Asaj çfarë është duke ndodhur në skenën politike të vendit, nuk e di çfarë përkufizimi tjetër do t’i shkonte, përpos “imoralitetit politik”. Politikajt në njërën anë thirren në emrin e popullit, ndërsa në tjetrën punojnë për interesat e tyre personale.
Politikanët sa më shumë thirren dhe sa më të zëshëm janë “në emër të popullit”, aq më mëkatarë janë ndaj tij. Imoraliteti i kastës aktuale politike kosovare sikur i ka kaluar të gjitha limitet.
Nga moshë e fëmijërisë më ka rënë të dëgjoj thëniren e pleqve; “gjysëm mësuesi të lenë pa shkollë, gjysëm hoxha të lenë pa fe, gjysëm mjeku ta shkatërron shendetin…”!
Për më tepër se thënie ishte kjo një metaforë e përcjellur ndër vite dhe dekada, e cila shërbente për luftimin e dukurive negative të shoqërisë, por që i shkonë për shtati edhe aktualitetit të sotëm politik në vendin tonë.
Jo vetëm që kemi mësues, profesor, akademik dhe mjek gjysmak në profesionin e tyre,…kemi edhe politikaj, përveqse gjysmak në profesionin e tyre, janë pa integritet moral, të cilët me qëllim kanë devijuar profesionin e tyre, duke përfituar nga pozicionet e tyre partiake dhe shtetërore, janë shendrruar nga politikaj në biznesmen të pangopshëm me djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit të vet !
Pasurimi i shpejtë dhe marramendës i një kaste politike karrshi një popullate pothuajse skajshmërsiht të varfër është treguesi më i mirë i imoralitetit politik dhe njerëzor të tyre.
Të fortit e politikës i diktojnë të gjitha “rregullat” e lojës në vend, përfshirë këtu edhe ato të organit ligjvënës në vend siq është Parlamenti i Kosovës.
Tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të krizës institucionale, ska dyshim se dëmi politik i Kosovës për këta muaj të bllokadës parlamentare është i madhë, por shumfish më i madhë është dëmi që i shkaktoi vendit kjo klasë e papërgjegjshme politike në tetë vitet e fundit, e në veqanti këtyre viteve të fundit përmes bisedimeve me Serbinë, të cilat si konseguencë kanë bartjen e pasojave afatëgjata si në planin e mbrendshëm politik, (Asociacioni i komunave serbe) ashtu edhe në atë të jashtëm, të kthimit të besimit në faktorin ndërkombëtar, në aspektin e përfitimit të mbështetjes politike dhe financiare për rimëkëmbjen e vendit nga gjendja e rënduar politike dhe socio-ekonomike.
Kështu me bllokada, apo më mirë do të thoja me ndërskamca politike që po i shkaktojmë vetvetës i ka vërtetuar thënjet e armiqëve tonë; “shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet…”
“Zënkat” e politikanëve në parlamentin e Kosovës, çdo ditë e më shumë po i qesin në shesh të palarat, imoralitetin dhe hipokrizinë e klasës politike.
Heqja e maskave njëri-tjetrit ua ka bërë të qartë opinionit publik, se këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime pozitive, por vetëm për mashtrim, për marrje të pushtetit dhe vazhdim të qeverisjes me avazin e vjetër të pasurimit të një kaste të “re” politike në kurriz të qytetarëve të vendit.
Nga loja e pandershme e kësaj kaste politike, është popullata ajo që duhet të nxjerrë mësimet e duhura, që të mos i përserisë gabimet nga e kaluara.
Para se të votojnë për subjektin apo kandidatin të mendohen një herë mirë, të mos mashtrohen nga premtimet boshe, nga ofertat parazgjedhore,…por të bazohen në programet politike dhe integritetin e kandidatëve, traditën atdhetare dhe pastërtinë politike të tyre.
Pas sharjeve e fyerjeve që ndodhën në seancën e fundit të kuvendit, dëgjuam për tërheqje të fjalëve fyese nga ana e kryaparlamentarit dhe disa deputetëve të tjerë.
Në situatën kur kaosi, mjegulla dhe errësia kanë përfshirë institucionet publike, tërheqja e deklaratave nxitëse dhe fyese nga zyrtar të lartë të skenës politike do të ishtë një sinjal i mirë dhe një fije shprese për normalizim të situatës tensionuese mes dy blloqeve politike të barrikaduara përballë njëra-tjetrës në kuvend.
Mirëpo, tërheqja nga deklaratat ofenduese dhe nxitëse për konflikt, duhet të vie si shprehje e sinqert e një akti moral e jo si rezultat i presionit politik.
Zotimi i qeveritarëve para opnionit vendor, për rishikimmin e të gjitha marrveshjeve me Serbinë në Bruksel, rishikimi e demarkacionit me të gjithë fqinjët, përveqse do t’i hapte rrugë dialogut të mbrendshëm politik, do të reflektonte besim tek opozita dhe shpresë tek qytetarët e vendit,…njiherit, kjo do të ishte garanca më e fuqishme për stabilitet politik jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin e Ballkanit.
Lënja mënjanë e inateve personale dhe ambicieve të sëmuara për pushtet do të qonte në normalizimin akoma më të shpejtë dhe të qendrueshëm të situatës, do të krijonte kushte optimale për gjetjen e zgjidhjeve afatgjate politike për vendin.
Tërheqja e njerëzve të mëdhenjë para situatave konfliktuoze nuk vjenë asnjëherë si rezultat i dobësisë, frikës apo nënshtrimit, por gjithmonë tërheqja e tyre nënkupton largëpamësi politike, guxim dhe mençuri njerëzore.
Përballë kësaj sfide ndodhen të gjithë akterët politik, pa dallime, pushtet dhe opozitë, lider partiak dhe kuvendar (deputet). Para së gjithash reflektimi pozitiv i takon shumicës parlamentare, pastaj opozitës, por edhe deputetëve me bagazh të lartë intelektual dhe politik.
Andaj, në rast të dështimit përballë përgjegjësive sfidave që ka përpara klasa politike e vendit, përgjegjësia u bie të gjithëve sipas hierarkisë politike, nivelit intelektual dhe kombëtar, pavarësisht pozicionimit aktual që mbajnë, pushtet apo opozitë qofshin ata.
Politikanët pa integritet moral, janë gjysmak, e shkatrrojnë shtetin !
Komentet