Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë ku ka treguar se ka fansa në gjithë botën.
Duke folur për udhëtime, ai thotë se i pëlqen shpesh ta bëjë këtë gjë pasi mëson për kultura të ndryshme.
Gazetari rrëfen se një prej ëndrrave të tij në sirtar është të bëhet stjuard avioni.
“Nëse ka një profesion që kam zili është ai i stjuardit. I kam adhuruar gjithnjë stjuardesat dhe stjuardët dhe më duken njerëzit më me fat. E di që është një profesion super i lodhshëm, e di që shpeshherë gjendesh në mes të situatave të acaruara apo konfliktuale; e di që duhet të merresh me lloj-lloj njerëzish, por e di gjithashtu që ata kanë fatin ta shohin diellin dhe hënën më afër se sa gjithë profesionet e tjera dhe ky është fat. Pilot nuk do të bëhesha. Më duket profesion shumë i vështirë”, shprehet Fevziu.
Ndërkohë, ai thotë se njihet në gjithë botën dhe në të shumtën e rasteve dalin ta presin.
“Ndodh pothuajse kudo. Në fillim çuditesha kur gjeja shqiptarë në qytete të largëta të SHBA, Hjuston, San Antonio, Las Vegas. Më pas e kuptova që kjo ishte fare normale. Jam çuditur kur një komunitet shqiptarësh na dolën në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Më pas më ka qëlluar të takoj thuajse kudo. Rastësisht në rrugë ose që më shkruajnë në Instagram dhe Facebook kur shohin fotot. Në Tokio, Në Meksikë, Në Myanmar, në Kenia, Kore apo Mongoli”, tregon Fevziu.”
Ti e di shumë mirë se asnjë nuk e merr malli për ty Blendi Fevziu. Edhe miqësitë e tua janë kështjella rëre!
Komentet