– dashuri mes popujve –
Ēshtē e bukur, mbi tē gjitha e rēndēsishme, njē rilindje moderne, avanguardiste, puna e shqiptarēve nē Rumani, botime librash, revista, gazeta që shkojnē gjithkund nēpēr botē, nē institucionet e kulturēs, takime, veprimtari tẽ shumta e tē ndryshme, promovime, ekspozita, koncerte nēpēr Rumani dhe jashtē saj…
Sot, ja, Lidhja e Shkrimtarēve tē Rumanisē nē qytetin e Brashovēs pēruron “Letērsi Shqipe nē Gjuhēn Rumune”, ku do tē flitet pēr veprat madhore tē studiuesit dhe kritikut tē artit, Dr. Luan Topciu, “Histori e Letērsisē shqipe” dhe “Antologji e poezisē shqipe”, qē nga zanafillat deri nē ditēt tona si dhe romani i shkrimtarit Visar Zhiti, “Perēndia mbrapsht dhe e dashura”, botuar nē gjuhēn rumune “Iubirea și omul cu aripi”, pērkthyer nga Catalina Franco.
Po kēshtu do tē diskutohen revista “Albanica” dhe gazeta “Drita”, qē nxjerr Lidhja e Shoqatēs sē Shqiptarēve tẽ Rumanisē, ALAR.
Takimi monitorohet nga Kryetari i Lidhjes sē Shkrimtarēve Rumunē nē Brashovē, Adrian Lesenciuc.
Janē tẽ pranishēm nē veprimtari, tē ftuar, deputeti i shqiptarēve nē Parlamentin e Rumanisē, Bogdan-Alin Stoica, presidenti i Shoqatēs sē Shqiptarēve tē Rumanisē,
Radu Săvulescu dhe drejtori kulturor i kēsaj lidhjeje, Dr. Luan Topçiu.
Eshtẽ njē treshe emblematike, e palodhor, e pērkushtuar me pasion dhe kulturē, (pa komplekse e delire siç dhe ndodh tẽ ndeshẽsh), njē treshe shēmbullore, bashkē pērherē punojnē dhe shpalosin vlera, Shqipēri nē Rumani dhe Europē e Amerikē, po kẽshtu dhe Rumani, kulturē tē saj dhe miqēsi proverbiale me shqiptarēt, histori dhe aktualitet dhe ecje pẽrpara. Eshtẽ ura mē e bukur sot…
– Lajmētari i sē mirẽs –