Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, pritet që pas pak minutash të nisin një aksion për konfiskimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj.
Gazeta “Zëri”, mëson se vlera e pronave të uzurpuara kap vlerën prej 8 milion euro.
Po ashtu sipas burimeve të “Zërit” në prokuroi, ky aksion ndërmerret pas hetimeve që gazeta “Zeri”, kishte publikuar rastet e uzurpatorëve të pronave.
Mësohet se arrestime nuk do të ketë por vetëm nëse Policia ballafaqohet me rezistencë të uzurpatorëve.
Njëra nga pronat më të madha që do të hetohet kap vlerën prej 3 milionë euro.
Komentet