekur nga duartrokitjet e deputetëve.

Tani priten vendimet e Mattarellës, i cili mund të emërojë një qeveri që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, ose të shpërndajë dhomat dhe të shpallë zgjedhje të reja. Kreu i shtetit do të presë pasdite kryetarët e dy dhomave të parlamentit.

Lajmi i dorëheqjes pati një efekt të rëndë në bursë, ku Milano humbi 2.5%, ndërsa diferenca e yield-it midis obligacioneve të qeverisë italiane dhe gjermane, e ashtuquajtura spread, u rrit më tej, duke arritur në 232 pikë. rsi-eb

Gjermania planifikon të transportojë me trena drithërat ukrainase

RFE/RL

Hekurudha kombëtare gjermane, Deutsche Bahn, planifikon që të nisë shërbimet e trenave të mallrave për të transportuar eksportet e drithërave ukrainase në portet gjermane, që më pas dërgesat të mund të ngarkohen nëpër anije.

Drithërat do të sillen me trena në portet gjermane, përfshirë portet në Rostok, Hamburg dhe Brake, tha kompania e hekurudhave.

Detajet se sa do të jetë kapaciteti i eksporteve të drithërave nuk është bërë publik, por planifikohet që disa trena brenda javës të transportojnë drithin. Këta trena kryesisht do të marrin drithin ukrainas në Rumani.

Deutsche Bahn ka operuar trena nga Gjermania, të cilat kanë qenë të mbushura me ndihma për Ukrainën dhe planifikon që trenat e njëjtë tani të mbushen me drithëra në rrugën e tyre të kthimit.

Eksportet e drithërave të Ukrainës ishin 2.5 milionë tonë në qershor, krahasuar me 6 milionë tonë eksporte në muaj që shteti kishte para se Rusia të niste pushtimin më 24 shkurt.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mungesa e drithërave ukrainase, që kryesisht eksportohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, po kërcënojnë që të ketë uri dhe migrim në masë “në një shkallë të paprecedentë”.

Shumica e eksporteve të Ukrainës aktualisht po transportohet përmes kamionëve dhe anijeve përmes lumenjve për në shtetet fqinje, përfshirë Rumaninë dhe Poloninë. Më pas ato dërgohen në portet detare.

Ukraina ka nevojë urgjente që të eksportojë drithërat para se të nisin korrjet e reja gjatë verës dhe fermerët po përballen me mungesë të hapësirës për t’i ruajtur produktet e tyre.

Për shkak të bllokadës së eksporteve po zhvillohen bisedime që kanë për synim të krijojnë një korridor të sigurt në Detin e Zi, përmes së cilit do të mund të kalonin dërgesat e Ukrainës.

Tre kryediplomatë evropianë vizitojnë Kievin

RFE/RL

Ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, Austrisë dhe Sllovakisë, kanë realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, shtet që tash e pesë muaj po përballet me pushtimin rus.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Liptavsky, publikoi një video të shkurtër të arritjes së tij në kryeqytetin ukrainas më 20 korrik, dhe tha se ai do të takohet me liderët ukrainas gjatë ditës.

“Tronditëse të shohësh se çfarë i ka bërë lufta brutale e agresionit të Rusisë këtij shteti të bukur dhe popullit të tij. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën”, shtoi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, përmes një postimi të ndarë në Twitter.

Televizioni austriak, PULS 24, raportoi se edhe ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok, i është bashkuar kësaj vizite të përbashkët në Kiev.

Tre ministrat evropianë nuk kanë publikuar detaje të itinerarit të vizitës, edhe pse shumë diplomatë dhe liderë nga e mbarë bota kanë vizituar Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në fund të shkurtit. Vizitat e diplomatëve dhe liderëve kanë pasur për qëllim të shprehin mbështetjen për Ukrainën, por edhe për të parë nga afër dëmin e shkaktuar nga lufta.

Von der Leyen: Rusia po na shantazhon, po përdor energjinë si armë

VOA

Evropa vazhdon të sfidohet me një të ardhme të paqartë sa i përket furnizimit me gaz. Një pjesë e vendeve anëtare të BE-së po përballen me sasi të reduktuara të gazit që vjen nga Rusia. Pasiguria dhe mundësitë që Moska të ndërpresë furnizimin me gaz në dimër, nxiti thirrjet e Bashkimit Evropian drejtuar vendeve anëtare që të ulin konsumin e gazit me 15 për qind.

Bashkimi Evropian shpalosi sot (e mërkurë) planet që vendet anëtare të bllokut të shkurtojnë konsumin e gazit me 15 për qind deri në mars të vitit të ardhshëm. BE-ja paralajmëroi se pa këto shkurtime të thella që duhen kryer tani, vendet mund të përballen me mungesa gjatë dimrit, nëse Rusia ndërpret furnizimin.

“Rusia po na shantazhon, duke përdorur energjinë si armë. Në çdo rast, qoftë për një ndërprerje të pjesshme, të madhe, apo ndërprerje totale të gazit rus, Evropa duhet të jetë gati”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Komentet e saj vijnë ndërsa Evropa po mundohet të sigurojë rezerva të mjaftueshme të gazit para futjes në sezonin e dimrit dhe të krijojë një mburojë në rast se Moska kufizon më tej furnizimet e saj si hakmarrje për mbështetjen që Brukseli i ka dhënë Ukrainës.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë po përballen me furnizime të reduktuara ruse, ndërsa zyrtarët e BE-së paralajmërojnë se ka të ngjarë të ndodhë një ndalim i plotë i furnizimit me gaz nga Rusia.

Komisioni Evropian propozoi sot një objektiv për të gjitha vendet anëtare të BE-së, për uljen e përdorimit të gazit me 15 për qind nga gushti në mars, krahasuar me konsumin mesatar të këtyre vendeve në të njëjtën periudhë, nga viti 2016 e deri më 2021.

Propozimi i mundëson Brukselit ta bëjë këtë objektiv të detyrueshëm, në rast të ndonjë urgjence, nëse BE-ja deklaron rrezikun e konsiderueshëm për mungesë të madhe të gazit.

Rregullorja duhet të miratohet nga një shumicë e cilësuar e vendeve anëtare, të cilat së bashku duhet të përfaqësojë 65 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian.

Diplomatët e vendeve të BE-së pritet të diskutojnë mbi këtë çështje të premten, ndërsa miratimi i rregullores pritet të bëhet në një takim urgjent të ministrative të energjisë më 26 korrik.

Para se ta sulmonte Ukrainën, Moska siguronte 40 për qind të nevojave të BE-së për gaz. Por pas fillimit të luftës, sasia e gazit rus që transportohet në Evropë kanë rënë nën 30 për qind të mesatares së viteve 2016-2021.

Draghi: Na duhet një pakt i ri besimi

Mario Draghi gjatë fjalimit të tij në Senat

“Italia është e fortë kur është e bashkuar”, thotë kryeministri në Senat, pas largimit të 5 Yjeve dhe para votëbesimit.

 

VOAL- “E vetmja mënyrë për të qenë së bashku është të rindërtojmë një pakt besimi,” tha Mario Draghi të mërkurën në fjalimin e tij në Senat, duke pyetur klasën politike nëse është gati të rindërtojë këtë pakt pas largimit të 5 Yjeve, të cilët nuk kanë duartrokitur asnjëherë gjatë fjalës së tij. “Kështu kërkojnë italianët”, shtoi kryeministri, i fuqizuar nga sondazhet, sipas të cilave shumica e vendit e kërkon ende atë në krye.

Dorëheqja e javës së kaluar ishte “një akt i dhimbshëm, por i domosdoshëm”, sepse “mosvotimi për besim është një gjest i qartë politik që nuk mund të injorohet”. Sergio Mattarella, kujtojmë, e kishte refuzuar.

“Presidenti i Republikës”, kujtoi Draghi, më besoi detyrën “me synimin për të adresuar” tri emergjenca: pandemike, ekonomike dhe sociale”, të gjitha partitë kryesore, me një përjashtim, vendosën t’i përgjigjen pozitivisht atij apeli. , (…), uniteti kombëtar ka qenë muajt e fundit garancia më e mirë e këtij ekzekutivi dhe efektivitetit të tij. Unë besoj se një kryeministër që nuk është paraqitur kurrë para votuesve duhet të ketë konsensusin më të gjerë”.

Kreu i qeverisë mbrojti rëndësinë në G7 dhe në Bashkimin Evropian të Italisë, i cili “është i fortë kur është i bashkuar” dhe vuri në pah rezultatet e arritura. Ndër të tjera, ai kujtoi se vendi tashmë ka ulur varësinë e tij nga gazi rus nga 40 në 25% dhe se do të eliminohet brenda një viti e gjysmë, ai përsëriti mbështetjen e tij të pakushtëzuar për Ukrainën dhe se furnizimi i saj me armë është mënyra e vetme për ta lejuar atë të mbrohet dhe mbrojti nevojën për të vendosur një pagë minimale.

Në mbrëmje pritet votëbesimi, të enjten Draghi do të përsërisë ritin në sallë. rsi-eb

BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

RFE/RL

Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur votimin e Kuvendit maqedonas në favor të propozimit francez, duke paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke hapur formalisht negociatat e anëtarësimit.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin i cili tash shtron rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një rast historik dhe ju e shfrytëzuat atë. Një hap i madh drejt të ardhmes suaj, të ardhmes evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ngjashëm ka reaguar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ne ju mirëpresim me duar të hapura”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se votimi i 16 korrikut ishte një hap i madh i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Pritet që në të njëjtën kohë negociatat e anëtarësimit të nisin edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur vendimin e Shkupit dhe po ashtu ka paralajmëruar se javën e ardhshme Shqipëria do të nisë negociatat e anëtarësimit.

Më 16 korrik, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugën integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, për më shumë se dy vjet kishte mbajtur në fuqi veton ndaj nisjes së negociatave të Shkupit me Brukselin, për shkak të mosmarrëveshjeve sa i përket gjuhës dhe historisë.

Rrezik rrëshqitje dheu, Mon Blan i mbyllur

VOAL – Rrëzimet e rëndësishme të gurëve, ditë e natë, ndodhin përgjatë Rrugës Normale Franceze që të çon në Mon Blan (dhe që kalon nëpër Gouter) për shkak të thatësirës.

Për këtë arsye, autoritetet në të gjithë Alpet rekomandojnë që alpinistët që dëshirojnë të bëjnë ngjitjen “ta shtyjnë atë përkohësisht”. Tema është tani shumë aktuale pas rrëshqitjeve të ndryshme të gurëve, akullit dhe mbeturinave që ndodhën në zona të ndryshme të Alpeve.Në Marmolada, në Itali, njëmbëdhjetë alpinistë u vranë në një ngjarje të ngjashme.

“Rrezik vdekje”, shkruan në një postim kryetari i bashkisë Saint-Gervais-Les-Bains (Francë), Jean-Marc Peillex. Udhërrëfyesit malorë francezë kanë pezulluar tashmë ngjitjen përgjatë këtij itinerari të konsideruar më pak të kërkuar se rrugët e tjera të ngjitjes dhe për këtë arsye më popullor. RSI-EB

Kryeministri italian Mario Draghi jep dorëheqjen, presidenti Mattarella e refuzon

RFE/RL

Presidenti i shtetit Italian, Sergio Mattarella refuzoi të enjten dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi dhe i kërkoi atij që t’i drejtohej parlamentit për të marrë një panoramë të qartë të situatës politike, sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Italisë.

Mario Draghi konfirmoi se do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Italisë të enjten, pasi një prej partive në koalicionin e tij qeverisës nuk mori pjesë në votëbesimin ndaj qeverisë së drejtuar nga ai.

Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e partisë “Lëvizja 5 Yjet”.

“Unë do t’i paraqes dorëheqjen time presidentit të republikës këtë mbrëmje,” i tha Draghi kabinetit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

“Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më,” shtoi Draghi, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, i cili ka qenë kryeministër i një koalicioni të gjerë që nga shkurti 2021.

Votbesimi ishte bërë një pikë qendrore për tensionet brenda qeverisë së Draghit, ndërsa partitë e saj përgatiten të luftojnë njëra-tjetrën në zgjedhjet kombëtare që duhet të zhvillohen në fillim të vitit 2023.

Vendimi i partisë “5-Yjet” për të bojkotuar votbesimin të enjten e kishte zhytur Italinë në pasiguri politike dhe rrezikoi të minonte përpjekjet për të siguruar miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, për të menaxhuar një thatësirë të dëmshme dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga gazi rus.

Draghi deklaroi se nuk do të dëshironte të drejtonte një qeveri pa partinë “5-Yjet”, të cilët u konfimuan si partia më e madhe në zgjedhjet e mëparshme në 2018-n, por që atëherë kanë pësuar dezertime dhe një humbje të mbështetjes publike.

Kjo mund të çojë në zgjedhje kombëtare që në shtator ose tetor pasi partitë e tjera të koalicionit thanë se duhet të ketë zgjedhje nëse “5-Yjet” nuk e mbështesin më qeverinë.

73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pika përfundimtare e negociatave me Rusinë është sovraniteti i territoreve tona

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka përjashtuar mundësinë e dhënies së territorit Rusisë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje armëpushimi. Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, Kuleba u shpreh po ashtu se mes Moskës dhe Kievit nuk po zhvillohen bisedime paqeje.

“Objektivi i Ukrainës në këtë luftë… është të çlirojë territoret tona, të rivendosë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin e plotë në lindje dhe jug të Ukrainës. Kjo është pika përfundimtare e pozicionit tonë negociues,” u shpreh ministri.

Ai shtoi po ashtu se bisedimet për paqen nuk po bëhen aktualisht “për shkak të pozicionit të Rusisë dhe agresionit të saj të vazhdueshëm ndaj vendit.”

Në një intervistë të botuar përpara bisedimeve në Stamboll ku përfshiheshin përfaqësues nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja, Ministri i Jashtëm ukrainas tha po ashtu se mund jenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të rifilluar eksportet e grurit të bllokuar nga Rusia. dita

Fati i luftës në Ukrainë do të vendoset në fushën e betejës, thotë zyrtari i NATO

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s hodhi dyshime mbi mundësinë se do të gjendej një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë, gjatë një interviste me Euronews Romania.

“Me siguri, fati dhe përfundimi i luftës do të vendoset në fushën e betejës,” tha Mircea Geoană.

“Situatat politike midis dy palëve janë shumë larg njëra-tjetrës sot që ne të shohim kushte politike për një zgjidhje diplomatike, për momentin. Pra, më shumë luftë, për fat të keq, më shumë shkatërrim.”

Geoană shtoi megjithatë se ata shpresojnë që në fund ” të plotësohen kushtet për të gjetur një zgjidhje politike.”

Vërejtjet e tij vijnë mes luftimeve intensive në Ukrainë, si në Donbas ashtu edhe në zonën jugore të Khersonit.

Shumica e luftës, megjithatë, ka të bëjë me kontrollin e detit të Zi, nënvizoi Geoană.

Deti është jetik për tregtinë e Ukrainës, ku qeveria e vendit akuzon Rusinë se i ka bllokuar hyrjen  për të penguar eksportin e drithërave drejt vendeve në zhvillim.

Ukraina e rimori Ishullin e Gjarpërinjve

Ukraina e rimori ishullin e njohur si “Ishulli i Gjarpërinjve” në fund të muajit qershor. Ishulli u pushtua nga Rusia në ditën e parë të pushtimit, në shkurt.

“Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme për gjithë detin e Zi. Është vetëm 40 kilometra jashtë portit të Konstancës dhe grykëderdhjes së Danubit. Ky është një territor strategjik,” tha Geoană.

Për Zv/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rusia “u detyrua ta braktisë ishullin për shkak të sulmeve masive dhe të fuqishme nga Ukraina” diçka që “është një shenjë shumë e mirë”.

Kurse Rusia ka argumentuar se e “përmbushi objektivat e saj” atje dhe u tërhoq si “shenjë vullneti të mirë”.

Por Geoană beson se ishte një “fitore taktike edhe për moralin e ukrainasve. Kjo është shumë. Dhe sigurisht, për lundrimin, për lirinë e lundrimit, në detin e Zi.”

syri.net

Ukraina: Që nga fillimi i luftës kemi vrarë rreth 38 mijë ushtarë rusë

Deri tani 37,400 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas la repubblica. Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, forcat ukrainase kanë shkatërruar 1,645 tanke, 3,828 automjete të blinduara, 838 sisteme artilerie, 247 raketahedhës të shumëfishtë, 109 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 217 avionë, 188 helikopterë, 2696 tanke dhe 676 dronë.

Rusia sulmon me raketë një shkollë dhe një objekt banimi në Kharkiv

VOA

Zyrtarët ukrainas njoftuan se forcat ajrore ruse shkatërruan një shkollë dhe një ndërtesë banimi në Kharkiv të hënën herët në mëngjes, duke vrarë të paktën tre persona e plagosur 28 të tjerë. Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i vendit.

Në një postim në rrjetin social “Telegram”, guvernatori i rajonit Oleh Syneihubov shkruante se sulmet me raketa, përfshirë gjithashtu dhe një raketë që ra pranë disa ndërtesave për magazinim, kishin në shënjestër civilë. Ai i quajti sulmet si “terrorizëm i pastër”.

Këto zhvillime vijnë ndërsa në qytetin lindor të Chasiv Yar-it vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar pas një sulmi me raketa të shtunën ndaj një ndërtesë pesëkatëshe banimi, ku si pasojë u vranë të paktën 15 persona.

Autoritetet thonë se mbi 20 persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe se ata kishin arritur t’i dëgjonin e kontaktonin me disa prej tyre.

Chasiv Yar-i shtrihet rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk-ut, një qytet që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse, ndërsa ato po përpiqen të përparojnë më tej drejt perëndimit, në provincën Donetsk. Një një javë më parë Moska pretendoi se kishte marrë kontrollin e provincës fqinje të Luhansk-ut.

Sulmi në Chasiv Yar është më i fundit që ka shkaktuar një numër të madh viktimash mes popullatës civile, por Rusia vijon të pretendojë se po synon vetëm objektiva ushtarake.

Gjatë një sulmi në fund të muajit qershor, në një qendër tregtare në Kremenchuk, u vranë të paktën 19 persona ndërsa këtë muaj, në tjetër sulm ndaj një blloku apartamentesh dhe zone argëtimi në rajonin jugor të Odesës, u vranë 21 të tjerë.

Ish-modelja ushtare u vra në Kharkiv

VOAL- Ish-modelja braziliane Thalita do Valle, e cila luftoi me trupat ukrainase së bashku me vëllain e saj, u vra gjatë bombardimeve ruse në Kharkiv. Familja tha se 39-vjeçari^ja vdiq nga asfiksia pasi u bllokua në një bunker të djegur nga shpërthimet.

“Kishte sulme ruse dhe batalioni u nda. Thalita u strehua në bunker, vdiq më 30 qershor nga asfiksia, nuk u godit nga predha”, tha vëllai Theo Rodrigo Vieira, duke shtuar se motra e tij po dërgonte mesazhe nga fronti praktikisht. çdo ditë ajo punonte edhe si shpëtimtare edhe si vrapuese.

Do Valle kishte qenë modele përpara se të studionte drejtësi. Më pas ajo punoi me organizata bamirëse, më vonë iu bashkua forcave kurde Peshmerga në Irak, ku u trajnua si gjuajtëse dhe luftoi kundër IS.

Vieira tha se motra e saj kishte mbërritur në Ukrainë tri javë më parë përpara se të dërgohej në qytetin e Kharkiv, i cili nuk është më nën sulmin e drejtpërdrejtë rus, por ende bombardohet shpesh nga përtej kufirit. rsi-eb

Arrin në 9 numri i viktimave nga orteku në alpet e Italisë

VOA/Matt Hilburn

Numri i të vdekurve u rrit në nëntë të mërkurën nga shembja e një akullnaje të dielën në vargmalet italiane të Dolomitit, tha Maurizio Fugatti, president i provincës së Trentos, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet për gjetjen e viktimave të tjera.

Dy viktimat e fundit u zbuluan nga dronët të mërkurën në një cep të mbetjeve të ortekut, të shkaktuar nga shembja e akullnajës, thanë zyrtarët. Pesë alpinistë që besohet se kanë qenë pranë ortekut ende nuk janë gjetur. Kushtet e pasigurta në mal po pengojnë ekipet e kërkim-shpëtimit të punojnë pranë zonës ku ka rënë orteku.

Një ekip policie i specializuar në analizimin e ADN-së është thirrur gjithashtu për të ndihmuar në identifikimin e viktimave. Orteku ndodhi kur një pjesë e akullnajës me madhësinë e një ndërtese banimi u shkëput nga mali Marmolada, me një lartësi prej rreth 3300 metrash.

Një pjesë e madhe e Italisë po përballet me një valë të nxehti dhe shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po rrezikon shkrirjen dhe shkëputjen e më shumë akullnajave nga malet.

‘Ishte thjeshtë punë’/ Hodhi në erë gazetaren, autori tregon kush e porositi vrasjen: Mora 150 mijë €

Personi i akuzuar për shpërthimin e eksplozivëve të vendosur në makinën e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, në vrasjen e vitit 2017, ka rrëfyer krimin në një intervistë me një reporter të Reuters.

Teksa ka bërë me dije se së shpejti do të zbulojë të tjerët që u përfshinë në komplotin për ta vrarë gazetaren, George Degiorgio tha se nëse do të kishte ditur më shumë për Galizian atëherë ai do të kishte kërkuar më shumë para për të kryer vrasjen.

“Po ta dija, do të kisha kërkuar 10 milionë. Jo 150 mijë euro”, theksoi ai, duke iu referuar shumës që tha se është paguar për vrasjen e gazetares. “Për mua ishte vetëm një punë. Po. E njëjta gjë këtu!”, i tha ai gazetarit të Reuters. Dhe më pas shtoi: “Sigurisht që më vjen keq”.

Intervista me Degiorgio u krye gjatë hulumtimit për një podcast mbi rastin e Caruana Galizia, të titulluar “Kush e vrau Dafnen?”

Rrëfimi i tij erdhi pas disa përpjekjeve nga avokatët e Degiorgio që nga viti 2021 për të siguruar një falje në këmbim të dëshmisë për rolin e tij në vrasjen e Caruana Galizia dhe krime të tjera të supozuara që përfshijnë figura të shquara në Maltë.

Më 22 qershor, Gjykata e Apelit Malteze hodhi poshtë ankesat e mbetura ligjore të Degiorgio kundër akuzave për vrasje kundër tij dhe vëllait të tij Alfred, i cili është i bashkëakuzuar. Vendimi hap rrugën për vazhdimin e gjykimit.

Image

Vrasja me bombë në makinë e gazetares investigative tronditi Evropën. Autoritetet malteze akuzojnë Degiorgio dhe dy burra të tjerë, vëllain e tij Alfred dhe një bashkëpunëtor, të quajtur Vince Muscat për vrasjen e Caruana Galizia në tetor 2017 me urdhër të një biznesmeni shumë të njohur në vend.

Degiorgio i tha Reuters se do të deklarohej fajtor përpara çdo gjyqi të jurisë. “Unë do të flas me gjyqtarin,” tha ai. Ai la të kuptohej se do të dëshmonte për të implikuar të tjerë në vrasje dhe një komplot të mëparshëm për të vrarë gazetaren, i cili nuk u realizua. Motivi i tij, tha ai, është të kërkojë një ulje të dënimit për veten dhe Alfredin dhe të sigurojë që “ne të mos dalim fajtorët e vetëm!”

Deri më tani, të dy vëllezërit Degiorgio kishin mohuar përfshirjen në vrasje. Muscat u deklarua fajtor për akuzat për vrasje në vitin 2020 dhe mori një dënim të reduktuar me 15 vjet burg në këmbim të dëshmisë për atë rast dhe disa krime të tjera.

Image

Një nga biznesmenët më të pasur të ishullit, Jørgen Fenek, u akuzua gjithashtu në nëntor 2019 se kishte udhëzuar Degiorgio dhe dy bashkëpunëtorët e tij për të kryer ekzekutimin. Fenech i ka mohuar akuzat, por ende nuk ka paraqitur mbrojtjen e tij. Në një deklaratë, avokati i tij, Gianluca Caruana Curran, tha se Fenech ka në plan të provojë në gjykatë se ai “në asnjë mënyrë nuk donte, kërkoi ose financoi në mënyrë aktive” vrasjen e Caruana Galizia.

“Ndërsa deklarohet kategorikisht i pafajshëm, Fenech pohon se me provat e disponueshme, hetimet e pavarura dhe serioze mund të çojnë në arrestimin dhe ngritjen e aktakuzës së autorëve të vërtetë pas vrasjes”.

Fenech u identifikua si organizatori nga një ndërmjetës i dyshuar, shoferi i taksisë Melvin Teuma, i cili i shpëtoi ndjekjes penale për rolin e tij në këtë çështje në këmbim të dëshmisë. Teuma deklaroi se ai e organizoi vrasjen me vëllezërit Degiorgio në emër të Fenekut. Ai dëshmoi se nuk ia zbuloi kurrë identitetin e Fenech bandës Degiorgio.

Në intervistë, Degiorgio tha se ishte i gatshëm të dëshmonte se një figurë e lartë politike malteze ishte përpjekur të organizonte një goditje ndaj Caruana Galizia në një komplot të veçantë dy vjet më parë. Degiorgio theksoi gjithashtu se do të ofrohej të dëshmonte për përfshirjen e dy ish-ministrave të lartë në një grabitje të armatosur.

Reuters nuk po jep detaje të mëtejshme të akuzave në këtë fazë ose nuk po përmend personat e akuzuar nga Degiorgio, të cilët të gjithë mohojnë çdo përfshirje në ndonjë krim. Caruana Galizia u vra pasi ekspozoi një sërë akuzash për korrupsion kundër njerëzve të shquar, duke përfshirë ministra në qeverinë e Partisë Laburiste të ishullit. Vrasja e saj ngriti dyshime se disa nga njerëzit që ajo po hetonte mund të ishin të përfshirë në planet e saj të vrasjes.

Image

Fenech, i cili akuzohet për urdhrin e vrasjes së gazetares, u identifikua për herë të parë në lidhje me Caruana Galizia në artikujt e nëntorit 2018 nga Reuters dhe Times of Malta. Raportet e cilësonin atë si pronar të një kompanie të njohur si “17 Black” që Caruana Galizia pretendoi se, pa dhënë prova, ishte përdorur për të korruptuar politikanë. Fenech drejtoi gjithashtu një projekt të diskutueshëm termocentrali në Maltë.

Sipas provave të prokurorisë të paraqitura në gjykatë në disa seanca paraprake që nga viti 2018, George Degiorgio dhe banda e tij e ndoqën reporteren gjatë gjithë verës së vitit 2017. Në orët e para të 16 tetorit 2017, prokurorët pretendojnë se banda vendosi një bombë poshtë njërës prej sediljeve në makinën e saj.

Image

Atë pasdite, Degiorgio thuhet se ishte në një jaht në Grand Harbour të ishullit kur vëllai i tij Alfred, i cili po shikonte shtëpinë, i telefonoi për të thënë se gazetarja hipi në makinën e saj dhe u largua. Degiorgio më pas dërgoi një mesazh me tekst nga jahti në një pajisje celulare që aktivizoi bombën, thanë prokurorët në gjykatë.

Pasi makina shpërtheu, djali i Caruana Galizia, Matthew, dëgjoi shpërthimin, vrapoi nga shtëpia e familjes dhe gjeti trupin e nënës së tij. Që atëherë ai ka bërë fushatë për drejtësi për nënën e tij. I pyetur në lidhje me komentet e Degiorgio-s, ai i tha Reuters: “Vetë fjalët e George Degiorgio-s tregojnë se ai është një vrasës gjakftohtë që nuk meriton asnjë falje”./ Reuters

Trendafilova: Mbrojtja e dëshmitarëve shumë e rëndësishme për Gjykatën e Posaçme të Kosovës

Leonat Shehu

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, tha të hënën se mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të mbetet përparësi e punës së kësaj gjykate dhe është një prej arsyeve kryesore të themelimit të saj.

Ajo i bëri këto komente gjatë një debati online duke theksuar rëndësinë e siç tha dënimit të dy ish drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për frikësim dëshmitarësh dhe pengim të drejtësisë.

“Rasti nuk ka të bëjë me krimet e luftës kundër njerëzimit por është një rast i rëndësishëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ky rast kishte të bënte me administrimin e duhur të drejtësisë, integritetin, sigurinë e mirëqenies dhe lirinë e dëshmitarëve nga frika. Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi është një nga shtyllat kryesore për themelimin e Gjykatës së Posaçme”, tha ajo.

Zonja Trendafilova tha se Gjykata e Posaçme tashmë ka filluar hapat e parë të funksionimit duke nisur gjykimin e parë dhe është në pritje të rasteve tjera.

Puna e Gjykatës së Posaçme është kritikuar shpesh në Kosovë, ndërsa ditë më parë kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vizitoi disa nga ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare që po mbahen në paraburgim, akuzoi Gjykatën e Posaçme që nuk i jep llogari askujt dhe shtroi nevojën e krijimit të një mekanizmi të kontrollit dhe të llogaridhënies.

“E kam lexuar deklaratën e zotit Konjufca, kryetarit të Parlamentit dhe më duhet të shpreh pikëpamjen time. Ne jemi gjykatë. Asnjë gjykatë nuk mund të jetë nën mbikëqyrje që vjen nga legjislativi apo degë ekzekutive, kjo nuk është e mundur dhe kjo nuk ndodh askund në asnjë vend që promovon sundimin e ligjit”, tha zonja Trendafilova.

Aktualisht në Hagë ndodhen ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe dy ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Që të gjithë janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 15 shtator u hap procesi i parë gjyqësor për krime lufte, ndaj zotit Mustafa, i cili akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Turqia ndalon një anije ruse, heton pretendimet e Ukrainës për grurin e vjedhur

Anije ruse mallrash në brigjet e portit Karasu të Detit të Zi. Turqi, 3 korrik 2022.

RFE/RL

Një zyrtar turk dhe kompania operuese e portit konfirmuan më 4 korrik se autoritetet kanë ndaluar një anije ruse mallrash dhe po hetojnë pretendimet e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

“Sipas kërkesës, anija e quajtur Zhibek Zholy u ndalua në Karasu”, tha një zyrtar i lartë për Reuters.

“Akuzat janë duke u hetuar tërësisht. Nuk shkruhet se kujt i përket gruri”.

Më 3 korrik, Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Turqi, tha se Zhibek Zholy u ndalua nga autoritetet doganore turke.

Ukraina i kishte kërkuar Ankarasë ta ndalonte atë, duke akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë kapur që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt. Kiev tha se anija u nis nga Berdjansk, një port ukrainas i pushtuar nga forcat ruse.

Kremlini ka mohuar se Rusia ka vjedhur drith ukrainas.

Më 30 qershor, Evgeny Balitsky, kreu i administratës së emëruar nga Moska në rajonin Zaporizhzhja të Ukrainës, tha në Telegram se anija ishte larguar nga porti Berdjansk dhe ishte nisur për në “vendet mike”.

Ai tha se anija ishte e ngarkuar me 7,000 ton grurë, por ai nuk specifikoi se cilat vende konsideroheshin “miqësore” dhe as nuk dha ndonjë detaj mbi origjinën e grurit.
Bodnar tha se hetuesit do të takohen në Turqi më 4 korrik për të përcaktuar fatin e anijes dhe se Ukraina po kërkonte kthim e grurit.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit të saj gjatë pushtimit dhe bllokimin e porteve të saj për të parandaluar largimin e grurit nga vendi, gjë që ka ndihmuar në një mungesë globale të ushqimit.

Moska e ka mohuar marrjen e grurit ukrainas, por imazhet satelitore dhe të dhënat GPS janë përdorur për të mbështetur pretendimet se Rusia ka transportuar grurë nga Ukraina përmes portit të Krimesë të Sevastopolit. Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014.

Drithërat janë një nga industritë kryesore të Ukrainës. Eksportet arritën në 12.2 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe përbënin gati një të pestën e eksporteve të vendit. Portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke përfshirë Berdjansk, trajtonin rreth 6 milionë tonë drithëra dhe kultura të tjera çdo muaj përpara luftës.

1027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit, 2620 të tjerë nën pushtim

Përplasje të ashpra vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit në Donbass”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të cituar nga Ukrinform.

Lideri ukrainas ka shpjeguar se “epiqendra është, natyrisht, në qytetet e rajonit të Lugansk”. Zelensky shtoi se “aktiviteti i armikut në rajonin e Kharkiv është duke u intensifikuar.

“Ne kemi arritur të dëbojmë pushtuesit nga Ivanivka, në rajonin e Khersonit dhe vazhdojmë të ushtrojmë presion në jug të vendit tonë,” shtoi ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se 1027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë ndërsa  2620 të tjera ende nën pushtimin rus.

“Pas 24 shkurtit, territori i dhjetë rajoneve u prek nga pushtuesit. Gjatë kësaj periudhe, 1027 qytete dhe qyteza u çliruan dhe 2610 të tjera janë ende nën pushtimin rus.” /abcnews.al/

Autoritetet ruse kanë hequr një flamur polak nga një memorial në Pyllin Katyn

Autoritetet ruse kanë hequr flamurin polak nga memoriali në Pyllin Katyn që shënon zonën ku ndodhën vrasjet masive të oficerëve polakë nga forcat sovjetike në prill-maj 1940.

Zyrtarët lokalë më 25 qershor konfirmuan se flamuri ishte hequr kur kanë nisur tensionet midis Rusisë dhe Polonisë, e cila ka mbështetur zëshëm Kievin dhe ka ofruar ndihmë pas vendimit të Kremlinit për të pushtuar Ukrainën.

Andrei Borisov, kryebashkiaku i Smolensk, tha në rrjetet sociale se vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës.

“Unë do të shpreh mendimin tim të përgjithshëm: Nuk mund të ketë flamuj polakë në memorialet ruse! Dhe pas deklaratave të sinqerta anti-ruse të politikanëve polakë, aq më tepër”, postoi ai në platformën e mediave sociale VKontakte, së bashku me një foto.

“Ministria e Kulturës e Federatës Ruse mori vendimin e duhur duke hequr flamurin polak. Katyn është një memorial rus,” shtoi ai.

Pasi nazistët shkaktuan Luftën e Dytë Botërore duke pushtuar Poloninë më 1 shtator 1939, sovjetikët pushtuan pjesën lindore të vendit, duke masakruar përfundimisht më shumë se 20,000 oficerë polakë që kishin zënë rob në Katyn.

Bashkimi Sovjetik fillimisht fajësoi nazistët për vrasjet, por në vitin 1990 i dha fund dekadave të mohimeve dhe pranoi të vërtetën./REL/eng

Ka reaguar në Twitter Ian Brzezinski nga Këshilli Atlantik si më poshtë” Rusia heq flamurin polak nga Memoriali i Katinit ku gjatë Luftës së Dytë Botërore autoritetet sovjetike ekzekutuan mbi 20,000 oficerë dhe udhëheqës polakë të mbajtur si të burgosur. Kjo është një përpjekje tjetër e #Putin për të rishkruar historinë dhe fshehur mizoritë sovjetike.”

 

Bazuar në raportimin e AFP dhe The Telegraph

Rusia vjedh grurin ukrainas dhe e shet si grurin e saj

Daria Kaleniuk ka risjellë në Twitter një lajm rreth situatës në Ukrainë. Rusia vjedh grurin nga Ukraina dhe e transporton si grurin e saj.

🚨Anija që transportonte grurë të vjedhur nga Berdyansk i pushtuar në #Ukrainë ka mbërritur në një port në #Turqi.

Ambasadori ukrainas në Turqi Vasily Bodnar u kërkon autoriteteve turke të ndalojnë këtë çmenduri.”

Norvegjia premton 1 miliard euro mbështetje për Ukrainën, Zelensky: Pranë nesh ndodhen miq të mirë

Norvegjia ka premtuar 1 miliard euro për të mbështetur popullin e Ukrainës.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri i vendit Jonas Gahr Store. Në një komunikim me gazetarët në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, ai tha se Norvegjia solidarizohet me qytetarët ukrainas.

“Unë kam ardhur në Kiev për të thënë pas pesë muajsh lufte të tmerrshme, Norvegjia do të zotohet për solidaritet me popullin e Ukrainës. Ne do të mbështesim popullin e Ukrainës me një miliard euro në mbështetje”, tha kryeministri.

Financimi pritet të përdore për ndihmë humanitare si edhe për rindërtim të zonave të shkatërruara në Ukrainë.

Zelensky falënderoi homologun e tij norvegjez për paketën e mbështetjes, duke shtuar: Pranë Ukrainës ndodhen miq të vërtetë”.

Kryeministri spanjoll: Ambiciet e Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë

“Ambiciet ekspansioniste të Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me republikat baltike, Poloninë, Lituaninë dhe vendet e tjera që po trokasin në dyert e NATO-s”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një konferencë për shtyp, shkruan la repubblica.

“Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s nuk është për shkak të frymës ekspansioniste, por sepse duan të mbrohen nga një kërcënim real, domethënë Rusia e udhëhequr nga Putin”, vazhdoi Sanchez, “nëse nuk mbrojmë Ukrainën, kostoja dhe çmimi që do të paguanim në të tashmen dhe në të ardhmen do të ishte shumë më i madh”./abcnews.al

Dënim me burgim të përjetshëm për autorin e sulmit terrorist në Paris

VOA/Marrë nga Associated Press

I vetmi anëtar i mbijetuar i një grupi ekstremistësh të Shtetit Islamik u dënua të mërkurën për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm për sulmin e vitit 2015 në Paris, në të cilin u vranë 130 njerëz. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në kohë paqeje në historinë e Francës.

Gjykata speciale dënoi gjithashtu 19 burra të tjerë të përfshirë në sulm pas një gjyqi nëntë-mujor. Ata humbën jetën gjatë sulmit pasi aktivizuan jelekët me eksploziv.

I dyshuari kryesor Salah Abdeslam u shpall fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje në lidhje me komplotin terrorist. Gjykata konstatoi se jeleku i tij me eksplozivë nuk funksionoi, duke hedhur poshtë argumentin e tij se ai hoqi jelekun sepse vendosi të mos bëhej pjesë e sulmit në natën e 13 nëntorit të vitit 2015.

32 vjeçari Abdeslam, shtetas belg me origjinë marokene, mori të dënimin më të rëndë të mundshëm në Francë.

Nga të pandehurit, përveç Abdeslamit, 18 morën dënime të ndryshme lidhur me terrorizmin dhe një tjetër u dënua për një akuzë më të lehtë mashtrimi.

Gjatë gjyqit, Abdeslam shprehu pikëpamjet e tij radikale, qau, u kërkoi falje viktimave dhe iu lut gjyqtarëve që t’ia falnin gabimet.

Për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e sulmit vdekjeprurës në Paris, gjyqi ka qenë i rëndë, por i rëndësishëm në përpjekjet e tyre për drejtësi dhe përmbyllje të një kapitulli të vështirë të jetës së tyre.

Strategjia e re e NATO-s: Rusia rreziku kryesor; Ftesë zyrtare Suedisë dhe Finlandës

Marrë nga Associated Press

Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të Spanjës, udhëheqësit e NATO-s miratuan konceptin e ri strategjik të aleancës, ku Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën dhe u zotuan të rrisin mbështetjen për Ukrainën. Ndërsa aleanca miratoi gjithashtu kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep takimi i NATO-s. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e anijeve të reja luftarake në Spanjë, si dhe avionë F-35 në Britani.

Udhëheqësit e NATO-s miratuan sot konceptin e ri strategjik të aleancës, dokument që hartohet një herë në dhjetë vjet. Strategjia më e fundit e NATO-s e vitit 2010 e përcaktonte Rusinë një “partnere strategjike”. Tashmë, aleanca e konsideron Moskën një rrezik parësor.

“Sot, udhëheqësit e NATO-s morën vendimin historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë vende anëtare të NATO-s… Udhëheqësit miratuan konceptin e ri strategjik të NATO-s që po publikohet në këto momente. Ky është një koncept i ri strategjik… E bën të qartë se Rusia përbën rrezikun më domethënës dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Denoncimi i veprimeve të Rusisë nuk erdhi papritur. Shefi i aleancës ishte shprehur paraprakisht se lufta e Rusisë në Ukrainë kishte krijuar krizën më të madhe të sigurisë për Evropën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

E krijuar rreth 70 vite më parë për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik, NATO mbajti takimin e saj në Madrid në një botë të transformuar nga sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj, Ukrainës, që shtyu Suedinë dhe Finlandën të dëshirojnë sigurinë që ofron anëtarësimi në NATO. Ndërsa aleanca miratoi dërgimin e ftesës zyrtare për anëtarësimin e tyre, zoti Stoltenberg u shpreh se lufta solli “ndryshimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Strategjia e re shpalos përqasjen e NATO-s edhe për çështje si siguria kibernetike, ndryshimi klimatik, apo rritja e ndikimit ekonomik dhe ushtarak të Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep NATO.

“Në këtë takim, aleanca mirëpret Finlandën dhe Suedinë. Aplikimi historik për anëtarësim, si dhe vendimi i tyre për ta lënë traditën e neutralitetit dhe për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s, do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurtë. Po dërgojmë një mesazh të pagabueshëm se NATO është e fortë, e bashkuar, dhe se hapat që do të ndërmarrim në këtë takim do të rrisin më tej fuqinë tonë të përbashkët”, tha Presidenti Biden.

 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e dy destrojerëve të tjerë në bazën Rota në Spanjë, si dhe të dy skuadriljeve të reja me avionë F35 në Britani.

Kryeministri britanik Boris Johnson e përshkroi takimin e NATO-s si një takim historik.

“Mendoj se mësimi i parë nga sot është se nëse Vladimir Putini po shpresonte se do të kishte prani më të vogël të NATO-s në frontin e tij perëndimor, si rezultat i sulmit të tij të paprovokuar dhe të paligjshëm në Ukrainë, ai ka rezultuar plotësisht i gabuar. Ai po merr në këmbim më shumë NATO. Ky është një takim historik në shumë mënyra; kemi tashmë dy vende të reja që po anëtarësohen, Finlandën dhe Suedinë. Një hap i jashtëzakonshëm përpara për aleancën tonë”, tha zoti Johnson.

 

Alenaca do të dërgojë ftesa zyrtare për anëtarësim për këto dy vende dhe vendimi për anëtarësimin e tyre do të duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.

Sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj ka lëkundur paqen në Evropë dhe e ka shtyrë NATO-n të dislokojë forca dhe armatime në Evropën Lindore në përmasa të papara që nga Lufta e Ftohtë. Vendet anëtare kanë dërguar gjithashtu miliarda dollarë ndihma ushtarake dhe civile në Ukrainë.

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtarë të Aleancës

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s të mërkurën.

“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e një rëndësie të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë edhe gjatë procesit të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pas ftesës, “ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente; kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë gjithashtu pres që të shkojë mjaft shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen të bëjnë atë proces ratifikimi. të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”. bw

Më shumë ushtri amerikane në Evropë

Joe Biden me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg

 

VOAL- “Putini donte modelin finlandez për Evropën, por ai mori më shumë NATO”: kështu tha Joe Biden të mërkurën në Madrid, ku mblidhet samiti i Aleancës Atlantike dhe ku presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi një forcimin e pranisë amerikane ushtarake në Evropë.

Ju duhet të jeni në gjendje t’u përgjigjeni kërcënimeve nga të gjitha drejtimet dhe në të gjitha zonat, në tokë, në det dhe në qiell, tha qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë. Samiti, sipas tij, do të mbetet në histori. Jo vetëm për hyrjen tashmë të pashmangshme të Suedisë dhe Finlandës, të cilat do të marrin ftesën për t’u anëtarësuar disa javë pasi e kanë kërkuar, tani që vetoja turke është hequr.

Hapet samiti i NATO-s në Madrid

“Ne kemi vërtetuar se NATO është më e nevojshme se kurrë,” shtoi Biden, duke folur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ai më pas kujtoi se këtë vit Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë “20,000 trupa shtesë në Evropë për të përforcuar linjat në përgjigje të nismave agresive të Rusisë”. Përmirësimi i ri do të ndikojë në aftësitë ajrore në Gjermani, Itali dhe MB. Dy kryqëzorë shtesë, gjithsej gjashtë, do të mbërrijnë në bazën detare spanjolle Rota, ndërsa korpusi i pestë i ushtrisë do të ketë një seli të përhershme në Poloni. Rumania – një brigadë prej 5,000 burrash – dhe tre republikat baltike u prekën gjithashtu.

Stoltenberg shpjegoi më parë se do të vihet bardh e zi se “Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë”. Tashmë të hënën, ai parashikoi që forca e reagimit të shpejtë, e cila tani ka 40,000 burra, do të rritet në më shumë se 300,000. Koncepti i ri strategjik është “rishikimi më i rëndësishëm që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Ankaraja kërkon ekstradimin e 33 personave

Qëndrimi turk që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO ka një çmim: një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag njoftoi se Ankaraja do t’i kërkojë Helsinkit dhe Stokholmit ekstradimin e gjithsej 33 anëtarëve të PKK-së dhe të lëvizjes së kryesuar nga predikuesi Fethullah Gylen dhe që aktualisht jetojnë në dy vendet nordike. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është klasifikuar si terroriste nga Turqia dhe gjithashtu nga shtetet perëndimore, ndërsa lëvizja e Gylenit akuzohet për nxitjen e grushtit të shtetit të dështuar të korrikut 2016. rsi-eb

Venediktova: Sulmi në qytetin Kremençuk, krim kundër njerëzimit

VOA

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha sot se sulmi i djeshëm i Rusisë ndaj një qendre tregëtare, gjatë të cilit u vranë 18 vetë, mund të përbëjë krim kundër njerëzimit.

Prokurorja Venediktova, e cila kryeson hetimet për krime lufte, shkoi sot në kompleksin tregëtar në qytetin e Kremençukut, i cili u godit dje nga një raketë ruse.

Në kohën e goditjes, brenda qendrës kishte rreth 1 mijë vetë. Sipas shërbimit të urgjencës rreth 60 të tjerë janë plagosur.

Presidenti Volodymyr Zelensky e akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm kundër civilëve.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përmes një postimi në Twitter tha dje pas sulmit se, ky është akti i fundit i një sërë krimesh të kryera nga Rusia.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për krimet” theksoi zoti Blinken.

Presidenti francez Emanuel Macron tha sot në përfundim të takimit të Grupit të Shtatëshes se Rusia “nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë luftë”.

Bombardimet ruse, Franca dërgon automjete të blinduara luftarake në Ukrainë

Franca do të dërgojë sasi të mëdha automjete të blinduara luftarake në Ukrainë .

“Këto mjete do të dërgohen për të lëvizur sa më shpejt në zonat nën zjarrin e armikut. Ushtarët ukrainas kanë nevojë për automjete të blinduara,”, njoftuan autoritetet franceze.

Gjithashtu do të dërgohen gjashtë topa të tjerë me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë, përveç 12 topave të vendosur tashmë për të kundërshtuar pushtimin rus.

Këto sisteme 155 mm , të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

Ata mund të godasin nga gjashtë deri në tetë herë në minutë.

Megjithatë, nuk është bërë me dije data se kur do të dorëzohen. Ndërkaq këto armaatime u premtuan nga presidenti francez Emanuel Macron më 16 qershor, kur ai vizitoi Kievin. bw

Daria Kaleniuk: NATO, ndalo gjenocidin e Rusisë në Ukrainë, Armatose Ukrainën Tani!

Daria Kaleniuk me një tweet sot në Twitter ku kërkon që NATO të ndalojë genocidin e Rusisë në Ukrainë dhe të armatosë Ukrainën.

Daria Kaleniuk është një aktiviste ukrainase e shoqërisë civile, e cila është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës së Veprimit Kundër Korrupsionit, me seli në Kiev.Gjatë pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Kaleniuk u bë i njohur në mediat ndërkombëtare kur pyeti kryeministrin britanik Boris Johnson në një konferencë shtypi në Varshavë se pse disa oligarkë rusë me bazë në Londër nuk ishin shënjestruar me sanksione dhe pse ai nuk e mbështeti krijimin e një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Ja tweet-i i Daria Kaleniuk:

“NATO, ndalo gjenocidin e Rusisë në Ukrainë, #ArmUkraineTani,

Armatose Ukrainën Tani.

Bashkohuni me ne në një tubim në Madrid më 29 qershor në mesditë gjatë Samitit të NATO-s.

Shpërndaje, të lutem. Nëse je gazetar eja në miting!”

 

 


Send this to a friend