Thuhet se origjina e Muzave është nga vetë perënditë e mit. greke, Olimpianët që e fituan luftën kundër zotave pararendës, Titanëve. Pas fitores u duheshin disa hyjni të veçanta për ruajtjen e “memorialit të fitores”. Mirëpo më vonë Muzat qenë adoptuar dhe nga romakët. Siç e dimë, fjala “muzikë” është e lidhur me Muzat, njëjtë dhe fjala “muzeum” (e që dmth. ka t’bëjë me ruajtjen dhe me ekspozimin e arteve).
Në mit. greke Muzat ishin vajzat e Zeusit (Krye-Zotit të Olimpit) dhe të Mnemozines (një Titanidë, perëndesha e Kujtesës, e Mbamendjes). Mnemozina i pati shpikur Fjalët dhe Gjuhën, sipas mitologjisë pa Mnemozinën dhe pa vajzat e saj (9 muzat) s’do i kishim as artet e shumta, as shkencat, as letërsinë.
Mnemozina ishte gjithashtu emri i një lumi në Hades (Hadesi i kishte 5 lumenj). Të vdekurit që do pinin nga ujërat e Mnemozines do mbanin mend të kaluarën e gjallimit, nuk do ta harronin jetën e tyre (siç psh. ishte rasti i kundërt me lumin Letha).
Letha, ishte perëndesha e Harresës dhe pra 1-ri nga 5 lumenjtë në nëntokën… në Hades, ose në mbretërinë e vdekjes, nga cili lumë pinin të vdekurit për ta harruar jetën e tyre tokësore. Letha rridhte rreth shpellës së Hipnosit, dhe tutje kalonte e zhdukej kanaleve të Hadesit.
Hipnosi ishte personifikimi i Gjumit (dmth. perëndia i gjumashëve : ) i biri i Erebusit (Errësirës) dhe i Niksit (Natës), vëllai binjak i Thanatosit (Vdekjes). Gjumi (Hipnosi) dhe vëllai i tij Vdekja (Thanatosi) jetonin dmth. në Hades. Ndërsa e qartë, “Hadesi” si mbretëri e të vdekurve e kishte emrin nga “guvernatori” Hadesi, i vëllai i Zeusit dhe i Poseidonit.
***
Të gjithëve na janë të njohura pakashumë muzat klasike, ato janë 9 – Eutera, Kaliopa, Klia, Erata, Urania, Melpomena, Talia, Terpsihora, Polihimnia. Por sipas Steve Lovelace i kemi + 9 muza moderne, si psh. Emporia, Polistela, Tekna, Aleksia, Abaksia… etj.
“Nëse muzat ekzistojnë, qoftë dhe si diç më shumë sesa funksione neurokimike në trurin tonë, atëherë ka shumë sosh. Mirëpo, për aq sa rrumbullakësojnë kategoritë e përgjithshme, mendoj se kaq është një fillim i mirë…” – kështu shprehet Lovelace, dhe ai aludon në 18 muza gjithsej, sipas tij kaq do ishin të mjaftueshme, 9 nga ato klasike dhe 9 muza moderne!
Sipas Lovelace, psh. efektet vizuale filmike që si novacion erdhën “vonë”, në v. 1977, megjithatë frymëzohen nga Tekna, e njëjta muzë që e pati frymëzuar dikur Leonardo da Vinçin për “Mona Lizen” e vet. Mirëpo autori Lovelace e merr si shembull melodinë epike monumentale të John Williams në hapjen e Star Wars (Marshin Perandorak) – melodia duhet të jetë frymëzuar nga Eutera – thotë ai. Një ide aq e madhe si Star Wars është e “paracaktuar” të ketë frymëzime të gjithanshme dhe shumë Muza që vërtiten e “përzihen”, secila më e zonja se tjetra : )
“Sipas mitologjisë së lashtë janë nëntë Muza që frymëzojnë të gjitha format e artit dhe të shkencës. Grekët e vjetër besonin se idetë e mëdha i sillnin muzat nga qielli. Ato ua sillnin idetë artistëve dhe shkencëtarëve, të cilët me anë të frymëzimit hyjnor, i realizonin ato ide qiellore poshtë në botën tonë, tokësore. Do doja të besoj se muzat me të vërtetë ekzistojnë, qoftë si perëndesha greko-romake, qoftë si engjëj të përrallave hebraiko-kristiane, apo dhe thjesht si ‘arketipe’ të Jungut. Në secilin rast, ka aq shumë për të thënë lidhur me personifikimin e potencialit krijues. Se muzat janë të rëndësishme, nuk ka aspak dyshim, por bota ka ndryshuar aq shumë që nga kohët e lashta. Me kaq shumë arte dhe shkenca në ditët e sotme, nëntë muzat e dikurshme thjesht s’janë të mjaftueshme.” — cituar nga shkrimi: “Muses for the Modern Age” 2012, Steve Lovelace.
Autori Lovelace i shton dhe 9 muzat moderne të cilat na frymëzojnë, ose i përfaqësojnë artet dhe shkencat… që nuk “mbulohen” nga ato 9 muzat, jo “dekadente” por të vjetra, dhe jo të mjaftueshme për ta kapërthyer secilin frymëzim artistiko-shkencor : )
( Emporia ) – Emporia përfaqëson biznesin në përgjithësi, tregtinë dhe shkencat e ekonomisë. Shpesh e paraqitur ose përshkruar me një qese të vogël me florinj, sipas Lovelace, Emporia ka frymëzuar të gjitha soj-e-llojet e kapitalistëve të kësaj bote, dhe të komunistëve po ashtu, që nga Rockefeller e deri te Karl Marksi.
( Polistela ) – Polistela përfaqëson skulpturën, arkitekturën dhe inxhinierinë. Ajo paraqitet me një çekan dhe daltë në duar. Polistela frymëzon çdo gjë që nga urat, statujat e deri tek kabinat e telefonit, pakashumë çdo gjë që është si diç e materializuar konkretisht dhe tredimensionale.
( Eufrenia ) – Eufrenia përfaqëson psikologjinë, antropologjinë dhe shkencat e tjera shoqërore. Ajo paraqitet me një trident të vogël (Ψ) në formën e shkronjës greke “psi”, shpesh ulur, në heshtje, duke i “parafytyruar” dhe duke persiatur për thellësitë e mendjes njerëzore.
( Tekna ) – Tekna është muza e pikturës, e fotografisë, dhe e kinematografisë. Ajo paraqitet me një brushë dhe një paletë ngjyrash.
Lovelace shkruan që, psh. dhe efektet vizuale filmike, që si novacion erdhën “vonë”, në v. 1977, megjithatë frymëzohen nga Tekna, e njëjta muzë që pati frymëzuar dikur Leonardo da Vinçin për “Mona Lizen” e vet. Mirëpo autori Lovelace e merr si shembull melodinë epike monumentale të John Williams në hapjen e Star Wars (Marshin Perandorak), në të njëjtën kohë – thot ai – melodia duhet të jetë frymëzuar nga Eutera. Një ide aq e madhe si Star Wars është e “paracaktuar” të ketë frymëzime të gjithanshme dhe shumë Muza që “përzihen”, secila më e zonja se tjetra : )
( Karakaksa ) – Karakaksa është muza e “cicërimave” të shkurta (postimet në Twitter psh.), muza e citateve, dhe e të gjitha gjërave “njërreshtore”, çdo gjë që është pakashumë e shkurtër dhe e ëmbël. Ajo do të përshkruhet ose paraqitet me një zogth të vogël (mbase bilbil) në supin e saj.
( Ikonofilia ) – Ikonofilia është muza e dizajnit grafik, e kaligrafisë dhe e tipografisë. Ajo gjithashtu i përfaqëson të gjithë ata që merren me disenjimin-projektimin e “interface” për programet (UI – User Interface) – dmth. këtu hyn dhe gjithë Interneti programatik, grafiko-vizual siç e njohim deri sot (shën. im, sg) Ikonofilia figurativisht paraqitet me një stilolaps dhe një t-katërkëndësh.
(Aleksia ) – Aleksia është muza e lidershipit dhe e politikës. Sipas Lovelace, ajo i ka frymëzuar disa prej udhëheqësve më të mëdhenj të historisë, nga udhëheqësit e kohës së luftrave si Abraham Lincoln, Winston Churchill, deri tek “pacifistët” si Mahatma Gandi dhe Martin Luther King. Aleksia paraqitet me një shkopth (staf), me një rruzull të artë në krye, që përfaqëson fuqinë e Apollonit.
( Zoa ) – Zoa është perëndesha e biologjisë dhe e shkencave të jetës. Ajo e ndihmon gjithsecilin që merret me mrekullitë e jetës, nga një kopshtar i thjeshtë e deri tek një shkencëtar i gjenetikës i cili “përzihet” në punët më të ndërlikuara, si psh. aminoacidet, ADN-të etj. Zoe përshkruhet ose paraqitet zakonisht me një shat të vogël kopshti dhe një kovë-ujitëse.
( Abaksia ) – Abaksia është muza e matematikës, e logjikës dhe e shkencave kompjuterike. Ajo është frymëzimi kryesor për programuesit e kompjuterëve dhe për “llogaritë” e thella shkencore-matematikore. Abaksia përshkruhet ose paraqitet me një numratore klasike (abakus).
[ ngjitur: Gösta Knochenhauer – “Muzat” (Muzeu i Antikiteteve Gustav III – Stockholm, Suedi) ]