Voal – Menjëherë pasi anëtari i Jurisë, Robert Aliaj, ka kënduar një këngë në skenën e “Dance With Me”, Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hardërgjonaj, ka shfrytëzuar rastin për “t’u hakmarrë” ndaj tij, dhe ka lëshuar disa kritika të forta për mënyrën e të kënduari të Bertit.
Asaj i është bashkuar edhe Cekja, i cili mori mikrofonin dhe dha vlerësimin e tij për këngën e Bertit: “Ne si staf të japim ty zero pikë!”, tha aktori i madh i humorit shqiptar.
Por kritika e Albëries nuk i ka pëlqyer aspak Robert Aliajt, i cili siç e tregoi edhe tani, nuk di t’i mbajë shakatë dhe lëshoi një “goditje poshtë brezit”.
“Ti shumë mirë bëre Albërie, por do të të them diçka: unë për fat kurrë nuk kam qenë këngëtar tallavaje”, tha Berti, duke aluduar si gjë jo të mirë faktin se Albëria këndon edhe tallave.
Pikërisht këtu nisi një debat i ashpër me ofendime mes Roberit dhe Albëries. Kjo e fundit nuk duroi dhe iu kundërpërgjigj: “Unë bëj tallave se jam e zonja. Robert Aliaj, unë nuk të njof ty si artist, unë ty këtu të kam parë. Por po të them se …
“Jam kundër tallavasë dhe anti leccaculo, kundër lëpirjes së bythëve! Poshtë tallavaja!”, ndërhyn sërish Roberti
Por Albëria nuk e ka mbaruar sqarimin e saj dhe vazhdon: “Unë i këndoj të gjithë rrymat, muzikën e lehtë, folklorike, bluz, xhaz, të gjitha zhanret, sepse jam e zonja”. U desh ndërhyrja e Alketës, që të qetësohej pak situata mes dy protagonistëve, të cilëve siç u pa qartë, ju rrëshkiti situata nga kontrolli dhe përfunduar duke u fyer e ofenduar.
Komentet