Neil Basu, zëvendës ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, tha se sulmi zgjati vetëm 82 sekonda, para se Masood të vritet
LONDËR – Policia e Londrës të shtunën vonë tha se Khalid Masood, i dyshuari për sulmin te Parlamenti britanik në Londër, ka vepruar i vetëm.
Neil Basu, zëvendës ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, tha se sulmi zgjati vetëm 82 sekonda, para se Masood të vritet.
“Ne ende besojmë se Masood ka vepruar i vetëm dhe deri më tani nuk kemi informacion që tregon se ai ka planifikuar sulme të reja”, tha Basu.aa
Komentet