Po të isha dhe unë në vendin tënd, do të thosha, student në vitin 1990, ashtu do të kisha qenë: i rrjeshtuar me ata, që kërkonin përmbysjen e regjimit antikombëtarë , I PAPAR Ё në historinë e popullit shqiptar. Po të isha dhe unë në vendin tënd, komunist i ndershëm, nga ata që punonin gjithë ditën në uzinë e fabrikë, apo arave në punët e bujqësisë, ashtu do të kisha vepruar : votën time do t’ia jepja Partisë Demokratike në vitin 1992.Po të isha politikanë, madje lider i një partie, qoftë edhe në fillimet e lëvizjes kundra regjimit komunist, nuk do të hezitoja kurrë për ta përmbysur Ramiz Alinë & co.Po të isha deputet në kuvendin e parë pluralist nuk do të votoja kurrë për vazhdimësinë e ligjit komunist, 7501, i cili grabiste për së dyti pronarët e ligjshëm të Shqipërisë.
Po të isha Kryeministër i Qeverisë Teknike nuk do të lejoja kurrë që drejtuesit e ndërmarrjeve, fabrikave e kooperativave bujqësore të shpërdoronin mallin e popullit, duke e kthyer Shqipërinë në “Tokë të Djegur”.
Po të isha President i Shqipërisë në qeverisjen demokratike nuk do të kisha thënë kurrë: “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” !!!?.As nuk do të kisha pranuar arrestimin e kreut të opozitës për çështje ordinere… Do të kisha nxitur prokurorët që të arrestonin shkaktarët e gjenocidit dhjetëra vjeçar dhe për shpërdorime të mëdha ekonomike gjatë sundimit…Do të mbështesja parlamentin për të miratuar ligje për dwnimin e njerëzit, që drejtuan Sigurimin e zi të Shtetit dhe bashkëpuntorët e tij.
Po të isha Kryeministër në qeverinë demokratike gjatë viteve ’92- 96 nuk do të kisha hezituar të afroja sa më shumë në dikasteret e rëndësishëm të qeverisjes njerëz me bindje dhe pikëpamje antikomuniste.Po të isha dhe unë në vendin tënd… i pa dëshiruar nga Partia Demokratike në pushtet, i pa punë, i pa shpresë për të gjetur një vend në administratë, ose do të largohesha nga Shqipëria, ose do të merresha me biznes, këtu, në vendin tim. Por kurrë nuk do të isha joshur nga ofertat e segmenteve antishqiptare dhe antidemokratike për të realizuar revolucionin antidemokratikë të vitit 1997-tës.
Po të isha dhe unë deputet apo pushtetar në qeverisjen e atyre që erdhën në fuqi me ndihmën e bandave, pas 1997-tës, ashtu do të kisha bërë : do të isha pasuruar sa më shpejtë për t’u tallur me popullin tim që më mbështeti, pasi ia kisha hipur njëherë në komunizëm e po ia hipja përsëri në kapitalizëm.Po të isha dhe unë pronar i grabitur nga reformat e diktaturës së proletariatit, apo i burgosur politikë i regjimit komunist, nuk do të kisha pranuar asnjë ofertë nga komunistët dhe bijtë e tyre në pushtet pas ’97-tës, që prekte moralin dhe dinjitetin tim të fituar me aq sakrifica, sikur të mbetesha pa bukë e pa shtëpi gjatë sundimit të tyre.
Po të isha dhe unë i pasuruar haptas, siç u pasuruan ata që braktisën teorinë kundra kapitalizmit dhe pronës private dhe zaptuan ekonominë e tregut, për të mbajtur pushtetin e mbuluar të kaluarën kriminale, ashtu do të kisha bërë : do të kisha ngritur stacione të fuqishme mediatike, me programe televizive, moderne, për të trullosur popullin dhe ndërkombëtarët edhe pse nuk do t’i përshtateshin mentalitetit dhe shkallës së zhvillimit të popullit tim.Me këto emisione argëtuese dhe shkrimet në shtyp, do të tallesha me historinë dhe figurat e kombit tim, në atë masë që, nëpërmjet të qeshurës në Shqipëri, të zgërdhiheshin nga kënaqësia edhe ata, përtej kufirit, që pasardhësit e diktaturës, të cilët kishin zhvilluan me sukses luftën shkatërrimtare të klasave, gjetën mënyrën për ta vazhduar këtë luftë, për kënaqësinë e fqinjëve tanë “të përzemërt”,tani që edhe ndërkombëtarët, për dreq, po e mbështesnin Shqipërinë dhe kombin shqiptar…Po të isha politikan i këtyre viteve të arta për t’u pasuruar, kështu do të kisha vepruar edhe unë, nuk do të dilja fare në skenë, do të mobilizoja e mbështesja djem të rinj, të shkathtë dhe aventurierë për t’i bërë ata biznesmen të fuqishëm, me anë të të cilëve do të pastroja parat e drogës e të fitimeve të dyshimta , …Nuk do të pendohesha fare pse ata do të humbnin jetën për qëllimet e mia, me moton: “O të gjitha, o asgjë!”… Sepse, nëse nuk do të ndodhte kështu, as unë, as ata nuk do të pasuroheshim kurrë. Së fundi, në një Shqipëri, siç thonë, e ka marrë Amerika nën sqetull dhe po e mbështet fuqishëm në reformat për të krijuar shtetin e së drejtës demokratike e, për ta futur, me domosdo , në Bashkimin Europian, nën udhëheqjen e pinjollëve të partisë socialiste … dhe unë me ata do të isha bashkuar, të cilët po e kuptojnë, dita ditës, se po u rrëshqet nga duart e ardhmja e parave të pamerituara…