Më tregonte xhaxhai im, Reshat Këlliçi një ditë vere t ë vitit 1963, kur shkruante librin “Me djemtë e”Bashkimit” , që u botua një vit më vonë:
“Atë të diel të 20 prillit të vitit 1924, diku aty ku sot ngrihet përmendorja e “Partizanitit”, u takova me Avni Rustemin, shokun tim të studimeve në një kolegj italo-arbëresh pranë Kozencës dhe tashmë deputet i Asablesë Kushtetuese, dhe së bashku me të dhe një shok tjetër që e takuam pas pak, u nisëm për në shtëpinë ku banonte Fahri Rashidi, në lindje të malit të ”Dajtit”, për ta uruar se ishte emëruar ministër i Arsimit në qeverinë e Fan Nolit.
Nuk bëmë veçse pak rrugë, kur na doli përara deputeti Hoxhë Kadria, (Kadri Prishtina). Dhe ndërsa nisëm të bisedonim me të, dëgjuam dy krisma revolveri që goditënAvniun, në shpinë dhe ndërkaq dikë që ia mbathi me të shpejtë dhe humbi nëpër një rrugicë ku sot shtrihet rruga Hoxha Tahsin. Avniu u lëkund, nxorin nga brezi revolverin e tij, mallkoi vrasësin shteju disa herë në drejtim të tij, por pa e goditur dhe ra për tokë. E morëm në krahë dhe e dërguam ashtu të plagosur rëndë vetëm nga një plumb dhe me nxitim e shpumë në Spitatin e Tiranës, që atëherë ndodhej afër Sahatit tëTiranës. I qëndrova për dy ditë të koka , por ai nuk u përmend kurrë, deri sa u shua dy ditë më vonë, më 22 prill”.
Në autopsinë e kryer me këtë rast mjekët që e kuruan Avniun, shkruan:
“Zoti Avni Rustemi asht plagos me revolver. Plumbi i ka hyrë nga prapa në brinjë dy gisht afer peshkut të kurrizit, tue shpue majën e mëlçisë, pankrerasin dhe duke shpuar stomakun plumbi ka mbetë nën lëkurë dhe rrjedhja e gjakut ka shkatue vdekjen”.(Roland Qafoku, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shteti tshqiptar”,(1912-2017)).
Më vonë u mor vesh se vrasësi I Rustemit ishte Isuf Reçi, më parë shëbëtor i famijles së Ahmt Zogut .Por ai ishte në të njejtën kohë edhe adhurues i Esat pashë Toptanit prej të cilit kishte marrë si dhuratë një mulli, mjet jetese për të. Kështu, me sa duket, indinjuar për vrasjen e të zotit të tij , ai merrte hak . Ndaj, ndonëse me kaq vite vonesë, i kishte rënë ato ditë Avniut nga pas, kishte pritur që ai të dilte nga hoteli “ Internacional”, që atëherë ndodhej a në afërsi të Muzeut Kombëtar, e kishte ndjekur dhe e kishte qëlluar për vdekje. Ky variant edhe mund të qëndrojë, por më i besueshmi, është se në vrasjen e Rustemit kishte më shumë dorë Ahmet Zogu.
Që të përjetësohej në shekuj të afërmit, miq të ngushtë të Avni Rustemit, vendosën që trupi i tij të balsamohej. Ky veprim u krye nga doktor Shazai #omo, që ishte dhe daja I Rustemit; u vendos gjithashtu të ruhej edhe zemra e tij, që u mbyll në një vazo të zhytur në një solucion dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës, Nasho Qirko. Për 39 vjet zemra u ekspozua në një farmaci për dy funksione: për të blerë ilaçe dhe si ekspozitë për ta parë atë. Pas vitit 1993 nuk ka asnjë të dhënë se ku prfundoi kjo zemër”, (Roland Qafoku, po ty).
Ceremonia e varrimit të Avni Rustemit qe madhështore , me pjesëmarrjen e një mase të jashtëzkonshme njerezish, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga vise të tjera të Shqipërisë. Ajo u bë me solemnitet të madh më 1 maj të vitit1924 në Vlorë , dhe jo në vendlindjen e tij në Libohovë, a në Tiranë, me dëshirën që ai kishte shprehur më parë, sepse me këtë qytet ishte lidhur pjesa me e madhe e veprimtarisë së tij atdhetare. Varri u ndërtua me dy të ndara nën tokë, si të ishte një dhomë. (Roland Qafoku, po në punimin e tij, citur më sipër). Më 8 tetor të vitit 1982 ky varr u zhvendos në një vend tjetër, mbi të cilin u ngrit edhe përmendorja e Avni Rustemit, vepër e skulptori të njohur Kristaq Rama.
Në radhën e parë të kësaj ceremonie binin në sy përfaqësues kryesorë të opozitës, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, at Gjërgj Fishta, Stavro Vinjau, Veli Hashorva, dhe shumë të tjerë.
I pari që ligjëroi në këtë ceremoni të përmotshme, ishte Fan Noli.
“Aq sa jam helmuar për vrasjen e Avniut, – tha ai,- aq jam mallëngjyer të shikoj që Vlora pati idenë e bukur dhe delikate ta shtjerë trupin e tij pranë Ismail Qemalit. Që të dy kanë luftuar për flamurin e Shqipërisë, që të dy kanë patur si kundërshtar Esatin. Ismail Qemali u mund prej Esatit, por ky djalosh e shtriu Esatin përdhe! Vlora ka të drejtë ta mbajë Avninë në gjirin e saj, sepse kjo e kuptoi shumë bukur se ç’rëndësi të madh ka pasur gjesti i Avniut në Paris, një gjest i cili ndërroi faqen e historisë shqiptare. Vlora, kur u kthye Avniu, i bëri një pritje aq të madhe, sa është e shkëlqyer edhe nderimi i fundit, që po i bën sot. Vlora mori vesh kuptimin e tmerruar të vrasjes së Avniut në Tiranë dhe me klithmat e saj e zgjoi tërë Shqipërinë nga letargjia në të cilën ishte mbytur. Kjo vrasje s’është veç një incident i periudhës kritike, ku ndodhemi.
…Nuk duhet të flemë të qetë, gjersa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje; duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim; dhe atëherë t’i bërtasim këtij dëshmori:
“Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtarë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë”. ( Nga burime të internetit, “Fjala e Fan Nolit para varrit të Avni Rustemit”).
E mori fjalën edhe at Gergj Fishta dhe ligjëroi me pasion si të ishte ishte duke recitur tërë zjarr e flakë vargje të “Lahutës… ‘ së tij të pavdekshme:
“Avni Rustemi kje burrë, kje trim, kje besnik , kje zemërbujar, e desh Shqipninë me gjithë fuqinë e shpirtit, prandej u la në gjak, prandej vdiq, shkoi, mbaroi.
Mbaroi thashë? …Më paska pasë rrshqitë goja pahiri, pse Avni Rustemi s’ka mbarue, jeton nder ne’ edhe ka për të jetue deri sa në ndoj skaj sado të vogël të Shqipnisë të ndihet tue kumbue e ambla gjuha jonë shqiptare…
O ju male të Shqipnis, lamtumirë, po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet asht tue ju lanë: që edhe sot e mbrapa t’i rritni djelmt sokola, si dikur motit, me besë e burrni.
…O e bardhë shpresë e kombit, djelmëni shqiptare, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi dhe amanet asht tue të lanë: “Armët e mbushme mos me i dhanë,/ Shoq me shoq kurr mos me u zanë…”.
…Hajde, Avni pra, tash me u nda përgjithmonë. E sa për punët e Shqipnis, mos u ban merak; un, dhe ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën këtu në grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë, se Shqipnia ka me përparue e lirë, e lulzueme…Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnia. ( Cituar nga Frank Shkreli, sipas revistës “Afrimi”, viti II, maj 1924, Vlorë).
Tronditës ishte edhe ligjërimi i priftit katolik Lazër Shantoja, poet, prozator, intelektual i shquar, masakruar më1945 për vdekje ngaregjimikounist, kur bën krahasimin e Avni Rustemit me Bajram Currin:
“ E sot çka shef Avni Rustemi? Sot shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e e Shqiptarizmës, luftarin vigan,shkatrrojsin e esadizmës, sheh esksponentin ma të naltë e të pastër të racës sonë të vjetër. Sheh plakun qi tash tre vjet jeton në shoqni të bishave t’egra, mbi male e ndër shpella, i dënuem, i ndjekun porsi i rrezikshëm, porsi tradhëtor prej njerëzve, emnin e poshtër të të cilëve ia lidhë emnit të shejt t’atdheut vetëm intriga, tradhtia, despotima! Sot mbi vorrin e tij heroi djalosh shef heroin plak Bajram Currin. (Nga “Gazeta Shqiptare”,10 shkurt 2020).
është e çuditshme se si Eqrem Vlora, veptimtar politik, me kulturë të gjerë, që kishte shërbyer në poste më rëndësi në Perandorinë Osmane dhe më vonë ishte bashkuar me xhaxhanë e tij, Ismail Qemali në lëvizjen për pavarsinë e Shqipqrisë, i cili me shpalljen e saj ishtë e zgjedhur nënkryetar i Pleqësisë, që gjatë Luftës së Vlorës, (1920), ishte burgosur nga italianët pushtues të asaj periudhe, (sido që më pas ishte bërë nga përkrahësit kryesorë të mbështetjes së Italisë), që kishte qenë deputet i Vlorës në Asamblene Kushtetuese,(1924), që më pas kishte shërbyer ambasador i Shqipërisë në Londër dhe Athinë, sekretar në Ministrinë e Jashtme, deputet i Vlorës,(1937), por që kishte mbështetur pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, që kishte qenë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë e Fiqiri Dines, (1944) dhe më tutje kishte emigruar në Itali dhe pastaj në Austri, që kishte botuar në atë vend kujtime me interes për historinë e Shqipërisë, (FESH, vëllimi 3, faqe 2899), në vëllimin e tij të parë me kujtime të të cilit , botuar edhe në shqip, (2001), shkruante si më poshtë me kaq urrejtje dhe përçmim për ceremoninë e varrimit madhështor të Avni Rustemit:
“…Një komedi e ngjashme ishte dhe ceremonia e nderimit para arkivoli t të hapur të Avni Rustemit në Spitalin Tiranës.Të gjtha ata që e quanin veten ‘‘popull’’ ‘dhe “demokratë”, kaluan përa arkvolit të këtij karagjozi kriminel, të cilin me doemos, donin ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Gjithë kjo shfaqje ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik”.
E shoh krejt të tepërt dhe të panevojshme të komentoj këtë përcaktim absurd të Eqrem Libohovës, që e përfundoi jetën politike në shërbim të pushtuesit nazist,sepse këtë përcaktim e dërmojnë katërcipërisht vlerësimet e mësipërme të Fan Nolit, at Gjergj Fishtës, Lazër Shantojës, për Avni Rustemin, të cilët kishin po aq kulturë sa dhe ai, por kishin një gjë më të shtrenjtë se ai, atdhedashurinë dhe respektin për një veprimtar të shquar atdhetar si Avni Rustemi që, edhe ai, ndonëse kur u vra ishte vetëm 29 vjeç, nuk kishte kulturë të pakët…Kishte ndërprerë mësimet në Medresenë e Janinës, për t’u bashkur me çetën e #er#iz Topullit, më 1908, kur kishte qenë vetëm 13 vjeç, kishte ndjekur më pas Shkollën Normale të Elbasanit, (1909-1910), pastaj Kolegjin Francez të Lozanës, (1912-13), më 1914 kishte marrë pjesë në trupat vullnetare që kishin luftuar kundër andartëve grekë, kishte themeluar më vonë shoqërinë të rinjve vlonjatë ”Djalëria e Vlorës”, më 1918 kishte organizuar demonstratat e popullit t e Vlorës kundër pushtuesve italianë, kishte kryer kolegjin italo -arberësh të Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, (Itali), më 13 qershor të vitit 1920 kishte vrarë me atentat të bujshëm tradhtarin me damkë Esat Toptani, ishte deklaruar i pafajsëm nga gjykata franceze edhe nën trysninë e opinionit përparimtar franez dhe shqiptar, ishte liruar nga burgu, ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte themeluar Federatën “Atdheu”, (Vlorë 1921), shoqërinë “Bashkimi”, (1922), kishte nisur studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës dhe i kishte ndërprerë ato, sepse ishte zgjedhur, siç është përmendur më sipër ,deputet i I Asamblesë Kushtetuese i prefekturës së Kosovës, (krahina e Lumës dhe e Hasit), më 1923. (FESH, vëllimi 3, faqe 2269). Dhe nëse nuk kishte arritur të mbaronte studimet e larta, për arsyet e mësipërme, e kishte treguar kulturën e tij të gjerë me gjuhët e huaja që zotëronte, greqishten, turqishten, frengjishten dhe italishten, si dhe me shkrimet e botuara në ato vite në shtypin tonë. Ndaj epitetet tendencioze dhe dashakeqe të Eqrem Vlorës, që e cilëson Rustemin “karagjoz” dhe ”kriminel”, nuk e nderojnë aspak këtë figurë kontradiktore.
Por në faqet të disa mediave, në kryesisht në dhjetëvjeçarin e fundit, janë botuar shkrime, ku Avni Rustemi është cilësuar “vrasës me pagesë”. Dhe kjo, sepse pas atentatit vdekjeprurës kundër Esat pashës në Paris , autoritetet policore franceze i patën gjetur një shumë tepër e madhe parashë. Pra këto para, sipas artikullshkruesve, i ishin dhënë Rustemit si shpërblim i kryerjes me sukses të kësaj vrasjeje.
Ky hamendësim në shikimin e parë duket i logjikshëm, sepse shuma prej rreth 8000 frangave franceze që mbante me vete Rustemi, ishte tepër e madhe për një student, po të kemi parasysh se për të blerë një kostum të ri, sepse kostumi me të cilin kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Paris, ishte i rëndomtë, atij iu desh të blente një kostum të ri ri që kushtonte 375 franga. Ndaj me të drejtë atij, qoftë në procesin hetimor ashtu dhe në atë gjyqsor, iu kërkua të shpjegonte nga ç’burim i kishin ardhur ato para. Dhe Avniu, i përgatitur për një pyetje të tillë, u kishte shpjeguar se, meqë po nisej për të vazhduar studimet në Itali dhe duke marrë parasysh vështirësitë e transportit dhe vonesat e postës,ai ka mundur të merrej vesh me qeverinë që bursa t’i jepej për gjashtë muaj menjëherë. Dhe kur edhe kjo nuk rezulton aq bindëse për organet hetimore, në një pyetje tjetër Avniu shton dhe një fakt që deri atëherë e kishte mbajtur në heshtje dhe të cilin askush në ato kushte nuk ishte në gjendj ta verifikonte: Pjesën tjetër të të hollave, -thotë Avniu, – e kam marrë nga i vëllai, Fejzoja, i cili qe kthyer nga Amerika në mars të vitit 1920. Avniu ka vajtur në Napoli për ta takuar, duke i kërkuar ta ndihmonte për udhëtimin e tij në Paris. Hetuesit francezë, të cilët shikonin edhe në shumën e mësipërme ‘një corpus deliicti ’, ishin shtrënguar të ngrinin supet”. ( Jusuf Alibali, ‘Avni Rustemi para organeve hetimore franceze ’, ‘Studime historike’, nr 2, 1964).
Por në një letër që Mustafa Kruja, veprimtar politik, studiues dhe gjatë viteve të pushtimit fashist kryeministër i Shqipërisë, i drejton At Paulin Markgjokajt në ato vite, (“Revista “Albanica”, Prishtinë, faqe 91,2010), shkruan:”Avniu donte me shkue në Paris,e kishte damë vet me veti. Por ishte i papapasun e s’kishte pare, as për shpenzime rruge a për banim etj., deri sa të vinte ora e gjestit që kishte damë me krye. I sillet një shoqi që shpresonte se mund ta ndihmonte. Por as ky s’paska pasun, a për nji arsye tjetër, s’e di, e paska vojt e ia ka kallzue punën mikut të vet politik në të kohë, ministrit të Mbrendshëm, Ahmet Zogut. Ky pa tjetër epka aty për aty 4000, s’dij, lira a franga franceze…”. Por kjo tezë nuk gjen afirmim. Dhe si pasojë mbetet të pranohet se shumën e parave ia ka dhënë Rustemit, qeveria e Tiranës. E porsadalë nga Kongresi i Lushnjës , (janar 1920) dhe kryesuar nga Sulejman Delvina, ashtu si opinioni publik shqiptar, ajo ishte e interesuar që Est Pashë Toptani, i cili në Konferencën e Paqes në Versajë e mbante veten si kryeministër i Shqipërisë, të eleminohej fizikisht.
Të vazhdojmë tani pësëri me tezen se Avni Rustemi ishte “vrasës me pagesë”.
Së pari, duhet shpjeguar se ai mund ta kryente atentatin edhe me ndihmën e ndonjë ose disa mërgimtarëve që jetonin dhe punonin në Francë. Nuk ishte e pamundur që të tillë mërgimtarë të gjenin një makinë, në të cilën pas atentatit, Avniu të futej në të e bashkë me ta të zhdukej e të humbte gjurmët në Parisin gjigand, ku atëherë jetonin rreth 5 milionë banorë. Mirëpo ai nuk pati në ndihmë askënd, qëlloi, vrau një tradhtar, i bindur se do të kallej në burg, por edhe do të dënohej me vdekje, sado që do të mbrohej me argumentin e vrasjes pa paramendim të një tradhtari shumë të rrezikshëm ndaj fateve të atdheut. Dhe kishte një arsye shumë objektive që veproi në këtë mënyrë, sepse plani që kiste ndërmarrë , ishte që pasi të vriste Est pashën, të qëndronte, të kapej nga policia, të hetohej dhe në procesin gjyqsor, siç ndodhi në fakt, të demaskonte figurën e urryer të Toptanit, duke pasur përballë, deri në çastin kur u lirua nga burgu, aktakuzën e vrasjes me paramendim dhe dënimin me vdekje, siç kam argumentuar edhe unë në romanin “ Atentat në Paris”, ( 1978, ribotim 2010) dhe siç dëshmohet dhe në dramën ‘Dy krisma në Paris’, të autorëve Sh. Mita dhe P.Kulla, bazuar në motivet e romanit të mësiprm.
Sikur ta kryente atentatin në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë, kishte shumë gjasa të zbulohej, sepse kur një të fshehtë e dinë dy vetë, ajo nuk është më e fshehtë.
Një akt të tillë heroik, mund ta bëjë vetëm një njeri që nuk njeh vdekjen. E kanë bërë këtë akt me hara-kiri besnikët fanatikë të perandorit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kanë bërë dhe e bëjnë sot edhe fondamentalistët islamikë, por për qëllime terroriste. Kurse Rustemi, e kreu atë për hir të atdheut.
Duke vazhduar gjithnjë me tezën e mësiprme, harrohet një element shumë i rëndësishëm.
Avniu, vërtet shkoi në Paris në fund të majit të vitit 1920, për të vrarë Esat pashën, por atij iu deshën dy javë që të gjente çastin e duhur për ta kryer këtë vrasje shumë të guximshme. Mirëpo në rrethana të tjera, atij ndoshta do t’i duhej edhe më shumë kohë, do t’i duhej të paguante shuma të tjera parash për hotelet, restorantet, pra ai nuk mund të dinte me saktësi çastin për të kryer atentatin.
Këtë element thelbësor e harrojnë ata që akuzojnë Rustemin “vrasës me pagesë”. Harrojnë dhe diçka tjetër, po aq thelbësore. Një vrasës me pagesë nuk do të bënte atë që bëri Rustemi në çastin që vrau Est pashën në mes të ditës, por si i tillë do ta bënte gjatë një mbrëmjeje ose gjatë natës, që të humbte gjurmët dhe pastaj të merrte shpërblimin për këtë vrasje, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Së fundi, të pranojmë se Rustemi është vrasës me pagesë. Por kut do t’i merrte paratë, kur në aktakuzë kërkohej “dënim me vdekje pë vrasje me paramendim?
Për t’u bindur, le të krahasojmë atentatin e Avniut për vrasjen e Esat pashës, me vrasjen e tij nga Isuf Reçi. E përsëris, Avniu i del përballë atij, shtie vetëm dy herë në gjoksin e tij, sepse arma i ngec dhe nuk lëviz, qëndron në vend dhe pret të vijë policia dhe ta kallë në burg. Argumenton me qetësi dhe me një frengjishte të përkryer, që i habit gjykatësit,se ç’e shtyri të vriste Esat pashën – ishte dëshira e shqiptarëve që të zhdukte atë që kishte kryer kaq mizori në Shqipëri dhe që në Konferencën e Paqes e cila në atë kohë po zhvillohej në Versajë, e hiqte veten si i pari i Shqipërisë dhe kurdiste plane me vendet fqinje për një copëtim tjetër të saj.
Isuf Reçi vepron ndryshe. Edhe ai gjurmon hap pas hapi Avniun, e ndjek, i afrohet, por nuk shtie përballë tij, se ka frikë, ndaj shtie në pabesi pas shpine, nuk qëndron në vend si Avniu, por ia mbath me të katra, nga sytë këmbët dhe humbet gjurmët. Pastaj, natyrish, ta pret mendja, shpërblehet nga ata që e kanë urdhëruar të bëjë këtë vrasje, sejmenët e Ahmet Zogut. Ja pra, ky është vrasës me pagesë, i cili gjatë Luftës Nac.çl. gjeti vdekjen nga plumbat partizanë, si hakmarrje e aktit të urryer ndaj Avni Rustemit.