Politikania e Bangladeshit u përjashtua nga universiteti pasi punësoi tetë femra që i përngjanin për të dhënë provimet në vend të saj.
Tamanna Nusrat, pjesë e partisë në pushtet Awami League, akuzohet se i pagoi femrat që i përngjanin për të dhënë 13 nga provimet e saj. Ky ´skandal´ u kuptua kur televizioni ´´Nagorik TV’’ hyri në sallën e provimit dhe u ´përball´ me një nga femrat që po shtirej si Nusrat.
Nusrat, e cila e fitoi mandatin vjet, studionte në nivelin Bachelor në Bangladesh Open University (BOU).
“E përjashtuam sepse kreu një krim. Krimi është krim,” tha kreu i BOU, MA Mannan. “Kemi anulluar regjistrimin e saj. S’do të pranohet më kurrë në këtë universitet.”
Një zyrtar i univresitetit tha: “Studentët që shtireshin si ajo mbroheshin nga truprojat e politikanes kur jepnin provimet. Të gjithë e dinin çfarë po ndodhte, por askush s’fliste sepse Nusret vjen nga një familje me influencë.”
Politikania nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve.
Komentet