Anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë arritën në Prishtinë.
Atyre u prin kryeministri Edi Rama.
Ai u prit nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Për nder të delegacionit nga Shqipëria u rreshtua Garda e nderit e banda muzikore e FSK –së ekzekutoi himnet e dy vendeve.
Më pas dy kryeministrat parakaluan para Gardës së Nderit.
Në vazhdim u bë përshëndetja e anëtarëve të dy qeverive dhe tani po bëhet gati fillimi i mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve.
Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Komentet