Nga plasë zemra ime dhe gjendja e rendë qe po përjetojmë e po shifet ditë e me shumë,do ti radhis ca fjalë shqetësuese për politikanët tanë shqiptarë:
Çuditërisht janë aq të acaruar si rivalë ndëmjet veti sa qe shumë pakë dallon nga ajo qe e mendon Sërbija e Millosheviqit dhe sejmenet e tij ugurzij për popullin shqiptar. Politikanëve tan ata qe fitojnë votën nga sovrani dhe rrogën e majme ju mungon shkollimi i mirëfillt adekuat,ju mungon vizioni intelektual i ardhmërisë politike dhe largëpamësija atdhetare te njejtë janë edhe delegatet me sjelljet e tyre prej gangsterve arrogant në parlament.
Politikanët tanë njeri -tjetrin e shiqojnë si rival të kundërt (si armiq) harrojnë se janë vëllazër të një gjaku dhe të një gjuhe,harrojnë se kanë një armik gjakatar e shekullor të përbashkët dhe shumë e shumë pa nevojë promovojnë situata të pa lakmueshme dhe hasmëri ndërnjerëzore .
Shumica e politikanve shqiptar janë ingronuar(kyçur) në politikë për përfitime përsonale -reklamë e jo për të bërë punë të përkushtuar për atdheun ngase vendi i jonë ka një mal me probleme dhe një bjeshkë punë për të gjithë ata qe duan me punue.
Pse politikanët tanë nuk tubohën rreth një sofre qellimmire kur është në pyetje ardhmërija e vendit, bashkë me Akademinë e shkencave e me diskutu dhe vendosë për çështje madhore,fatkeqsisht ju mungon gadishmërija.
Kompromiset e politikanëve shqiptar çuditërisht nuk i shoh si forca intelektuale por si dobësi e kryeneçesi,kështu politikanet tanë kaluarjen nga pozita në opozitë e gjykojnë si turp e jo si demokraci. Humbja duhët vlerësuar si pjesë -vazhdimësi e jetës normale pra është Alfa e demokracisë botërore,pa krijuar bajraktarllaqe primitive sepse janë shumë negative dhe të dëmshëm për popullin tonë i cili akoma i ka plagët në shpirt te pa sheruara qe i kullojnë gjak vrerë e urrejtje ndaj armikut shekullor.Dhe se nbënat tona akoma kërkojnë se paku eshtrat e të pa gjeturve.
Është koha qe në të gjitha partit politike në Kosovë të ikorporohën (kyçën) të rinjë të shkolluar vizionar tolerant me kfalifikime përkatëse e jo njerëz të ri në politik e me moshë të vjetër.
Është traditë e gabuar e politikanëve shqiptar shpesh dalin me mendime të gabuara ,neve na duhët një politikan ose një klasë politike qe nuk i shiqon përfitimet e veta përsonale por e qon vendin me punë drejt intergrimeve europjane .Neve nuk na nevoitet as një Ballkani artificial dhe as një opsion tjetër por një bashkim i mirëfillt kombëtar .