Parisi dhe Berlini “grinden sikurse çift i vjetër”, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke e pranuar se dy vendet janë “miket më të mira në botë”, por, megjithatë kanë mospajtime në disa tema, përfshirë çështjet bërthamore.
“Franca dhe Gjermania njihen si miket më të mira në botë, mirëpo ende grindemi ndonjëherë sikurse çiftet e vjetra”, ka thënë Baerbock për të përditshmen rajonale franceze Ouest-France.
“Shoqëritë tona kanë mendime të ndryshme për forcën bërthamore qe një kohë. Gjermania i ka mbyllur të gjitha centralet bërthamore në prill, derisa ato janë pjesë integrale e energjisë së Francës”, ka thënë politikania e Partisë së Gjelbër.
“Kjo është një situatë që Parisi dhe Berlini duhet ta pranojnë”, ka thënë Baerbock, ndonëse, sipas saj, të dyja vendet besojnë në “neutralitet në karbon”.
Ajo ka thënë se shpreson që dy vendet t’i forcojnë lidhjet përmes “kontakteve mes njerëzve, mes komuniteteve dhe shkëmbimit të punëtorëve përtej kufijve”.
Lufta e Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar i ka rritur tensionet mes Parisit dhe Berlinit pasi dy vendet kanë pasur dallime në qëndrimet për çështje të energjisë, centraleve bërthamore dhe armatimit.rel
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdoi sulmet ajrore ndaj saj. Një ditë pasi njoftoi për një ndihmë të re prej 1 miliardë dollarësh, kryediplomati amerikan u shpreh gjithashtu optimist se administrata e Presidentit Biden do të sigurojë vazhdimin e përkrahjes së Uashingtonit për Kievin.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë Ukrainën jo vetëm që t’i mbijetojë agresionit rus, por dhe të lulëzojë si shtet. Zoti Blinken njoftoi një ndihmë shtesë prej 1 miliard dollarësh nga SHBA për Ukrainën.
Sekretari Blinken u takua të enjten me zyrtarë ushtarakë ukrainas duke vëzhguar pajisjet ushtarake të cilat janë dhuruar nga Uashingtoni.
“Ne e çmojmë dhe vlerësojmë shumë guximin dhe fuqinë e forcave kufitare, si dhe të policisë kombëtare dhe jam shumë krenar për faktin që Departamenti i Shtetit ka qenë partneri juaj i ngushtë”, tha zoti Blinken.
Ai vizitoi një bunker të përdorur nga ushtria në rajonin e Kievit.
Kjo është dita e dytë e vizitës së Sekretarit Blinken në Ukrainë. Një ditë më parë ai dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, vizituan një restaurant të firmës amerikane “McDonald’s” të rihapur së fundmi në Kiev.
Por pavarësisht përpjekjeve për të përcjellë një ndjenjë normaliteti, sulmet e intensifikuara ruse mbi Ukrainën që vazhduan gjatë gjithë vizitës së zotit Blinken, shërbejnë si një kujtesë e agresonit të pandalshëm të Moskës. Ushtria ukrainase tha të enjten se ka shkatërruar 25 nga 33 dronët që Rusia përdori për të sulmuar rajonet Sumy dhe Odesa gjatë natës, gjatë të cilave të paktën një person është plagosur.
Pati gjithashtu sulme ajrore ruse në Kiev vetëm tre orë përpara se zoti Blinken të mbërrinte me tren nga Polonia.
Por sulmi më i rëndë të mërkurën ishte ai ndaj një tregu në qytetin lindor të Kostian-tyn-ivkas gjatë të cilit u vranë 17 veta, përfshirë edhe një fëmijë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
“Dje, ne pamë bombardimin e një tregu, 17 njerëz ose më shumë të vrarë, shumë të tjerë të plagosur. Për çfarë sulmohet një treg? Kjo është ajo që ukrainasit po jetojnë çdo ditë”, tha zoti Blinken.
Zoti Blinken gjithashtu u shpreh optimist që administrata e presidentit Biden do të arrijë të ruajë përkrahjen për Ukrainën edhe në Uashington.
Në Kapitol, senatori republikan Bill Hagerty u tha gazetarëve se do të dëshironte të shihte më shumë mbështetje nga aleatët e SHBA-së për Ukrainën.
“Do të doja të shihja një njoftim nga të gjithë anëtarët e NATO-s, duke thënë se ata janë të gatshëm të rrisin përkrahjen. Sapo u ktheva nga një udhëtim në Evropë dhe ne inkurajuam aleatët tanë të NATO-s që në fakt të rrisin përkrahjen e tyre dhe unë do të doja ta shihja këtë të ndodhte”, thotë Senatori republikan, Hagerty.
Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën. Por sipas Institutit Kiel, Danimarka, Estonina, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Norvegjia, Finlanda, Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Republika Çeke, po japin kontribute të mëdha financiare në Ukrainë, në raport me përmasat e ekonomisë së tyre.
VOAL- “Natyrisht, nuk mund të ketë flamur rus në Lojërat e Parisit, mendoj se ne jemi dakord për këtë. Sepse Rusia, si vend, nuk ka vend në një kohë kur ka kryer krime lufte, apo ka dëbuar fëmijë”. Kështu presidenti francez, Emmanuel Macron, në një intervistë për L’Equipe këtë të enjte, kushtuar 2024-ës “vitit të krenarisë franceze”, dhe të cilit iu dha një pasqyrë.
Për praninë e mundshme të sportistëve individualë rusë, pa flamur, Macron tha: “Shpresoj që një vendim të vijë në ndërgjegjen e botës olimpike, nuk është shteti organizator ai që duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjë IOC. Unë kam të plotë besim te Thomas Bach”, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.rsi-eb
Ekspertët e UNESCO-s propozuan që Venecia dhe lagunat e saj të shtohen në listën e objekteve kulturore të rrezikuara.
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit.
Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë.
Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin.
Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen.
Synimi është për ta gjetur “një baraspeshë mes të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë apo punojnë në Venecia, si dhe atyre të cilët e vizitojnë qytetin”, tha Simone Venturini nga këshilli i turizmit i Venecias.
Ky nuk është vendim për të fituar para, shtoi ai, duke thënë se pagesa do ta mbulojë vetëm koston e administrimit të skemës.
Për datën e saktë të planit dhe se si do të udhëhiqet ai, do të vendoset pas aprovimit përfundimtar të këshillit, i cili pret të ndodhë javën e ardhshme.
Ky plan, për të cilin së pari u njoftua më 2019, u shty fillimisht për shkak të pandemisë së COVID-19, si pasojë e të cilës munguan turistët, e më vonë për shkak të arsyeve teknike dhe procedurale.
Vizitorët, ndërkohë, i janë kthyer bujshëm Venecias, me të huajt që janë duke e mbizotëruar popullatën vendore prej rreth 50 mijë banorëve, duke i stërmbushur rrugicat e saj të ngushta.
Turizmi i tepruar i ka shkaktuar shpesh telashe qytetit të brishtë lagunë.
Në korrik, ekspertët e UNESCO-s propozuan që Venecia dhe lagunat e saj të shtohen në listën e objekteve kulturore të rrezikuara, duke thënë se Italia nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur qytetin nga ndikimi i ndryshimit klimatik dhe turizmi i madh.rel
VOAL- Ujku në territorin e Bashkimit Evropian mund të përfaqësojë një problem, jo vetëm për bagëtinë, por edhe për njerëzit. Për këtë arsye, Komisioni po shqyrton rishikimin e statusit të tij si “specie e mbrojtur”. Kështu mund të përmblidhet qëndrimi i mbajtur sot, të hënën, nga presidentja e saj Ursula von der Leyen.
Në praktikë, Ekzekutivi ka hapur një konsultim publik dhe fton komunitetet lokale dhe të gjitha palët e interesuara të paraqesin të dhëna të përditësuara deri më 22 shtator për popullatën e këtyre kafshëve dhe ndikimin e tyre në territor. Përqendrimi i tyre në disa zona, thuhet në një shënim, “është kthyer në një rrezik real”.
Kjo nismë synon të plotësojë mundësitë aktuale të parashikuara nga legjislacioni për autoritetet vendore dhe kombëtare për të vepruar aty ku është e nevojshme dhe financimin e mundshëm në dispozicion. Komisioni tashmë po shqyrton të dhënat shkencore mbi popullatat e ujqërve në Evropë në përgjigje të një rezolute të Parlamentit Evropian të 24 nëntorit 2022.rsi-eb
Oleksiy Reznikov paraqiti dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, duke i hapur rrugë Rustem Umerovit, një ligjvënës tatar nga Krimea, që të marrë këtë post.
Ky vendim i Reznikovit vjen pas njoftimit që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri më 3 shtator për ndryshimin e drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Zelensky shkroi në Telegram se udhëheqja e re në Ministrinë e Mbrojtjes ishte e nevojshme pasi Reznikov kishte kaluar nëpër “më shumë se 550 ditë të një lufte të shkallës së gjerë”.
Ndërkaq, më vonë përmes një adresimi, Zelensky tha se beson se “Ministria ka nevojë për një qasje të re dhe forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë”.
“Parlamenti i Ukrainës e ka një person të tillë dhe Umerov nuk ka nevojë që të prezantohet. Pres që kandidatura e tij të ketë mbështetjen e Parlamentit”, tha Zelensky.
Umerov, 41 vjeç, është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori i vitit 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov po ashtu ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.
Shkarkimi i Reznikovit vjen pas një skandali lidhur me prokurimin e xhaketave ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes. Në gusht, gazetarët ukrainas raportuan se këto materiale ishin blerë me një çmim trefish më të lartë dhe në vend të xhaketave dimërore ishin blerë xhaketa verore. Në dokumentet doganore për blerjen e këtyre produkteve, një xhaketë thuhej se kishte çmimin prej 29 dollarësh, por Ministria ukrainase e Mbrojtjes kishte paguar 86 dollarë për copë. Reznikov javën e kaluar gjatë një konference për media mohoi të gjitha akuzat.
Më 3 shtator, presidenti amerikan, Joe Biden, u tha gazetarëve se ishte në dijeni që Zelensky do të zëvendësonte shefin e tij të mbrojtjes. I pyetur nga gazetarët që të komentonte këtë zhvillim, Biden tha se nuk “do të komentoj publikisht”.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore mbështesin Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.rel
Banorët lokalë duke përqafuar njëri-tjetrin, pas rrëzimit të një rakete ruse në Kramatorsk të Ukrainës.
Sistemet për mbrojtje ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 22 prej 25 dronëve iranianë Shahed, të cilët i kanë nisur forcat ushtarake ruse në rajonin Odesa, në orët e para të 3 shtatorit, ka thënë forca ajrore ukrainase.
Të paktën dy civilë janë plagosur në “një seri sulmesh” që e kanë goditur infrastrukturën e lumit Danub, kanë thënë autoritetet ukrainase, duke shtuar se sulmet kanë zgjatur për më shumë se tre orë e gjysmë.
Danubi është kthyer në rrugën kyçe për Ukrainën për transportim të grurit prej skadimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që e ka mundësuar transportimin e sigurt të mallit përmes Detit të Zi.
Prej atëherë, Rusia i ka shtuar sulmet në rajonet jugore ukrainase Odesa dhe Mikollaiv, zona shumë të rëndësishme për transportim të grurit.
Nuk dihet saktë se cili port është goditur, mirëpo ushtria ukrainase ka thënë se e ka shuar shpejt zjarrin e shkaktuar nga sulmet.
Moska nuk i ka komentuar ende këto deklarata të Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.rel
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është rrëzuar teksa ishte duke vrapuar dhe ka pësuar dëmtime në fytyrë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Schols u dëmtua në një incident sportiv të shtunën. Kjo u raportua për herë të parë nga “Frankfurter Rundschau”. Një zëdhënëse e qeverisë ka konfirmuar tani aksidentin dhe thotë: Ka ndodhur gjatë vrapimit.
“Për fat të keq, kancelari Olaf Scholz duhet të anulojë takimet e tij në Hesse këtë të dielë pas një aksidenti të vogël sportiv. Ai u rrëzua duke vrapuar dhe pësoi dëmtime në fytyrë. Emërimet e tij për javën e ardhshme nuk ndikohen nga kjo”, tha më tej ajo.
Scholz donte të mbështeste kandidatin kryesor të SPD-së Hessian dhe Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser (53) në fillimin e fushatës së saj zgjedhore në Bad Homburg.
Të dielën, Scholz donte të shfaqej së bashku me Ministren Federale të Brendshme, Nancy Faeser, në fillimin e fushatës së tyre zgjedhore në Hesse.
Scholz kishte planifikuar gjithashtu një vizitë në Heringen (rrethi Hersfeld-Rotenburg në Hesse) për të nderuar kolegun e tij të partisë Michael Roth (53) në Bundestag.
Javën e ardhshme kancelarji do të kthehet në punë normalisht. Të hënën nuk ka takime publike, por punon në zyrën e Kancelarisë. Të martën pastaj paraqitja e parë publike në panairin e automjeteve IAA në Mynih.
Të mërkurën ai do të mbajë fjalimin e tij të madh për buxhetin në Bundestag. Të premten ai fluturon për në samitin e G20 në Indi.syri.net
Italia nuk është e kënaqur me rezultate e deritanishme të përfshirjes në nismën kineze të Rrugës së Mëndafshit.
“Tregtia midis Italisë dhe Kinës nuk është përmirësuar siç pritej që kur Roma iu bashkua Iniciativës së Pekinit “Belt and Road” katër vjet më parë”, tha ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
Në vitin 2019, Italia u bë vendi i parë i madh perëndimor që iu bashkua nismës së infrastrukturës së Kinës, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara.
“Rruga e Mëndafshit nuk solli rezultatet që prisnim,” tha Antonio Tajani në forumin ekonomik të Shtëpisë Evropiane Ambrosetti pak para se të nisej për një udhëtim në Kinë:
“Ne do të duhet të vlerësojmë, parlamenti duhet të vendosë nëse do të rinovojë apo jo pjesëmarrjen tone në të.”
Analistët politikë e shohin të vështirë rinovimin e marrëveshjes nga ana e Romës, edhe për shkak të presionit nga SHBA dhe BE. Marsi i vitit të ardhshëm është afati zyrtar i përfundimit të saj, por nëse Italia nuk tërhiqet deri në dhjetor, asaj do t’i duhet të qëndrojë në marrëveshje edhe 5 vjet të tjera.syri.net
Një 98-vjeçar, ish-roje në një kamp nazist, është akuzuar nga autoritetet gjermane për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e më shumë se 3300 njerëzve gjatë Holokaustit.
Sipas CNN, prokurori publik në qytetin perëndimor të Giessen, afër Frankfurtit, ka deklaruar se burri në fjalë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, punonte në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, mes viteve 1943 dhe 1945.
98-vjeçari i cili ishte i mitur në kohën e krimeve të supozuara, akuzohet sipas prokurorëve se “ka ndihmuar në vrasjen mizore dhe tinëzare të mijëra të burgosurve”.
I moshuari mësohet se do të përballet me një gjykatë për të mitur, sepse ai ishte nën moshën 18 vjeç kur shërbente në Sachsenhausen.
Sipas një vlerësimi psikologjik që i është nënshtruar i moshuari një vit më arë, ka rezultuar se ai është i aftë të dalë në gjyq.
Gjermania ndërkohë ka sjell para drejtësisë autorët e fundit të mbijetuar të krimeve të luftës naziste, tashmë në pleqëri Vitin e kaluar, një tjetër ish-gardian i Sachsenhausen, 101 vjeç, u dënua me pesë vjet burg pasi u dënua për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 3,518 njerëzve gjatë Holokaustit.
Një grua 96-vjeçare gjermane iku përpara se të gjykohej për krime që pretendohej se kishte kryer, ndërsa punonte si stenografe dhe daktilografiste në zyrën e komandantit në kampin e përqendrimit në Stutthof, afër qytetit të sotëm polak të Gdansk. Ajo u gjet më vonë nga autoritetet lokale dhe u soll para gjykatës, ku u dënua për akuza të ngjashme.
Sachsenhausen u ndërtua nga të burgosurit dhe u hap në vitin 1936. Nga rreth 200,000 të burgosur që kaluan nëpër kamp, rreth 100,000 mendohet se kanë vdekur atje. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, popullsia e të burgosurve të kampit luhatej midis 11,000 dhe 48,000 njerëz.
Rreth 6 milionë hebrenj u vranë në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu u vranë qindra mijëra romë, kundërshtarë politikë, homoseksualë dhe njerëz me aftësi të kufizuara fizike ose në të mësuar.
Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje.
Aeroplanët gjermanë do ta mbrojnë këtë shtet të NATO-s deri më 22 dhjetor, ka thënë forca ajrore gjermane.
Aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve armiqësore në hapësirën ajrore të Sllovakisë, ka thënë ushtria gjermane.
Sllovakia është fqinje e drejtpërdrejtë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin rus, prej shkurtit të vitit të kaluar.
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës sistemet e saj për mbrojtje ajrore S-300, në prill të vitit 2022.
Si zëvendësim, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, ia kanë dhuruar Sllovakisë nga një sistem raketor për mbrojtje Patriot, ndërsa Gjermania dy shtesë.
Megjithatë, ato i kanë tërhequr prej atëherë bateritë e sistemeve Patriot nga ky vend.
Prej periudhës kur Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës edhe disa armë shtesë të periudhës sovjetike, hapësirën e saj ajrore e kanë siguruar Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria.rel
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.
Në Forumin e Bledit në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderë të disa shteteve të BE-së.
Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen.
Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim te shumë njerëz, si në rajon, ashtu edhe në bllokun evropian.
“Pajtohem me kancelarin [e Gjermanisë, Olaf] Scholz kur thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta”, shtoi Michel.
Rruga e vendeve të Ballkanit P. drejt BE-së
Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik.
Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.
Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) me BE-në.
Më 28 gusht, presidenti i Këshillit Evropian bëri thirrje edhe për caktimin e një agjende të qartë e me afate kohore.
“Në kohën kur ne po përgatisim agjendën e ardhshme të BE-së, duhet të vendosim para vetes edhe caqe të qarta. Unë besoj se ne duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi. Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar duhet të përfshijë edhe këto qëllime tona. Kjo është shumë ambicioze, por e domosdoshme. Dëshmon se ne jemi serioz. Do të krijojë momentum”, tha ai.
Michel paralajmëroi se në samitin e ardhshëm të BE-së liderët do të diskutojnë edhe për procesin e zgjerimit. Por, nga temat në kuadër të zgjerimit, ai përmendi vetëm mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe kthimin e Bosnje e Hercegovinës në agjendë.
Ai e pranoi se do të ishte ideale që të gjithë të hynin në BE në të njëjtën kohë, por theksoi se procesi i zgjerimit do të vazhdojë të mbesë i bazuar në meritat e vende që janë në proces. Në këtë kontekst ai përmendi edhe përshtatje e vendeve aspiruese me politikat e BE-së, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Michel u bëri thirrje shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe.
“Zgjidhja e konflikteve dypalëshe nga e kaluara mund të jetë më e dhimbshme sesa reformat. Por, është e domosdoshme. Ju në këtë rrugë do të ndiqni rrugën e njëjtë sikurse edhe vendet themeluese të BE-së. Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe, të jemi shumë të qartë, nuk ka vend në BE për konfliktet e së kaluarës”, theksoi ai.
Presidenti i Këshillit Evropian, duke përsëritur se duhet evituar që konfliktet mes vendeve të ndryshme të bartën në BE, e të cilat më pas mund të përdoren në të ardhmen për të bllokuar proceset e shteteve fqinje, kërkoi që edhe në traktatet e anëtarësimit të përfshihet “klauzola e besimit”. Kjo, sipas tij, do të siguronte që vendet të cilat hyjnë në BE që të mos kenë mundësi të bllokojnë vendet e ardhshme anëtare.
Gjatë fjalimit në Forumi e Bledit përsëriti edhe idenë që shtetet kandidate gradualisht të përfshihen në disa politika të BE-së pa pasur nevojë që të presin anëtarësimin formal në bllok. Kjo, sipas tij, do të bëhej në ato fusha në të cilat vendi përkatës do të mbyllë kapitullin në negociatat e anëtarësimit. Në këtë drejtim ai përmendi disa fusha, sikurse atë të energjisë dhe transportit, që tha se do të ofronin mundësi që përfaqësuesit e shteteve kandidate të merrnin pjesë në takimet përkatëse të Këshillit të BE-së.
Michel paralajmëroi se gjatë dhjetori do të thërrasë samitin e ri të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.
Ai shprehu mirëkuptim edhe për thirrjet e disa shteteve të BE-së, veçmas të kreut të Francës, Emmanuel Macron, që edhe BE-ja të bëhet gati të pranojë shtete të reja anëtare dhe për këtë çështje të ndërtojë kapacitete absorbuese.
“Pajtohem tërësisht me presidentin Macron. Mosreformimi nga ana jonë para zgjerimit të ardhshëm do të ishte një gabim i madh. Të jemi të sinqertë, nganjëherë kemi shfrytëzuar mungesën e progresit nga vendet e ardhshme anëtare për të evituar mospërgatitjen nga ana jonë. Tani duhet seriozisht të shikojmë kapacitetet e BE-së për të absorbuar vendet tjera anëtare. Kjo ide nganjëherë është keqkuptuar si një pengesë e fshehur për zgjerim. Është e kundërta. Është e kuptueshme që për vendet anëtare ka vlerë t’i bashkohen një BE-je që është efikase“, tha ai.
Sipas Michel, ndër argumentet se pse BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim në të ardhmen është se të gjitha shtetet kandidate kanë nivel të ulët të bruto prodhimit vendor krahasuar me atë të BE-së. Prandaj, anëtarët e rij do të përfitonin nga buxheti i përbashkët i bllokut evropian.
Duke përmendur disa herë edhe agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Michel tha se kjo luftë në themel e ka ndryshuar situatën globale të sigurisë dhe ka pasur ndikim të madh në të ardhmen e kontinentit.
“Për të qenë më të fortë dhe më të sigurt ne duhet të forcojmë lidhjet tona dhe të bëhemi më të fuqishëm. Prandaj, tani është koha që të merremi me sfidat e zgjerimit, si për ne në BE, ashtu edhe për shtetet tona të ardhshme anëtare. Por, besoj se ne tani duhet t’i quajmë këto shtete me perspektivë evropiane si shtete të ardhshme anëtare”, tha ai.
Forumi strategjik i Bledit mbledh çdo vit pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, të cilët ndajnë pikëpamje dhe gjenerojnë ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.
Çka pas aplikimit?
Anëtarësimi i shteteve në BE është një proces kompleks dhe i gjatë.
Për të mbërritur atje, duhen bërë disa hapa dhe kaluar disa faza, si: kërkesa për anëtarësim në BE, rekomandimi për statusin e kandidatit, statusi i kandidatit, nisja e negociatave për anëtarësim, përfundimi i negociatave dhe ratifikimi i traktatit të anëtarësimit.
Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër kundër Moskës në qershor.
Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë ta përzë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner, luftëtarët e të cilit janë duke u strehuar atje pas kryengritjes së dështuar kundër Moskës.
“Ne i kemi kërkuar regjimit [të presidentit bjellorus Alyaksandr] Lukashenka ta dëbojë menjëherë nga Bjellorusia grupin Wagner”, tha ministri i Brendshëm i Polonisë, Maricusz Kaminski, pas një takimi me homologët e vet nga Lituania, Letonia dhe Estonia.
Polonia thotë se mijëra luftëtarë të Wagnerit ndodhen në Bjellorusi, e cila kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë.
Lideri bjellorus Lukashenka së fundmi tha se do t’i mbajë 10.000 trupa të Wagnerit në vendin e tij.
“Mijëra, disa prej të cilëve janë kriminelë të liruar nga burgjet ruse në shkëmbim të një premtimi për të luftuar në Ukrainë, janë thellësisht të demoralizuar dhe akuzohen për krime kundër njerëzimit”, tha Kaminski.
“Është një grup i madh, i aftë për gjithçka”, tha ai, duke e paralajmëruar Bjellorusinë se Polonia do ta mbyllte vijën kufitare me të, në rast të ndonjë incidenti kritik kufitar.
Këto tri vende, po ashtu, i kërkuan Bjellorusisë t’i kthejë mbrapsht menjëherë emigrantët e jashtëligjshëm nga kufiri rajonal në vendet e tyre.
Varshava e akuzoi Bjellorusinë dhe Rusinë se e kanë orkestruar një valë të re të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, për ta destabilizuar rajonin.
Sipas Varshavës, 19.000 emigrantë kanë tentuar të futen në Poloni nga Bjellorusia deri tani këtë vit, krahasuar me 16.000 vitin në vitin 2022.
Lukashenka njoftoi javën e kaluar se luftëtarët e Wagnerit do të mbesin në Bjellorusi, pas vdekjes së liderit të tyre, miliarderit Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës.
“Wagneri jetoi, Wagneri po jeton dhe Wagneri do të jetojë në Bjellorusi. Thelbi mbetet këtu”, tha ai.
“Ata do të jetojnë këtu dhe do të punojnë me ne për aq gjatë sa ne kemi nevojë për këtë njësi”, shtoi ai.
Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër në qershor.
Trupat e Wagnerit luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.
“Të shtunën bëra radiografi në urgjencë, kam marrë një goditje, por gjithçka shkoi mirë.” Këto janë fjalët e para të Mattia Aguzzi-t, 37-vjeçarit që mëngjesin e së shtunës arriti të shpëtojë një vajzë të vogël teksa binte nga kati i pestë i një pallati në via Nizza, në Torino.
Teksa fliste për një emision mëngjesi, 37-vjeçari tregon sesi e gjeti veten duke i shpëtuar jetën 3-vjeçares.
“Po shkoja me të dashurën time Gloria për të marrë bukë, në rrugë dëgjuam britmat: U ktheva dhe në anën tjetër të rrugës ishte një djalë që bërtiste. Ai i kërkonte vajzës që të mos lëvizte, pastaj u kthye nga ne duke na thënë se vajza ishte gati të rrëzohej. Ishte një çështje sekondash: Unë thjesht shpresoja të ndiqja trajektoren dhe të zbutja kontaktin me tokën, pasi kapja nga ajo lartësi ishte e pamundur”.
Megjithatë Aguzzi arriti që ta kapte vogëlushen.
“Në mënyrë të pabesueshme, ia dola, shtoi, nuk e dija që e kisha këtë aftësi për ta gjykuar situatën siç duhej. E mbajta në gjoks dhe menjëherë të dy ramë në tokë. Goditja ishte mjaft e fortë, po flasim për një fluturim 15-18 metra: goditja më mori frymën”.
Pas disa sekondash tmerri, 37-vjeçari thotë se u bë i vetëdijshëm që kishte shpëtuar një jetë.
“Vajza e vogël fillimisht nuk pati asnjë reagim, kisha frikë për më të keqen. Pas disa sekondash e dëgjuam duke qarë dhe kuptuam që më e keqja kishte kaluar.”
Vajza e vogël është shtruar tashmë në spital për vëzhgim në departamentin e kirurgjisë pediatrike të spitalit Regina Margherita në Torino.
Ajo nuk ka lëndime të dukshme dhe është në gjendje të mirë. Nëse nuk ndodh asgjë e papritur, vajza do të nxirret nga spitali në orët e ardhshme.
Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje ma aksidentin në Sarandë, ku humbën jetën dy turistë italianë.
Borrelli i është drejtuar kryeministres italiane, Giorgia Melonit për të kërkuar drejtësi mbi rastin. Sakaq ai thotë se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga 4 turistët italianë në Berat, sesa për vdekjen e dy të rinjve në Sarandë.
“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë në Sarandë të Shqipërisë.
Bëjeni me më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhyni për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër automobilistët italianë që u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli.
VOAL- “Nuk kemi çfarë të bëjmë, të gjithë e dinë se kush është përgjegjës”. Ky është komenti i parë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i raportuar nga Ukrainska Pravda, për rrëzimin e avionit në Rusi, në të cilin, sipas autoriteteve të Moskës, ishte kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin.
Nuk njihen trupat e 10 personave që humbën jetën dje në rrëzimin e një avioni privat në Rusi, në të cilin sipas Agjencisë Federale të Transportit Ajror po udhëtonin themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin dhe komandanti ushtarak i kompanisë private Dmitry Utkin. . Kështu raporton faqja e lajmeve e Shën Petersburgut Fontanka, duke nënvizuar se për njohjen do të kërkohen teste të ADN-së.
Grupi Wagner u bëri thirrje sot mercenarëve të tij që të mos bëjnë “asgjë marrëzi” në dritën e vdekjes së themeluesit Yevgeny Prigozhin. “Vëllezër! Për momentin presim informacion nga komandantët tanë. Mos nxirrni përfundime të shpejta! Ne jemi të gjithë në kontrollin e emocioneve tani, por duhet të ruajmë kontrollin. Mos bëni ndonjë budallallëk…”, thuhet në një. mesazhi i postuar në kanalin e Grupit Telegram.
Eurodeputetja Viola von Cramon tha se takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Ajo shpërndau një postim në Twitter të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të komprometojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Express.
“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon në Twitter.
Zelensky është takuar sot me Vuçiqin në Athinë në kuadër të një darkë joformale që e ka organizuar kryeministri grek.
Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se me Zelenskyn ka folur edhe për situatën në Kosovë.
“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vuçiq.
Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Athinë kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, shkruan Gazeta Express.
Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tëhreq në anën e saj. Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullësia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.
Megjithatë Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu thotë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë.Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko./Express/
VOAL- Një “alpinist me përvojë” u ngjit në Kullën Eifel herët këtë mëngjes dhe u hodh me parashutë nga monumenti më i famshëm i Parisit.
I padëmtuar, ai u arrestua menjëherë dhe kjo do të vononte hapjen për turistët. Burri u ngjit në shtyllën lindore të kullës me një çantë shpine pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm dhe u gjet “në më pak se një minutë nga shërbimi i sigurisë” i kompanisë operuese të Kullës Eiffel (Sete), tha kjo e fundit në një deklaratë për shtyp.
Pavarësisht tentativave të brigadës së ndërhyrjes për ta kapur në strukturën 330 metra të lartë, burri u hodh me parashutë dhe u ul pranë monumentit, në stadiumin Emile Anthoine, ku u arrestua dhe më pas u dërgua në komisariat për shkak të rrezikut. rsi-eb
Kievi ka njoftuar se do të shpenzojë miliona për përforcimin e kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë në frontet e tyre verilindore.
Duke shkruar në Telegram, Denys Smyhal, kryeministri, tha se qeveria do të shpenzojë rreth 25 milion £ nga fondi rezervë i buxhetit federal në rajonin e Kharkiv, i cili kufizohet me rajonin Belgorod të Rusisë dhe rajonin verior të Chernihiv, i cili kufizohet me Bjellorusinë dhe Rusinë.
Në krye të punimeve kanë qenë forcat ushtarake rajonale.
Zyrtarët e mbrojtjes së fundmi thanë se nuk ka shenja se trupat ruse po planifikojnë një ofensivë tokësore nga veriu, por se forcat po përgatiten për çdo skenar.
Të dy rajonet mbeten strategjikisht shumë të rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës.
Duke u nisur nga Bjellorusia, trupat ruse bënë përparime të shpejta nëpër rajonin e Chernihiv në ditët e para të luftës. Kur përpjekjet e tyre për të kapur Kievin ngecën, ata u kthyen prapa dhe Ukraina rifitoi shpejt kontrollin.
Ukraina gjithashtu tani kontrollon pjesën më të madhe të rajonit të Kharkiv, por disa zona mbeten pjesërisht të pushtuara. Ka qenë skena e luftimeve aktive dhe intensive në javët e fundit.bw
Kryeministri Edi Rama, në një reagim të stërgjatë sot, u përgjigjet akuzave të Athinës për rastin e Fredi Belerit.
Rama thotë se kjo është një çështje e drejtësisë, duke theksuar se reformimin e drejtësisë e ka mbështetur SHBA, BE dhe vetë Greqia.
Rama citon në letrën e tij të gjatë edhe qëndrimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Margaritis Schinas, i cili ka deklaruar se mund të bllokohet procesi i integrimit të vendit.
Por ndërkohë, një ditë më parë, në një mesazh publik, Schinas hodhi dyshime edhe mbi vetë mënyrën se si po funksionon drejtësia.
Mesazhi i tij u publikua në tubimin e organizuar të hënën në Himarë. Schinas thotë se arrestimi dhe burgosja e Belerit është një veprim thellësisht antieuropian, që rrezikon të bëhet barrierë për aspiratat e popullit shqiptar për anëtarësim në BE.
Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, ai tha se ‘mënyra evropiane e jetës ka të bëjë me demokracinë, drejtësinë, lirinë për të votuar dhe për t’u zgjedhur’.
“Ky është themeli për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë të familjes së madhe evropiane. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim nga kjo,” tha Schinas.
Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri që të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit dhe të aspiratave evropiane të popullit shqiptar.
Ministria e Jashtme e Moldavisë tha se vendimi u mor pas “tensioneve të vazhdueshme dhe veprimeve jomiqësore” dhe se stafi i ambasadës dhe diplomatët do të duhet të largohen deri më 15 gusht.
Disa diplomatë nga ambasada ruse në Republikën e Moldavisë u larguan nga vendi me një aeroplan çarter të hënën në mëngjes, pasi u dëbuan pas asaj që autoritetet moldave i quajtën “veprime jo miqësore”.
Fluturimi ishte planifikuar të nisej në orën 9:00 (me orën lokale) me rreth 100 persona në bord. Mes tyre ishin diplomatë dhe staf teknik nga ambasada ruse, si dhe familjarë të tyre.
Ata u dërguan në aeroport me dy autobusë, ndërsa të tjerët duket se janë larguar me makina dhe mjete të tjera me qira.
Moldavia njoftoi në fund të korrikut se po dëbonte 45 diplomatë rusë dhe personel tjetër të ambasadës pasi pajisje të reja mbikqyrjeje ishin instaluar në çatinë e ambasadës ruse dhe një ndërtesë fqinje të përdorur nga Rusia.
Një demonstratë në mbështetje të diplomatëve të dëbuar u zhvillua përpara ambasadës ruse.
Aeroporti i Katanias është aktualisht i mbyllur për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etna. Kompania që menaxhon aeroportin e komunikoi njoftimin përmes faqes së saj të internetit. Sektori i hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 13:00 të së hënës, me të gjitha hyrjet dhe nisjet të anuluara.
Pasagjerët duhet të paraqiten në aeroport vetëm pasi të konsultohen me kompaninë e tyre ajrore. Deklarata e fundit nga Observatori Etna i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë shpjegoi se aktiviteti në i vullkanit “ka evoluar në një shatërvan llave”, duke prodhuar një re të shpërndarë nga erërat drejt jugut.
Në një intervistë për Der Standart Martin Harry Wolf, komentatori kryesor i ekonomisë në Financial Times, i cili renditet në personalitetet me ndikim në të gjithë botën nënvizon se “Elitat tona kanë dështuar”, duke paralajmëruar pasojat e krizës së thellë të demokracisë dhe kapitalizmit.
Në librin e tij të ri The Crisis of Democratic Capitalismai sheh re të errëta të grumbulluara mbi demokracinë dhe kapitalizmin – dhe rekomandon reforma urgjente për t’i shpëtuar të dyja në të ardhmen.
Një punonjëse e një çerdheje në Kiev, shoqëron fëmijët në një strehimore pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore. 7 mars 2023.
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës shkurtin e kaluar, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës më 13 gusht.
Zyrtarët e Ukrainës thanë se këto shifra nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.
Muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të paktën 9.396 civilë ishin vrarë. Sipas këtij institucioni, edhe 16.646 të tjerë janë plagosur.
Rusia po vazhdon të kryejë sulme ajrore në mbarë qytetet ukrainase, edhe pse vazhdimisht mohon se shënjestron infrastrukturën civile. Ndërkaq, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj për të dëbuar nga territoret e pushtuara forcat ruse.REL
Dashuria është në ajër – ose të paktën, është vërtet lart në një shkëmb. Via dell’Amore (“Rruga e Dashurisë”) e Italisë e cilëson veten si “shëtitja më romantike në botë”.
Ka qenë prej kohësh shtegu më i popullarizuar i ecjes në rreth 75 milje (121 kilometra) shtigje që rrotullohen rreth pesë fshatrave që përbëjnë Sinën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Cinque Terre.
Ajo u mbyll pas një rrëshqitjeje në 2012, por tani, pas një rinovimi të gjatë, seksioni i parë është rihapur për një pamje paraprake verore deri më 30 shtator. Plotësisht do të rihapet në korrik 2024.
Për të luftuar mbiturizmin në atë që është një nga rajonet më të vizituara, në një nga vendet më të vizituara në botë, aksesi tani është vetëm me turne me guidë (biletat janë pak më shumë se 5 dollarë) për të mbrojtur peisazhin për brezat e ardhshëm. Turistëve u kujtohet që të respektojnë kulturën dhe trashëgiminë lokale, që “rruga e dashurisë” të mos kthehet në “shëtitje të turpit”. syri.net
Inteligjenca ukrainase ka njoftuar neutralizimin e Terminator, njohur ndryshe edhe si ‘bisha ruse’ për shkak të rrezikut të lartë që paraqet ky automjet.
Agjencia e njohur si SBU bëri me dije se ekipi i saj kishte çaktivizuar automjetin rus Terminator.
“Ky model i rrallë i armikut u shkatërruar pas shumë goditjesh me dronë kamikazë”, njofton inteligjenca ukrainase. Terminator është një mjet luftarak modern rus, i projektuar posaçërisht për luftën.
Ai është i pajisur me dy topa 2A42 30 mm, të cilët mbajnë 900 raketa. Përveç kësaj, automjeti ka një sistem raketash antitank Ataka, granatahedhës automatike 30 mm dhe një mitraloz të kalibrit të lartë.bw
Disa nga artefaktet e kthyera nga Itali, të ekspozuara gjatë një ceremonie në Nju Jork më 8 gusht.
Italia tha se ka rikthyer 266 artefakte antike në vlerë prej dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ishin dërguar për t’u shitur nga një rrjet ndërkombëtar i kontrabandës me artefakte.
Në këto artefakte, që më e vjetra daton në shekullin 9 para lindjes së Krishtit, përfshihen edhe ato të periudhës së qytetërimit etrusk, Magna Graecisë dhe Perandorisë së Romës.
Përmes një deklarate të një njësiti të specializuar të policisë italiane u tha se rikthimi i artefakteve u bë falë bashkëpunimit të autoriteteve gjyqësore mes Italisë dhe SHBA-së.
Në fotografitë e postuara nga Ministria e Kulturës së Italisë të artefakteve u shfaqën edhe disa enë të pikturuara, koka e një statuje dhe disa monedha. Këto artefakte më herët gjatë kësaj jave ishin ekspozuar gjatë një ceremonie të mbajtur në Nju Jork.
Në deklaratë u tha se 145 pjesë artefaktesh janë marrë si pjesë e procedurave të bankrotimit kundër një tregtari të gjësendeve antike.
Në deklaratë po ashtu u tha se 65 artefakte të tjera janë marrë nga koleksioni i muzeut Menil, që gjendet në qytetin amerikan të Hjustonit.REL
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku i kryeyqytetit Vitali Klitschko u kishte bërë, më herët, thirrje banorëve që të shkonin pranë vendstrehimeve për t’u mbrojtur nga sulmet ajore, ndërsa në gjithë vendin ishte lëshuar alarmi për sulme të tilla.
Këtë të premte, Ukraina rrëzoi një raketë pranë spitalit të fëmijëve në Kiev, por nuk pati njoftime për të lënduar.
Ndërkohë, në njoftimin e saj të përditshëm mbi sulmin rus ndaj Ukrainës, ministria britanike e Mbrojtjes tha se “ka shanse reale” që një numër i vogël trajnuesish nga të grupit mercenar Wagner të jenë të pranishëm gjatë stërvistjes së trupave bjelloruse në rajonin Grodno, në veriperëndim të Bjellorusisë, pranë kufurit me Poloninë dhe Litaninë.
Sipas njoftimit, ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se stërvitja në zonën e Grodnos “synon të përfshijë mësimet e nxjerra nga ushtria ruse në Ukrainë” duke shtuar se ka të ngjarë se trupat e Wagnerit të veprojnë si trajnues gjatë stërvitjes.
Zyrtarët ukrainas njoftuan gjithashtu se të enjten, në qytetin e Zaporizhias, në Ukrainë, një raketë ruse goditi një hotel ku kanë qendruar shpesh anëtarët e personelit të Kombeve të Bashkuara, duke shkaktuar një të vdekur dhe 16 të plagosur.
Koordinatorija për çështjet humanitare për Ukrainën, Denisë Brown I konfirmoi agjenisë së lajmeve Reuters se personeli i Kombeve të Bashkuara qendronte shpesh në hotelin Reikartz, kur udhëtonte për punë në këtë qytet.
Mes të plagosurve ishin edhe 4 fëmijë,
Të enjten në mbrëmje, marina ukrainase tha se kishte nisur përdorimin e një “korridori humanitar” të përkohshëm dhe se anijet e para pritet të lundrojnë përmes tij për çështje ditësh. Njoftimi vjen pasi muajin e kaluar, Rusia u tërhiq nga marrëveshja që lejonte Ukrainën të eksportonte grurë përmes porteve në Detin e Zi.
Zyrtarët ukrainës thanë se korridori do të përdoret për anijet e saj tregtare që janë bllokuar në portet ukrainase, për prodhimet e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore.
VOAL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot – të Premten – shkarkimin e të gjithë zyrtarëve rajonalë të ngarkuar me rekrutimin e ushtrisë për të çrrënjosur një sistem korrupsioni që lejon veçanërisht rekrutët të shpëtojnë nga ushtria.
“Pasurimi i paligjshëm, legalizimi i fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, fitimet e paligjshme, transporti i paligjshëm i rekrutëve përtej kufirit. Zgjidhja jonë: të shkarkojmë të gjithë komisarët ushtarakë”, njoftoi Zelensky në Telegram.
Presidenti njoftoi gjithashtu se “përpara emërimit të krerëve të rinj” të rekrutimit ushtarak rajonal do të bëhet një inspektim nga SBU, shërbimi i sigurisë së Ukrainës. “Për dy javë do të ketë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes për këtë çështje. Do të merren gjithashtu vendime”, premtoi Zelensky. Këtë e raporton Ukrainska Pravda.
Estonia po i ofron Ukrainës ndihmë të mëtejshme ushtarake për luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke përfshirë më shumë armë të vogla dhe municione. “Ne duhet të mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të vazhdueshëm rus. Edhe një herë, ne kemi gjetur një mundësi ku Estonia mund të japë një ndihmë,” tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Hanno Pevkur.
“Federata Ruse nuk mund të përfitojë asgjë nga ky agresion. Prandaj, të gjithë ata që mbështesin Ukrainën duhet të përshpejtojnë dhënien e ndihmës ushtarake si dhe të rrisin kapacitetin e industrisë së tyre të mbrojtjes”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes tha se Estonia deri tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë mbi 400 milionë euro, që përbën më shumë se 1% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit baltik.bw
Teksa një aeroplan ushtarak rus fluturoi mbi Gjeorgji, David Ratiani shikoi lart duke shtrënguar grushtin me aq zemërim, saqë thonjtë iu ngulën në mish.
“’Nuk do ta harroj kurrë ndjenjën e pafuqisë që më kaploi në atë moment’”, kujton Ya Shashviashvili t’i ketë thënë bashkëshorti i saj, në një nga rastet e rralla që ai ka treguar për përvojën e tij gjatë luftës së shkurtër e shkatërrimtare të Gjeorgjisë me Rusinë, në vitin 2008.
Lufta, e nisur në rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, vrau më shumë se 200 ushtarë dhe 300 civilë, si dhe zhvendosi mijëra të tjerë, ndërsa i la të dy territoret në një gjendje konflikti të ngrirë. Pesëmbëdhjetë vjet pas luftës, përvjetori i së cilës u shënua në Gjeorgji edhe më 7 gusht, edhe më 8 gusht, Rusia ka ende trupa të vendosura në Osetinë e Jugut dhe në Abkhazi.
Për shumë njerëz në Gjeorgji, pushtimi i Ukrainës nga Rusia ngjall kujtime të luftës së vendit të tyre me fqinjin e fuqishëm, që dikur i sundonte. Shumë gjeorgjianë, që luftuan më 2008, kanë shkuar në Ukrainë, për t’i rrokur armët në mbështetje të forcave të Kievit. Shumë prej tyre e paguan me jetë.
Qindra gjeorgjianë besohet se po luftojnë në Ukrainë, kryesisht si pjesë e Legjionit Gjeorgjian, një njësit luftëtarësh që u formua në vitin 2014, pasi Rusia filloi të nxiste trazira në rajonin industrial lindor ukrainas të Donbasit, pak pasi Kremlini aneksoi ilegalisht Krimenë. Legjioni, i cili thuhet se numëron ndërmjet 800 deri në 1.000 luftëtarë – gjysma e të cilëve janë gjeorgjianë, ndërsa gjysma tjetër pjesëtarë të kombësive të tjera – është integruar në forcat e armatosura të Ukrainës.
“Ishte një betejë e papërfunduar dhe ai donte ta përfundonte atë”
Ratiani, apo Dato, pseudonimi të cilin ai e përdorte, nuk kishte dilema nëse duhej të luftonte apo jo për Ukrainën kundër të njëjtit armik.
“Kjo është arsyeja pse ai shkoi në Ukrainë”, rrëfen bashkëshortja e tij, Shashviashvili, duke folur për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë.
“Ishte një betejë e papërfunduar dhe ai donte ta përfundonte atë. Kjo ndjenjë, kjo dhimbje disfate, ishte rrënjosur thellë në mendjen e tij. Ai shpresonte se kishte ardhur koha për fitore dhe për hakmarrje, dhe u largua në rastin e parë”.
Më 2008, Ratiani, i cili ishte pjesëtar i ushtrisë gjeorgjiane, mori urdhër të luftonte, sapo shpërtheu armiqësia me rusët, thotë Shashviashvili.
“Kur u dha lajmi në televizion se kishin filluar operacionet ushtarake, ai përgatiti valixhet menjëherë. Edhe tash e shoh ende para syve të mi, duke shkuar nga dhoma në dhomë, duke vrapuar drejt banjës, duke hedhur gjëra në një çantë, e më pas duke dalë nga shtëpia”, kujton ajo.
Asokohe, Ratiani po linte pas jo vetëm bashkëshorten, por edhe të birin njëvjeçar, si dhe nënën e tij, që jetonte me ta.
“Ne ishim duke qëndruar jashtë shtëpisë, në oborr, unë dhe vjehrra ime, duke mbajtur foshnjën, me fytyra të trishtuara – po i shikonim këta djem që po niseshin dhe po mendonim se çfarë të bënim”, kujton Shashviashvili, duke shtuar se në atë kohë sapo kishte marrë vesh se ishte shtatzënë me një fëmijë tjetër.
Kur u kthye nga lufta, bashkëshorti i saj rrallë foli për konfliktin.
“Ai nuk tha pothuajse asgjë. Në përgjithësi, nuk i pëlqente të fliste për jetën e tij në ushtri. Ishte si një temë tabu. Por, ato ditë, ai heshti edhe më shumë”, thotë ajo.
Një nga kujtimet e pakta që ai ndau, ishte koha kur avioni ushtarak rus fluturoi mbi të, në bazën ushtarake të Senakit, kur ai shtrëngoi grushtin dhe bërtiti “si një fëmijë i vogël”.
Pas luftës së vitit 2008, Ratiani vazhdoi të shërbente në ushtrinë gjeorgjiane dhe, në vitin 2014, u dërgua në Afganistan, për të marrë pjesë në Misionin e Mbështetjes Vendimtare të NATO-s, për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë për të luftuar terrorizmin. Gjatë asaj kohe, thotë Shashviashvili, ai ia shpëtoi jetën një personi, gjatë një sulmi terrorist.
Më 2019, Ratiani, atëherë 50 vjeç, u tërhoq nga shërbimi aktiv, dhe filloi jetën civile, duke punuar si shofer për kompani të ndryshme private. Ai ishte, gjithashtu, i interesuar për politikën, duke u bërë anëtar i fraksionit opozitar “Bashkimi bën fuqinë”, në parlamentin e Gjeorgjisë.
Por, kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022, Ratiani u nis shpejt për të luftuar bashkë me ukrainasit. Ishte beteja e tij e fundit. Më 18 mars 2022, 53-vjeçari Ratiani u vra, siç u tha, nga të shtënat ruse me mortaja në vijat e frontit, në Irpin, duke u bërë viktima e parë nga radhët e luftëtarëve gjeorgjianë në Ukrainë.
Irpini, i ndodhur afër kryeqytetit, Kiev, u shkatërrua nga ushtria ruse, shumica e ndërtesave të tij u shndërruan në gërmadha, ndërsa shumë prej civilëve të tij përjetuan vështirësi të jashtëzakonshme përballë forcave pushtuese ruse.
Dikur shtëpi e rreth 65.000 njerëzve, Ukraina e shpalli Irpinin “qytet heroik”, duke njohur vendosmërinë e treguar nga banorët e tij përballë fatkeqësive.
“Sa të jem gjallë, nuk do ta ndali telefonin”
Më 7 gusht 2008, në orën 4 të mëngjesit, kur Avto Rurua u thirr dhe u urdhërua të paraqitej në bazë, ai i tha bashkëshortes së tij 20-vjeçare, Elmira Inalishvili: “Mos u shqetëso, çfarëdo që të ndodhë, sa të jem gjallë, nuk do ta ndali telefonin”.
Rurua po shërbente në forcat e armatosura gjeorgjiane, së bashku me vëllain dhe me kushëririn e tij.
Kur shpërtheu lufta me Rusinë, Rurua, refugjat nga Abkhazia, dhe bashkëshortja e tij, jetonin në Abastumani, një qytezë me më pak se 1.400 banorë. Ata ishin, gjithashtu, prindër të rinj, me një bebe vetëm trijavëshe.
Kur Rurua u largua për të luftuar, një fqinj dërgoi Inalishvilin dhe foshnjën e tyre në fshatin Lesiçinë, duke besuar se atje do të ishte më sigurt për ta.
“Deri më 8 gusht kam qenë në kontakt me Avton përmes telefonit”, rrëfen Inalishvili për Radion Evropa e Lirë.
“Më tha se gjithçka ishte në rregull, por më 8 gusht humba kontaktin me të. Meqë më tha se nuk do ta fikte kurrë telefonin sa të ishte gjallë, mendova se Avto kishte vdekur”.
Gjatë pesë ditë luftimesh, Inalishvili nuk kishte asnjë informacion për fatin apo vendndodhjen e bashkëshortit të saj. “Madje, m’u ndërpre qumështi për fëmijën, sepse kisha aq ankth. Nuk kishte ushqim për beben dhe asnjë lajm për Avton”, shpjegon ajo.
Pak para agimit, në ditën e gjashtë të luftës, kur luftimet po pakësoheshin, ra zilja e telefonit të Inalishvilit.
“Më kujtohet që po mbaja foshnjën në njërën dorë, dhe telefonin në tjetrën. Kështu po flija. Nuk do ta harroj kurrë zërin e tij, kur tha: ‘Jam gjallë’. Frika u zhduk përnjëherë. E rëndësishme ishte se ai ishte gjallë”, thotë ajo.
Rurua u kthye i rraskapitur në shtëpi, te familja. “Këmbët e tij ishin aq të ënjtura nga gjithë ato ecje në pyll dhe në male, sa nuk mund t’i hiqte çizmet ushtarake”, tregon Inalishvili.
Përderisa edhe vëllai i Ruruas i mbijetoi luftës së gushtit, kushëriri i tij, Badri Beradze, u vra.
“Avto nuk mund ta falte Rusinë për luftën e gushtit. Ai humbi një kushëri dhe disa miq. Prandaj shkoi në Ukrainë. Kur po nisej për luftë, djali i tij i madh, Aleksandr, e pyeti atë: ‘Pse po shkon? Ti je gjeorgjian, lufta është në Ukrainë’. Avto u përgjigj: ‘Rusia na mori vëllain, mori territoret gjeorgjiane’”, kujton Inalishvili ditën kur burri i saj u nis drejt Ukrainës, në vitin 2022.
“Ai i dha djalit të madh një ikonë, që ta mbante në qafë, dhe i kërkoi të mos e hiqte derisa të kthehej. Thjesht nuk mund ta besoja se ai po shkonte në luftë, i gatshëm për vdekje pothuajse të sigurt… Më vjen inat kur dëgjoj njerëz që thonë se këta luftëtarë shkojnë në Ukrainë për para dhe vdesin për para. Këta njerëz kanë pasur një luftë për të përfunduar, prandaj kanë shkuar në luftë”, shprehet Inalishvili.
Para se të nisej drejt Ukrainës, Rurua kishte punuar si rojë në një hotel, në një vendpushim në Batumi, në bregun e Detit të Zi, dhe më pas në ndërtimtari në kryeqytet, Tbilisi.
Më 2 dhjetor 2022, Rurua vdiq në moshën 41-vjeçare, së bashku me katër luftëtarë të tjerë gjeorgjianë, pranë qytetit të sulmuar të Bahmutit, në lindje të Ukrainës, në atë që u raportua të ketë qenë sulm nga luftëtarë çeçenë.
Vëllai i tij, i cili, gjithashtu, po lufton tani në Ukrainë, është zotuar se nuk do të kthehet në shtëpi pa trupin e Ruruas, i cili nuk u gjet kurrë.
“Ai nuk ishte i lumtur, por këtë nuk e shfaqi para askujt”
Edisher Kvaratskhelia ishte pjesëtar i ushtrisë gjeorgjiane, gjatë luftës së gushtit të vitit 2008, dhe shërbente në Brigadën e Katërt të Mekanizuar, e cila u raportua të kishte pësuar numrin më të madh të viktimave gjatë konfliktit.
Kur Kvaratskhelia u thirr në luftën e gushtit, vëllai i tij më i vogël, Bakuri, shprehu dëshirën t’i bashkohej, por u refuzua, për shkak të mungesës së përvojës.
“Ai luftoi bashkë me Brigadën e Katërt. Kur ushtria u tërhoq, ai u largua me të. Nëse më kujtohet mirë, më 14 gusht, takova djemtë kur ata u tërhoqën me të gjitha pajisjet dhe tanket e tyre”, thotë Bakur për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë. “Aty pashë për herë të parë se si një person mund të shtrihej mbi një tank dhe të flinte nga lodhja. Ai nuk ishte i lumtur, por këtë nuk e shfaqi para askujt”.
Pas luftës, Kvaratskhelia mbeti në ushtri edhe pasi mbaroi shërbimi i detyrueshëm. Ai studioi për inxhinieri ushtarake dhe pastrim minash, duke u bërë specialist.
Vëllai i tij, sipas Bakurit, besonte se gjaku i derdhur nga ushtarët gjeorgjianë në vitin 2008 nuk ishte i kotë. Dhe, ndoshta për këtë arsye, Kvaratskhelia u largua për të luftuar në Ukrainë më 2014, kur Rusia mori ilegalisht kontrollin e Gadishullit të Krimesë dhe filloi t’i mbështeste luftëtarët separatistë në Donbas.
Përcjellja e Kvaratskhelian në aeroport, më 2014, ishte hera e fundit që ai do të shihte ndonjëherë vëllain e tij.
“Edisher ishte shtatë vjet më i madh se unë. Ai ishte gjithmonë idhulli im, shembull për mua. Kur shkoi në luftë në vitin 2008, më besoi detyrën e vështirë për të mbajtur qetësinë e familjes”, thotë Bakur. “Ai mision më ra përsëri, kur ai shkoi për të luftuar në Ukrainë. Kur dikush shkon në luftë, anëtarët e familjes madje mund pajtohen me faktin se ata nuk mund t’i shohin më të gjallë. E di që është mënyra e luftëtarit, por është agoni ta humbësh mishin dhe gjakun tënd”.
Kvaratskhelia vdiq, në moshën 44- vjeçare, më 10 tetor 2022, gjatë luftimeve pranë Bahmutit. Ai u nderua me disa medalje për heroizëm në Ukrainë.
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.
Megjithatë, Tolkach theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”.
Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008.
Tolkach i bëri këto komente pas një interviste të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko, për kanalin T7 në Kosovë.
Merezhko kishte thënë më 7 gusht se “njohja e Kosovës nga Ukraina po diskutohet në Kiev.”
Në një komunikatë për media më 8 gusht, Tolkach nënvizoi se “është në veçanti e rëndësishme për Ukrainën që t’i respektojë dhe të sigurohet për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha shtetet, posaçërisht sa i përket integritetit territorial dhe pacenueshmërisë së kufijve shtetërorë të njohur ndërkombëtarisht”.
“Qëndrimi i Ukrainës është parimor dhe i qëndrueshëm – Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë”, thuhet në komunikatën e ambasadorit Tolkach.
Por, Toklach tha se lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.
Ai e pranoi se nuk është befasi se zërat po rriten gjithnjë e më shumë në shoqërinë ukrainase në përkrahje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Ukraina, si vend demokratik i cili e respekton lirinë e fjalës, nuk mund ta kufizojë shprehjen e mendimit të politikanëve të tjerë, të rrethit profesional apo publikut”, theksoi ai.
Tolkach nënvizoi se Serbia, megjithëse deklaron mbështetjen për Ukrainën, po zhvillon dialog aktiv politik dhe bashkëpunim ekonomik me Rusinë.
“Prandaj, ne përsëri i bëjmë thirrje Serbisë, kandidatit për anëtarësim në BE, ta harmanizojë politikën e jashtme, veçanërisht sa i përket agresionit të Federatës ruse kundër një vendi të tjetër kandidat – Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e përbashkët të familjes evropiane”, tha Tolkach.
Ambasada e Ukrainës në Beograd i ka bërë thirrje Serbisë në të kaluarën t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.REL
VOAL- Pas Koloseut në Romë dhe statujës së shekullit të 19-të në Viggiù, është deri te Kulla e Pjerrët e Pizës. Policia arrestoi mëngjesin e sotëm një turiste franceze 19-vjeçare teksa preu me një objekt të mprehtë një kolonë të unazës së shtatë.
Agjentët e përgjuan duke ndërhyrë me kërkesën e një punonjësi të Primaziales, i cili kishte vënë re se vajza po gdhendte një zemër me dy germa brenda, duke përdorur një byzylyk gjarpri si mjet mprehtë për të gërvishtur gurin.
19-vjeçarja u shoqërua në komisariat dhe pranoi përgjegjësitë e saj duke u shpjeguar efektivëve të policisë se kishte gdhendur inicialet e emrit të saj dhe të të dashurit të rrethuar nga një zemër. Policia e ka denoncuar për dëmtim të rëndë në trashëgiminë arkeologjike, historike dhe artistike kombëtare.rsi-eb
Moti i stuhishëm që e ka goditur rajonin e Detit Baltik të hënën e ka vrarë të paktën një person dhe ka shkaktuar vonesa në fluturime, pezullimin e trageteve dhe daljen e një treni nga binarët.
Tre persona u dërguan në spital në Suedi, kur dy prej vagonëve të udhëtarëve dolën nga binarët në Hudiksvall, një qytet 280 kilometra në veri të Stokholmit, njoftoi policia më 7 gusht.
Treni doli nga binarët sepse “hekurudha është dëmtuar nga shiu i madh dhe rrëshqitja e dheut”, tha policia, duke shtuar se shkalla e dëmtimit të të lënduarve nuk dihet.
Në tren ndodheshin 120 persona, raportuan mediat suedeze.
Tragetet që e lidhin Poloninë me Suedinë, dy ishujt gjerman me Gjermaninë dhe Norvegjinë me Danimarkën, kanë mbetur në port. Tragetet dhe taksitë e ujit në ishujt gjerman Hiddensee dhe Reugen u anuluan për të hënën dhe të martën në mëngjes.
Pushuesve u është kërkuar t’i shtyjnë planet e udhëtimit për të mërkurën.
Në Lituani, një grua 50-vjeçare u vra nga rrëzimi i lisave afër kufirit me Letoninë. Kjo zonë u dëmtua shumë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë elektrike dhe me kulme të shtëpive të shkatërruara.
Shërbimi baltik i lajmeve tha se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e afërt, Dobele. Postimet në rrjetet sociale treguan se njëra prej pronave më të prekura ishte një park në Tervete, një zonë e njohur rekreative që përfshin edhe një arenë lodrash për fëmijë, e frymëzuar nga përrallat letone. Parku do të jetë i mbyllur deri javën e ardhshme.
Shi i madh dhe breshër u raportua edhe në Estoni, vendin e tretë baltik.
Në Danimarkë, policia nga pjesa verilindore e vendit tha në X, rrjetin social të njohur dikur si Twitter, se moti është ende i lig.
Departamenti i zjarrfikësve në Kopenhagë u bëri thirrje njerëzve të rrinë larg parqeve dhe maleve, duke thënë se “përzierja e shiut dhe stuhitë e rrit rrezikun për rrëzimin e lisave”.
Në jug të Norvegjisë, autoritetet e lëshuan alarmin e motit ekstrem në nivelin më të lartë, për shkak të shiut të madh, rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve. Rrugët e Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë, u vërshuan.
Të dielën u raportuan mijëra vetëtima në Suedi.REL
Një grua ka rënë në prangat e policisë ukrainase, pasi akuzohet se po planifikonte që të vriste Zelenskyn
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) bënë me dije se arrestuan një informatore ruse, e cila po përgatiste një sulm ajror në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës.
Mësohet se e dyshuara po mblidhte informacione rreth vizitës së planifikuar, tha SBU. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej për vizitë në rajon në fund të korrikut. Megjithatë, agjentët e SBU kishin marrë informacion në lidhje me aktivitetet e të dyshuares dhe kishin marrë masa shtesë sigurie. Në monitorimin e komunikimeve të gruas, SBU kishte konstatuar se ajo kishte për detyrë të identifikonte vendndodhjen e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione të forcave të armatosura.
Sipas hetimeve, gruaja ishte një banore në Ochakov, në jug të Ukrainës, dhe një ish-shitëse në një dyqan ushtarak në territorin e një prej reparteve ushtarake të rajonit. Ajo dyshohet se udhëtoi në Mykolaiv dhe filmoi vendndodhjet e objekteve ukrainase. Emri i gruas nuk është bërë i ditur.bw
Ukraina po sheh “rezultate të rëndësishme” nga sistemet e mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pavarësisht valëve të sulmeve ajrore ruse që Kievi thotë se po shënjestrojnë civilët dhe ndërtesat rezidenciale.
Rusia ka raportuar se ka rrëzuar një dron që ishte nisur drejt Moskës – sulmi i tretë i këtij lloji ditëve të fundit – ndërkaq zyrtarët nga të dyja anët kanë thënë se Ukraina ka sulmuar dy urat që lidhin gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë me Rusinë.
Të dyja shtetet kanë shpeshtuar sulmet ndaj trupave të palës tjetër, ndaj armatimeve dhe infrastrukturës që mbështet luftës, përderisa Ukraina po tenton të largojë trupat ruse nga jugu dhe lindja e Ukrainës, që kur ka nisur pushtimi vitin e kaluar.
Kreu i emëruar nga Moska në Krime tha se ura Çonhar në këtë gadishull, që Moska e ka aneksuar më 2014, është dëmtuar nga një sulm me raketa. Edhe tri rrugë që lidhin Krimenë me pjesët e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, afër qytetit Heniçesk, janë granatuar dhe një civilë është plagosur, tha zyrtari i emëruar nga Moska.
Gjatë adresimit në orët e vona të së dielës, Zelensky tha se sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, përshirë Patriotët e prodhimit amerikan dhe IRIS-T të prodhimit gjerman, po tregohen “shumë efektive” dhe veçse “kanë dhënë rezultate të mëdha”.
Zelensky tha se Ukraina ka parandaluar një numër të madh të sulmeve ruse gjatë javës së kaluar, përfshirë edhe 65 sulme me raketa dhe 178 sulme me dronë, përfshirë 87 me dronë Shahed.
Më vonë, ushtria ukrainase tha se Rusia kishte kryer 30 sulme me raketa dhe 48 sulme ajrore.
“Fatkeqësisht ka viktima dhe të plagosur në mesin e popullatës civile. Ndërtesat e banuara dhe infrastruktura tjetër civile ka pësuar dëme”, tha ushtria përmes një deklarate.
Sulmet erdhën pas një sulmi gjatë të shtunës, i cili sipas Zelenskyt u krye në një qendër për transfuzionin e gjakut në qytetin Kupiansk, rreth 16 kilometra nga vija e frontit në rajonin lindor të Harkivit. Presidenti ukrianas tha se ky sulm përbën krim lufte.
Rusia mohon se qëllimshëm shënjestron civilët apo spitalet ushtarake në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, luftë që la vrarë mijëra persona dhe detyroi miliona persona të zhvendoseshin.
Për dy muaj me radhë, Ukraina po zhvillon kundërofensivën e saj për të larguar forcat pushtuese ruse nga pothuajse një e pesta e territorit.
Gjatë fundjavës, afër 40 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, dhe Indinë, zhvilluan bisedime për luftën në Ukrainë. Takimi u mbajt në Arabinë Saudite, po u përmbyll pa asnjë veprim konkret përtej zotimit për konsultime të mëtejme.
Takimi në Arabinë Saudite ishte pjesë e përpjekjes diplomatike të Ukrainës për të forcuar mbështetjen përtej aleatëve të saj Perëndimor.
Në takim nuk mori pjesë Rusia. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se ky takim reflektoi “përpjekjet e dështuara” të Perëndimit për të mobilizuar shtetet e zhvilluara për të mbështetur Zelenskyn.
Humbjet e kompanive europiane në tregun rus arrijnë në të paktën 100 miliardë euro që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Këto shifra janë raportuar nga Financial Times, pas një sondazhi të raporteve vjetore dhe pasqyrat financiare të vitit 2023 për të paktën 600 grupe europiane. Sipas raportit rreth 176 kompani rezultojnë se janë drejt mbylljes.
Ndërkohë lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 530. Moska vazhdon të kryejë sulme të reja në të gjithë Ukrainën me raketa dhe me dronë. Si pasojë e sulmeve ministri ukrainas Kuleba i ka bërë thirrje Perëndimit që të mbështesë vendin me armë.bw
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi në Bratislavë, korrik 2023.
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase, e cila është duke luftuar kundër pushtimit rus.
Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.
Arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave nuk janë dhënë.
Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit. Pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.
Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të vet qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.REL