Sot policia qorre , shurdhe e memece…por edhe kriminale e Rame – Lleshit …dhe police injorante me uniforme qe absolutisht nuk e dine kuptimin e fjales Teater e jo me te kene qene qofte edhe nje here te vetme spektatore te tij… e ju siguroj qe kurre nuk kane degjuar per Sander Prosin,Ndrek Lucen, Sulejman Pitarken , Kadri Roshin, Roland Trebicken ,Bert Ndreniken ,Bujar Lakon, Ndricim Xhepen …etj etj sikurse edhe per Margarita Xhepen, Violeta Manushin,Tinka Kurtin, Pavlina Manin, Drita Pelingun, Roza Anagnostin, Yllka Mujon etj etj … guxoi e ju versul si bishe e terbuar Godines Simbol te kultures e qyteterimit kombetar shqiptar …Teatrit Kombetar te Shqiperise..
Police anadollake, militante e fanatike partish politike e lideresh hajdute si dhe skllever te bindur te nje vendi pune e te nje rroge qesharake guxuan e vune dore e dhunuan fizikisht Artistet tane e goditen me grushte mjaft prej qendrestareve heronj te Simbolit -Teater qe aq shume nxjerr lakuriq babezine e hajduterine e qeverise Rama e Veliaj se bashku me lukunine e Ujqerve te uritur qe ju vete pas…per prehen e radhes….
As policia e sambistet e diktatures nuk e paten goditur atehere 29 vite me pare artistin e njohur Edmond Budina … e ja tek e terheq zvarre sot policia e atij bastardi me emrin Edvin qe po vite me pare prezantonte Refleksionet e tija ”te famshme” kunder komunizmit e diktatures pikerisht ne sallen e Akademise se Arteve ku ishin dipllomuar Budina me shoke…
Artiste te ngujuar e te rrethuar brenda Tempullit te tyre paqesor nga forca te shumta policore e forca te gatshme te armatosura te nderhyrjes se shpejte…. sikur te jene kriminele e jo ajka e qytetarise dhe e civilizimit te ketij kombi…injoranca perballe dijes o zot cfare tmerri dhe cfare beteje e pa barabarte,.,,fjala e lire dhe arti perballe armeve e shkopinjve te gomes …cfare menxyre .. ku kemi mberritur…
Dhe mes cudirave extreme qe ofron cdo dite kjo e gjora Shqiperi e jona cudi mbi cudite pjell vete politika e saj bastarde qe e shpuri deri ketu kete vend e kete popull…saqe sot… po kjo lloj politike bastarde e kanibale po i ve kazmen e rruspat, fadromat e buldozeret Sander Prosit e Margarita Xhepes me shoke e shoqe…
Del Ilir Meta e thote se sapo dorezova padine ne Gjykaten e Larte per pa- ligjshmerine e anti-kushtetutshmerine e aktit te pa precendt te prishjes se Teatrit Kombetar…po mire more z.President …sot u kujtove ti ta dorezosh kete akt – padi.,…sot qe kryehorri-kryeminister ka urdheruar policine per te bastisur Teatrin e krebashkiaku delenxhi e hajdut i Tiranes ka vene ne dispozicion fadromat per shembjen e rrenimin e tij si objekt?
Del krye-banditi krye-minister dhe thote publikisht se Teatrin do e prishim se s’ben dhe se shumica nuk do ti nenshtrohet kurre pakices …per cilen shumice e per cilen pakice e ke fjalen o i marre e i dale mendsh …per ate qe vetem 15 % te erdhi pas ne cmendurine tende te 30 qershorit dhe 85 % te abandonoi e te sikterisi me perbuzje e neveri?
Del Arben Malaj…ai qe luajti teater per kaq vjet mbi kurrizin e ketij vendi e te ketij populli dhe bertet e uleret …Mbroni Teatrin…po nga kush ta mbrojme o vemje e peshtire…nga vetja apo nga Monstra te llojit tend qe e cuat kete vend e kete popull deri ne kete fare derexheje saqe sot e kini detyruar te bredhe si cifuti ne shkretetire e te marre i tromaksur neper bote si kurre me pare arratine prej Atdheut te tij….?
Del Lulezim Basha …i ngujuar perkohesisht brenda Teatrit se bashku me nje grup Artistesh e thote …tani po iki une se kam nje mbledhje me Kryebashkiaket demokrate e pas saj edhe nje Dreke pune me Dipllomatet…[???]…
Fshati digjet e kurva krihet o Lulzim…keshtu i thone kesaj palo-axhendes tende …
Po pse nuk mund ta shtyje dot mbledhjen me kryebashkiaket ti apo te ra Sheqeri ne uje sikurse thote populli…nuk mund te rrije dot aty ti bashke me qendrestaret e heronjte e vertete te barrikades anti Rama – Veliaj te cilet jane kthyer realisht ne simbol te qendreses kombetare me vepra e jo me fjale e as me xhiro-protesta bulevardit ?
Po fjala vjen ne shenje proteste e sensibilizimi me krejt Shqiperine e shqiptaret nuk mund ta anulloje fare dhe publikisht Dreken me Dipllomatet e huaj …sepse jane pikerisht keta fare dipllomatesh qe i kane dhene kaq guxim e liri, kaq perkrahje e duar te lira banditit Rama e kelyshit te tij Veliaj qe te ”trimerohen” sot kaq fort saqe ta rethojne tempullin e artit e te kultures shqiptare ne mes te Tiranes me polici e fadroma per ta dhunuar e shkaterruar kesisoj?
Boll me …e turpshme sa me s’ka…pse nuk i bete thirrje shqiptareve pa simbole partie e pa dallim bindjesh politike …. fjala vjen ju z. President Meta si simbol i unitetit komnbetar qe ata te mblidheshin sot per te mbrojtur Teatrin….. …por edhe ju z. Basha, PD dhe Opozita te ftonit e tu thoshit te gjithe shqiptareve e simpatizanteve tuaj te mblidheshin sot tek Teatri per ta mbrojtur ate nga hordhite e bastardeve Rama – Veliaj ….ashtu sikurse i keni thirrur kaq e kaq heret shqiptaret per te qene me ju ne bulevard, para parlamentit, tek selia blu ….etj etj e per te thirrur Rama ik… dhe e duam Shqiperine si gjithe Europa ?
Ndaj mjaft me luajtet Teater me Teatrin…
Teatri sot simbolikisht eshte Shqiperia …mbrojtja e tij eshte njesoj sikur te mbrosh Atdheun tend nga barbaret …eshte njesoj sikur te luftosh qe pa dija e injoranca te mos depertojne me erresiren e barbarine e tyre te frikeshme brenda drites e rrezes se shpreses se besimit tek e nesermja qe lind agime e jo muzgje me re te zeza …
Shqiptare …mbroni historine e kulturen tuaj…mbroni dinjitetin e personalitetin tuaj.,..luftoni qe te mos ju a neperkembin kurre ate c’ka i perket vlerave tuaja kombetare e traditave tuaja si komb e si popull dhe mos prisni kurre qe nje gje te tille t’u bejne politika e politikanet tuaj bastarde te cilet jane pergjegjesit e fajtoret kryesore te katandisjes se Shqiperise ne derexhene e sotme aq sa dhimbja per te ka dale pertej shpirtit e zemres…
Mbroni Teatrin …po ra Teatri ka rene Shqiperia…
Komentet