FIFA javën e kaluar pati refuzuar ankesën për Blatterin dhe Platinin ndaj të cilëve është vendosur masa e pezullimit për 90 ditë nga futbolli
PARIS – Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini i cili në kuadër të operacionit për korrupsion në FIFA u dënua me pezullim për 90 ditë nga aktivitetet e futbollit pretendon se FIFA e ka humbur gjithë kredibilitetin e saj.
Pas publikimit të raportit të Komitetit të Etikës në FIFA i cili këshilonte vendosjen e masave të tjera ndaj presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe Platini, avokati Thibaud d’Ales i ish legjendës franceze të futbollit ka dhënë deklaratë për mediat.
Avokati Thibaud d’Ales tha se tanimë nuk mund të tregojnë asnjë besueshmëri ndaj FIFA-s. aa
Komentet