1.Po kur thonë që “nuk ngjaj” me Bërnsin
Po si”nuk ngjakam” me BËRNSIN
Poetin e madh nga SKOCIA?
Tek unë ju shihni “sojsëzin”
Vetëm pse jam nga SAHQIPËRIA?
Bërnsi a nuk ishte lirik
Dhe a nuk ka lindur në janar?
Po unë a nuk jam “içikë”
Si ai dhe a nuk kam lindur në janar?
Ai qe malësor nga Skocia
Po unë a nuk kam gjak nga SKRAPARI?
E ëmbël tek ai poezia
Po dhe kjo imja ka “njëfarë kapari”.
Do të thoni po ja Bërnsi qe fshatar
Po unë den baba den jam nga fshati
Opo unë me BËRNSIN jam “barabar”
Dhe ju nuk pranoni nga “inati”.
Nëse vargjet e tij janë për muzikë
Dhe këndohen me flautë a fagotë
(Mos kujtoni vërtet që ngjaj içikë)
Se,kështu, do të isha DON KISHOT!!!
2.Një miu i rashë me gur
E pashë një mi që dol nga vrima
Dhe bamp i rashë me gur
Kundër miut unë ia bëj prima
Pse kot jam goxhaburrë?
Një miu unë i rashë me gur
Nuk e shoh dot me sy atë edepsëz
I rashë me gur se jam”trim” burrë
Ç’më pandeh mua, ROBERT BËRNS?
E pashë me sy që u fut tek vëra
Ku mbahem nga inati unë
Të më shihnit se si u bëra
Gati të më zinte me shkumë.Jo po do qaja si BËRNSI
Kur një miu i prishi folenë
Unë nuk jam BËRNSI,por nursëzi
Harroje mi nga unë olelenë.
3.MERI MORINSON
Këndove për MERI MORINSONIN si një ashik
E përktheu Lasgushi: gati për muzikë.
Edhe DRITËROI s’e ngau me dorë
Ç’ta zinte me dorë (dora merrte horë).Unë s’jam as Lasgushi dhe as DRITËROI
Por tek MERI MORINSON pak do të qëndroj.
Se ta dish mirë,o BËRNSI ROBIN!
Nuk ke njohur një”famoz” që quhet Përparim?
Nëse ti MERI MORISONIN e ngrite në qiell
Po unë për këtë,timen, pranoj të shkoj në FERR!
Dhe e di mirë,pse”përkëdhel veten dhe e quan ROBIN?!”
Se kërkon të”rimosh” me emrin Përparim?!!!
Lexues, vargjet e mia merrini si shaka
Se unë ROBERT BËRNSIN e dua sa nuk ka
I shkrova këto vargje se ka ditëlindjen në janar
Është një lirik që gjithmonë për të kam mall.
* ka lindur më 25 janar 1759 në Skoci.
Tiranë, 25 janar 2018
Komentet