Poezitë më të bukura
shkruhen sipër gurëve
me gjunj të lënduar
dhe mendje të mprehur nga misteri.
Poezitë më të bukura shkruhen
para një altari bosh,
rrethuar nga policë
të marrëzisë hyjnore.
Kështu, kriminel i çmendur qofsh
sa i thua vargje njerëzimit
vargje të revoltës
dhe profeci biblike
e je vëlla i Jehovait.
Por në Tokën e Premtuar
ku mbijnë domatet
dhe Pema e Dijes
Zoti kurrë nuk ka zbritur e as të ka mallkuar kurrë.
Ti po, ti e mallkon
tash e tevona këngën tënde,
sepse ke shkuar në zgrip,
ku gjakon mungesën
e një mbijetese të mohuar.
Komentet