Ne ane te Pyllit ne Bardhane,
Plot Lule te verdha çelin zambaket e Kenetes ne pranvere,
Tre vllezen dhe nje moter kishin lindur ne nje strehe te ngrohte,
Ishin perkund ne djepa prej frashnit e qarrit,
Bij e bija, qe i adhuronte Gurezi dhe Bregu i Mates.
Ndryshe nga te tjeret, nuk ishte Luani as Ora si Gjeka e Frani,
Pjetri kishte shpirtin te bute e te ndjeshem,
Nje shpirt qe vlonte e shperthente pernjeheresh,
Aq sa kandej prej nji vargu gargujsh kur niseshin njeheresh,
Fluturimin here me rrallim, here te dendur, sinusoidal,
Prej Manit te File Dodes te Marka Kola ne Gjinazes,
E ndalnin mbi Ranen e Hjedhun, ne Majen e Lerthes,
Nje tufe patash te egra te vendosura sipas ritualit,
Ato respektojne qe kur mesuan te fluturojne,
Shenjen e Lirise “V’ formojne ne ajer,
Te jetes se lire, por motin nordik percjellin ku shkojne,
Kur flladin e ulqinakes e shperfill Dashi i Detit,
Me saktesi hapur krahet pa e prekur asnjihere,
Siperfaqen e limanit, te Bishti i Mercejve,
Pulbardhat grricese nga ajri duke u zhytur picingul mbi prene,
Te Vija e Kukalit,
Fletet e kavakut plep anes Rreles me zhytrra,
Karabullake e shpend ujes,
Kur trumcaket ne vjeshte vrullshem krijojne ne ajer ate,
Gjethen e Mabiusit,
Djemt e dashuruar, ciftet e reja kapur perduarsh,
Kur ngjiten ne sanall, i kujtojne dasmat e vellezerve,
Lotet e motres kur doli nuse,
Kujton dasmen e tij, kunoren ne kishe, te birin, te bijen,
Te dashuren grua.
Ortaku Fran Ujka kujdeset per baraspeshimin,
Nga kici ne bash, si gjithmone pa incident,
Edhe kur Madja ishte bregmebreg, edhe me dasmore perplot.
Shkojne te Hanet, te kisha, ne dasma, per Zoje a t’Shumash, shkojne,
Ne pamje te jashtme ekzistojne, jeten vetem nje here,
Na e ka dhane Zoti, me dashuri ta gezojme,
Kjo Pjetrin nuk e mundon…
Ne thellesi shpirti i lendon, jetimet e vllezerve te shtepia,
Viktimat e masakres, viktimat e familjeve te tyre,
Viktima do te binin te gjithe ata qe nuk do ta shikonin,
Live masakren,
Te rinjte masakra i dergoji ne aksione, grate dhe vajzat ne kanale Shume larg dhe ne kambe,
Pjetri i pa me syte e tij ne Gurez e Berat,
Ne vargje sarkastike te puna, te shpia naten vone,
Te Bar-Kafe ne Fushkuqe ne prani te Gjergj Sokolit, Nush Gjokes, Prek Gjo’ Tolit dhe Luigjit, ironizonte regjimin.
Te mbijetuarit e kane nje shprese, por vllezerit, baba, kushrijt,
Te rinj e burra te zgjedhur i mori plumbi,
Pa gjyq, me gjyq fals apo ne perpjekje, radhen tash vete,
Ai e kishte, viti njemije e nandeqind e pesdhjete e tete.
Ne mesin e shokeve, kete zgjodhen kryetar grupi,
Grupi terrorist ishte ne mode, krijonte bujen, mes popullit te tij,
Ne Konferencen e Paqes ne gusht ne Paris 1946, ne Moske 1961,
Kryetar do te thoshte posti i pushkatimit,
Ne qeli i vetem, inventar i thjesht: mure, pranga, helmete,
Zinxhire per kambe e duar, gjakun e plageve per te shkruar,
Deshiren e fundit ne Naten e Fundit si Krishti,
Shkruajti me gjakun e tij ne qeli:
Rrofte Shqiperia. Pjeter MIRI.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Me rastin e 65 vjetorit te arrestimit te Pjeter Mirit ne Gurez, ne diten e BLACK RIBBON DAY, te viktimave te NAZIZMIT dhe KOMUNIZMIT, bashke me miqte e tij:
2-Prek Gjo’ Toli TUSHA, 3-Gjergj Pjeter Sokol Sirdani, 4-Nush Ndoci, 5-Luigj Gjek Zef Miri, Tom Huli, etj. Nuk kemi te dhena mbi pushkatimin e Pjeter Mirit, por thone qe u pushkatua pas rreth nje viti hetuesie, pra ne v. 1959, ne moshen 30 vjec, duke lene ne mjerim bashkshorten dhe dy femijet e mitur. Bashkshortja dhe i biri provuan ndarjen nga shoqeria dhe burgjet, Berat dhe Spaç.
Ndue Hoti
Ulur majtas i pari, Pjeter Zef Miri(1929-1959); ne kambe, ne mes Luigj Gjek Miri(1939), mes dajash te Luigjit dhe te aferm te tyre, rreth vitit 1954. Foto e sekuestruar nga Forcat e MP Gurez, pas kthimit nga internimi te familjes, Pjetrit dhe Luigjit ne fshatrat e Beratit.
Pashk Hoti (1917-1953), viktime e njohjeve me Frano Mirit, nga Gurezi, ish tregtar ne zonen e Milotit.
Nush Ndoci (1940- 2007), denohet me pushkatim por nuk u ekzekutua vendimi per shkak te moshes se re. Enver Hoxha ia fali jeten, gardianet nuk ia tregonin faljen dhe banin shaka te porta e qelise, gjoja erdhi ora jote e fundit, keshtu disa kohe dhe djaloshi, mesuesi i disa mesuesve nga fushkuqja u semur menderisht.
Foto e realizuar ne muezeumin e te perndjekurve politik, Nata e Fundit e Pjeter Mirit, e shkruajti me gjakun e tij.