Të bukura janë ato femra
që ecin me kokën lart.
Që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën.
Që nuk e provojnë zilinë sepse e dinë se sa vlejnë dhe nuk kanë nevojë të shvleftësojnë apo nënvleftësojnë askënd.
Asnjëherë nuk janë banale.
Ato vëzhgojnë dhe shkojnë më tej.
Kanë aromë mirësie,
privatësi, dinjitet dhe ndjeshmëri,
janë delikate por këmbëngulëse si pak të tjera.
Ata përhapin një atmosferë që nuk mund të blihet
as me para dhe as me trille.
Ata nuk konkurojnë, sepse nuk kanë nevojë.
Kur përballen me zilinë janë indiferente.
Ju nuk i fitoni ato dot me sforco apo me tirada fjalësh, por me fakte,
respekt dhe sinqeritet.
Kur dashurojnë, edhe në miqësi,
ato janë të vërteta.
Po kështu është!
Ka nga ato femra që mjaftohen me një fustan firmato, stilisti, ndërsa këto me botë kanë vetë
shpirt stilisti.
Dhe kanë lindur me të tillë shpirt.