(Guy de Maupassant)
1850 – 1893
- TERROR
Atё mbrëmje kam lexuar gjatë një farë autori.
Ishte mesnatë e thellё, dhe befas mё zuri frika.
Frikë nga kushi? Se di, por ish frikë e tmerrshme.
Duke gulçuar, duke u dridhur nga tmerri,
Kuptova se po afrohej diçka e llahtarshme …
Mё bёhej se ndieja pas vetes dikё
Qё qëndronte në këmbë me fytyrë tё qeshur
Një qeshje lemeri, stoik dhe nervoz:
Sidoqoftё, s’dëgjoja asgjë. Ç’torturё !
Ndieja tё pёrkulej, tё prekte flokët e mi:
Dhe të mbёshteste dorën mbi shpatullat e mia
Dhe unë po vdisja në tingullin e fjalës së tij …
Ai mbёshtetur tek unё, pёrherё e më fort;
Dhe unë, as për shpëtimin tim të përjetshëm,
S’do bëja asnjë veprim apo lёvizje tinёzare koke …
Si zogj tё rrahur nga stuhia,
Mendimet mё shtilleshin trallisёs nga tmerri.
Djersët e ftohta tё vdekjes mё ngrinin gjymtyrёt
Dhe s’dëgjova asnjë zhurmë tjetër në dhomën time
Pёrveç kёrcitjes sё dhëmbëve tё mi qё përplaseshin me tmerr.
U ndje një kërcitje e papritur, i çmenduri lebetitija
Duke nxjerrë piskamën më të tmerrshme
Qё ka dale ndonjëherë nga një gjokse njeriu,
Unё rashё mbi kurriz, i ngurtë dhe i palëvizshëm.
- NATË ME BORË.
E madhe është fusha e bardhë, e palëvizshme, pa zё.
Asnjë zhurmë, asnjë tingull, gjithçka e gjallë është shuar
Por nganjëherë ndihet, si një ankesë vajtuese
Ndonjё qen i pastrehë, ulëritës në njё qoshe të drunjtё.
Asnjë këngë më në ajër; nën këmbët tona ska më ka kashtë.
Dimri ka zbritur mbi gjithё lulnajёn;
Pemë të zhveshura ngrenë në horizont
Skeletet e tyre tё zbardhura si fantazma.
Hëna është e madhe dhe e zbehtë dhe duket se ngutet.
Duket sikur mërdhih në qiellin e madh, të ngrirë.
Sa trishtueshёm vёshtron ajo duke pёrshkuar tokën,
Dhe duke i parë të gjitha të shkretuara, nxiton për t’u larguar.
Dhe bien mbi rrezet e ftohta, që na hedh si shigjeta,
Fantastike drita qё ajo shpërndan duke ikur;
Dhe dëbora ndriçon larg nё mёnyrё tё kobshme,
Në reflektimet e çuditshme tё dritës sё zbehtë.
Oh! natë e tmerrshme për zogjtё e vegjёl!
Një erё e akullt fёrgёllin dhe rend nёpёr shtigje;
Ata, duke mos e pasur më strehën hijesuese djepeve
Nuk mundnin të flinin mbi këmbët e tyre të ngrira.
Në pemët e mëdha lakuriqe që i mbulon akulli
Ato janë aty, duke u dridhur, pa asgjë që t’i mbrojë;
Me sytë e tyre të shqetësuar ata vёshtrojnё dëborën
Duke pritur gjersa gdhihet, natën, qё s’vjen kurrë .
- ZBULIMI
Unë isha fëmijë. Unë i doja betejat e mёdha,
Kalorësit dhe parzmoret tyre të rënda,
Dhe krejt trimat që ranë atje
Pёr të çlruar Varrin e Shenjtë.
Anglezi Rikard bëri që tё rrahë zemra ime
Dhe unë e doja atë, kur, pas pushtimeve tё tija
Ai kthehej dhe krahu i tij fitimtar
Kishte prerё një varg të tërë kokash.
Nga një Bukuroshe unë merrja shiritat,
Një shkop magjik ishte kordha ime;
Pastaj nisesha në luftë me lule
Dhe me gonxhe që unë i hidhja nё tokë.
Zotёroja erёn e lirё tё qiejve
Një bankë me myshk ku ngrihej froni im;
Unё i përçmoja mbretërit ambiciozё,
Me degët tё blerta e bёja unë kurorën time.
Isha i kënaqur dhe i lumtur. Por një ditë
Unë pashë tё vinte një shok i ri.
I ofrova, zemrën, mbretërinë dhe oborrin tim,
Dhe kёshtjellёn që kisha në Spanjë.
Ajo u ul nën gështenjat e gjelbra;
Por besova, pasi e gjeja atё kaq tё bukur,
Në sytë e saj blu si një tjetër univers
Qëndrova ёndёrrimtar pranë saj.
Pse tё lё ëndrrёn time dhe gëzimin tim
Duke parë këtë vajzë bionde?
Kolombi pse qe aq i shqetësuar
Kur në errësirë, ai pa tokën.
- GJUETAR ZOGJSH .
Gjuetari, i pasionuar, i zogjve shkon,
Kur shpatet e kodrave janë në lulëzim,
Duke rrëmuar shkurret dhe fushën;
Dhe çdo mbrёmje kafazi i tij është plot
Me zogj të vegjёl që ai ka kapur.
Fill sapo nata shuhet, ai vjen
Shtrin me kujdes spangon e tij.
Hedh zamkёn vende vende,
Për të fshehur gjurmët, pastaj,
Shpërndan kokrra meli a tёrshёre.
Ai zë pritë në cep të një gardhi,
Shhtrihe brigjeve të përrenjëve,
Rrëshqet, zvarritet nën landishte,
Nga frika se mos këmba e tij
I tremb zogjtë e vegjël menjёherё..
Nën lilakët dhe mëtrikun
Fëmija fsheh me dinakёri rrjetat e tij,
Ose nën murrizin e bardhё
Ku si një ortek, bien
Gardalina, trishtilё, zborakё.
Ndonjëherë një shkop i pёrkulshёm,
Prej shelgu tё blertё a rozmarine
Ai bën një kurth, pastaj i pёrgjon
Zogjtë e vegjёl zbaviten
Qё vijnë të çukisin kokrrizat e tyre..
Të shkujdesur, i lumtur dhe i shpejtë
Afrohet shpejt një zog i vogël:
Ai shikon me pamje tё çiltёr
Shijon i ziu zog kokrrёn e pabesë
Dhe kёmba i bie nё lak.
Dhe gjuetari pasionant i zogjve
Larg kodrave me lule të freskëta,
Larg shkurreve dhe fushave
Çdo mbrёmje kafazi i tij
Mbushet plot me zogj që ai ka kapur.
- GJYSHI
Gjyshi po vdiste, i ftohtë, i ngrirë.
Ai ishte nëntëdhjetë vjeç.
Bardhësi e ballit tё tij tё hirtë
Dukej e bardhë në çarçafët e tij të bardhë.
Ai hapi sytë e tij të mëdhenj, tё zbehtë
Dhe pastaj ai foli me zë të largёt
Dhe tё turbullt si një rёnkim,
Ose si një shpërthim në fund tё pyjeve.
A ёshtë ky një kujtim, ёshtё një ëndërr?
Në mёngjeset me shkёlqim me diell tё fortё
Dru i tharmёtuar nёn limfë
Zemra ime rrihte nё një gjak të kuq.
A ёshtë ky një kujtim, ёshtё një ëndërr?
Sa e shkurtër ёshtё jeta dhe e ëmbël !
E mbaj mend! E mbaj mend! Mё kujtohet!
Shkuan e vanё ditët e moçme !
Isha i ri!! Mё kujtohet!
A ёshtë ky një kujtim, ёshtё një ëndërr?
Vala ndien një drithmë troku
Në çdo fllad që ngrihet;
Zemra ime dridhej në çdo dëshirë.
A ёshtë një kujtim, një ëndërr
Kjo frymë e zjarrtë që ne ngremё lart ?
Më kujtohet! E mbaj mend,
Forcё dhe rini! O bekime, lumturi !
Dashuria! dashuria! Mё kujtohet !
A ёshtë ky një kujtim, ёshtё një ëndërr?
Gjoksi im është i mbushur me zhurma
Qё krijojnё valet në në breg,
Mendimi im nguron dhe më ikën
A ёshtë një kujtim, apo një ëndërr
Që unë po nis a përfundoj?
Më kujtohet! Më kujtohet!
Do më shtrijnë pas pak pranë njërëzve të mi;
Vdekja! Vdekja! Më kujtohet!
- DËSHIRAT .
Ëndrra pёr dikё ёshtё, tё kishte krahë
T’i ngjitej hapёsirёs me britmё tё madhe,
Tё merrte ndёr kthetrat gargullin e brishtё
Edhe të tretej në mbrёmje në qiellin e errët.
Tё tjerët do tё duan të shtypin gjokse
Duke shtrirë mbi dy krahët e tyre të largët
Dhe, pa përkulur belin t’i kapin nga flegrat,
E t’i ndalin me një goditje kuajt e tërbuar.
Sa për mua, unë do të kisha dashur bukurinë fizike:
do të doja të isha i bukur si zotat e lashtë,
Dhe t’u mbetej zemrave një flakë e përjetshme
Me të kujtuar nga larg trupin tim rrezatues.
Unë do të desha që para mejeasnjëra të mos mbetej e urtë
Të zgjedh njërën sot, të marr tjetrën nesër;
Sepse unë do të desha të kapja dashurinё në rrugën time,
Siç vjelim frutat duke shtrirё dorën.
Ato, me t’i kafshuar, kanë shije të ndryshme;
Këto shije të ndryshme na i bëjnë mё tё ëmbla.
Do doja tё shёtisja pёrkёdhelitё e mia endacake
Nga ballet me flokё tё zinj, nё ballet me flokё tё kuq.
Unё do tё adhuroja sidomos takimet e rrugёve,
Këto pasione tё mishit që njё shikim i ndez
Pushtimet e një çasti qё zhduket menjëherë
Puthjet e shkëmbyera pas pëlqimit të rastit.
Do tё doja në mëngjes të shihja brunen tek zgjohej,
Që të mban të mbërthyer në morsetën e krahёve të saj;
Dhe nё mbrёmje, të dëgjoja fjalë me zё tё ullёt
Nga bionja , balli i sё cilёs argjendohet në dritë të hënës.
Pastaj, pa një shqetёsim nё zemёr, pa keqardhje përvëluese
Të nisesh këmbëlehtë drejt njё ëndrre tjetër.
– Këto fruta s’duhet veçse t’i kafshosh:
Do tё gjenim në thelb një shije tё hidhur.
- NE GOJËN E LANGOJIT
- Ruaje veten nga ai, nëse ai leh;
Mik, kujdes nga qeni që kafshon.Mik, kujdes nga uji qё tё mbyt;
Rri me kujdes buzё bordit.
Kujdes nga vera se tё deh
Vuan tepёr tё nesёmen prej saj,
Kujdes sidomos nga pёrkёdhelitё
E vajzave qё has nё rrugë.
Ndonёse këtu, çdo gjë e dua
Dhe e bёj me zjarr,
A do t’i besoje ti se pikёrisht kёshtu,
Unë dua të kujdesem pёr sinqeritetin tёnd.
- MBI FUSHA
padronen Komteshёe Potoka
Ju dëshironi poezi? Jo,
Unë do të shkruaj
Ç’bёn era, vargu, apo proza;
S’do të shkruaj, veçse emrit tim;
Për këtë ju nxisin fytyrat,
Sytë dhe mënyrat si veproni
Nën frymëmarrje të freskëta dhe të lehta
Mendoni për mua, pa menduar.
1889
- GUASKA
Më vjen keq, për ju, zemra gulçuese!
O zemra të mjera, plaka
Që dikur shtuat rritjen e dëshirës,
Ashtu si valët kodrave predha rëre
Ju dëgjoni kujtimet tuaja dhe lotët!
Kjo s’është kënga triumfuese e ëndrrave
Por zhurmë e dobët e trishtë e të varfërit,
Gjithmonë drejt zhdukjes, por që s’vdes kurrë
Si ulurima e valëve të turbullta në plazhe!
- ECJEJE NË GJASHTËMBËDHJETË VJEÇ
Toka buzëqeshi nën qiellin blu.
Bar i blertё ishte i mbuluar ende me pika vese.
Gjithçka që këndonte në botë këndonte dhe në zemrën time.
Fshehur në një kaçube, një mëllenjë fishkëllente
Më tallte ? Unë nuk mendoja fare, aspak.
Prindërit tanë shanin, sepse ishin ishin në luftë
Nga mëngjesi në mbrëmje, nuk e di përse.
Ajo mblidhte lule, dhe ecte pranë meje.
Unë u ngjita një pjerrësi dhe u ul në myshk
Në këmbët e saj. Para nesh një kodër e kuqe
Ikte nën diellin deri horizont.
Ajo tha: “Ja në atë mal, dhe atë bar të zverdhur
Atë përroskë udhëtar rebele! ”
Unë s’pashë asgjë përveçse ajo ishte e bukur.
Pastaj ajo këndoi. Sa e kam dashur zërin e saj!
Atij iu desh të kthehej perms pyllit..
Një frashër i ri i sapo rënë bllokonte gjithë rrugën;
Ngarenda: e mbajta në ajër si një qemer
Dhe balli kube me kuror blerore
Fëmijë i bukur kaloi nën pemë, duke qeshur.
Lëviza krah për krah, dhe i turpshëm,
Ne shihnim këmbët tona dhe barërat e lagësht.
Fushat rreth nesh ishin të heshtura.
Nganjëherë, pa më folur, ajo ngrinte sytë;
Pastaj ai më dukej (mund të jem e gabuar)
Që nëzemrat tona rininore ne shihnim të bëhej pranverë
Shumë mendime të tjera, dhe ata flisnin me zë sumë të ulët
Shumë më mirë se ne, duke thënë se atë që ne nuk guxonim.
Përktheu nga origjinali : Faslli Haliti
Komentet