Teza e Edi Ramës për një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën është hapi tjetër drastik antikombëtar i këtij njeriu që sa kohë ka qenë në krye të ekzekutivit shqiptar vetëm thika i ka ngulur Kosovës e nuk ka lënë gur pa luajtur për zhbërjen e saj.
Një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën është hiç më pak se zhbërje e pavarësisë së saj pavaresi të cilën e ka çertifikuar dhe legjitimuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010.
Kjo nuk mund të jetë as protagonizëm e as ide e Edi Ramës e kjo teze e ardhur nga një njeri që ka dëshmuar si asnjë paraardhës i tij në atë karrige që shitjen e interesave të kombit se ka hiç gajle na dëshmon se kjo ashtu si Ballkani i Hapur apo plan-projekti i ndryshimit të kufijëve është ide ose e mentorit të tij Soros ose e ardhur drejtpërdrejt nga “vëllai” i tij Vuçiç.
Pasi shkatërroi sistemin demokratik dhe çdo element të shtetit ligjor dh të se drejtës në Shqiperi…
Pasi shkatërroi mekanizmat e votës dhe zgjedhjeve në Shqiperi…
Pasi ja fali detin grekëve dhe portin 2000 vjeçar të Durresit klientëve të tij misteriozë…
Pasi e kontraktoi Shqipërinë si kazan plehrash e mbetjesh të Europës…
Pasi përzuri gati 1 milione shqiptarë në 10 vjet…
Pasi e kanabizoi dhe kriminalozoi çdo instancë shtetërore dhe gjithë territorin e vendit…
Pasi e shkatërroi opozitën shqiptare duke angazhuar në këtë aksion edhe aleatët e tij të huaj e çimentuar pushtetin e tij….
…I është kthyer KOSOVËS!
Fillimisht duke shfrytëzuar afërsitë ideologjike të partisë së Thaçit ai e futi këtë tē fundit në një lojë e cila jo vetëm e nxorri jashtë skenës politike por e çoi edhe pas hekurave të Hagës!
Unë nuk e kuptoj fare naivitetin e politikanëve të Kosovës që akoma ju besojnë politikanëve si Edi Rama që vijnë nga një parti që e kanë ngjizur serbët e vazhdon të ju shërbejë interesave të Beogradit që nga dita e krijimit e deri në momentet që po flasim!
Skena “patriotike” e Ramës në Beograd në vitin 2014 akoma vazhdon ti ngazëlleje disa shqiptarë naivë të cilët akoma besojnë se ai mbrojti Kosovën dhe harrojnë se fill pas asaj deklarate ai ja mori këngës serbe në zijafetin e organizuar nga Vuçiçi e Daçiçi!
Është një këshilltar i Edi Ramës që duket se mban lidhjet dhe sjell tezat nga Beogradi që Rama duhet të elaborojë për Kosovën dhe në emër të saj!
Ai është personi që hedh shashkat i pari e pastaj këto jetësohen nga Rama dhe bashkëpunëtoret e tij
Ai tashmë njihet mirë nga të gjithë e emrin e ka Baton Haxhiu!
Në Kosovë përveç naivëve tē PDK-së që i besojnë Edi Ramës ashtu si paraardhësit e tyre i besonin Enver Hoxhës dikur kemi një parti që e quan veten Socialdemokrate e ka zero peshë në skenen politike Kosovare por çuditërisht eksponentëve të saj ju jepet hapësirë mediatike e pakufizuar në shumicën e mediave kosovare por edhe ato të Shqipërisë!
Këta eksponentë më i zëshmi Dardan Molliqaj bashkëshorti i një prej ministreshave e të lidhur fort me Edi Ramën e luftojnë Albin Kurtin më shumë se Vuçiçi vetë!
Ata kanë shkuar deri aty sa të deklarojnë edhe absurditete të tilla duke deklaruar që qeveria Kurti ka shkelur të drejtat e serbëve në Kosovë kur edhe bufi e di që serbet jo vetëm nuk janë të diskriminuar por janë pakica më e privilegjuar në Europë e pse jo në gjithë botën.
Nuk e shpjegoj dot se si politikanë edhe si Ramush Haradinaj apo disa politikanë me peshë të LDK-së nuk e kuptojnë Edi Ramën e vazhdojnë të luajnë lojën e tij që në realitet është loja e Aleksandër Vuçiçit dhe Serbisë!
Hiqni dorë e distancohuni PRERAZI nga Edi Rama sa nuk është tepër vonë!