Zëdhënës i policisë federale gjermane, Thorsten Peters, tha se për shak të kontrolleve është mbyllur hyrja kryesore në zyrën e kancelares në Berlin. Ai nuk pranoi të japë detaje se për çfarë lloj mjeti bëhet fjalë
BERLIN – Policia gjermane ka njoftuar se po vijon kontrolli i mjetit të dyshimtë të gjetur gjatë kontrollit rutinë të sigurisë në hyrje të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin.
Zëdhënës i policisë federale gjermane, Thorsten Peters, tha se për shak të kontrolleve është mbyllur hyrja kryesore në zyrën e kancelares në Berlin. Ai nuk pranoi të japë detaje se për çfarë lloj mjeti bëhet fjalë.
Ndërkohë zyra u evakuua gjatë kontrollit.
Merkel këtë mëngjes duhej të mbante takimin e radhës me kabinetin e saj. AA
Komentet