Kam kundërshtuar sa mundem me analizën e profesionin tim Paktin Meloni-Rama duke e konsideruar qysh në firmën e tij më 6 nëntor 2023 një reklamë elektorale të KM Italiane në zgjedhjet Europiane të qershorit 2024 e një reklamë internacionale për KM shqiptar.
Përtej antiligjshmërisë së ekstraterritorialitetit të një projekti të tillë në një territor shqiptar, e përtej pabesisë që u bëhet emigrantëve që nisen në varka vdekje me të vetmen shpresë për të mbërritur në një territor BE, (e jo në Shqipëri), ky Pakt do të lulëzojë grupet kriminale shqiptare e biznesin e tyre në trafikun e qënieve njerëzore.
Kjo foto êshtë kopertina e kronikës speciale të Report që do të transmetohet sonte në Rai3.
Në kronikën e sotme zbardhet dhe roli i një ish avokati të narkotrafikantëve të Tiranës e aktualisht brenda oborrit të Ramës. (besoj se e dini kush është)
Qartë kjo kopertinë shpreh se nuk do jenë qëndra hotspot (kampe) por një spot- reklamë e Melonit për në votën e PE.
Ndërsa në Itali çdo detaj i këtij Pakti zbardhet e analizohet me seriozitetin maksimal të opozitës, në Shqipëri ka një reagim të vakët sa absurd.
Po lejojmë një gabim e një përsëritje të historisë që favorizoi në të shkuarën fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare e që sot kanë evoluar në njê sofistikim të korrupsionit në çdo nivel e të mafiozëve që orientojnë ekonominë, politikën dhe votën.
Po lejojmë të na orientojë të ardhmen politike, ekonomike e institucionale paraja e pisët fituar mbi lëkurën e emigrantëve.
