Poeti Koçi Petriti lindi më 1 mars më 1941 në Sovjan të Korçës.
Shkollën fillore e të mesme i kreu në Korçë.
Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua (1967) për gjuhë dhe letërsi shqipe.
Me mbarimin e fakultetit, pasi kreu shërbimin ushtarak 2-vjeçar, u emërua arsimtar në Librazhd.
Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë), ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje.
Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa vitet e fundit ishte pedagog i jashtëm i këtij fakulteti.
U nda nga jeta më 20 prill 2014.
Botime
Lirikat e majit (Tiranë, 1962)
Përsëri në udhë (Tiranë, 1867)
Firma e popullit tim (Tiranë, 1974)
Prush nëpër shekuj (Tiranë, 1979, çmimi: libri më i mirë i vitit)
Lulekuqet (Prishtinë, 1981)
Të dashurova ty (Tiranë, 1988)
Poezia shqipe (kolana e poezisë shqipe, Tiranë, 1989)
Në poetikën e Martin Camajt (Tiranë, 1997)
Lirikat e majit (Tiranë, 2002, ribotim i ndryshuar)
Albumi i lirikave (Tiranë, 2004)
Poezi të zgjedhura (Tiranë, 2005)
Komentet