VOAL

VOAL

Merkeli: Sulmuesit seksualë do të dëbohen

Kancelarja gjermane, Angela Merkeli, ka thënë se Gjermania do të dëbojë shtetasit e huaj, të cilët gjenden fajtorë për sulmet seksuale në Këln.

Ajo ka thënë se duhet t’iu dërgohen “sinjale të qarta” atyre që nuk janë të përgatitur të veprojnë në përputhje me ligjin gjerman.

Një grup i njerëzve, me dukje arabe, është raportuar se qëndron prapa sulmeve të natës së Vitit të Ri.

“Ajo çfarë ka ndodhur natën e Vitit të Ri, nuk është e pranueshme. Këto janë akte të neveritshme kriminale që një shtet, që Gjermania nuk do t’i pranojë”, ka thënë Merkel përmes një deklarate.

Policia gjermane ka thënë se 121 vajza kanë raportuar nëpër stacione të ndryshme se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Deri më tash janë identifikuar 16 të dyshuar, por nuk ka pasur arrestime.

Incidente të ngjashme në natën e Vitit të Ri tani janë raportuar edhe në Finlandë dhe Zvicër.

Vitin e kaluar, Evropa është përballur me fluksin më të madh të refugjatëve dhe migrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 1 milion njerëz, shumica të ikur nga lufta në Siri, kanë hyrë vetëm në Gjermani.

Policia kontrolle për mjetin e dyshimtë në hyrje të zyrës së kancelares Merkel

Zëdhënës i policisë federale gjermane, Thorsten Peters, tha se për shak të kontrolleve është mbyllur hyrja kryesore në zyrën e kancelares në Berlin. Ai nuk pranoi të japë detaje se për çfarë lloj mjeti bëhet fjalë

 BERLIN – Policia gjermane ka njoftuar se po vijon kontrolli i mjetit të dyshimtë të gjetur gjatë kontrollit rutinë të sigurisë në hyrje të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Zëdhënës i policisë federale gjermane, Thorsten Peters, tha se për shak të kontrolleve është mbyllur hyrja kryesore në zyrën e kancelares në Berlin. Ai nuk pranoi të japë detaje se për çfarë lloj mjeti bëhet fjalë.

Ndërkohë zyra u evakuua gjatë kontrollit.

Merkel këtë mëngjes duhej të mbante takimin e radhës me kabinetin e saj. AA

Gjermania e shokuar nga sulmet seksuale natën e Vitit të Ri

Henriette Reker dhe Wolfgang Albers në konferencën për gazetarë në Këln lidhur me raportet për sulme seksuale ndaj femrave

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur “tmerr” për shkak të sulmeve seksuale dhe plaçkitjeve në qytetin perëndimor, Këln, natën e Vitit të Ri.

Zyra e saj tha se kancelarja e ka thirrë sot prefekten e Këlnit, Henriette Reker, dhe i ka thënë që të bëhet çdo gjë e mundshme për dënimin e kryerësve “pa marrë parasysh origjinën dhe prejardhjen e tyre”.

Dhjetëra femra kanë raportuar se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur në natën e Vitit të Ri.

Janë bërë më se 80 paraqitje penale, përfshirë një akuzë për dhunim.

Shefi i policisë së qytetit, Wolfgang Albers, tha se meshkujt e përfshirë në sulme ishin arabë ose dukeshin se ishin nga Afrika Veriore.

Në Hamburg, po ashtu, janë sulmuar femrat.

Këto incidente kanë shkaktuar debat të ashpër lidhur me sjelljen e azilkërkuesve në Gjermani.

Vitin e kaluar në Gjermani është shënuar numër rekord i migrantëve.

 

Paris, përkujtohen viktimat e vrasjeve në “Charlie Hebdo”

Presidenti francez Francois Hollande filloi sot një javë përkujtimesh për viktimat e sulmeve ekstremiste në Paris, të cilat nisën me vrasjet në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo, duke marrë 17 jetë njerëzish.

Ngjarjet e 7 janarit 2015, të quajtura “11 shtatori i Francës”, shënuanfillimin e një vargu sulmesh xhihadiste në vend që kulmuan me ato të 13 nëntorit në Paris, nga të cilat gjetën vdekjen 130 vetë.

Familjet e viktimave iu bashkuan Presidentit Hollande dhe personaliteteve të tjera, duke zbuluar një pllakë në ish-zyrat e revistës Charlie Hebdo, ku një vit më parë redaksia ndodhej në mbledhje në kohën që aty hynë dy vëllezër të armatosur rëndë, të cilët vranë 11 vetë.

Zoti Hollande bëri pastaj homazhe në kujtim të një polici që u vra kur u përpoq të ndjekë personat e armatosur.

Presidenti francez përkujtoi gjithashtu katër njerëz të vrarë në një supermarket – sulm që ringjalli shqetësimet për anti-semitizëm në Francë, ku banon komuniteti më i madh hebraik i Evropës.

Charlie Hebdo – në përvjetorin e masakrës del me 1 milion kopje

PARIS – Revista satirike “Charlie Hebdo” ka nxjerrë edicionin special që do të përkujtojë njëvjetorin e masakrës në zyrat e kësaj reviste janarin e vitit që shkoi, me një karikaturë të Zotit të gjakosur, me kallashnikov, nën titullin, “Një vit më pas: Vrasësi ende i lirë”.

Një milionë kopje të revistës në edicionin special do të dalin në shitje më 6 janar në përkujtim të njëvjetorit të vrasjes së 12 gazetarëve në zyrat e revistës në Paris, nga vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi. Tetë gazetarë të stafit të “Charlie Hebdo” ishin mes viktimave të 7 janarit 2015, që nxori në rrugët e Francës miliona njerëz në protestë dhe e ktheu publikimin në një simbol të lirisë së shprehjes.

17 persona u vranë në tre ditë të sulmit që kishte shënjestruar edhe një supermarket që administrohej nga hebrenjtë, duke shënuar fillimin e një sulmi xhihadist në Francë që kulmoi me masakrën e nëntorit në Paris. Aktualisht revista satirike shet rreth 100 mijë kopje në Francë dhe 10 milionë të tjera në botë.

Rekord i ri i vizitorëve në kampin e Auschwitzit

Një rekord prej 1.72 milion njerëzish e kanë vizituar gjatë vitit që lam pas kampin Auschwitz-Birkenau, ka njoftuar sor muzeu që gjendet në jug të Polonisë.

Drejtori i muzeut, Piotr Cywinski, njoftoi sot përmes një komunikate, se vizita në kamp nuk është vetëm “një mësim për historinë” por gjithashtu një moment i reflektimit “mbi përgjegjësinë tonë për gjendjen në të cilën ndodhet bota në ditët e sotme”.

Në vitin 2014, kampi ishte vizituar nga 1.53 milion turistë.

Auschwitzi ka qenë kampi më i madh i ndërtuar nga gjermanët. Ai ka përfshirë përqendrimin, asgjësimin dhe punën e detyruar, ndërsa ka qenë i vendosur rreth 37 milje në perëndim të Krakovit, pranë kufirit të paraluftës gjermano-polak.

Rreth 1.1 milion njerëz, duke përfshirë një milion hebrenj nga e gjithë bota, u vranë nga Gjermania naziste në kamp nga 1940 deri më 1945.

Viktimat e tjera ishin polakë jo-hebre dhe të burgosur sovjetikë

Vitin e kaluar rreth 425 mijë ploakë e kanë vizituar kompleksin, ndërsa vizitorët e tjerë kanë qenë 220 mijë britanikë, 141 mijë amerikanë, 93 mijë gjermanë si dhe dhjetëra mijëra të tjerë nga Italia, Spanja, Izraeli, Franca e vende të tjera.

Faqja e internetit e Auschwitz-Birkenau gjatë vitit të kaluar ka pasur mbi 25 milionë vizita derisa faqja zyrtare në Facebook ka arritur të ketë 200 mijë pëlqime.

Poloni: Mbi 40 të vdekur nga të ftohtit

Zyrtarët në Poloni thonë se mbi 40 veta kanë vdekur nga hipotermia apo si rezultat i temperaturave të ulëta në male.

Zëdhënësja e policisë polake, Bozena Wysocka, tha sot se 39 persona kanë vdekur nga të ftohit që ka 1 nëntori, duke përfshirë edhe 21 persona që kanë vdekur fundjavën e kaluar kur temperaturat kanë rënë në minus tetëmbëdhjetë gradë Celsius.

Ekipet e shpëtimit në malet Tetra kanë njoftuar se gjashtë turistë janë gjetur të ngrirë në akull pas datës 25 dhjetor.

Ekipet e shpëtimit iu kanë bërë thirrje turistëve që të heqin dorë nga udhëtimet në malet e larta, ku bora ka arritur në 2.6 metra.

Militantë nga Siria dhe Iraku kishin planifikuar sulme në Mynih

Policia gjermane ka njoftuar sot se mbrëmë pak para mesnate kanë pranuar informacione se militantë nga Siria dhe Iraku po planifikonin sulme në Mynih.

Hubertus Andrae, shef i policisë gjermane, tha sot gjatë një konference për media, se policia nuk ka arritur që t’i gjej të dyshuarit dhe se nuk janë të sigurtë nëse “sulmuesit potencial” gjenden në territorin gjerman.

Ai tha se policia gjermane e ka pranuar një informatë “shumë konkrete” se sulme vetvrasëse ishin planifikuar në mesnatë në stacionet e trenit në qytetin jugor të Gjermanisë.

“Ne i kemi marrë emrat e tyre. Por nuk mund të themi se ata janë në Mynih apo në Gjermani”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sot në mesditë është reduktuar numri i policëve në Mynih dhe zyrtarët kanë thënë se nuk ka indikacione se mund të ketë sulme në orët apo ditët e ardhshme.

Këtë e ka thënë Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann.

“Policia është ende e pranishme në stacionin kryesor në Mynih dhe në stacionin Pasing, por numri i policëve është i reduktuar krahasuar me numrin e policëve që ishin mbërëmë”, ka thënë ministri Herrmann.

Holanda merr kryesimin e Bashkimit Evropian

Kryesimin me Bashkimin Evropian (BE) prej sot nga Luksemburgu e merr Holanda. Kjo do të jetë hera e 12 që ky vend vjen në pozitën e liderit të BE-së

BRUKSEL – Kryesimin me Bashkimin Evropian (BE) prej sot nga Luksemburgu e merr Holanda. Kjo do të jetë hera e 12-të që ky vend vjen në pozitën e liderit të BE-së.

Holanda kryesimin do ta merr nga Luksemburgu i cili këtë rol e pati në gjashtë muajt e kaluar. Duke patur parasysh situatën aktuale në Evropë e cila ballafaqohet me kërcënime të mëdha të sigurisë dhe krizën më të madhe të refugjatëve nga Lufta e Dytë Botërore shihet qartë se Holanda do të përballet me sfida të mëdha.

Shefi i diplomacisë së Holandës, Bert Kenders në njoftimin e kryesimit të vendit të tij me Këshillin e BE-së ka thënë se do të përkushtohet në çështjet thelbësore të Unionit. Prioritet është rritja e punësimit dhe zhvillimi ekonomik si dhe lidhja më e mirë mes qytetarëve dhe shoqërisë civile me BE-në.

Këtu ka edhe çështje të tjera me të cilat vendet anëtare të Unionit patjetër duhet të merren siç janë ndryshimet klimatike, politika energjetike, ridefinimi i marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe. Gjithsesi në fokus do të jetë kriza e refugjatëve.

Lidhur me këtë çështje në fund të muajit të parë të këtij viti duhet të mbahet takimi i parë i ministrave të Punëve të Brendshme në të cilin do të diskutohet për shpërndarjen e refugjatëve në Evropë, por edhe në luftën kundër terrorizmit.

Holanda në krye të BE-së do të jetë deri më 1 qershor të vitit 2016, kur kryesimin do t’ia dorëzojë Sllovakisë, të cilën në fund të vitit do ta marrë Malta. aa

Belgjikë: Arrestim tjetër lidhur me sulmet e Parisit

Në Belgjikë policia ka arrestuar një 22 vjeçar nën dyshimet për lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 njerëz.

Policia e bëri të ditur arrestimin të enjten, duke thënë se ndaj shtetasit belg ishin  ngritur akuza për vrasje terroriste dhe pjesmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist.  I dyshuari u arrestua në lagjen Molenbeek të Brukselit, ku jetonin disa prej autorëve të sulmit në Paris.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se gjatë bastisjes u konfiskuan 10 telefona celularë.

Belgjika e Holanda shkëmbejnë territore

Përsa kohë mbahet mend, kufijtë kanë shkaktuar gjakderdhje, armiqësi dhe mosmarrëveshje ligjore. Duke pasur parasysh një histori të tillë, planet për një shkëmbim territori mes Belgjikës dhe Holandës, janë diçka e jashtëzakonshme.

Si pjesë e marrëveshjes, qyteti belg Vise do të humbasë një zonë natyrore që zgjatet deri në lumin Meuse që ndan dy vendet.

Si shkëmbim, Belgjika do të marrë një segment të vogël territori përreth një porte në lumë që është ndërtuar për të lehtësuar trafikun mes dy vendeve fqinjë:

“Mendoj se është diçka unike, sepse është e realizueshme mes Belgjikës dhe Hollandës, sepse këto vende kanë pasur lidhje të forta për shekuj me radhë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, territori nuk kishte më ndonjë rëndësi të madhe”, thotë historiani belg Luc de Vos.

Me kalimin e viteve, rrjedha e lumit Meuse e kishte kthyer pjesën e territorit belg që u shkëmbye, në një gadishull që është i lidhur vetëm me Hollandën në rrugë tokësore.

Holandezët nuk mund të shkonin atje sepse ishte territor belg dhe policia belge dhe autoritetet juridike belge nuk mund të shkonin sepse nuk mund të kalonin rregullisht kufirin për në Hollandë dhe sepse gadishulli nuk kishte skelë.

Me kalimin e kohës, pati zëra se gadishulli ishte një territor i paqeverisur, një vend i sigurt për trafikantët e drogës dhe për takime seksuale të paligjshme.

Dhe para tre vjetësh, kalimtarët hasën një trup me kokë të prerë, një rast që nxorri në pah ndërlikimet territoriale të gadishullit:

“Kalimtarët natyrisht njoftuan autoritetet hollandeze dhe ata u përgjigjën se ishte në territorin belg. Kështu ne na u desh të shkonim me barkë, me të gjithë zyrtarët e nevojshëm, prokurori, mjeku ligjor, laborator i ekspertizës ligjore. Na u desh të shkonim e të vinim disa here me barkë. Nuk ishte aspak praktike”, kujton Jean-Francois Duchesne, Komisioner i Policisë i rajonit Meuse e Poshtme.

Zyrtarët nga të dyja anët e kufirit e përshëndetën shkëmbimin e territorit:

“Duhet ta kishim bërë shumë më herët. Sepse është një zgidhje e logjikshme. Për ne nuk funksiononte të kishim një pjesëzë të vogël të Vises nga ana e Hollandës”, thotë kryebashkiaku i qytetit Vise, Marcel Neven.

Parlamentet e dy vendeve, pritet ta miratojnë shkëmbimin gjatë vitit 2016, pothuajse dy shekuj pasi u përcaktuan kufijtë në vitin 1843.

Shumica e gjermanëve mbështesin përgjigjen ushtarake ndaj terrorizmit

Shumica e njerëzve në Gjermani do të ishin në favor të vendosjes së trupave brenda vendit, nëse ai bëhet viktimë e një sulmi terrorist.

Sipas një ankete të institutit të kërkimeve YouGov, 53 përqind e të anketuarve kanë thënë se do të mbështesnin “definitivisht” vendosjen e trupave në përgjigje të një akti terrorist, ndërsa 7 përqind kanë kundërshtuar një veprim të tillë.

Një tjetër 35 përqindësh ka thënë se do të mbështesnin vendosjen e ushtarëve në rrugët e Gjermanisë nëse ata do të kishin “funksione të qarta të kufizuara”.

Sipas ligjit gjerman, siguria e brendshme është përgjegjësi vetëm e policisë, ndërsa ushtria e vendit mund të ofrojë mbështetje në kohë krize.

Sulmet e nëntorit në Paris kanë rindezur debatin nëse Kushtetuta e Gjermanisë duhet të lejojë rregulla më të relaksuara për vendosjen e ushtrisë brenda vendit.

Kapen dy të dyshuar që planifikonin sulme në Belgjikë

Policia belge ka arrestuar dy persona, të dyshuar për planifikim të sulmeve në Bruksel, në ditën e Vitit të Ri.

Bastisjet janë zhvilluar të dielën dhe të hënën në Bruksel dhe në dy provinca të tjera.

Policia ka konfiskuar veshje ushtarake dhe pajisje komjuterike, por jo armë apo eksplozivë.

Belgjika është në gatishmëri të lartë që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Disa autorë të tyre besohet se kanë pasur bazën në Belgjikë.

Megjithatë, arrestimet e fundit nuk janë të lidhura me sulmet në Paris, kanë thënë prokurorët.

Të dyshuarit akuzohen se kanë planifikuar sulme kundër disa “caqeve simbolike” në Bruksel, ashtu si edhe kundër policisë, kanë thënë mediat belge.

Propaganda për grupin militant Shteti Islamik ka qenë në mesin e materialeve të konfiskuara.

Gjermani, radikalët e djathtë kryen sivjet mbi 11 mijë sulme

Koordinatori i Shoqatës Amadeu Antonio e cila lufton kundër racizmit, Reinfrank tha se numri i sulmeve kundër të huajve u rrit për 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar

BERLIN – Numri i sulmeve nga ekstremistët djathtistë këtë vit në Gjermani është rritur në 11 mijë e 312 sosh.

Edhe pse është rritur numri i sulmeve, vetëm 151 persona janë ndaluar ndërsa 9 janë arrestuar.

Koordinatori i Shoqatës Amadeu Antonio e cila lufton kundër racizmit, Timo Reinfrank tha se numri i sulmeve kundër të huajve u rrit për 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Reinfrank për AA tha se Nëntoka Kombëtare Socialiste (NSU) dhe organizatat e ngjashme terroriste paraqesin rrezik për shfaqjen e organizatave të reja terroriste.

Ai vlerëson se koha për të luftuar radikalët e djathtë nuk guxon mund të humbet dhe se duhet ndërmarrë masat e nevojshme.

Ndër të tjera, Reinfrank ofroi disa zgjidhje për këtë problem, ndër të cilat veçon formimin e ekipeve speciale të policisë, numër më të madh të prokurorëve që do të merren me krimet e urrejtjes, angazhimin e një numri më të madh të policëve dhe hetime më të detajuara të rasteve. aa

Gjermani, pilotët i nënshtrohen testit të drogës dhe alkoolit

Zyrtarët shtetërorë vlerësojnë se ky propozim është i logjikshëm, mirëpo kërkojnë që aviokompanitë të zbatojnë kontrolle të regullta

BERLIN – Pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në mars, ku si pasojë e rrëzimit të avionit të kompanisë Germanwings, humbën jetën 150 pasagjerë, Gjermania po shqyrton mundësinë e miratimit të një ligji i cili do ti nënshtrojë pilotët në kontroll nëse vallë kanë konsumuar lëndë narkotike ose alkool.

Zyrtarët shtetërorë vlerësojnë se ky propozim është i logjikshëm, mirëpo kërkojnë që aviokompanitë të zbatojnë kontrolle të rregullta.

Ligji do të propozohet vitin e ardhshëm, përkundër disa sindikatave të pilotëve të cilët e kundërshtojnë.

Airbusi A320 i kompanisë gjermane, u rrëzua në jug të Francës përderisa kryente fluturimin në relacionin Barcelonë-Dusseldorf. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga kutia e zezë, avionin e kishte rrëzuar kopiloti Andreas Lubitz. aa

Francë, myslimanët mbrojnë simbolikisht meshën e Krishtlindjeve nga sulmet terroriste

LENS – Dhjetëra myslimanë janë mbledhur në mënyrë simbolike për të mbrojtur një kishë në veri të Francës gjatë meshës së mesnatës për Krishtlindjet.

“Është shumë normale që myslimanët të respektojnë besimet e tjera dhe ky gjest i fortë që nderon të gjithë myslimanët tregon se ata janë përkrah bashkëqytetarëve tanë pas atentateve në Paris”, – deklaroi presidenti i Federatës të Shoqatave Myslimane në rajon, Abdelkader Aoussedj.

Kjo iniciativë e pazakontë, organizuar në kishën e Lensit ishte ndërmarrë nga unioni i qytetarëve myslimanë të Pas-de-Calais dhe kishte si qëllim për t’i dhënë një tjetër imazh myslimanëve.

“Dëshirojmë që kjo të bëhet kudo, kryesisht në këtë periudhë kur myslimanëve iu drejtohet gishti. Ky është islami i vërtetë, ai nuk ka të bëjë fare me këto çmendurira”, – shtoi Aoussedj.

Ky veprim u vlerësua në mënyrë të veçantë nga rreth 200 besimtarë të ardhur për të marrë pjesë në meshë.

Pas atentateve në Paris më 13 nëntor, atentatet më të rënda të kryera ndonjëherë në Francë me 130 të vdekur, Krishtlindjet u kremtuan këtë vit nën masa të larta sigurie dhe me frikën e një sulmi tjetër xhihadist.

Papa Françesku kërkon solidaritet me emigrantët: Mesazhi i plotë i Krishtlindjes: Urbi et Orbi – Romës dhe Botës (tekst i plotë)

VATKAN – Papa Françesku ka kërkuar solidaritet me emigrantët dhe i ka lavdëruar ata që i strehojnë refugjatët, gjatë mesazhit të tij tradicional në Ditën e Krishtlindjeve.

“Le t’i paguaj Zoti të gjithë ata, individët dhe shtetet, që punojnë me bujari për të dhënë ndihmë dhe mirëpritur migrantët dhe refugjatët e shumtë”, tha sot Papa Françesku në mesazhin e tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit.

Më herët këtë javë, Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara dhe Organitaza Ndërkombëtare për Emigrim, thanë se më se një milionë refugjatë dhe migrantë kanë arritur në Bashkimin Evropian këtë vit, nëpërmjet detit dhe tokës, derisa 3,600 vetë kanë humbur jetën ose janë zhdukur.

Gjatë mesazhit të tij “Urbi et Obri” (Për qytetin dhe botën), Papa ka shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i përfunduar konfliktet në Siri dhe Libi.

Papa, po ashtu, ka bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në rajonet e tjera të përfshira nga konfliktet.

Mesazhi i plotë i Krishtlindjes: Urbi et Orbi – Romës dhe Botës (tekst i plotë)

Krishti lindi për ne, të galdojmë në ditën e shëlbimit tonë!

T’i hapim zemrat për të marrë hirin e kësaj dite, që është Ai vetë: Jezusi është “Dita” e ndritshme, që lindi në horizontin e njerëzimit. Dita e mëshirës, në të cilën Hyji Atë i dëftoi njerëzimit dashurinë e tij pa cak. Ditë drite, që e dëbon errësirën e frikës e të ankthit. Ditë paqeje, në të cilën të mundësohet të  takohesh, të dialogosh, të pajtohesh. Ditë gëzimi: “Gëzimi të madh” për të vegjlit e të përbuzurit e për mbarë popullin (cfr Lk 2,10).

Në këtë ditë, nga Virgjëra Mari, lindi Jezusi, Shëlbuesi. Shpella e Betlehemit na bën të shikojmë “shenjën”, që na dha Zoti: “Një fëmijë mbështjellë në fasha, vënë në një grazhd” (Lk 2,12).

Ashtu si barinjtë e Betlehemit, edhe ne shkojmë ta shikojmë këtë shenjë, këtë ngjarje, që ripërtërihet vit për vit në Kishë.

Krishtlindja është ngjarje, që ripërtërihet në çdo familje, në çdo famulli, në çdo bashkësi, që pret dashurinë e Zotit të mishëruar, në Jezu Krishtin. Ashtu si Maria, Kisha ua tregon të gjithëve “shenjën” e Zotit: Foshnjën, që e mbajti në kraharor dhe e nxori në dritë, por që është Bir i të Tejetlartit Zot, sepse vjen nga Shpirti Shenjt (Mt 1,20). Prandaj ai është  Shëlbuesi, sepse është Qengji i Hyjit që merr mbi vete mëkatin e botës (cfr Gjn 1,29). Bashkë me barinjtë të përkulemi para Qengjit, të adhurojmë Mirësinë e Hyjit bërë Njeri e t’i lëmë sytë të na mbushen me lot pendimi, për t’i larë zemrat tona.

Vetëm Ai, vetëm Ai mund të na shëlbojë. Vetëm mëshira e Zotit mund ta çlirojë njerëzimin nga moria e formave të së keqes, nganjëherë me pamje të përbindshme, që përfton në të egoizmi. Hiri i Zotit mund t’i shndërrojë zemrat e t’i hapë udhët e daljes nga situatat, që mendja njerëzore i shikon si të pazgjidhshme.

  Atje ku lind Zoti, lind shpresa. Ku lind Zoti, lind paqja. E ku lind paqja, nuk ka më vend për urrejtje e as për luftë. E megjithatë, pikërisht atje ku erdhi në botë Biri i mishëruar i Zotit, vijojnë tensionet e dhuna e paqja mbetet dhuratë për t’u kërkuar me lutje e për t’u ndërtuar. Uroj që izraelitë e palestinezë të rifillojnë dialogun e drejtpërdrejtë e të arrijnë në  marrëveshje, e cila u krijon të dy popujve mundësinë të bashkëjetojnë në harmoni, duke e kapërcyer konfliktin që tepër gjatë i vuri njërin kundër tjetrit, me pasoja të rënda për gjithë Rajonin.

Zotit i lutemi që marrëveshja e arritur në gjirin e Kombeve të Bashkuara ta bëjë të heshtë vringëllimën e armëve në Siri e të hapë rrugën për të dalë nga situata tejet e rëndë humanitare e popullsisë. E është po aq urgjente që marrëveshja mbi Libinë të mbështetet nga të gjithë, për t’i kapërcyer përçarjet dhe dhunën, që e trondisin rëndë vendin. Vëmendja e mbarë bashkësisë ndërkombëtare duhet të drejtohet njëzëshëm në përpjekjen për t’u dhënë fund mizorive që, si në këtë vend, ashtu edhe në Irak, Jemen e në Afrikën subsahariane, korrin viktima të panumërta, shkaktojnë vuajtje çnjerëzore dhe nuk kursejnë as trashëgiminë historike e kulturore të një mori popujsh. Mendimi më shkon edhe tek ata, që u goditën  nga  aksione të egra terroristike, posaçërisht tek masakra në qiejt e Egjiptit, në Beirut, Paris, Bamako e Tuniz.

Vëllezërve tanë, të persekutuar në të katër anët e botës për shkak të fesë, Krishti Fëmijë u dhuroftë ngushëllim e forcë. Janë martirët e kohës sonë.

Paqe e harmoni kërkojmë për popullsitë e dashura të Republikës Demokratike të Kongos, të Burundit, të Sudanit të Jugut, që përmes dialogut, të fuqizohet angazhimi i përbashkët për ndërtimin e shoqërive civile, të  gjallëruara nga fryma e sinqertë e pajtimit dhe e mirëkuptimit reciprok.

Krishtlindja sjelltë paqen e vërtetë edhe në Ukrainë, ua lehtësoftë jetën atyre, që pësojnë pasojat e konfliktit, u frymëzoftë dëshirën t’i çojnë deri në fund marrëveshjet e arritura, për ta rivendosur harmoninë në mbarë vendin.

Gëzimi i kësaj dite i ndriçoftë përpjekjet e popullit kolumbian që, i frymëzuar nga shpresa, të vijojë udhën me angazhimin për të arritur paqen e dëshiruar.

Ku lind Zoti, lind shpresa e ku lind shpresa, njerëzit rigjejnë dinjitetin. E megjithatë, edhe sot sa e sa burrave e grave u mungon dinjiteti i tyre njerëzor e, ashtu si Krishti Fëmijë, vuajnë nga e ftohta, varfëria, mospranimi i njerëzve. Arritët sot afërsia jonë tek më të pambrojturit, posaçërisht tek fëmijët ushtarë, tek gratë, që pësojnë dhunë, tek viktimat e trafikut të njerëzve e të drogës.

Mos u mungoftë ngushëllimi ynë atyre, që ikin nga mjerimi ose nga lufta, duke shtegtuar në kushte tepër shpesh çnjerëzore e jo rrallë, duke rrezikuar edhe jetën. U shpërblefshin me bekime të begata të gjithë ata, njerëz të veçantë e shtete, që përpiqen bujarisht t’i mbështesin e t’i mirëpresin emigrantët e shumtë e refugjatët, duke u mundësuar ndërtimin e një ardhmërie dinjitoze për vete e për të dashurit e tyre, e edhe integrimin brenda shoqërive, që i pranojnë.

Në këtë ditë feste, Zoti u dhëntë shpresë të gjithë njerëzve, që nuk kanë punë dhe e mbështetët angazhimin e atyre, që kanë përgjegjësi publike në fushën politike dhe ekonomike, që të përpiqen për të mirën e përbashkët dhe mbrojtjen e çdo jete njerëzore.

Ku lind Zoti, lulëzon mëshira. Ajo është dhurata më e çmuar, që na bën Zoti, posaçërisht në këtë vit jubilar, kur jemi të thirrur të zbulojmë dhimbsurinë e Atit tonë qiellor për secilin nga ne. Zoti u dhëntë, posaçërisht të burgosurve, hirin ta provojnë dashurinë e tij përdëllyese, që shëron plagët dhe e mund të keqen.

E kështu sot së bashku galdojmë në ditën e shëlbimit tonë. Duke kundruar Shpellën e Betlehemit, ia ngulim sytë krahëve të hapur të Jezusit, që na tregojnë përqafimin mëshirëplotë të Hyjit, ndërsa dëgjojmë gugatjen e foshnjës, që na pëshpërit: “Për vëllezërit e mi e miqtë e mi, unë them: ‘paqja qoftë mbi ty!’” (Ps. 121[122 ],8).

Të jemi të mëshirshëm me vëllezërit tanë

Pas bekimit Urbi et Orbi- Romës e Botës, Françesku përshëndeti besmitarët e mbledhur në  Sheshin e Shën Pjetrit si edhe të gjithë ata, që ishin të lidhur përmes mjeteve të komunikimit:

“Është Krishtlindja e Vitit Shenjt të Mëshirës, prandaj u uroj të gjithëve ta pranojnë në jetën e tyre mëshirën e Zotit, që na e dhuroi Jezu Krishti, për të qenë të mëshirshëm me vëllezërit tanë. Kështu do të bëjmë të lulëzojë paqja! Gëzuar Krishtlindjen!”.

Ukraina vendos embargo tregtare ndaj Rusisë

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot në favor të vendosjes së embargos tregtare nga qeveria ukrainase ndaj Rusisë.

Ligji e ka marrë miratimin e 291 deputetëve nga gjithsej 420 sa janë në parlamentin ukrainas.

Ligjo do të hyjë në fuqi pasi të nënshkruhet nga presidenti.

Gjatë javës së kaluar, Rusia e ka anuluar zonën e tregëtisë së lirë me Ukrainën.

Gjatë vitit 2016, Ukraina pritet ta nënshkruajë me BE-në marrëveshjen për tregti të lirë.

Londër, një familje myslimane i ndalohet hipja në avion

Nga Zyra amerikane e Sigurisë Kombëtare nuk kanë komentuar rreth pyetjes pse familja 11-anëtarëshe nuk u lejua të hipte në avionin e pasagjerëve, ndonëse më parë familja mori të gjitha vërtetimet e rregullta për udhëtim

LONDËR – Autoritetet amerikane në aeroportin londinez, “Gatwich”, kanë ndaluar një familje myslimane nga Britania e Madhe të hipë në avionin për Los Angeles, ku kanë planifikuar të vizitojnë parkun zbavitës Disneyland.

Siç transmeton “The Gurdian”, nga Zyra amerikane e Sigurisë Kombëtare nuk kanë komentuar rreth pyetjes pse familja 11-anëtarëshe nuk u lejua të hipte në avionin e pasagjerëve, ndonëse më parë familja mori të gjitha vërtetimet e rregullta për udhëtim.

Duke pasur parasysh se ky rast ka shkaktuar reagime të shumta të opinionit britanik, ndihmësit nga kabineti i kryeministrit, David Cameron kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka për të hetuar atë që ndodhi. aa

Një ligjvënës danez largohet nga partia e djathtë në pushtet

Ligjvënësi Jens Rohde ka braktisur partinë e djathtë në pushtet si protestë ndaj një propozimi të debatueshëm mbi refugjatët.

Ligjvënësi tha se ka braktisur partinë Venstre për të kaluar tek Partia Daneze Social Liberale pasi ishte tronditur nga një propozim që kërkon konfiskimin e sendeve me vlerë apo parave që kalojnë shumën mbi 437 dollarë gjatë kontrollimeve në pikat kufitare.

Zoti Rohdi shprehu shqetësim se nuk kishte një indiniatë më të madhe kombëtare lidhur me propozimin për konfiskimin e stolive dhe dinjitetit të refugjatëve që futen në Danimarkë. Propozimi nuk është miratuar nga parlamenti por mundësia për këtë ka shkatuar një indiniatë ndërkombëtare.

Cameron nuk e ndalon veprimtarinë e Vëllazërisë Myslimane

Kryeministri britanik, David Cameron, ka hedhur poshtë mundësinë të enjten që të ndalojë aktivitetet e Vëllazërisë Myslimane, ndonëse tha se grupi “ka një marrëdhënie të mjegullt me ekstremizmin e dhunshëm”.

Anëtarësimi apo lidhja me këtë organizatë islamiste, e cila është e ndaluar në Egjipt dhe e cila selinë e ka në Londër, “duhet të konsiderohet si indikator i ekstremizmit”, ka thënë Cameron, në një deklaratë me shkrim, në të cilën ishin përfshirë gjetjet kryesore mbi aktivitetet e Vëllazërisë Myslimane.

Britania është nën trysninë e Egjiptit dhe Arabisë Saudite për ta ndaluar me ligj Vëllazërinë Myslimane, kurse ministrat e kabinetit qeveritar të zotit Cameron janë akuzuar se kanë zvarritur qëllimisht publikimin e gjetjeve të raportit për të “mos shqetësuar aleatët në Lindjen e Mesme”.

Egjipti e ka shpallur të paligjshme këtë organizatë, qëkur lideri i saj, Mohammed Morsi, u rrëzua nga pushteti në vitin 2013, nga ushtria egjiptase.

Mijëra mbëhtetës të kësaj organizate në Egjipt janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë dënuar me vdekje.

Përfaqësues ligjor të Vëllazërisë Myslimane kanë hedhur poshtë raportin e hartuar nga qeveria britanike, duke thënë se nuk e kanë pasur rastin të përgjigjen në kriticizmin e bërë, për lidhjet e mundshme me ekstremizmin e dhunshëm.

Charlie Hebdo dhuroi 4 milionë euro për viktimat e janarit

Punonjësit e revistës satirike franceze Charlie Hebdo, kanë njoftuar sot se katër milionë euro i kanë ndarë për t’i ndihmuar në formë donacioni viktimat e sulmeve të janarit në Paris.

Më 7 janar të vitit të kaluar, për shkak të publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed, Charlie Hebdo kishte qenë cak i sulmit nga dy ekstremistë, të cilët kanë lënë të vdekur 12 punonjës të revistës, shumica nga ta gazetarë.

Përveç kësaj reviste, sulmet në Paris në muajin janar kishin zgjatur tri ditë duke bërë që numri total i të vdekurve të arrijn në 17 persona.

Pas sulmit, revistës Charlie Hebdo i ishin dhënë donacione të ndryshme dhe shumë shpejt revista është kthyer në origjinalitetin e saj.

Sot, stafi i mbetur i revistës, ka njoftuar se 4.4 milionë dollarë do t’i dhuroj në formë të donacionit për viktimat e janarit në Poaris.

Revista ka njoftuar se në nivel qeveritar është caktuar një komision që do ta mbiqkyrë shpërndarjen e parave.

Në mesin e viktimave të janarit, sipas Charlie Hebdo, nuk janë vetëm familjet e të vdekurve por edhe personat që ishin marrë peng e të plagosurit.

Charlie Hebdo i ka falënderuar të gjithë donatorët të cilët i ka ftuar që të jenë pjesë e procesit të shpërndarjes së donacionit.

Polonia del në rrugë – kundër diktaturës së re

Mijëra demonstrues proeuropianë u mblodhën në fundjavë (12.12) para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në Varshavë duke mbajtur në duar flamuj europianë dhe kombëtarë. “Shumica në Sejm nuk do të thotë pushtet diktatorial” u shpreh përmes megafonëve organizatori i demonstratës për demokraci, Mateusz Kijowski, ku morën pesë 50.000 vetë. Në pllakate lexoheshin deklarata elektorale të presidentit polak të zgjedhur në maj, Andrzej Duda: “Respektoje kushtetën!”. Ky mesazh që demonstruesit i dërguan presidentit lidhet me emërimin e kontestuar të pesë gjykatësve të rinj kushtetues, megjithëse qeveria e mëparshme kishte emëruar pesë gjykatës të rinj. Duda nuk pranoi betimin e këtyre gjykatësve të qeverisë së mëparshme, ndërkohë pranoi emrat e pesë emërimeve të reja. Më pas Gjykata Kushtetuese deklaroi se kjo është antikushtetuese. Si reagim Duda porositi qeverinë e re për të formuluar ndryshime në ligj.

Zemërimi ndaj një presidenti që në disa raste ka lëvizur në zonat gri të ligjit e dha sinjalin e protestave që para disa javësh. Ato filluan në heshtje në facebook, por më pas Kijowski nisi një iniciativë në rrjet, e cila u përkrah vetëm brenda pak ditësh nga 40.000 vetë. “Komiteti për Mbrojtjen e Demokracisë” u quajt kjo iniciativë duke iu referuar “Komitetit për Mbrojtjen e Punëtorëve” të krijuar në vitin 1976 nga Jacek Kuron, një opozitar polak. E veja e tij ishte e para që e mbështeti iniciativën e këtyre ditëve.

pol2

Jaroslaw Kaczynski flet para përkrahësve të tij

Atmosferë e tensionuar

Tre javë pas themelimit të këtij komiteti u grumbulluan 50.000 protestues. Në anën tjetër nacionalistët, të cilët me fyerje, britma e me muzikën e ngritur lart kërkonin të prishnin protestën. Në mesin e tyre policia që siguroi distancën e duhur me s dy fronteve. Një ditë më pas u grumbulluan përkrahësit e Jarolaw Kaczynskit, kreut të Partisë për Lidh dhe Drejtësi (PiS), partisë ku bën pjesë edhe presidenti Duda. Kaczynski vërtet nuk ka poste në qeverinë e re, por ai është njeriu që bën politikën në partinë e tij, babai politik i kryeministres së re dhe presidentit të ri, duke siguruar me ta besnikërinë në ndjekjen e planeve të tij. “Ne jemi Polonia e vërtetë dhe jo hajdutët e komunistët që kanë qeverisur deri së fundmi” thërret Kaczynski para 20.000 përkrahësve të tij të dielën (13.12). Para demonstratës kritikët e tij ai i cilësoi “tradhtarë”, “pjesa më e keqe e Polonisë”.

Rikthehet Smolensku

Dy shembuj demonstratash, këtyre iu shtohet edhe marshimi përkujtimor i Kaczynskit dhe përkrahësve të tij para Pallatit Presidencial, që këtë herë u shoqërua nga garda e nderit e ushtrisë polake. Marshimi përkujtimor zhvillohet prej gjashtë vjetësh dhe synon të kujtojë viktimat e katastrofës së rrëzimit të avionit presidencial në Smolensk. Në prill 2010 humbën jetën kreu i atëhershëm i shtetit polak, Lech Kaczynski dhe 95 veta të stafit e qeverisë. Megjithëse disa hetime ia kanë dhënë fajin për këtë katastrofë pilotit, qeveria do ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje. Kaczynski u shpreh se do të ngrihet një memorial për viktimat dhe se “shpejt e vërteta e madhe do të dalë në dritë.”

Fajin e ka bota

Një atmosferë të tillë Polonia nuk e ka përjetuar prej kohësh. Ajo që të shqetëson është fakti se sa pak flitet mes palëve, në vend të dialogut sulme dhe armiqësi edhe në mediat sociale. Në një kohë që që shumë kritikë fajësojnë PiS për përçarjen brenda shoqërisë polake, nacional-konservatorët ia hedhin fajin qeverisë paraardhëse, duke theksuar se Platforma qytetare duhet të përballet me humbjen e pushtetit dhe kjo të dhemb. Ndërsa kritikat në mediat e huaja janë thjesht “një provë se sa të forta janë lidhjet dhe rrjetet e liberalëve” – pra gjithçka një komplot kundër “Polonisë së vërtetë.” Këtu nuk ndihmon as kritika e presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz. Në radion gjermane “Deutschland funk” ai u shpreh se zhvillimet në Poloni kanë karakterin e një puçi shtetëror dhe janë dramatike. Kryeministrja polake Beata Szydlo tha se Schulz duhet të kërkojë falje për këto shprehje.

pol3

Lech Walesa paralajmëron

Por edhe personalitete të njohura paralajmërojnë nga një eskalim i situatës. “Kjo mund të përfundojë me luftë qytetare”, tha ish-presidenti Lech Walesa në televizionin polak. Instrumentalizimin e Gjykatës Kushtetuese e kritikojnë edhe ish-krerë të tjerë të qeverisë polake e ish-presidentë. “Qeveritë shkojnë e vijnë, Polonia demokratike mbetet”, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët. Por PiS mbetet në kursin e saj. Tani po planifikohet edhe shndërrimi i radios e televizionit publik si edhe i agjencisë së shtypit, PAP në media kombëtare.

Shumë vetë pyesin si mund të arrinin punët deri këtu në Poloni. Arsyet nuk mund të kërkohen vetëm tek Partia për Ligj dhe Drejtësi, PiS. Edhe qeveria liberale e Platformës qytetare meriton kritika. Ajo ndoqi një politikë ekonomike neoliberale, humbi lidhjen me shtresën e mesme dhe qeverisi duke injoruar humbësit e transformimit polak. Në fokus ishte plotësimi i dëshirave të klientelës. Organizatori i protestës, Kijowski thotë se Polonia ka harruar në 25 vitet e fundit se sa e ndjeshme është demokracia, se ajo nuk është një sistem i dhënë njëherë e përgjithmonë. Dhe qeveritarët kanë harruar se “pushteti i shumicës nuk duhet ngatërruar me një diktaturë.”

Mësuesi francez thotë se nuk u godit nga militanti i ISIS-it

Çerdhja në Aubervilliers që gjendet në verilindje të Parisit

Një edukator në një çerdhe në Paris, i cili sot tha se është goditur me thikë në klasën e tij nga një mbështetës i Shtetit Islamik, e ka pranuar para prokurorëve se e ka trilluar këtë ngjarje.

Mësuesi 45 vjeçar i një shkolle në Aubervilliers që gjendet në verilindje të Parisit, u shtrua sot në spital me plagë të lehta në qafë, të shkaktuara nga një thikë.

Prokurori i rastit tha se mësuesi është duke u marrë në pyetje në lidhje me gënjeshtrën që e ka bërë.

Ende nuk dihet se nga kush është shkaktuar plaga me thikë.

Rasti vjen një ditë pasi që janë mbushur një muaj nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku kanë mbetur të vdekur 130 persona e janë plagosur qindra të tjerë.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në disa lokacione në Paris.

Francë, “Fronti Kombëtar” i humb zgjedhjet

Në Francë sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale. Sondazhet e para paszgjedhore tregojnë se francezët kanë votuar kundër partisë së ekstremit të djathtë “Fronti Kombëtar”, e cila njihet për politikat kundër emigracionit.

Si udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen, edhe mbesa e saj, Marion Marechal-Le Pen, nuk arritën të siguronin vota të mjaftueshme për të udhëhequr rajone të rëndësishme të Francës. Po ashtu partia e tyre humbi edhe në një zonë të debatuar.

Partia e Frontit Kombëtar arriti fitore në 6 nga 13 rajonet e Francës në raundin e parë të zgjedhjeve një javë më parë, por sondazhet paszgjedhore treguan sot se ish presidenti Nicolas Sarkozy dhe aleatët e tij ishin fituesit e vërtetë të raundit të dytë të votimeve që u mbajtën sot.

Lajpcig – lëndohen 69 oficerë të policisë gjatë një proteste të së majtës

Policia në qytetin lindor të Gjermanisë, Leipzig, ka njoftuar se 69 oficerë të policisë janë plagosur dje gjatë trazirave në një proteste të krahut të majtë.

Policia ka bërë me dije se janë detyruar që të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i shpërndarë protestuesit.

Rreth 50 makina të policisë janë dëmtuar gjatë një popteste të aktivistëve të krahut të majtë të cilët marshuan të shtunën kundër një tubimi të mbështetësve të ekstremit të djathtë, që është mbajtur të premten.

Policia gjermane ka njoftuar sot se janë arrestuar 23 protestues të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur kontenjerë.

Protestuesit i kanë dëmtuar edhe dritaret e dyqaneve dhe të dy stacioneve të autobusëve.

Ende nuk dihet se sa protestues janë lënduar.

Sulmohet qendra e Facebookut në Hamburg

Rreth 15-20 veta në qytetin Hamburg e sulmuan qendrën e Facebookut me gurë, gaz lotsjellës dhe shishe me bojë

BERLIN – Është njoftuar se rreth 15-20 veta në qytetin Hamburg të Gjermanisë kanë sulmuar qendrën e Facebookut me gurë, gaz lotsjellës dhe shishe me bojë.

Në deklaratën të bërë nga Policia e Hamburg-ut u theksua se nga sulmi nuk ka të plagosur dhe se sulmuesit kanë ikur në këmbë nga vendngjarja.

Identiteti i sulmuesve të cilët kishin shkruar “Mos e pëlqe Facebookun” në muret e ndërtesës, nuk dihet ende. aa

Dëboi familjen shqiptare, kërkohet largimi i ministres së Brendshme

Dëbimi në mes të natës i një familjeje shqiptare, e cila ka dhe një fëmijë të vogël të sëmurë është kthyer në çështje debati brenda parlamentit të Islandës.

Familja kishte emigruar nga Shqipëria për në Islandë me qëllim marrjen e statusit të azilantit. Ajo u nxoi nga shtëpia në mesnatë për t’u dërguar me autobus në aeroportin Keflavik.

Mediat lokale raportojnë se ata kanë marrë kërcënime për vdekje si dhe djali i vogël nuk mund të marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa Drejtoria e Emigracionit e cila ka autoritetin për të dhënë azil për arsye humanitare, aplikimin e tyre e refuzoi.

Gjatë diskutimeve në parlament, ministrja e Brendshme ka përjashtuar vetën nga çdo përgjegjësi në këtë çështje.

Deputetja Social Demokrate, Olina Porvaroardottir tha se pavarësisht se anëtarët e parlamentit kanë marrë qindra letra nga publike për familjen shqiptare, pavarësisht se ata kërcënohem me jetë në Shqipëri nga një grup kriminal dhe pavarësisht se kanë një fëmijë të vogël në gjendje të keqe shëndetësore, sërish u dëbuan.

Olina tha se ka një hendek të madh mes opinionit publik për azilkërkuesit dhe trajtimit që u bëjnë autoritetet atyre. Deputetja kërkoi rishikimin e politikave të azilit.

Ndërkohë, deputeti i Partisë së Pavarur, Brynjar Nielsson duke folur për këtë çështje është shprehur se nëse familja shqiptare do të merrte trajtim të veçantë do të kishte pasoja.

Por, deputetja Social Demokrate, Katrin Juliusdottri nuk është dakord me këtë pikëpamje duke thënë se çdo çështje duhet të trajnohet mbi bazën e meritave. Ajo gjithashtu shtoi se Islanda ka autoritetin ligjor për t’u dhënë njerëzve azil për arsye humanitare.

“Po flasim për njerëz me mish dhe gjak, për një numër të vogël që zgjedhin të udhëtojnë për në Islandë”, tha Juliusdottri.

Afërsisht 6 mijë persona kanë firmosur një peticion për Ministren e Brendshëm, Olof Nordal që të japë dorëheqjen, pasi është ky dikaster që mbulon Drejtorinë e Emigracionit.

Por, duke folur për mediat lokale. Nordal thotë se nuk ka pushtet mbi këtë drejtori.

“Është një çështje shumë e vështirë, ndoshta më e vështira që Drejtoria e Emigracionit ka kaluar”, tha ajo.

Spanja arreston bosin më të madh të kokainës në Evropë

Policia spanjolle ka njoftuar se e ka arrestuar një shtetas anglez i cili dyshohet të jetë kryesuesi i bandës më të madhe të trafikut të drogës në Evropë.

Përmes një deklarate, autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se Robert Dawes, 44 vjeçar nga Nottingham i Anglisë, është arrestuar më 12 nëntor në qytetin jugor spanjoll Benalmadena dhe i njëjti është ekstraduar për në Francë.

Ndonëse është arrestuar një muaj më parë, lajmi për arrestimin e tij është publikuar sot.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se Dawes “ka trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut për në Evropë si dhe ka transportuar drogë nga Turqia dhe Afganistani për në Britani”.

Hetuesit spanjollë kanë thënë se rreth 50 persona që dyshohet se i kanë takuar grupit të udhëhequr nga ai, janë arrstuar në vende të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Hetuesia spanjolle ka thënë se tre anëtarët e bandës së tiij, kanë qenë në mesin e 30 personave të arrestuar në vitin 2013, pas aksionit të policisë franceze ku janë konfiskuar 1.43 tonë kokainë, e cila gjendej në 32 valixhe që po barteshin me fluturimin e Air France nga Venezuela.

Kryeministri italian: Shqipëria dhe Serbia sa më shpejt në BE

Italia njihet prej kohësh si një “sponsorizuese” e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian, por këtë gjë e ka treguar së fundi edhe kryeministri italian, Matteo Renzi, gjatë një forumi për dialogun mesdhetar të mbajtur në Romë, në hotelin “Parco dei Principi”.

Italia ka rikonfirmuar edhe njëherë me zë të fortë dhe të qartë se, Shqipëria dhe Serbia duhet të jenë “sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane”.

“Ekziston një çështje e madhe që nuk prek vetëm Shqipërinë, por që kalon përtej edhe në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë, e që shpesh herë nënvlerësohet në debatet e politikës europiane. Dua ta ngre qartësisht dhe fuqimisht zërin e Italisë, në favor të anëtarësimit sa më të shpejtë të Shqipërisë e Serbisë në familjen e madhe europiane. Të gjithë së bashku duhet ta konsiderojmë si një prioritet, sforcon që duhet të bëjmë me këtë pjesë të globit. Historia e shekullit të XX na mëson se, edhe prej andej kanë lindur konflikte, të cilat kanë qenë shumë të vështira për t’u sheshuar”, ka deklaruar ndër të tjera Renzi.

Gjatë ndërhyrjes së kryeministrit italian në Forumin Mesdhetar për Dialog, është folur edhe mbi misionin e mundshëm të trajnimit në Libi dhe për prioritetin kyç të ditëve të sotme, shkatërrimin e ISIS.

“I kam konfirmuar Sekretarit amerikan Kerry disponueshmërinë tonë për një mision asistence, trajnimi dhe mbështetjeje për qeverinë e ardhshme libiane, sapo kjo e fundit të konstituohet”, ka thënë më tej Renzi.

Sa i përket çështjes së Sirisë, “ndryshimi i klasës politike siriane duhet të realizohet në thellësitë e një procesi tranzicioni të rregullt, që nuk duhet të lërë hapësira për t’u shfrytëzuar më pas nga terrorizmi. Në këtë aspekt, mund të kontribuojë edhe Italia. Shkatërrimi i ISIS-it është prioriteti absolut i yni”. (Top Channel)

Holanda dënon gjashtë myslimanë për terrorizëm

Një gjykatë holandeze i i ka dënuar sot gjashtë burra myslimanë të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi terrorist që kanë rekrutuar persona për tu rreshtuar krahas Shtetit Islamik në Siri apo grupeve të tjera ekstremiste.

Gjashtë personat janë shpallur fajtorë në një gjykatë në Amsterdam në të cilën kishte forca të shtuara të policisë.

Ndaj gjashtë personave janë shqiptuar dënime deri në gjashtë vjet burgim.

Gjykatësi kryesor, Rene Elkerbout, tha sot se organizata në të cilën kanë vepruar gjashtë personat, ka ndikuar tek shumë të rinj që të shkojnë dhe të luftojnë në Siri.

Francezët reagojnë pas raundit të parë të zgjedhjeve rajonale

 Parizienët janë të ndarë lidhur me rezlutatet e zgjedhjeve rajonale në vend, pasi Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme siguroi një fitore dërrmuese në raundin e parë dje, në një arritje që trondit relievin politik të vendit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017.

Me pozita të forcuara nga frika e votuesve pas sulmeve të Shtetit Islamik që shkaktuan vdekjen e 130 vetëve në Paris më 13 nëntor, nga një papunësi rekord dhe shqetësimet për imigracionin, partia e Marine Le Penit siguroi 27.96 për qind të votave në shkallë kombëtare.

Partia e rriti mbështetjen e saj në gjithë Francën dhe doli e para në gjashtë rajone, kryesisht duke fituar terren nga Partia Socialiste e Presidentit Francois Hollande që doli e treta me 23.33 për qind të votave.

Një parizien, Vadim tha se Fronti Kombëtar kishte përfituar nga ndjesia e pasigurisë dhe se politikat e tij nuk ishin realiste.

“Ata nuk propozojnë zgjidhje realiste. Politikat e tyre nuk janë të lidhura me realitetin. Për fat të keq ata manipulojnë njerëzit. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se një ditë se do të ketë forca të tjera politike që do të hyjnë në skenën politike”.

Vetë Marine Le Pen doli si kandidatja kryesore në rajonin Nord-Pas de Calais-Picardie dhe së bashku me mbesën e vet Marion Marechal Le Pen, e kapërcyen kufirin simbolik prej 40 për qind në rajonet e tyre respektive.

Një pariziene, Muriel tah se ishte shumë e befasuar dhe e paqartë nga rezultatet dhe tha se politikanët duhet të kishin pasur dyshime për atë që ofron zonja Le Pen në kohë të vështira si sot.

“Rezultatet e sotme janë të çuditshme. Normalisht duhet të ishte e kundërta, duhet të përhapej një mesazh paqeje dhe humanizmi, por mesa duket këtu nuk po ndodh kjo dhe e pranoj që më huton ky rezultat”.

Një tjetër qytetar Jocelyn, simpatizante e Frontit Kombëtar është shumë e kënaqur me rezultatin dhe tha se ai dhe të tjerët kishin votuar për të treguar zhgënjimin e tyre me qeverinë aktuale dhe politikat e saj.

“Ndoshta ata nuk fitojnë gjashtë rajone, por nëse fitojnë në dy rajone, atëherë do të shohim se ç’do të ndodhë, do të jetë diçka pozitive. Jam i zhgënjyer, të gjithë jemi të zhgënjyer me politikat e qeverisë. Ato janë gënjeshtra  dhe tani njerëzit po mendojnë për veten e tyre, po veprojnë pak me egoizëm. Ka abstenime të shumta për shkak të kësaj ndjesie dhe sepse të rinjtë nuk kanë vende pune”.

Sipas agjencisë kombëtare të statistikave, papunësia e Francës arriti në 10.2 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, me 2.9 milionë vetë pa punë aktualisht, shifra më e lartë në 18 vjet.

Para rezultateve të raundit të parë, partitë franceze bënë përpjekje të minutës së fundit për të reaguar ndaj forcimit të pozitës së të djathtës ekstreme. Partia Socialiste në pushtet deklaroi se do të tërhiqte kandidatët që dilnin të tretët nga raundi i tretë i zgjedhjeve.

Kjo taktikë përforcon përpjekjet për të krijuar një barrikadë kundër të djathtës ekstreme dhe për të mos u lënë përkrahësve të vet asnjë alternativë përveçse të votojnë për Partinë Republikane të ish-presidentit Nicolas Sarkozy, me shpresën për të mos lejuar fitoren e së djathtës ekstreme.

Raundi i dytë i votimeve më 13 dhjetor do të përcaktojë rezultatin përfundimtar për të gjitha partitë. Historikisht, Fronti Kombëtar ka pasur rezultate pozitive në raundin e parë por ka pasur vështirësi të ruajë epërsinë në të dytin, pasi rivalët bashkojnë forcat kundër tij.

Stoltenbergu: Rritja e ndërhyrjes ushtarake ruse është shqetësuese

Duke vënë në dukje se nuk do të mund të kritikojë Turqinë në lidhje me rrëzimin e avionit rus Stoltenberg u shpreh se “secili komb ka të drejtën e ruajtjes dhe të mbrojtjes së integritetit të tij territorial”

BERLIN – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me rrëzimin e avionit rus që shkeli hapësirën ajrore turke, ka deklaruar se pas kësaj është e rëndësishme që të reduktohen tensionet dhe të zhvillohen mekanizmat e nevojshëm për të shmangur situatat e ngjashme në të ardhmen.

Stoltenberg në një deklaratë në gazetën Welt am Sonntag tha se ndërhyrjet ushtarake në rritje të Rusisë sjellin shqetësime. “Vërejmë ristrukturimin e konsiderueshëm të pranisë ushtarake ruse që nga veriu e deri në Mesdhe. Edhe në ato rajone (skandinave dhe vendet Baltike) duhet të shmangim ngjarje të ngjashme të papritura si ato në Turqi” ka pohuar Stoltenberg.

Duke vënë në dukje se nuk do të mund të kritikojë Turqinë në lidhje me rrëzimin e avionit rus Stoltenberg u shpreh se “secili komb ka të drejtën e ruajtjes dhe të mbrojtjes së integritetit të tij territorial”.

– “Në Siri nuk mund të pranohet një zgjidhje si në Ukrainë”-

Stoltenberg duke theksuar se “Në Siri nuk mund të pranohet një zgjidhje e ngjashme me atë në Ukrainë” ka rikujtuar se pas krizës në Ukrainë Rusia aneksoi Krimenë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar më tej se lufta kundër organizatës terroriste DAESH (ISIS) nuk do të mund të kryhet vetëm me sulme ajrore. Ai ka deklaruar se “është e rëndësishme që të përfitohet nga sulmet ajrore për të ndaluar përparimin e më tepërt të DAESH”.

Stoltenberg ka shtuar ndër të tjera se është kundër edhe ndërhyrjes tokësore në Siri dhe ka shtuar se “kjo nuk ndodhet në rendin e forcave të koalicionit dhe të NATO-s. Ka nevojë më shumë për forca lokale se sa për forcat tokësore. Muslimanët janë në ballë të kësaj lufte. Nuk mund ta realizojmë për ato këtë luftë”.

Një avion luftarak i prodhimit rus me nacionalitet të papërcaktuar më 24 nëntor nga hapësira ajrore e Sirisë pati kaluar në anën turke dhe u rrëzua nga avionët turq F-16 për shkak se vazhdoi shkeljen pavarësisht 10 paralajmërimeve të bëra. Pas ngjarjes Rusia deklaroi se avioni i përkiste asaj. NATO konfirmoi saktësinë e informacioneve të paraqitura nga Turqia në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të avionit.

Edhe në fillim të muajit tetor avionët luftarakë të Rusisë patën shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, ku pas ngjarjes autoritetet ruse duke kërkuar falje kishin njoftuar se të njëjtat situata nuk do të përsëriteshin. Ndërsa Turqia kishte ripërsëritur se ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore do të zbatonte rregullat e angazhimit që përfshijnë kundërpërgjigjen ushtarake. aa

Gjermani: U dëbua australiani që luftoi kundër ISIS-it

Luftëtarët kurdë ku bënte pjesë edhe australiani Dyball

 

Gjermania sot e ka dëbuar një shtetas të Australisë, i cili u ishte bashkuar luftëtarëve kurdë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Ministria e jashtme e Australisë ka konfirmuar se shtetasi i saj, Ashley Dyball, ishte dëbuar pasi ishte arrestuar në Gjermani, gjatë një ndërprerjeje në luftimet, ku ai ishte pjesë e forcave kurde, të njohura si Njësitet e Mbrojtjes Popullore (YPG).

Ai pritet që në Australi të arrijë sonte vonë.

Dyball, i cili e përdorë edhe emrin, Mitchell Scott, më 4 dhjetor në rrjetin Facebook ka shkruar se është akuzuar si terrorist dhe se ishte dërguar në një qendër të paraburgimit afër kufirit të Gjermanisë me Poloninë.

Ky person thotë se ka luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik prej fillimit të vitit 2015.

Nuk është menjëherë e qartë se a do të jetë Dyball subjekt i akuzave sipas ligjeve të Australisë, kundër shtetasve që i bashkohen grupit militant, Shteti Islamik.

Por, legjislacioni i Australisë parasheh dënim për ata që luftojnë për forcat e jashtme militante.

Prindërit ne tij kanë bërë thirrje për amnisti të djalit të tyre.

Sulm terrorist në Londër, në një stacion metroje plagosen tre veta

“Rastin jemi duke e hetuar si akt terrorist. Në vend ekziston një rrezik i lartë terrorist, dhe ka shenja të mëdha se sulmi i mbrëmshëm të jet i kësaj natyre.”, tha një zyrtari i policisë

LONDËR – Policia e Londrës ka arrestuar sulmuesin me thikë të natës së kaluar, i cili plagosi të paktën tre persona, kurse nga policia deklaruan se rasti po trajtohet si sulm terrorist.

Sulmi ndodhi mbrëmë në stacionin e metrosë Leytonstone në Londër, ndërsa dëshmitarët okularë në rrjetet sociale kanë publikuar video që tregon se si policia ka arritur të arrestojë një njeri  me ngjyrë i cili më parë kishte kërcënuar udhëtarët, kurse më pas edhe i sulmoi me thikë.

Një person ndodhet në gjendje të vështirë, kurse dy janë me lëndime të lehta, dhe gazetat në Londër njoftuan se sulmuesi bërtiste “Kjo është për Sirinë”.

Komandanti i Departamentit kundër terrorizmit, Richard Walton, tha se sulmuesi u shtrua në spital dhe është në arrest policor.

“Rastin jemi duke e hetuar si akt terrorist. Në vend ekziston një rrezik i lartë terrorist, dhe ka shenja të mëdha se sulmi i mbrëmshëm të jetë i kësaj natyre. I bëj thirrje qytetarëve të jenë të qetë, por të kujdesshëm në këtë situatë”, ka thënë Walton.

Walton gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve të cilët dëshmuan sulmin që të tregojnë të gjitha informacionet në polici ose xhirimet të cilat i posedojnë të cilat mund të ndihmojë në hetime.

Parlamenti i Britanisë së Madhe të enjten miratoi përfshirjen e ushtrisë britanike në operacionet ajrore kundër organizatës terroriste ISIS në Siri, dhe disa orë më vonë avionët britanik u ngritën nga bazat në Qipro dhe kryen sulmet e para kundër pozicioneve të organizatës terroriste. aa

Një parti myslimane në Francë

Rreth një muaj pas sulmeve terroriste në Paris, francezët nesër do të marrin pjesë në votime. Ekspertët parashikojnë se partia e djathtë Fronti Kombëtar do të marrë rezultate të forta në zgjedhjet lokale, duke theksuar frikën ndaj terrorizmit dhe emigracionit. Por, një parti e re, Bashkimi i Myslimanëve Demokratë Francezë, është duke bërë fushatë për një përfaqësim më të mirë të myslimanëve në politikën franceze, si dhe për të treguar se Islami dhe laicizmi francez mundet të bashkëjetojnë.

 

Khalid Majid nuk ka dalë në pazar për rroba. Ai kërkon vota.

Partia e tij, Bashkimi i Demokratëve Myslimanë (UDMF), po merr pjesë për herë të parë në zgjedhje. Shumë njerëz kënaqen që shohin një fytyrë të re dhe dëgjojnë një mesazh të ri.

Partia UDMF nuk pret të fitojë shumë vota. Thjesht përfshirja e më shumë myslimanëve në politikë është një hap përpara:

“Duhet të bëhen faktor. Nëse nuk luajnë rol sot, atëherë të tjerët do të krijojnë legjislacion kundër tyre. E kemi parë këtë gjatë viteve të fundit.”

Ferroudja Ghersbousbele nuk beson se partitë e mëdha franceze reflektojnë shqetësimet e myslimanëve të zakonshëm, të cilët janë të shqetësuar nga kundërreagimi pas sulmeve terroriste:

“Pas atyre që ndodhën, nuk mendoj se na përfaqësojnë. Duan më shumë ta ulin fenë myslimane se sa ta mbështesin.”

Partia UDMF po bën fushatë rreth temave si mjedisi dhe vendet e punës. Gjysma e kandidatëve të saj janë gra, dhe shumë prej tyre nuk mbajnë ferexhe. Por, platforma e saj trajton shumë nga shqetësimet e myslimanëve, si ndalimi i ferexhesë në shkolla. Anëtarët e kësaj partie thonë si identiteti i saj mysliman nuk ka përplasje me laicizmin francez.

Partia kundër emigrantëve, Fronti Kombëtar, gjendet në kahun tjetër të spektrit politik. Sidomos pas sulmeve terroriste në Paris, pikëpamjet e saj për shtetin ligjor po zënë vend edhe tek disa myslimanë.

Në qytete shumë-etnike, si Montreuil, Fronti Kombëtar u bën thirrje votuesve të zgjedhin vendin e tyre, dhe se UDMF-ja nuk ka vend në politikën franceze:

“Të marrësh pjesë në zgjedhje me këtë lloj tematike fetare myslimane është e papranueshme.”

Ekspertët nuk bien dakort për efektet që do të ketë Partia Myslimane. A do të ndihmojë ajo për bashkimin e francezëve, apo do t’i përçajë më tej? Apo thjesht do të zvenitet gradualisht? Ky debat do të vazhdojë përtej zgjedhjeve të së dielës.

Paris, akujt e Groenlandës para Pantheonit do të shkrihen deri në fund të Konferencës së Klimës

Këto masa akulli në kuadër të projektit “Ice Watch” me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për ndryshimet klimatike do të jenë të ekspozuar deri në fund të Konferencës

PARIS – Në kuadër të projektit “Ice Watch” të artistëve Olufur Eliassonit dhe Minik Rosingut, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për ndryshimet klimatike, para Pantheonit në Paris janë vendosur 12 pjesë të akullnajave të rënda 80 ton, të cilat kanë notuar në ujërat rreth Groenlandës.

Këto masa akulli janë sjellë nga qyteti Nuuk, në Groenlandë. Artisti vendosi për këtë hap në kohën kur në Paris po mbahet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (COP21), ku marrin pjesë përfaqësues nga më së paku 195 vende të botës.

Për të vërtetuar ndikimin e njerëzve në ndryshimin e klimës, pjesë të akullnajave do të jenë të ekspozuar ndaj faktorit njeri dhe kushteve të motit në Francë. Kalimtarët, si tregues simbolik të ndikimit të faktorit njeri në akullnaja, do të lejohen të prekin akullin gjë e cila shkakton shkrirjen edhe më të shpejtë të tyre.

Këto akullnaja janë vendosur në zonën përreth Pantheonit dhe aty do të shkrihen deri në fund të Konferencës, më 11 dhjetor.

Qëllimi i konferencës është arritja e një marrëveshjeje të obligueshme në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe uljen e emetimit të gazrave të dëmshëm.

Marrëveshjet ekzistuese në këtë fushë janë të vlefshme deri në vitin 2020, dhe për këtë arsye pritet që liderët e vendeve pjesëmarrëse të nënshkruajnë udhëzimet e reja të cilave do t’iu përmbahen në dekadën e ardhshme.

Marrëveshja kornizë e Konferencës së Parisit pritet të publikohet më 9 dhjetor, në gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara. aa

Itali, ekonomia informale kapi shifrën 206 miliardë euro në 2013

ROMË– Ekonomia informale dhe veprimtaritë e jashtëligjshme në Itali përbënin në vitin 2013 një shumë të operacioneve ekonomike me vlerë rreth 206 miliardë euro, ku shumica dërrmuese, rreth 190 miliardë kishin burim nga komponenti i parë, bëri sot të ditur një raport i Institutit Kombëtar të Statistikave (ISTAT).

“E titulluar “Ekonomia e pambikëqyrur”, ky raport vë theksin tek rritja ekonomike gjatë viteve të fundit të ekonomisë informale.

”Ajo vlerësohej me rreth 190 miliardë euro në 2013 dhe përbënte rreth 11,9 për qind të PBB-së, kundrejt 11,7 për qind të PBB-së në 2012 dhe 11,4 për qind të PBB-së në 2011″, sqaroi ISTAT.

”Tërësia e ekonomisë ‘jo e mbikëqyrur’ përfaqësonte rreth 12,9 për qind të PBB-së në 2013”, saktësoi ISTAT.

Pjesa më e madhe e kësaj ekonomie “jo e vëzhguar” (47,9 për qind) është e përfaqësuar nga të ardhura të pa deklaruara në sektorë të ndryshëm si shërbimet profesionale, ndërtimi, tregtia, transportet dhe hoteleria.

Pjesa e dytë më e madhe (34,7 për qind) e kësaj ekonomie është e përfaqësuar nga pasuria e bërë në sajë të punës në të zezë, e treta (9,4 për qind) nga qiratë në të zezë dhe bakshishet dhe e fundit (8 për qind) nga veprimtaritë e jashtëligjshme.

Hollande sot në aeroplanmbajtësen ‘Charles-de-Gaulle’ në brigjet e Sirisë

PARIS – Presidenti francez François Hollande do të vizitojë sot aeroplanmbajtësen franceze “Charles-de-Gaulle”, e dislokuar në Mesdheun Lindor për të marrë pjesë në operacionet kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri dhe në Irak, njoftoi pallati presidencial Elysee.

“Hollande do të jetë i pranishëm sot në aeroplanmbajtësen ‘Charles de Gaulle’, e dislokuar në brigjet e Sirisë. Ai do të takojë ushtarakët e përfshirë në operacionet për intensifikimin e sulmeve kundër ISIS-it në Siri dhe në Irak”, sqaroi presidenca franceze në një deklaratë.

Presidenti francez që pritet të mbërrijë në “Charles-de-Gaulle” rreth mesditës, do të jetë për herë i pranishëm në platformën e operacioneve ushtarake franceze kundër ISIS-it.

Vizita i tij përkon tre javë pas sulmeve të 13 nëntorit të kryera nga xhihadistët ku u regjistruan 130 të vdekur dhe disa qindra të plagosur në Paris.

Ai do të mbajë një fjalim gjatë pasdites në anije ku janë të punësuar rreth 2 000 persona. Ai do të asistojë, referuar Elysee-së, në misionin e avionëve “Rafale” dhe “Etendard”.


Send this to a friend