Trëndafilja prej mermeri të stërmadh e të bardhë ishte vetëm në shkretëtirën
e rrafshtë ku hijet zgjateshin në pafundësi. Dhe trëndafilja prej mermeri e vetme
poshtë diellit dhe yjeve ishte mbretëresha e vetmisë. Dhe pa aromë
trëndafilja prej mermeri mbi shtagën e saj të rreptë në majë të piedestalit
prej graniti shkëndijonte ndaj të gjitha dallgëve të qiellit. Hëna ndalej
mendueshëm në zemrën e saj të akullt dhe perëndeshat
e kopshtit vinin në provë gjinjtë e tyre të ftohtë kundrejt petaleve të saj.Trëndafilja prej qelqi iu bënte jehonë të gjitha zhurmave të bregut. Nuk kishte
një gogësimë vale të thërmuar që nuk e bënte atë të vibronte. Rreth
shtagës së saj të brishtë dhe zemrës së saj transparente ylberet rrotulloheshin
bashkë me yjet. Shiu rrëshqiste në sfera delikate mbi fletët
që nganjëherë era i bënte të rënkonin tok me shastinë e rrëkeve dhe xixëllonjave.Trëndafilja prej qymyri ishte një fenikse e zezë të cilën flaka e shndërronte
në trëndafile prej flake. Por pa dyshim e nxjerrë nga korridoret e errëta të minierës
ku minatorët mblidheshin gjithë respekt për ta transportuar në dritën
e ditës në gangën e saj prej antraciti trëndafilja prej qymyri rrinte pa gjumë
në portën e shkretëtirës.
Trëndafilja prej letërthithëseje kullonte gjak nganjëherë në terr kur mbrëmja
vinte të përgjunjej te këmbët e saj. Trëndafilja prej letërthithëseje rojë e të gjitha
sekreteve dhe këshilltare e ligë kullonte një gjak më të ngjedhur se shkuma
e detit dhe nuk ishte i saj.
Trëndafilja prej reje shfaqej mbi qytete të mallkuara në orën
e shpërthimit të vullkaneve në orën e rënies së zjarreve në orën e trazirave dhe
siper Parisit kur Komuna përzjeu në venat e saj të ylberta
naftën dhe erën e pluhurit të barutit. Ajo ishte e bukur më 21 janar
e bukur në muajin tetor në erën e ftohtë të stepave e bukur më 1905
në orën e mrekullive në orën e dashurisë.
Trëndafilja prej druri kryesonte në trekëmbësha. Lulëzonte në pikën më të lartë
të gijotinës pastaj flinte në myshkun e hijes së pakufi
të kërpudhave.
Trëndafilja prej hekuri ishte e farkëtuar për shekuj e shekuj nga mjeshtrat e llambave.
Secila prej fletëve ishte e pafund si një qiell i panjohur.
Pëshpërimës më të ulët i përgjigjej me zhurmën e bubullimës.
Po sa e ëmbël ishte me të dashuruarat e dëshpëruara trëndafilja prej hekuri.
Trëndafilja prej mermeri trëndafilja prej qelqi trëndafilja prej qymyri trëndafilja prej letërthithësehe
trëndafilja prej reje trëndafilja prej drurit trëndafilja prej hekuri
do të lulëzojnë sërish përgjithmonë por sot janë të shpaluara mbi qilimin tën.
Kush je ti? ti që i shkel nën këmbët e tua të zbathura mbetjet e shkitshme të trëndafiles
të trëndafiles prej qelqi të trëndafiles prej letërthithëseje të trëndafiles prej reje
të trëndafiles prej hekuri të trëndafiles prej hekuri.
Komentet