Po të shikon ajo tjetra.
Të ngjason ty:
hapat, balli i njëjtë i mërrolur,
të njëjtat taka të larta
krejt të spërkatura me yje.
Kur shkoni rrugës
bashkë, të dyja,
sa e vështirë të dish
kush je, kush nuk je ti!
Kaq të ngjashme, pra, sa do të jetë
e pamundur të vazhdoni të jetoni
kështu, duke qenë kaq të njëjta.
E duke qenë se ti je e brishtë,
ajo që sapo ekziston, tejet e njoma,
je ti ajo që duhet të vdesë.
Ti e lejon atë të të vrasë,
që ajo të vazhdojë të jetojë,
e rremja, mashtruesja,
por kaq e ngjashme me ty
sa askush s’do të të kujtojë
përveç meje, se kush ishe ti.
E do të vijë një ditë
– se do të vijë, po do të vijë –
kur duke më parë mua në sy
ti do të shikosh
se mendoj për atë dhe se e dua atë:
e do të shikosh se nuk je ti.
Komentet