Shënimi 1: “Problemet gjithmonë janë të komplikuara por zgjidhjet janë gjithmonë të thjeshta”. Kjo është një thënie e lexuar reshkitas në një aeroport ndërkombëtar ku po vrapoja tranzit për të kapur avionin tjetër. Ironikisht mu duk shpjegimi me justifikues sa dhe cinik i asaj që shoh e dëgjoj…
Kosova së shpejti do të jetë me Gjykatë Speciale. Në Maqedoni diskutohet për një prokuror special. Në Shqipëri, kriza e drejtësisë legale ka sjellë diskutimin e një “Gjykate Speciale” për korrupsionin e politikës… Pa dorashka, kjo që po ndodh po i vetëvendos shqiptarët nën një “regjim special”. Ata po jetojnë nën ombrellën e shteteve të cilat janë afër konsiderimit si të “dështuara”.
Po jetojmë një kohe të përbuzjes absurde të vetvetes. Jemi nën një goditje paskrupuj të asaj çfarë jemi, e cila rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare. Përsërisim deri në keqkuptim, gabimin e vjetër të mosshpjegimit të hapësirës midis realitetit dhe aspiratës. Jemi duke u vetëfajësuar dhe ulur veten edhe në detaje që nuk kanë të bëjnë me cilësitë e shqiptarëve. Po kalojmë një “sezon” dyshimesh që nxiten nga politikanët e “tharë” të një kohe që po mbaron.
Shënim 2: Kuvendi i Kosovës është kthyer në një teatër ku shqiptarët po zihen për raportin që shteti i dytë shqiptar në rajon do të ketë me minoritetin serb. Nuk është një debat midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe. Është një lojë nervash midis shqiptarësh.
Në Maqedoni “sherri” i shqiptarëve është stanjativ. Ai zhvillohet mbi bazën e faktit se kush është më i “kualifikuar” për të bashkëqeverisur vendin me maqedonasit.
Në Shqipëri debati politik thuajse nuk ekziston. Ai është thjesht një tablo e kthimit të marrëdhënies me publikun si qëllim me vete.
Thuajse për të gjithë politikanët shqiptarë të rajonit, batuta ka zëvendësuar kuptimin e fjalës në politikë. Humori dhe ofendimi janë bërë matësi i politik-bërjes shqiptare.
Shënim 3: Kriza e konsumizmit dhe humbja e moralizmit në “luftën” për mirëqenie janë fenomene që demokracitë burimore i kanë zbuluar përpara nesh. Atë mund ta jetosh në mënyra te ndryshme edhe si kritik apo mercenar, si virus por edhe si mbrojtës, si justifikues apo korrigjues. Liria na ka dhënë zgjedhje por edhe çmim. Ajo te jep formën qe ke dhe jo atë qe pretendon.
Shënimi 4: Kemi nevojë për gjykatës dhe prokurorë të ndershëm. Kjo ka të bëjë me drejtesinë e shkruajtur. Me drejtësinë e pashkruajtur jemi edhe me keq. Ajo lidhet ne raportin qe kemi me te vërtetën dhe veprimin e saj. Ky është udhëkryqi ynë. Ai nuk është ofendues sepse është njerëzor.
Shqiptaret ne Prishtine rrezikojnë të ngrenë një “rregjim” të shqiptarëve mbi shqiptaret për të drejtat e minoritetit serb. Nuk ka qenë ky qëllimi i lirisë në Kosove. Nuk ka qene ky qëllimi i negociatorëve ne Bruksel. Nuk besoj se është një loje e sofistikuar për të bllokuar krijimin e Gjykatës Speciale…
Në Kosovë po keqkuptohet lidhja e politikes me pasionin e lirisë për të vepruar. Kjo qe po ndodh ju ngjan këngëve për trimëri kur trimi ka vdekur. Kemi harruar se jetojmë në një kohë tjetër, kur “trimi” nuk vdes dhe procedura është matësi i vërtetë i asaj që vendoset. Jetojmë në kohën e “këngës” ku trimin e “vret” gabimi. Kosova si shtet apo nënshtet, statusi i Prishtinës si produkt ose nënprodukt janë në dore të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë dhe jo të bombave tymuese në sallën e Kuvendit. Përulësisht përballë Gjykatës Kushtetues të Kosovës ndodhet një kërkesë e rende sa 100 vjet histori. Ajo është kërkesa e shpëtimit të brezit të shqiptarëve që nuk kanë lindur akoma! T’u japë këtyre të fundit të drejtën të ndihen të barabartë me serbët e së nesërmes.
“Problemet gjithmonë janë të komplikuara por zgjidhjet janë gjithmonë të thjeshta”. Kjo fjali aeroportesh me duket here si këshillë e here si ngushëllim për ata që humbasin avionin…
Gjykatësit sot janë zëdhënësit e vetëm të paqes apo konfliktit që po vjen për ne shqiptarët. Lufta për liri kërkoi heronjtë kurse shteti kërkon gjykatësit e vet. Përtej Gjykatën Kushtetuese ekziston vetëm zoti. Jemi ne dorën e gjykatësve. Sigurisht!
Do deshiroja qe zoti Majko te ishtw me I qarte dhe te mos mjaftohet me disa sprova e thenie ne pamje filozifike. Ai eshte politikan I nje partie qeverisese dhe I ngarkyar per mergaten. Te shorehet se pari per per ceshtjet qe ka tager te thote.