VOAL – Michel Platini fillon garën për presidencën e FIFA-s dhe përgatit programin e tij elektoral, të cilin mund ta shpallë më 27 gusht me rastin e hedhjes së shorteve për fazën e mëtejshme të Ligës së Kampionëve, shkruan voal.ch.
Numri 1 aktual i UEFA-s do të donte, sipas agjencisë ANSA, që të zgjeronte në 40 skuadra pjesëmarrëse fazën finale të Botërorëve të Futbollit dhe propozon disa rregulla të reja: kartolinë të bardhë për përjashtim 10 minutësh, zëvendësimet nga 3 të bëhen 5, dhe të ndalohen transferimet jashtë vendit për futbollistët minorenë.
Komentet