Vijojnë përplasjet në pjesën e jashtme të Parlamentit. Protestuesit edhe në këtë protestë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Edhe këtë herë thirrja e policisë së shtetit ka qenë e njëjtë. Duke i bërë thirrje Gazmend Bardhit, si organizator i tubimit, policia ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë. “Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.”- dëgjohet në thirrjet e policisë. Pjesë e apelit të policisë është edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit. “I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjehere keto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.” – dëgjohet në megafonët e policisë së shtetit.
Komentet