Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërin e Gjykatës duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçit.
Strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin Kundër Pastrimit të Parave dhe Seksionin përkatës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Tiranë kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të shtetasit Rezart Taçi, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë.
Akuza ndaj Taçit është “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet.
Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar ne Policinë e Shtetit nën akuzat për “Fshehje te ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim”.
Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive (((të tjera))) llogariten në mbi 14 milionë euro..
Komentet