Sipas policisë greke kjo sasi supozohet se është e dedikuar për dikë nga Maqedonia apo Greqia.
Janë gjetur 1.028 plumba të kalibrit 7.62 mm dhe një numër i madh i automatikëve AK47, apo siç njihen ndryshe Kallashnikovë. Policia greke e cila ka konfiskuar armatimin, gati çdo ditë has në grupe të organizuara shqiptarësh të cilët shpesh gjatë natës arrijnë që të kalojnë kufirin edhe përskaj të masave të shtuara që janë ndërmarrë nga pala greke, ata nuk mund të ndalohen, shkruan plus24.
Sipas këtij portali edhe pse arsyetimet e palës greke se e kanë në kontroll, ata arrijnë që të kontrabandojnë sasi të mëdha të narkotikëve, municionit dhe armëve.
Kësaj rradhe duke pasur parasysh se në javët e fundit janë përforcuar pretendimet eTiranës për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dyshohet , siç edhe thuhet nl deklaratën e policisë greke, se përmbajtja e sasisë së konfiskuar ka qenë e dedikuar për “persona të oaktuar”, shkuan portali maqedonas. Supozohet se armatimi, mund të jetë i destninuar për kontrabanë në Greqi apo Maqedoni, duke pasur parasysh se edhe policia serbe ka konfiskuar armatim ei cili ishte kontrabanduar nga Shqipëria në Greqi.
Komentet