Thonë se e qeshura të zgjat jetën, të bën që të çlirohesh nga steset e jetës nga skamja dhe dertet. Vet titulli i kësaj eseje “Po harrojmë të qeshim… na çon tek mendimi filozofik se:
” Njerëzve t’u krijojmë mundësi që të jenë sa më të lumtur, sa më të gëzuar se vetëm kështu nuk harrojnë të qeshin”.Perkundrazi.Për fatin e mirë, janë të njohura disa vepra me vlera të mëdha njerëzore në fushën e artit kinematografik, në artin e muzikës, të pikturës apo ndoshta edhe më shumë në letërsinë artistike që njerëzve ua forcojnë shpirtin duke u krijuar situata të gëzuara, të qeshura, për të mos harruar të qeshurën…
Edhe Ali Mula, “Mjeshtri i Madh i Punës”, një artist që gjithë jetën e tij e lidhi me humorin brilant, është ai që me gazmoret e tij bën që mos të harrohet e qeshura, ndaj dhe librin për të cilin po flasim, iu kushtua këtij humoristi në zë.
Ndalem tek disa vlera të librit të këtyre tre autorëve, të cilët i përgëzoj për një punë te kujdesshme dhe me përkushtim . Ky libër është i llojt të veçantë, si poemë satirike e copëzuar që pjesët i bashkon një temë dhe një ide e përbashkët:
“Humori i Ali Mulës ndër vite”dhe si ide “Shakatë dhe humori fshikullojnë përmes të qeshurës, dukuritë e papëlqyera të njerëzve, të pushtetarëve, të partiakëve , në luftën e klasave në shoqërinë tonë”.
Kjo ide përkon me atë që njerëzit të respektohen, pa u ofenduar në asnjë rast, në çdo shaka theksohet me forcë dashuria dhe respekti për njeriun.
Të tre humoristët tropojanë i kthyen mahitë e Ali Mulës në vargje që të bëjnë të qeshësh me të madhe. Libri që kemi në duar është një tjetër vlerë artistike e letërsisë tropojane dhe këtë të tre autorët e shkruan duke e ndjekur Ali Mulën,siç i thonë fjalës “me bukë në strajcë” hap pas hapi, në të gjitha ato vende e me ato përsonazhe ku “pikonte” humor.
Dhe këto vargje do të lexohen nga brezat. Do të mburremi me to, ne dhe ata.
Është domethenës fakti se nga vijne keta krijues: njëri nga trualli poetik Buçpapaj, tjetri nga rrënja e rapsodisë së Tropojës, ku lindi rapsodi popullor Sokol Arifi dhe i treti nga vendi i istikameve të mejdaneve të Gashit të gurit. Këta të tre poetë që ditën për bukuri t’i bashkonin: metaforët e përsonifikimet, ironitë e sarkazmat, alegoritë e arkaizmat duke i shprehur me asteizëm (me fjalë therëse), në vargjet e këtij libri të gjinisë së veçantë me 300 e ca faqe e me mijëra vargje.
Pra, s’ka fare nevojë të ndalem për t’i ndarë vlerat sipas autorëve . Kështu që janë të falenderuar të tre për punën serioze që bënë. Kemi lexuar raste nga letersia botërore , si vëllezërit Grim, ose në letërsinë tropojane,vëllezërit Balaj ,këta e të tjerë, i kanë shkruar librat bashkërisht , dakord se këta i bashkoi gjaku ,nëna,ndërsa humoristët tanë, i bashkoi vullneti i mirë i përbashkët, për të bërë diçka të bukur.
E pyeta njërin nga këta: si arritët këtë bashkim?
-Mos më pyet fare se ne të tre ramë dakord për bukuri – m’u përgjigj ai.
Këtu po përmend për punën e vyer redaktorin, poetin me vlera ballkanike e europiane, Mujë Buçpapaj i cili me veprat e tij në poezi, tashmë ecën i sigurt nga suksesi në sukses. Mburrem me të dhe e admiroj për punën që bën me talentin e tij, si më i miri, ish-nxënësi ekselent i mi, për katër vjet në shkollën e mesme të Tropojës.
Faleminderit poeti ynë Mujo Buçpapaj !
Shkrimtarët satirik Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla në këtë libër me vargje plot jetë, kanë përcjellë me realizëm bëmat artistike të një njeriu që jetën e tij e bëri art, si dhe të qindra përsonazheve të çuditshme, diallogje e situata komike që përfitojnë të qeshura të forta, në të gjitha anët, por edhe shumë besim për të mirën tonë.
Ali Mula del ashtu siç është, si një artist i madh, gojëembël, origjinal dhe shumë i pranueshëm për të madhin e të voglin.Shakat e tij kanë edhe frena. Rrugëtimi i tij njerëzor gjatë 70 viteve është origjinal , është një shembull për gjithë krijuesit.
Humori i tij ka një gjuhë të gjatë, të thjeshtë, të kuptueshme, lakonike. Beteja intelektuala e tij përmes gërrithjeve mahitare, krijoi tablo të gjata nga jeta e përditshme me një vertetësi të pashoqe, shumë nga aforizmat e mendimet e tij kanë hyrë dhe përdoren me një vertetësi të pashoqe në jetën praktike,në trevat tona.
Me të drejt shtrohet pyetja : përse ka gjithë këtë shtrirje hapsinore dhe vërtetësi njerëzore, arti i Ali Mulës?
Përgjigjja është më se e qartë: është art që mbështetet në folklorin tradicional, në krijimtarinë popullore, është një art që shquhet për urtësinë e shprehjes, është origjinal.
Ali Mula , dallohet si improvizuesi më I veçantë e më i shpejtë, koherent , në betejat e tij intelektuale duke dialoguar me politikanë, intektualë, mjekë, mësues, kuadro të partisë dhe te pushtetit.E veçanta, është se gjithnjë fiton e drejta, gjithnjë triumfon etika morale e shtresave të ulta.Është shumë i madh ndikimi i artit alimuljan tek shkrimtarët tropojan e më gjërë…
Ali Mula, një artist që të sjell kënaqësi artistike, të bën që të qeshësh, të fal humor,mjafton që Ali Mula të kop gishtat dhe ta bëjnë sallën gjithë gaz e hare…
Të tillë, artist, Ali Mulën e bëri vetë nëna natyrë , fati e ndihmoi në këtë fushë. Ali Mula gjithkund, në shfaqjen e estradës, Alia në orkestër, Alia në spartakiadë, Alia në klinikë, Alia në ekipe, Alia në garë pas zagarit…
Aliu e deshi shumë punën, e do shumë vendlindjen aq sa që edhe në Amerikë e Kanada, ëndrrat e tij gjithnjë i shihte në Tropojë..
Shakatë i filloi me njerëzit e tij, me nënën Bejaze dhe dajën Brahim…
Ai kurrë nuk u tall me njerëzit,shakat e tij ishin të pastra si uji i Valbonës,shakatë e Ali Mulës të kafshojnë si qëngji…
Humori i tij si sheqer e mjaltë, humor që të flladit, humor që të ngroh, ai flet më shumë me vehten se sa me të tjerët.Në humorin e tij, asnjëherë s’gjen njerëz të sëmurë, me të meta trupore ose psiqike,përkundrazi,në batutat tij , s’ka egoizëm, s’ka ofeza. Humori i tij është mësim, ai të bën të meditosh.
A mjaftojnë këto për mahitë e Ali Mulës, sigurisht se jo, se duhet te mendosh , të shkruash dhe të flasësh edhe më tepër…
Fati i dhuroi ngjarje jetësore që ngjanin me arra të forta,të cilat I “përtypi” mbasi dhëmbët i ka të fortë , sepse i ndreq vetë, siç ka ndrequr me dhjetra dhe qindra gjatë karierës së tij në profesionin e dentistit.
Shumë suksese artisti i madh Ali Mula ! Të paçim me jetë të gjatë dhe me humorin tënd gazmor!
Bajram Curri, më 3 maj 2014
Komentet