Ermal Abdushi u dërgua në spital me një plumb në gojë dhe vdiq disa minuta pas mbërritjes, ndërsa ata që e dërguan u zhdukën. Pas hetimeve, policia arrestoi shqiptarin tjetër, Jasin Sulo, 30 vjeç për vrasjen e Abdushit.
Por si ndodhi ngjarja?
Një i afërm i Abdushit, i tha policisë se kushëriri i tij ishte vrarë aksidentalisht nga Jasin Sulo në banesën e tij me pistoletë. Kur policia shkoi në banesën e Sulos, nuk e gjeti këtë aty, ndaj ngriti dyshime të forta se vrasja nuk ishte aksidentale.
Pas kërkimeve, ditën e djeshme u bë i mundur edhe arrestimi i Sulos. Policia dyshon se ngjarja ka prapavijë kriminale. Sulo rezulton me precedentë penale, po ashtu edhe Abdushi, që është dënuar më parë për trafik droge.
Kjo shton dyshime se Abdushi është vrarë nga Sulo pas prishjes së pazareve të drogës.
Komentet