1
Linda po, nen shenjen e gaforres,
njeriu e kishte vene kemben ne hene,
Gedafi flakeronte jashte trojeve te veta
italianet, ne vendin tim shtepite
e perendise beheshin Pallate Kulture
dielli me te kuqe flake ngjyroste
muret ne perendim, muzgu, flautit
te thelle te perjetesise i binte me endje,
miljona puthje bekonin universin
kungim i fshehte i dashurise kozmike
qe perjetesht riperterihet. Une, qelize
e eksistences, mora fryme, asgje
shume interesante.
I heshtur,
shume shpejt u dashurova me yjet,
me rrugicat ku jevgjit ulerisnin,
kenge e ndyre te varferise,
miqesia me argetonte, dhe shpejt
shume shpejt dashuria trokiti, kur
akoma nuk dija asgje per te.
Bota; furì ajri blu ne muzg,
qendisje yjesh neper nete; me
dhane teper dashuri per
tu rritur mire. Me tej, pas
vajzes me te bukur te klases
dashurohesha, pa perse. Sy
te zi te embel, te mrekullueshme
floket, zeri qiellore me ngjante,
8 vjeç. Te pafunde filmat, krijoja
ne netet e gjata,
udhetime mitike dhe ndermarrje
titanesh per te.
Une te adhuroj ty, lot i pafajshem
tani qe ia di rendesine, ne moshen
kur nuk ke arsye,
ishte aq e natyrshme.
2
Pastaj Artet me rrembyen,
ekstaze e se bukures
i thelle u be Krijimi, ne,
hyjni te vegjel e te pagdhendur
nga asgjeja krijojme te ardhmen.
Fantazia dhe arsyja jane fanaret
me te cilet hapim shtegun
e te ardhmes.
Ne nje pikture te Rafaelit, duke
veshtruar Davidin i mpire,
mund te himnizoja te gjithe
dedikimin njerezore. E çdo
kryevepre njerezore u bera
skllav dhe dashuroja gjerat
deri ne piken e fundit te gjakut.
3
16 vjeç, mbi reren e nxehte te gushtit
xixellimat e dallgeve veshtroja
Wham-at me “Mosha e parajses”
bllokuar tregun, akoma
dashuria nga qielli me bente vizite.
Sa M, E, M, Xh, vajza hyjnore
ku shikoja vetem driten
qe doja ta arrija, me kane
persosur? Dhe une, me
shenjterine ne shpirt, enderrimtar
i pandreqshem, ne rrogozin e
te pafuqishmit, lote kam derdhur
te nxehte. Eshte kjo ndoshta
shenjteria laike njerezore? Eshte
kjo ndoshta perjetesia nga e
cila duam te frymezohemi?
Refrenet pop te moshes sone, kujtoj
ty Hit parade te ores 4 pa 10, te shtunave,
ne bijte e komunizmit absurd donim
te rilindnim pas xhdo refreni te: Europe
Duran Duran e Spandau Ballet, ne
xhdo tingull kitareje te marre
donim te shfryheshim, ne xhdo ulerime
Skorpionsash donim te çliroheshim
nga zinxhiret, ne me koken ne te ardhmen,
po, dashuria na ka shpetuar.
4
Pjekuria, me gjeti i zhytur ne
boten e fjaleve, i shtrire ne nje
krevat librash, poezite ishin çelesi
qe hapnin çdo porte, fjalet: veglat
e perjetesise, vargjet:
litare ndjenjash te perzishme, te
bllokuara me fjalet, ndodhi keshtu
qe u dashurova me nje rruge.
Cdo gjethe e verdhe e rene nga pemet
ne tetor, ishte simfoni madheshtore
e te bukures, çdo shpate drite zjarri
perendimi, bekohej dashurie dhe lotesh
brenda meje. Keshtu mu prezantua
perjetesia. Dhe shpesh pyesja veten:
E gjithe kjo dashuri
do te jete e rastesishme ndoshta?
O lum drite qe shpirterat e verber
don te ndriçosh! E larte!
5
20 vjeç shpoja shiun mbi
nje tren pa xhama, drejt veriut,
uri kulture, te jem dikushi. Shkoder
te kam dashur shume edhe ne
netet e 91 kur kerrciste automatiku
pa pushim. Populli vuante, nenat
lusnin tek dera e mences studentore
donin buke me ble per femijet. Mes
panines dhe librit, preferoja te
bleja librin. Keshtu lindin
dashurite e medha, dhe pranvera
pergjate bunes kishte shijen e
trishtimit plot ngjyra Migjeni, eshte
e vertete miku im prej Mati?
5
Kur isha 22 nje leter e bardhe
ne te çaren e portes fluturoj ne ajer
krahe plot drite pellumbi. Une me
bokset ne vesh degjoja Batistin, ishte
vere, ndoshta me i lumturi i jetes time,
per nje moment, trishtimi u zhduk
nuk kishte me popull te martirizuar
nga tranzicjoni, dhimbja e popullit
qe iku, si gjak drite qe del nga damaret,
as zbrazetia mitike pas eksodit
biblik. Vdekja ne shpirt e konsumoje
substancen e saje, hapej nje shteg,
nje spirale shprese,
e mrekullueshmja ndodhì
Vendmberritja: Bote.
6
Hei poete, kengetare, artista,
muzikante, po, kam dashuruar,
kam ndjere emocjonet e forta. Njemije
here me kane pushkatuar, njemije
here me kane shperfillur, njemije
here me kane nxjerre nga rralla,
njemije here me kane injoruar,
kryqezuar pafajsie, por dashuria
me ka shpetuar, shkendija e
shenjte qe eshte brenda nesh.
Hei poete, artiste, kengetare
rock, keni ndjere ndonjehere
ju, britmen e shurdhet
te vetmise, keni ndjere kur
mbyllni syte turbinen e energjise
kozmike: shpirti qe eshte tek ne,
i gjalle, regetites?. Keni ndjere
ju, deshiren e tmerrshme
per te adhuruar jeten, zhytur
ne buzet e jetes, sikur te
puthnit hyjnine vete?. Me e dhene
jeten per nje te puthur: drite!!!
Keni shfryre ju, ne ecje nga
ndonje bukuri drite, vajze engjellore
tempull lumturije e paarritshme, lote
te nxehte ne fshehtesi keni derdhur ju
thomeni poete, kengetare, artista?
O une jam i çmendur?
Asnje sekret tjeter nuk njohim
perveç dashurise!
7
Fluturo, fluturo lart aeroplan i bardhe
fluturo, fluturo lart aeroplan i dlire
shpend hekuri, shpend i lirise, fluturo
pertej reve, perqafoje diellin,
pershendeti malet, ktheje timonin
nga e ardhmja. Pertej shtrengates
syut te uraganit, pertej eres
se çmendur, pertej mbreterise
se ujit, atje thone
fluturojne zogj te lire.
8 Dhe tani: jetim i botes
çfar ben buze atij lumi te huaj
cilet engjej te panjohur te
kane sjelle ketu? Djep i kengetarit
hyjnor. Gjigandi qe deri dje
e adhuroje, tani venger te veshtron.
Udhekryq: atje eshte humbja
ketu jeta, atje dobesia, ketu forza,
atje çmenduria, ketu arsyja,
atje vdekja, ketu triumfi, atje
rruga e shkurter, ketu ajo e
gjata por e verteta. Cfar dyrrugesh
i tmerrshem: me ndihmo
hyjnia ime edhe pse nuk te
kam pare kurre, por kam
ndjere doren tende kujdestare. Ketu
engjejt e tuaj nuk me njohin
dhe une rrezikoj te humb perjete.
Eshte tragjike kenga “Bohemian rapsody”
ndersa kaloj Uren e Vjeter,
ne lumin ku ujerat e zeza me trungje,
llum dhe shkurre gati sa nuk e
shkulin.
Lindur dy here.
10
Bota ishte akoma me e bukur
nga ç’e kishim imagjinuar pertej telave
me gjemba. Pabesueshmerisht e
mrekullueshme, plot me vajza te
lumtura, libra te perkthyer, njerez te
edukuar qe ndihmonin per njerezillek. Te
lindur nen shenjen e nje yllesie bujare
keta njerez argetoheshin, paguanin,
benin shaka, veshtrime plot drite
rinije universale, aty i gjeta. Ja dhe
Meka e bukurise, perulja ndaj madherise
tende eshte e detyrueshme. Lavdi per
ty, zambaku violet tregjethesh, ne
qiell eshte depozituar
areketipi yt.
11
30 vjeç, burre tashme, lume
fjalesh kam derdhur neper
flete te bardha, miljona germa,
te pafunda kollonat e mendimeve
rafti ishte burgu. 33 vjeç po
me ndodhnin gjera te çuditshme:
po dashurohesha me te padukshmen
i shkreti guak, ndjehesha profeti
i panjohur, mishi im qiellor
lartesonte shenjterine e Njeshit,
lutesha me ballin ne dysheme
per shendetin e te dashurve. Nuk e
di nese lutjet arrinin veshin e
te Plotfuqishmit.
Pastaj
erresire. I shurdhet, i verber,
memec, i pandjeshem, humba
lotet e amshurise. I kapur pas
arsyes razionale, dritarja e hyjnores
u mbyll, çelsi i arte ra, si engjelli
rebel ne humbnellen e harreses. I
vogel dhe meskin
nuk ndihmon dot as veten tende.
12
Jeta ime me enderrat ne harrese ishte
nje mirazh aspiratash te braktisura. Iu
ngjita jetes materiale si ushonjeza i
ngjitet gjakut te zi deri sa te
plase nga fryrja. I pangopur
doja gjithmone me shume. Zilia
me erresonte syte, urrejtja me
gjymtonte ndjesite njerezore, nuk
kenaqesha kurre me leke, dhe
adhuroja qejfin e lekures.
13
46 vjeç ndodhi diçka e çuditshme
ishte qershor, u kthyen me krahe te
lehte engjejt, u hap deriçka
e drites, zemra u mbush me lote
te kalter, xhdo melodi e embel me
bente te qaja nga gezimi, ndjeva driten
te zbriste dhe u bera krejt i
kristalte. Lindur per te treten here
tashme
aspiroja persosmerine.
Vete timonin e anijes time
me krahe te hekurt, vigjelent, dua
ta zoteroj, pilot i vetvetes ne
dallget e stuhise, si nje marinar i sprovuar
ngrihem dhe shembem, shembelltyre e rreme
ne kerkim te se vertetes. E verteta
here ishte nderhyrje nga hyjnite e
yjeve te larget duke operuar me
adn, here persosje qiellore krijuar nga
Ati i madh, here jete e sjelle nga
shembja e kometave mbi rruazull, here
evolucjon nepermjet seleksionimit
natural, here nderhyrje gjenetike,
por shpirti eshte i perjetshem. Hei
marinar i paepur, shtrengoje fort timonin
e anijes ne stuhi, Kam mijevjeçare qe
eksistoj, drejt ishullit te lumturise
e kam kthyer bashin, i perzishem
eshte deti, kapriçoz. Atje, pertej ujit
te frikshem, ku sirenat me zera ndjelles
joshin, atje gjendet nje
ishull ku çdo peme, xhdo livadh, çdo
ujevare, çdo liqen çliron drite
kerkoj ty, Nirvane e eksistences
me mbeshtjelljet e mia
ne materie
14
O Dante, rastesisht ti hyre
ne jeten time, si nje pulebardhe qe
qiellit me ere te marre per ti u shmangur, tek
dritarja jote strehohet, ashtu dhe
kenga jote plot drite e hapi librin
e perjetesise. Curiosa coincidenza
mbi te njejtat rrugica kam shkelur per vite
dhe ndoshta kam mbeshtetur doren
mbi mermerin ku ti u ule dikur
duke enderruar hyjneshen. Ndoshta
nuk eshte rastesi qe ti ne mergim,
une emigrant, gjendem ne Fjorencen
qe aq shume te mungoi. 700 vjet kaluar
ç’jane 700 vjet per perjetesine?, nje
grimce kohe e paperfillshme, dhe une
si ti, lote te hidhur kam sbrazur
uleritur mjerimi,
pastaj arriti drita. Falenderoj
yllesite. Po ndrit ylli i gazit, Dante
vellai im ne shpirt, jemi ne 2017,
uragan gezimi, yllesite po formojne
Emrin. Ndoshta nuk eshte rastesi
qe ketu per 25 vjet
buken e shtepise tende jam duke ngrene
do te kendoj per ty rrugicat
pa zorraxhit qe i urreje aq shume
do te kendoj ardhjen e engjejve ne
grupe prej tre, shtate, nente.
15
Kurse une, tek krrundet e shoqerise
kam gjetur jeten, tek te fundmit kam
gjetur te verteten, tek te droguarit
mu ka dhimbsur shpirti, dhe tek
te deshperuarit, aty ku mjerimi ka
mjekrren e barbonit, kam gjetur vlerat,
aty ku njeriu nuk ka asgje veç vetvetes,
qiellin si çati, kartonat ne kalldrem si shtrat
dhe dehet nga deshperimi, u mesova
ti dua te gjithe pa dallim. Nuk eshte
me i vlerte mbreti nga i mjeri, as i
ndyri nga i madherishmi. Tek zgjebja
e te poshteruarve kam pare Zotin
qe fliste me fjale te thella, prandaj,
16
Perendi na prano keshtu siç jemi
me gjynahet tona, me gabimet tona
na e hap deren , me
dobesite tona. Baba hyjnore, pjese
e drites Tende jemi, grimca te
shkelqimit Tend, na prano
keshtu jo perfekta, shenjteria
eshte gati nje utopi, ketu ne
xhunglen e materies. Kemi bere
gjithçka, maksimumin? Mos na
e kthe shpinen, na prano te dobet
dhe te ndrojtur, syte e fashuara
nuk na kane lene te kuptojme. Na
e hap deriçken e drites, eshte aq bukur
atje tej, Hyjnija jone, i te gjithe feve.
17
Jemi shume, kurre misheruar kaq
shume mbi glob, por ky zjarr i shenjte
do te na shpetoje. Ja rradhet e popujve
te ngrire nga tmerri i provimit; nga
nje ane qielli eshte roze turkeze
i shndritshem, nga ana tjeter vetetin
bubullijne rete e zeza te perzishme
tmerr: Zoti yne mos harro se
kemi qene shume te denuar ketu poshte
shume te tentuar
nga dritat e rreme te materies. Por
dashuria Yte hyjnore eshte shuma
e indulgjences, do te na e hape
deriçken e perjetesise. Dhe pak dhe
Ngushellimtari do te arrije dhe
do te na e heqe fashen. Muzike
hyjnore per çdokush, per veshet tane,
perkedhelje te embela per trupat tane,
fjale dashurie per veshet tane, do te
prekim substancen e dashurise dhe drita
do te na shkelqeje te tere porsi hyjnite,
jemi hyjnore.
18
Ju ndoshta
mendoni se une po deliroj? Ju, ndoshta
mendoni se pulsi im i semure godet
me nje ritem te çmendur? Ju ndoshta mendoni
se vizjonet e mia prishin mendsh,
turbullojne, shqetesojne racjonalen? Ju
mendoni se deliri i madheshtise po
me mashtron deri dhe mua,
i semure nga mendja, metafiziken dua
ta mbroj si te llogjikshme? Atehere
principin e dashurise si ta shpjegoj?
Nga lulja qe dielli me dashuri e
rrit, uji me dashuri e vadit,
ajri me dashuri e frymos,
toka me dashuri e ushqen,
perfekte ne ngjyra
gjeometria te shenjte
ndertuar.
Nuk me beson njeri?
I krisur?
19
Le te vijne legjionet hyjnore, le
te shfaqen kryeengjejt! Mikel, Gabriel,
Rafael, Uriel, le te nxjerrin shpaten
nga milli me force te tmerrshme
ne kater skajet e globit. Hei
qiellorja madheshti, une kendoj driten
ne qytetin e Dantes,
i embeli ngushellim. Shef i madherishem,
do vijme: te ndare ne popuj, ne grupe, ne
rralle fisesh, te gjithe drejt Teje do vijme. Kush
ka pare ndonjehere nje force te tille
sa te shkundi malet dhe te lulezoje jeten
ne shkretetire?. Po vijme ne: te pandreqshmit,
te pashtershmit, disidentet, te pamatshmit,
na djeg kujtesa nga gabimet, ngushellim
ngushellim, ngushellim…
Hei kurore gjethesh te shndritshe dafine
qe vizatuar shkelqimi mbi balle vezullon,
çdo
grimce drite eshte perberje e universit. Rraca
Jote njerezore jemi, do vijme: te pafajshem,
lakuriq, ne heshtje, mbi krye vetem ç’kemi
dhene, ç kemi bere, per te tjeret. Ne
kete pllajnaje te Jeruzalemit ku eshte
fiksuar kuvendi. Kush dashuroi fluturon,
kush vrau, urreu, mashtroi, …….
e shiti vetveten, honi i zi me spirale, ne
te akulltin blu te drithmave, do te ulerase.
Por une i besoj indulgjences, shoh
rrugen drejt qiellit. E’ shpirtezuar eshte
drita nga mallengjimi, Lavdi shpetimit.
Jam i pafajshem,
e deshi tjeterkush, drejte, lakuriq
para deriçkes tende do te rrime
plot shprese, Shef i madh qe
shprehesh me dashurine
e ameshueme.
.
Komentet