Këtë esse e kam shkruar e botuar në dhjetor të 2013, dmth 11 vite të shkuara, por mjerisht në Tiranë është e njëjta status quo. Po afrojnë zgjedhjet dhe kasta me sy të skuqur nga pangopësia synon të rreshtohet në listën e deputetëve pa garë që do t’i përpilojë lideri i PD. Janë të njëjtat fytyra si më 2013, vetëm tani kanë ndryshuar make up-in. Shqiptarët dhe Shqipëria kërkojnë tjetër gjë, kërkojnë garë të ndershme, meritokraci, vyrtyte, vlera, transparencë dhe integritet. Mos bëni më kot pyetjen retorike se përse nuk dalin shqiptarët në protesta, kur situata në vend kërkon që protestat të mos ndalen as ditën dhe as natën dhe kur varfëria e padrejtësia janë dy rreziqet kryesore të shkombëtarizimit.
———————–
Dhjetor 2013
Në Tiranë nuk ka elitë. Si përkufizim, elita është ai grup apo kategori sociale që ka vendin më të lartë në hierarkinë e vendit. E shprehur metaforikisht, elita është ajka e shoqërisë, aristrokracia, fisnikëria, bujaria. Në origjinë, statusi i elitës nuk është i veshur me pushtet, por ai njihet si autoriteti apo integriteti moral i padiskutueshëm. Ka elitë dhe elita.
Në Tiranë nuk ka elitë ka pseudoelitë, që përfiton privilegje jo për shkak të arritjeve të saj në të mirë të vendit dhe shoqërisë, por për shkak të simbiozës me politikën e krimbur nga korrupsioni dhe të qelbur nga injoranca. Servilizmi si definicion vjen nga latinishtja dhe lidhet me shtresën më të ulët dhe fundin e shoqërisë, të skllavit me shërbimin e bindur e të verbër ndaj skllavopronarit.
Këtë pozicion ndan sot elita e Tiranës me politikën. Kur do të duhej që elita të ishte në shërbim të vendit dhe rimëkëmbjes fizike e shpirtërore të tij pas 70 vitesh diktaturë e tranzicion.
Nëse degradimin gjysmë shekullor i dedikohet diktaturës. Degradimi 23 vjeçar i tranzicionit i dedikohet edhe elitës së degraduar.
Ismail Kadare është shembulli në kushte të jashtëzakonshme i përfaqësuesit të elitës së një vendi pasi veprën e krijoi në një sistem që e përjashtonte dhe ekskomunikonte elitën. Vepra e Kadaresë i shërbeu afirmimit të identitetit kulturor kur kombi po kalonte një krizë të thellë identiteti, pasi regjimi totalitarist iu mohoi shqiptarëve të drejtat elementare të njeriut siç ishte fjala e lirë, mendimi i lirë, lëvizja e lirë. Kadare i sfidoi këto barriera. E sfidoi metodën e realizmit socialist që ishte mënyra më efikase për të lejfenizuar shqiptarët. Shkrimtarët që përqafuan këtë rrymë, apo u detyruan ta bëjnë, i takojnë elitës së diktaturës jo të një shteti të lirë dhe demokratik. Vepra dhe arti i asaj kohe duhet të merret në analizë historike, si produkt i së keqes dhe jo si shembull e vlerë. Kadare i bashkangjitet elitës së Kombit, sepse, përmes veprës së tij, pati ndikim tek publiku i gjerë shqiptar dhe botëror. Tek shqiptarët ndikoi për të mbajtur zgjuar koshiencën e lirisë përmes një arti të kulluar; tek lexuesi botëror për t’i treguar publikut dhe elitës botërore se shqiptarët janë komb i civilizuar dhe europian. Kadare është maja e elitës shqiptare dhe pjesë e elitës europiane për rolin që pati për të ndikuar në të mirë të fatit të kombit të tij në momente shumë dramatike, siç ishte periudha e rrëzimit të diktaturës dhe Lufta në Kosovë.
Në çdo shtet demokratik, që garanton tregun e lirë dhe liritë e njeriut, elitat i krijon vetë sistemi, të cilat bazohen në meritokracinë dhe vlerat.
Elitat dallohen nga turmat pasi jetën dhe veprën e tyre e venë në shërbim të shoqërisë. Pra, elitat sakrifikojnë, nuk janë përfitues privilegjesh kur vendi mbytet në mjerim dhe dekadencë.
Sot, po ashtu jemi më të çoroditur se kurrë nga inflacioni i fjalës “intelektual” ku me këtë etiketë konsiderohet çdokush që ka mbaruar universitetin, ka marrë tituj e grada dhe ka siguruar një jetë të suksesshme profesionale personale. Pra, arritjet personale i kanë siguruar një jetë të lumtur e pa telashe. Profesionalizmi është i dobishëm dhe i domosdoshëm, është themel për të krijuar intelektualin por prapë është pak. Intelektualët krijojnë vlerë dhe dallohen me përkushtimin, talentin, aktivitetin, kontributin e ndikimin në të mirë të shoqërisë, të komunitetit apo vendit. Domosdo që intelektualët më të shquar janë pjesë apo kontigjent i elitës. Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe kjo kategori brilante artistësh shqiptarë në Perëndim, që me emrin e tyre të mirë, jo vetëm përfaqesojnë majat e artit, por i shërbejnë përmirësimit të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë padyshim pjesë e elitës së re shqiptare.
Në Shqipëri nuk kemi elitë. Kemi satelitë të politikës. Janë në shërbim të tyre, janë servitorë, skllevër, të pafytyrë, maskarenj, dallkaukë, sharllatanë sepse satelitizmi i tyre është koshient, e bëjnë me ndërgjegje, pasi ata janë të vaksinuar prej kohësh dhe e dinë se çfarë është mirë dhe keq.
Në diktaturë satelitizmi të imponohej, sot në Tiranë satelitët bëhen të tillë për arsye utilitare, sepse duan një jetë personale me privilegje e me luks. Kjo e deelitizon ose e çelitizon elitën. Dhe këtu fillon korrupsioni i elitës. Sepse ata e dinë të vërtetën dhe e përçudnojnë atë.
Si përçudnues të elitës, ata janë pa publik, nuk kanë simpatizantë, as adhurues. Ata nuk dinë as të flasin. Nuk dinë të bëjnë për vete as gruan e tyre, e cila adulteron me të parin që beson se nuk është rrenacak si bashkëshorti.
Ata shkruajnë libra pa idé dhe pa shpirt. Ata botojnë e promovojnë vepra që i bëjnë doktorë, por që nuk lexohen. Ata nuk thonë asgjë, ose thonë të kundërtën e asaj që duhet, por ata përbëjnë katastrofën natyrore ndaj shoqërisë, shumë më zi se cunamët, sepse e detyrojnë audiencën, publikumin që t’i ndjekë në të gjithë pushtetin multimedial, të cilin e kanë shpërblim për shërbimin që i bëjnë politikës. Pra, ata e ushqejnë popullin me të pallavra, me të pavërtetën.
Në Shqipëri nuk ka elitë ka vetëm satelitë faqezinj, që dhjamosen për të prodhurar fabrikate mashtrimesh në dëm të shoqërisë, në dëm të vendit, duke e shndërruar demokracinë shqiptare në gogol dhe duke e përdhosur të vërtetën. Kjo është drama kombëtare shqiptare. Sepse e ashtuquajtura elitë, shumica bijtë e bijat e ish-nomenklaturës të kuqe e kanë monopolizuar rolin e elitës.
Sargent Shriver, një burrështeti amerikan dhe aktivist i shquar, kunat i vëllezërve Kennedy – themeluesi i “Peace Corps” Trupave të Paqes e përkufizonte elitën si një kategori e pastër e përbërë nga ata burra e gra që sakrifikonin jetën e tyre për hir të drejtësisë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Kam parë burra e gra që pretendojnë e krenohen se janë elita shqiptare ndërsa nuk guxojnë të shqiptojnë as minimumin e mundshëm të së vërtetës. Këta në fakt janë njerëzit më të rëndomtë të shoqërisë. Sepse, duke u nisur prej interesave personale ata e çorodisin shoqërinë, e intimidojnë atë, ia fusin frikën, sepse krijojnë tema taboo, diçka e pafalshme kjo për një vend si Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, që do të thotë pak a shumë një demokraci që aspiron të jetë si motrat e saj Perëndimore.
Përkufizimi që ia bën elitës Sargent Shriver është ai i shqiptuari më shqip. Sot në Shqipëri nuk ka luftë midis qytetërimesh, as midis feve apo ideologjive. Në Shqipëri ka antishtet. Dhe antishtetin e mban në pushtet pseudoelita, antielita, njerëz surrogato, shumë më të rrezikshme se rreziku i armëve kimike, sepse disorientojnë shoqërinë, duke e deformuar ndërgjegjen njerëzore dhe konceptet themelore me të cilat krenohet me të drejtë një shoqëri demokratike, që janë vlerat dhe morali.
Pseudoelita shqiptare nuk dallohet as për veprat, as për vlerat dhe as për talentin e saj. Ajo nuk dëshmon virtuozitet as në fjalë, as në shkrim dhe askund. A dini ndonjë oratori të shqiptuar prej tyre që ka prekur mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar këta 23 vjet tranzicion. Mjerisht nuk ka. Sepse elitat e vërteta lindin nga një motivacion i madh, për të ndryshuar për të mirë vendin dhe jetën e popullit. Ndërsa pseudoelita shqiptare është produkt i tregut të zi, korrupsionit, i shoqërisë së padekomunistizuar, i pisllikut dhe llumit të njerëzve me dosje dhe me skeletë nga diktatura.
E mira e kësaj të keqe madornale është se ky llum nuk ka dishepuj. Nuk kanë popull që u shkon pas. Nuk kanë ndjekës. Followers. Në dallim nga elita e vërtetë, e cila krijon shkollën, filozofinë,vijimësinë me qëllim mbarëvajtjen e shoqërisë duke respektuar të vërtetën. Por megjithatë përmes pushtetit medial ata e manipulojnë turmën.
Filozofi i antikitetit grek Sokrati, babai i filozofisë së etikës së jetës, që njihet si një nga mësuesit më të mëdhenj të Perëndimit, shoqërisë së cilivilizuar perëndimore, endej rrugëve të Athinës duke inkurajuar dialogun dhe komunikimin e duke i fokusuar qytetarët në zbulimin e së vërtetës. Sokrati kishte një ndikim të jashtëzakonshëm tek elita e rinisë dhe u arrestua me akuzën se “po korruptonte mendjet e rinisë duke i larguar nga rruga e Zotave”.
Sokrati nuk kërkoi as falje dhe as mëshirë por reagoi përmes “Apologjisë”, sipas së cilës janë Zotat ata që i kanë bërë thirrje Sokratit të kërkonte të vërtetën dhe drejtësinë. Kaq sublime është ajo në jetën e një shoqërie dhe kombi.
Sot Sokrati është një nga përfaqësuesit më të denjë të elitës në historinë e njerëzimit. Ai konsiderohet babai i mendimit të lirë, frut i dijeve. Një nga paradokset e Sokratit ishte se ai e barazonte virtytin me dijet. Dmth kush është i dijshëm duhet të jetë patjetër i moralshëm, njeri i vlerave dhe me integritet.
Kështu duhet të jetë, por në Shqipëri nuk është kështu. Sepse pseudoelita e Tiranës me pretendimet se është e dijshme, i ka kthyer kokëposhtë deduksionin e Sokratit, që për ta do të thotë se kush është i dijshëm, është i lirë të bëjë çfarë të dojë dhe të jetë kush të dojë, të jetë edhe i pamoralshëm, i pavirtytshëm dhe i korruptushëm.
Këta janë sofistët e tranzicionit shqiptar, pseudoelita, produkt i së cilës është edhe lejimi i degradimit të shtetit demokratik fraxhil. Sepse elitat në shtetet demokratike i shpëtojnë dhe i nxjerrin kombet nga tunelet dhe qorrsokakët, ndërsa këta të Tiranës i mbajnë në tunele dhe në terr.
Siç është rasti më i fundit rreth shfaqjes së portretit të diktatorit në një ceremoni zyrtare shtetërore. Apo imponimi i 29 nëntorit nga një segmenti ekstremist i politikës si dita e çlirimit të Shqipërisë, kur kjo datë, edhe nëse përkon me largimin e gjermanit të fundit, po ashtu shënon fillimin e kalvarit më tragjik të shqiptarëve.
Po të ishte elita, po të mos ishte kjo faqezeza, do t’i ofronte një pyetje retorike si presidentit të Republikës, ashtu kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. “Zotërinj a do të lejonte shteti gjerman në një protokoll zyrtar, siç është ai bashkimit të Gjermanisë, që, bashkë me Angela Merkel dhe Presidentin Gauck, të shfaqej në sfond fotografia e Hitlerit?”
Kjo është e vërteta. Sa më tepër ta zbulosh, aq më mirë është. Nëse Edi Rama, Ilir Meta dhe Bujar Nishani do t’i referoheshin të vërtetës, se çfarë u ndodhi shqiptarëve prej 29 nëntorit 1944 deri në rrëzimin e diktaturës, që të tre do të përgjigjeshin: “Jo” Atëherë ata më së paku do t’iu kërkonin ndjesë shqiptarëve! Dhe nëse në Tiranë nuk e mbron askush të vërteten, dmth nuk ka elitë, ka vetëm antielitë, prandaj them ka satelitë, ka shërbyes, shërbëtorë, skllevër të skllavopronares politikë.
Por megjithatë e vërteta ekziston, pavarësisht plehut, kënetës dhe moçalit intelektual që ka pushtuar Tiranën, që jeton nën diktatin dhe diktaturën e deformimit të së vërtetës.
E vërteta po ashtu ka gojë dhe flet, ashtu si thotë Sokrati në një nga fjalimet më të bukura të historisë së oratorisë botërore, një pjesë të cilës po jua përcjell me qëllim që t’i thërrasim mendjes, sepse po marrim në qafë brezat që vijnë: “Dikush nga ju mund të thotë: Sokrat, po ti a nuk mund ta mbash pak gjuhën, e pastaj mund të shkosh në një qytet të huaj, ku nuk të njeh kush e ku pastaj askush nuk do të merret më me ty? Mesa po shoh, unë e kam të vështirë që t’ju bind me përgjigjen time në këtë pikë. Nëse unë do t’ju thosha se, po të bëja si më thoni ju, kjo do të jetë një mosbindje ndaj Zotit dhe, prandaj, unë nuk e mbaj dot gjuhën, ju prapë nuk do të më besonit; dhe nëse unë prapë do t’ju thosha se fjalimi për virtytin që më dëgjoni të shqiptoj, duke ekzaminuar veten dhe të tjerët, është e mira më gjigande e njeriut, dhe se jeta e paanalizuar nuk ia vlen të jetohet, ju prapë nuk do të më besoni”.
Por siç e thashë, shkolla e Sokratit është një nga filozofitë në themel të civilizimit Perëndimor. Dhe ky sistem është i krijuar. Elitat e një vendi veç i mbrojnë këto vlera në vendin e tyre! Jo si vepron pseudeelita e Tiranës, që jo vetëm nuk po lejon të mbillen vlerat e civilizimit Perëndimor, por po çrrënjos edhe vlerat e konstitucionit shpirtëror të shqiptarëve, falë të cilave u kemi mbijetuar tallazeve dhe të gjithë të këqiave.
—
Po keta preshet e nomenklatures tende ku e kane tregu aftesine qe i kane bere ministra dhe ambasadore? Me çfare jane pershtat? Ne cilin sektor kane treguar kulture dhe aftesi? Ata jane anonime dhe mjerimi i tyre eshte se s’kane as pasuri intelektuale dhe as pasuri kulturore, s’kane as integritet dhe as dinjitet, jane vetem bijtë dhe nipat e nomenklatures, te emeruar politikisht nga trashegimtarja e ppsh. Kane uzurpuar poste shteterore! Ata jane kopja jote, ku merr vesh nga kultura? Ku deshmon ti kulture me keto qe me shkruan! Ne nuk presim nga neonomenklatura, ne e denoncojme se ka uzurpuar pushtetin politik dhe paret e taskapaguesave ne aleance me mafien. Ti ke kulturen e preshit! Sepse deri sa ne Shqiperi ka degradu sistemi, preshi mbin veç ne oborret e ketyre zuzareve te neonomenklatures. Neonomenklatura ka uzurpuar gjithçka pa vote, dhe eshte jashtëligji, ilegjitime. Ne nje sistem demokratik kush shkel ligjin dhe voten sikur keta neomomenklatursat e ha preshin!
Edhe anonimet si puna jote, te paemer, e te paftyret!
Po krimet i kane kryer baballaret dhe gjyshet e neonomenklstures. E kam parashikuar kete faze, por e keni kot. Krimet e diktatures do te denohen si krime kunder njerezimit dhe nese trashegimtaret nuk do t’i denojne nuk do te kene asnje akses ne jeten publike. As ne rritjen e preshit nuk do te lejohen sepse nuk kane besueshmeri. Pa emer ketu nuk rri dot me. Flete rrufete çoji ne ferr se atje gjenden kriminelet! Sepse mos e harro, kur vonon drejtesia punon Drejtesia Supreme!
Një anonimeje që mbështet trashëgimtarët e nomeklaturës kriminale alias neonomenklaturën
Një shoqe anonime si reagim për shkrimin tim doli në mbrojtje të trashëgimtarëve të nomenklaturës dhe më fyeu dhe akuzoi për injorancë, mllefe dhe urrejtje, tekstualisht sikur e kam parashikuar edhe në këtë shkrim ku shkruaj si më poshtë: “Gjatë këtij tranzicioni pikërisht nga kjo lloj elite është aplikuar teoria e amnezisë kolektive ndaj krimeve të diktaturës, deri kur të vijë momenti që viktimat t’i konvertojnë në xhelatë dhe xhelatët në viktima, pikë për pikë sikur gjatë regjimit autoritarist!”
Në fillimi ishin gjyshërit dhe etërit 50 vjet që i vranë shqiptarët përmes terrorit të kuq, tani gjatë tranzicionit po vijojne bijtë e nipat e regjimit diktatorial përmes uzurpimit të pushtetit me vjedhje të votës dhe pa asnjë meritokraci, në aleancë me krimin e organizuar, plot treçerek shekulli!
Shpreh bindjen time se krimet që kane kryer baballaret dhe gjyshet e neonomenklstures do të dënohen si krime kunder njerezimit dhe nese trashegimtaret nuk do t’i denojne sikur nuk i kanë dënuar nuk do te kene asnje akses ne jeten publike. As ne rritjen e preshit nuk do te lejohen të kontribuojnë sepse nuk kane besueshmeri.
Kështu më tha shoqja anonime që unë meqë i dënoj krimet e regjimit barbar, të rris presh, prandaj po e përmend.
Ndërkohë ia hoqa komentet duke i thënë se si anonime nuk mund të më shkruante fletë rrufe të cilat ajo m’i niste mua ndërsa unë u jepja drejtimin për në ferr, ku gjenden kriminelet!
Sepse, i thashë mos harro kurrë, se kur vonon drejtesia punon Drejtesia Supreme!
Me nderime për lexuesit e voal.ch
Elida Buçpapaj
Haha. Fleterrufe eshte shkrimi jot. Hiqi komentet se therin ne shpirtin tend te trubulluar nga urrejtja per pasardhesit. Mentalitet komunist ke pa dyshim. Mentalitet qe denon pasardhesit , se te paret jane te te shumtit. 30 vjet e ti kerkon e kerkon. Keqardhje per kohen dhe shpirtin tend te shkuar dem. Te sygjeroj te shikosh perpara , e te perpiqesh te vendosesh paqe me boten tende qe pa dashur te eshte bere ferri yt. Anonim
Ilir Xhelil Gjonët më urrejne mua se prej kur e ka lenë politikën i jati ne 22 marsin e 1992 vijon i biri, deputet, minister, ambasador, ndersa une jam e bija e nje poeti te persekutuar nga diktatura që neonomenklatura me konsideron sikur nomenklatura kriminale që denonte dhe masakronte tim atë. Ti anonim ke qene dhe do mbetesh. Im ate la emer dhe vepër, edhe une e bija e tij kam emer, te paster. Tani vazhdo. Se nuk te pertoj fare, meqe e hape temen.
Une jam Ilira , nje stermbes deshmori te atdheut, bij e nje njeriu intelektual dhe punetor, qe ka lene emer te mire dhe shume miq. Kjo me mjafton te eci me koken lart e perpara, sic ecin njerezit qe kane koken plot e shpirtin e lire…
Po ti qe mbron neonomenklaturen s’ke lidhje me lirine dhe sistemin e vlerave. As me luften per liri, se im Ate shkoi 14 vjeç ne lufte, u plagos 3 here dhe diktatura e shqeu, ate me familje, që kur une isha femije kopeshti. S’ke lidhje ti me punen, me meritokracine qe nuk me kerkon ndjese mua dhe viktimave te sistemit diktatorial por në emër të ilir xhelil gjoneve me sugjeron të shes presh, ti qe je nje nulitet pa ndergjegje! ! Pse kjo qenka demokracia, qe viktimat e nomenklatures te mbeten viktima te neonomenklatures nga baba tek i biri! Kjo eshte demonkreature! Ndersa ti je shfaqja me e shemtuar e saj.
Me ka vrare dhe internuar dhe mua njerezit ajo kohe, sepse ashtu ishte, nuk njihte as far e as fis, por kultura e ndeshkimit nuk ben pjese tek une e si une shume te tjere, qe me pune e perpjekje per te mos kthyer koken pas, me ben qe te jetoj shendetshem e pa qurravitje e viktimizem. Po zaten i thone nje fjale: Kur te varferohet e tashmja, jeton me te shkuaren. Siduket ti jeton varfer shpirterisht…
Po më akuzon se po ndëshkoj ilir xhelil gjonët, kur ilir xhelil gjonët kanë 30 vjet që janë deputetë, ministra dhe ambasadorë, ndërsa në fakt janë ilir xhelil gjonët që ndëshkojnë viktimat e etërve të tyre, sepse kanë uzurpuar pushtetin, duke u kthyer në neonomenklaturë.
Ti e quan neonomenklaurën të kulturuar, ndërsa mua të aftë vetëm për të shitur presh. Nëse do ta kishe provuar persekutimin e diktaturës komuniste, nëse do ta kishe provuar vuajtjen, frikën, nëse do t’i kishe nisur vuajtjet femije kopeshti, duke u dridhur nga frika se mos humbje prindërit kur i shihje se si torturoheshin; nëse do të te ndalohej e drejta e studimit, nëse babai poet do të mbetej me vite pa punë dhe pastaj do të punonte hamall dhe ne repartin e plehrave, nëse ti do te punoje vete 18 vjeçare neper fabrika pllakash në Kombinatin Josif Pashko e pastaj në varrezat e Sharrës bashke me bijte e te burgosurve, nëse do te te mbyllej perspektiva nga nje regjim kriminal dhe kur demokracia do t’i riciklonte prapë te bijte e persekutoreve më maskarenj se eterit, duke e degraduar sistemin, ti po ti kishe vuajtur ato që kam vuajtur unë bashkëmoshatarët e mij, ti do të ishe me mua dhe do te me mbeshtesje mua dhe nuk do të më thoje se qenkam pa kulturë, se qenkam e denjë vetëm të shes presh, kur unë kam mbi çerek shekulli që bëj gazetari, që botoj libra, që shkruaj poezi, që e kam krijuar emrin tim pa punuar asnjë sekondë në administratën e ndyrë të këtij tranzicioni dhe nuk kam përfituar ansjë cent nga taksapaguesit e vendit tim ndersa nga ana tjetër ilir xhelil gjonët behen deputetë, ministra dhe ambasadorë dhe vijojnë t’i persekutojnë viktimat e etërve të tyre! Po kjo nuk shkon! Në shtetin demokratik në një sistemi demokratik një zyrtarë i lartë i shtetit bëhet ai që e meriton, trashëgimia nuk funksionon, diktatorët nuk e kanë patur gjakun blu, as persekutorët! Bashkim Shehu është modeli se si duhej të silleshin, por Bashkim Shehu ka format, është njeri i kulturuar dhe i përgjegjshëm! Nëse Bashkim Shehu do të emërohej ministër, do të zgjidhej deputet apo ambasador askush nuk do të thosh përse ai! Une nuk qurravitem, por denoncoj te shkuaren qe eshte instaluar ne te tashmen e shqiptareve duke i lene pa te ardhme. Jeta ime është e pasur me integritetin tim, me gjithë këtë që kemi ndërtuar, me djersën tonë. Nje njeri qe lufton per nje te ardhme me te mire per vendin e tij e ka shpirtin te pasur. Nje njeri qe e ka ndergjegjen e paster, e ka shpirtin plot.
Une kam vuajtur me keq se ty dhe Bashkimin e kam shok e as une e as ai nuk mbjellim urrejtje, por duam qe me historine tone qe do ndertojme jo me poezi te shkara, por me fakte, duam ti tregojme femijeve tane, qe te falesh eshte hyjnore ,po ti qeke pa shpres fare. Po nje muhabet paske, po ta vesh re. Hajt gjith te mirat me gjith kukuvajkat e nates , qe nuk lejn ti kaloj nje minute pa tallur e perfolur njerezit qe jeta i promovon ose i rrezon me akrepat e saj… ty te uroj paqe ne shpirt se eshte me e shendetshme per ty dhe per lexuesit e tu, qe besoj sa vijne e largohen, duke te lene ty ne ulerimat e tua tersndjellese, per njerezit qe duan driten e tunelit..
S’ke vuajtur ti, ti je neonomenklatura që ke uzurpuar dhe kapur sistemin. Bashkimi është nëpër botë si unë, se kategoria jote e konsideroni edhe atë armik se ju ka diskretituar; unë urrejtje nuk mbjell, por ndaj persekutorëve mos duhet të kem dashuri, ata persekutorë unë t’u bindem dhe t’u them se janë burra të mirë, kur janë maskarenj! Ku ke lidhje ti me poezinë, ti je injorant! I ke ndigju ti persekutorët të kërkojnë ndjesë ndaj viktimave, që viktimat t’i falin, përkundrazi i mësojnë edhe pjellat e tyre t’i persekutojnë viktimat më zi se ata. Tani nëpër burgje nuk i çojnë dot, por shpërdorin pushtetin e uzurpuar për t’i përjashtuar! Pra janë shkelës të ligjit, shpërdorues të detyrës publike! Jo s’jam pa shpresë, por jam me më tepër shpresë se kurrë, sepse e di që një pushtet i pamerituar dhe i uzurpuar nuk e ka jetën e gjatë. Ti do të thuash se keni 75 vjet që ua keni nxirë jetën shqiptarëve, por ti e di se ka të përpjetë dhe pastaj ka të tatëpjetë. Tatëpjeta e shqiptarëve do të marrë fund, se kanë 75 vjet që janë torturuar, do t’ju vijë rradha edhe ju ta fitoni bukën e gojës me djersën e ballit, mjaft keni pirë gjakun e shqiptarëve. NUk jam kukuvajkë, lexuesit tanë nuk na largohen veç na shtohen sepse janë të etur ta degjojnë të shqiptuar të vërteten, se ua keni sjellë në majë të hundës shpirtin duke vjedhur, duke përvetësuar gjithçka, duke i lënë rrugave ose në mjerim. Jam gazetare dhe ti e di shumë mirë, kush jam unë dhe unë e di shumë mirë se kush je ti! E ardhmja e shqiptarëve lidhet me shtetin e së drejtës, ndërsa neonomenklatura e konsideron armik shtetin e së drejtës! Shteti i së drejtës dhe neonomenklatura uzurpuese e përjashtojnë njëra tjetren!
As te njof as te kam degjuar ndonjeher e as kam deshire te njoh njerzit qe percjellin energji te poshter, jo negative. Me doli diku ky artikull e thash cjane kta njerez te semure… hakmarrje e mbjellin , e te shkruajta. Aspetta e spera , thot Italiani. E ti vazhdo prit
Po mor s’me njeh, të paska dale shkrimi im rastesisht. Po neonomenklatura po vazhdon hakmarrjen kunder viktimave te nomenklatures, duke uzurpuar pushtetin politik dhe ekonomik permes kapjes te shtetit dhe degradimit te sistemit! Vetem keshtu behen ministra, deputete dhe ambasadore sepse sistemi demokratik, qe detyron te denohen krimet e komunizmit, me vota te lire e te ndershme i krijon shans gares dhe meritokracise. Pse do t’ju votoje populli ju? Shikoni si e keni katandisur vendin. Keni 75 vjet krime, hakmarrje dhe uzurpim! Une nuk pres kot! Une pres ate qe u mungon shqiprareve : shtetin e se drejtes qe jep shanse te barabarta dhe nuk privilegjen pa pune e kontribute bijte eterve qe na mbajten nen terror dhe diktature! M’u hiq ketej se je shkeleq ligji, je anonim dhe si anonim nuk ke te drejte te vjellesh kunder nje gazetareje qe thote veç te vërteten. Natyrisht qe me njeh shume mire sikur edhe une te njoh shume mire!
Shkrimi e pasqyron mjerimin e politikberjes shqiptare ne te gjitha kohrat nga pavaresia e Shqiperise e deri me sot.Kjo tragjedi qe e percjell kombin kerkon nje analize per shkakun me qe pasojat shifen ne ter periudhen mbi 100 vjecare po edhe me heret nga koha e roberise osmane. Eshte fakt se shqiptaret ne politikberje e kane zgjedhur cdohere metoden e tradhetise te binfur se vetem ashtu mund te prosperojne ne karieren politike dhe ne mardheiet me fqinjet sllav.Ne mendjen e shqiptarit eshte betonuar bindja se kariera politike kryesisht varet nga mbeshtetja e faktorit sllav prandaj jane zgjedh dy forma per ti realizuar ato aspirata. E para duke u martuar me bashkeshorte sllave dhe e dyta duke ber tradheti kombetare.Keto me se miri mund te verifikohen nga rastet e martesave te shume funksionareve me bashkeshorte sllave si psh. ne Kosoven e mehershme funkdionaret e larte shteteror, Ali Shukria, Sinan Hasani, Rrahman Morina etj, ne Maqedoni Meti Kerliu, ne Shqiperi Sali Berisha etj. Rasti i dyte i tradhetise kombetare deshmohet me qindra, mijera e me shume raste te dores se zeze vrastare shqiptare e dirigjuar nga boshti ortodoks sllav e si rast me eklatant eshte rasti i kthimit ne tron te Ahmet Zogut ne vitin 1924 nga ana e Serbise duke futur shqiptaret ne lufte vellavrasese, vradja e Hasan Prishtines etj. Prandaj me kete dukuri te shemtuar si semundje kombetare duhet te meren akademit e shkencave te Shqiperise dhe Kosoves por jo ne kete situate te politizuar po ne rrethana tjera kur do pavaresohen nga politika tradhetarece cila nuk e lejon funksionimin ne baze te parimeve dhe rregullave te demokrscise civilizuese.
I nderuar Hysen,
ju falenderoj për komentin tuaj,
megjithëse nuk ndaj me ju në mënyrë të barabartë të njëjtat mendime.
Ju përshëndes
Elida
Sa delirante qeke ti mi goce. Po pervec meje qe jam pa pun, ska kush merret me ty , flije menien. Sme njef hic, se me me njoft do shkriheshe tu qesh. Ne jam femer jo moshkull, po desha me bo ca ushtrime psikologjie e ja te gjeta ty te ngeshme haha ciao
Të njof ilira k! Ti je ne pension dhe ne itali, po shqiptaret ne atdheun e tyre jane te papune quasi tutti! Hiq dore nga enverizmi dhe propaganda kriminale. Ne shkrim e kam shkruar shqip, kush punon me djersen e ballit dhe krijon vlera nuk i shihet biografia, por vlerat e veta. Dhe njerezit qe i krijojne vete vlerat jane te ndershem dhe nuk bejne lufte klasash sikur neonomenklatura, qofshin edhe me prejardhje. Sistemi demokratik eshte sistem i vlerave nuk frikson askend, vec ata qe uzurpojne !
Brava, mos bej me lufte klasash, se behesh njesoj si ata. Me ne fund kuptove thelbin. Yes i did
Ilirjana Spiro Koleka, lufte klasash vazhdon e bën neonomenklatura që ka uzurpu pushtetin. Unë jam nje gazetare qe bëj detyren ose me thjeshtë që shpreh mendimin tim për një Shqipëri me shtet që u jep mundësi të barabartë pēr një jetë me dinjitet të gjitheve jo vetem nje pakice të konsumuar perfundimisht! Ndersa ti ndale propaganden enveriste dhe hiq dorë nga hymnizimi i diktatures! Jeton ne Perendim, hiq dorë nga nostalgia perche é canaglia!
Haha E shkreta Iliriana Koleka a ku di un, po ta mari vesh qe i ka dal emri , do thot po me mua cpaten.. me gjith neonomeklaturen tende e shokve te tu qe jeni per te ardh keq dhe aty ku jeni, se me siguri prandaj mllefos ti
eshte fix si shkruan Elida e kjo tegon qe ne jemi popull muti keta qe vpermend ti jane shitur per shume miliona te tjere jane shitur te keta per shume pak fqiniet tane serbet greket maqedonas jane patriota e trima popuj per tu mare shembull shembull me prevers esnte ajo uruspia qe permend ti qe ha e pi me vrasesit e te atit apo me keq trimat kosovare i dhane ashimrave e ramushave djemte ne lufte e keta tani po pshurin ne varet e ketyre djemeve e nuk del nje trim kosovar ti shtrije ne trotuar keta qena po te qeme popull me dinjitet duhet te kishim mijra avni rustema shume mender gazetare akuzojne serbet e greket ne vend qe te kene respekt per keta popuj
Pajtimet filluan. Dikush thoshte se e filloi Avdi Kelmendi nga Lipjani, dikush thonin se nisi në Lumbardh por kjo skishte rëndësi atë vit.Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun. Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualve kudo që gjendeshin, akademikëve, puntorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike. Nuk kishte të bardh e as të kuq, nuk kishte të mdhej e të vegjel, nuk kishte bajraktar e agallar, nuk kishte…
Kishte motra e vllëzër, kudo të barabart dhe kudo me entuziazmin patriotik kombëtar, me në krye Prof.Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesoresh, stundentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vllëzër. Heronjët e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. A ka më bujar e më krenar se falsi? Faleshin qindra e mijëra gjaqesh për atdhe, për flamur e për Anton Çettën, për Ibrahim Rugoven. Kush mundej ti ndalte lotët kur motra falte gjakun e të vetmit vlla. Kur një fals falte tri e kater gjaqe.Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosoves e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime,Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosoves dhe kudo, e kudo në viset tjere, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Ky fillim i këtij aksioni madhështor nisi me entuziazmin e popullit, me një vullnet aq të madh saqë askush nuk i mendonte sakrificat ……………………….. po ku kuptoni ju po ti lexoni kto qe shkruhen. Ju ndjellakeqet ne perjetesi, pseudohistorjane te pangopur me tymnaja per mendjet qe i thithin pa filtrin e shpirtit te meshiruar…