Po si nuk doli një i vetëm nga grupi i bravave të kërkojë falje për 8 Janarin!?
Po a harrojnë këta plehra se nuk e dinë demokratët se ai sulm ndaj rithemeluesve u bë me banditët ordinere dhe ato të shtetit të Edi Ramës!
Po harrojnë këta se Sali Berisha 77 vjeç burrë, deputetët dhe anëtarët e PD-se u ndoqën nga banditët e Ramës me gaz e shkopinj deri në Bulevardin e madh të Tiranës!
…e këta kanë akoma surrat të kërkojnë bashkim?
Bile duan Sali Berishën jashtë gare!!
Këta surratë surrogato të lidhura me 100 fije me mafien e Edi Ramës?!
PA KËRKUAR AS NDJESËN MË MINIMALE???
Po a harruat ju këllira se me qëndrimin tuaj ju e detyruat Sali Berishën të dalë nga pensioni politik?
Pa aksionin e Sali Berishës ju po e asfiksonit PD-në duke e çuar opozitën drejt shuarjes!
Pse nuk doli një nga ju mendjet e ndritura ti thonit stop Lulzim Bashës e ta bënit kthimin e Berishës të panevojshëm?
Ju nuk jeni në PD për opozitë dhe bindje politike ju jeni aty ashtu si ish-kryetari juaj për privilegje, për përfitime personale karrieriste e financiare!
Ju nuk keni lidhje as me të djathtën as me opozitën!
Po vërtet mendoni se do ju votojnë shqiptarët?
Po a vërtet kujtoni se ne nuk e dimë që Edi Rama bleu vota për juve me 6 Mars sepse:
• E para nuk i interesonte edhe sikur ti humbte të 6 bashkitë!
• E dyta donte patjetër në lojë Lulzim Bashën se me ate ka mbretëruar i patrazuar për 9 vjet!
O mjeranë!
Po nuk keni marrë as 3%, ma besoni këtë.
Po a vërtet besoni se do ta kaloni lumin me zemërgjerësinë e Sali Berishës?
Asnjë konjukturë e brendshme apo e jashtme nuk do të ju mbajë më në politikë!
Po akoma nuk e keni kuptuar se minimalisht kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme me Berishën apo pa Berishën do zgjidhen nga baza me votë!
Po ashtu të jeni të bindur që zgjedhjet e ardhshme do bëhen me lista të hapura dhe nuk do ketë shanse për deputetë 600 votësh!
Mos të ju shkojë nëpërmend se duke bërë kokë turku Lul Kufomën do mbijetoni politikisht në Partinë Demokratike!
KURRË MË!
Lulzim Basha,Gazmend Bardhi, Grida Duma, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Orjola Pampuri, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu,Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Flutura Açka, Jonila Godole –
JASHTË PARTISË DEMOKRATIKE!
….
Me siguri kam harruar edhe ndonjë tjetër!
Politika mbi të gjitha është moral e BESUESHMËRI para zgjedhësit!
E juve nëse ju ka ngelur sado pak moral jo vetëm i pushoni klithmat e mbijetesës nëpër ekranet e kazanëve të Ramës por dorëzoni mandatet që sot…po more që sot sepse nesër është vonë!
6 Marsi tregoi se jo Yuri Kim po vetë Jezu Krishti nuk ju mban më në lojë!
A e kuptoni se edhe Arben Imamit të 97-ës ja shpifni!?
I keni larë duart me PD-në!
Po po njëherë e mirë.
Ju i keni larë duart me Partinë Demokratike!
Mos na ndotni sytë më nëpër ekrane!
Edhe ju analistët Mërtira e Këllira të mos ju shohim më nëpër ekrane duke bërë avokatinë e llumit të PD-së!
Na u zhdukni nga sytë e tē mos ju a shohim më bojën!
QËROHUNI!
*Titulli i redaksisë
Komentet