Ballist Morina është vënë në pranga rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm dhe policia ka bërë publike edhe faktet se pse ai është ndaluar së bashku me 3 persona të tjerë.
Ismail Morina i njohur si Ballist Morina ka pasur një armë me vete, që sipas burimeve policore ka thënë se e mbante me vete për vetëmbrojtje.
Policia ka bërë të ditur se, atij i janë gjetur edhe 30 bileta që dyshohet se janë të falsifikuara dhe për këtë do të merren dëshmitë e 30 personave të cilët kanë emrat aty.
Ai është ndaluar pranë tregut elektrik në momentin që ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Range Rover”. Siç duket dhe në foto në makinë është gjetur dhe një gëzhojë.
Komentet