Te gjitha gazetat kishin nxjerre kete reklame: ” Llixha e re ne Rondeli ofron te gjitha mundesite per vizita disa ditore ose me afate me te gjata sipas deshires, si dhe per nje qendrim te perhershem ne kete Kopsht te Edenit. Uji i pasur me hekur vleresohet si me i miri ne bote, ai lufton te gjitha papastertite ne gjak, gjithashtu permban nje cilesi te rralle e krejt te vecante qe ndikon drejtperdrejt ne zgjatjen e jetes se njeriut. Disa hollesi dhe rrethana te jashtezakonshme e bejne kete qytet te vogel tejet mbreselenes e mjaft te kerkuar ngaqe shtrihet ne mes te nje pylli me bredha. Per shekuj me radhe kjo zone ka qene mjaft e permendur dhe e kerkuar per sekretin e saj tundues, ujin cudiberes te jetegjatesise. ”
Dhe njerezit ne cdo kohe vinin ne Rondeli te terhequr nga reklama magjepsese. Nje mengjes, mjeku i llixhes, i zene me punet e shumta qe sillte stina e pranveres, u njoftua nese mund t’i telefononte nje te porsaardhuri, zotit Daron, i cili kishte mberritur para disa ditesh dhe kish zene me qira nje vile te shtrenjte buze pyllit me bredha. Ai ishte nje plak i imet rreth te tetedhjete e gjashtave qe ende mbahej mire, fytyra i qeshte dhe i shkelqente nga shendeti, dukej i gjalle e energjik. Natyra e kishte pajisur me nje veti te rralle; ky plakush gazmor dinte t’i mbulonte me nje maske hokatare tere ato semundje e dhimbje te perhereshme te pleqerise.
Ai i tregoi mjekut nje vend ku te ulej dhe menjehere filloi te flase:
— ” Doktor, — tha ai — ne qofte se kam shendet te mire, ia di per faleminderit jeteses se rregullt, plot sqime e perkujdesje qe bej. Megjithese jo shume i vjeter ne moshe, une kam arritur ta respektoj ate gjithmone. Ende nuk kam vuajtur prej ndonje semundjeje te rende, po as te lehte, pervec ndonje shqetesimi te paperfillshem trupor, per arsye se une kujdesem shume per shendetin tim. Kam degjuar se klima e ketushme eshte shume e mire, une kam prirjen e arsyeshme te besoj ne nje fakt te tille, po perpara se te vendos per te qendruar ne kete vend, ju lutem te me jepni nje argument me bindes qe te me siguroje per te verteten. Kembengul per kete, qe nje here ne jave te vini te me shikoni, po vec kesaj, dua te me jepni dhe nje informacion te hollesishem, gjer ne detaje per gjithcka. Para se gjithash deshiroj te kem te plote, absolutisht te plote, listen e te gjithe barnave, vizitoreve te qytetit dhe te krahines perreth, pikerisht te atyre qe jane mbi tetedhjete vjec. Po ashtu e kam te nevojshme te njoh disa hollesi te anes fizike e psikologjike te secilit prej tyre. Po une kam dhe kureshtjen e natyrshme te di dicka dhe per profesionet e tyre, menyren e jeteses, zakonet. Gjithashtu do te ndodhe qe ndonjeri prej tyre te vdese, dhe kjo ma merr mendja, do te perseritet here pas here, mendoj se eshte ne te miren time qe per keto raste te kem nje informacion te hollesishem, te me sqarohet per shkakun e vertete te vdekjes dhe kete e dua te sakte, mos harroni gjithashtu dhe nje pershkrim sa me te imte te rrethanave te saj. ”
Pastaj ai shtoi me mirenjohje:
— ” Une shpresoj, doktor, qe ne te behemi miq te mire! ” Dhe i zgjati me vrull doren e tij te vogel. Mjeku ia shtrengoi duke i premtuar miqesine e tij, kujdesin e perhershem dhe nje bashkepunim te sinqerte.
Zoti Doran vuante gjithmone nga nje ide fikse, frika e vdekjes. Per kete shkak ai e kishte perjashtuar veten qe ne moshe te re nga te gjitha kenaqesite e jetes, sepse ato i qene dukur shume te rrezikshme per shendetin. Dhe kur dikush shprehte habine qe ai s’pinte vere, kete shpikje qe furnizonte me parfume perendish endrrat dhe defrimet tona, orgjite dhe dafrungat perplot mister tundues dhe sensualitet te bujshem, ai perseriste me nje ze dritherues ku dukej hapur nje perpjekje e deshperuar per te fshehur manine nga frika e vdekjes;
— ” Une cmoj jeten time! ”
Ai e theksonte fjalen ” time ” ngaqe kjo jete, pra jeta e tij personale, permblidhte disa cilesi te vecanta. Ai e permendete kete pronor te dashur ” time ” sikur te ishte vertet e njemendte se midis jetes se tij dhe jetes se te tjereve kishte nje dallim esencial, aq sa dhe kuturisja e ndonje kureshtari per nje shpjegim sado te thjeshte, do te dukej gati i paarsyeshem. Spikama e asaj shenje qe i vinte pronorit te tij, behej ne nje menyre tejet te vecante; c’i takonte atij ishin te paperseritshme dhe madje perbenin nje perjashtim. Kur ai thoshte; ” syte e mi, kembet e mia, krahet e mi, duart e mia ” kjo ishte plotesisht e qarte dhe nuk mund te dyshohej per ndonje keqkuptim; keto organe nuk ishin aspak si te njerezve te tjere. Po kur qellonte qe ky ndryshim siperan dukshem binte ne sy, ai permendete me zell mjekun e tij. Kur thoshte; ” doktori im ” te krijohej pershtypja se ai mjek i takonte vetem atij dhe askujt tjeter, ai t’i qenkish paracaktuar prej nje shenje mistike qe t’i sherbente me perkushtim hyjnor dhe pikerisht ky mjek ishte krejt tjeter, nuk i ngjante asnje mjeku ne bote dhe mund te bije ne mekat po te guxoje ta kundershtoje kete fakt.
Ky plak imcak nuk ushqente ndonje respekt per njerezit qe e rrethonin, ” per ata te tjeret,” sic i quante ai, sepse i dukeshin si ca kukulla qe zoti i krijoi pa kujdes per te mbushur hapesirat e pamata te botes. Ai i ndante ” kukullat ” ne dy kategori; ne ata qe atij i interesonin sapak, sepse gezonin disa shanse, ngaqe here here qene te zgjedhur per te patur marredhenie me te dhe ne ata te tjeret, gati te padukshmit, mizerine e kotnajes qe ai e shperfillte krejt. Por te marra sebashku keto dy kategori individesh ishin pothuaj te barabarte, sepse tek e fundit, ai s’donte t’i shihte me sy.
Qe nga dita kur mjeku i Rondelit filloi t’i conte listen e shtatembedhjete banoreve te qytetit te vogel, me moshe mbi tetedhjete vjec, plaku ndjeu t’i zgjohej nje interesim i forte perplot emocione dritherruese, ai s’kish provuar me pare nje rreqethje kaq trullosese, kaq kenaqesi, qe rendom i kaplon te rinjte. Tani atij iu paraqit mundesia e enderruar te percillte me nje perkujdesje, jo prej te afermi, qe ndien trishtim dhe keqardhje, shuarjen e pleqve fatkeq qe do ta benin ne kembe pjesen e rruges qe iu kish mbetur, ai perfytyronte se si ata do te ndalonin nje grimehere buze asaj rruge te fundit, te lodhur, te rraskapitur prej teprimeve dhe mekateve, pastaj do te binin poshte njeri pas tjetrit. Jo, kurrsesi ai nuk kishte deshire t’i njihte, por i mjaftonte te krijonte nje ide sa me te qarte per secilin dhe, sa here qe hante dreke me mjekun, dhe kjo ndodhte rendom cdo te enjte, ai e detyronte ate qe te fliste vetem per ata.
— ” Me thuaj, doktor, — i drejtohej ai– si ishte sot Jozef Poincoti? Ne e lame ate pak te semure, javen qe shkoi. ”
Dhe kur mjeku i tregonte te dhena te reja per shendetin e pacientit, zoti Daron guxonte t’i sugjeronte ndryshime ne diete, aplikimin e metodes me te fundit, e cila me vone mund te perdorej dhe tek ai, ne qofte se do te kishte sukses tek Jozefi. Keta shtatembedhjete te moshuar ishin per te si nje fushe eksperimentale prej se ciles ai mesonte me shume se nga leksionet ne nje universitet.
— ” Nje mbremje Rosali Tournel vdiq sapo hyri ne klinike. ” tha mjeku.
Zoti Daron, pa u mbushur ende me fryme, e pyeti:
— ” Nga cfare? ”
— ” Nga te ftohtit. ”
Plaku leshoi nje psheretime te zgjatur, lehtesuese, sikur te clirohej nga nje ankth mbytes dhe tha:
— ” Ajo ishte shume, shume e dhjamosur, kaq e rende ne te ecur sa… Apo s’hante! Kur te arrij ne moshen e saj do te kem me shume kujdes per peshen time. ”
Ai ishte dy vjet me i madh se Rosali Tournel, po i kishte mbushur mendjen vetes se qe vetem shtatedhjete vjec.
Disa muaj me vone u shua dhe Henri Brison. Zoti Duron u shqetesua shume nga ky lajm. Ai kishte qene nje njeri si gjithe te tjeret, paksa i dobet, i hequr e delikat, po brenda tre muajve, mosha e tij nuk e kish perballuar dot vdekjen, me gjithe kujdesin e perkore qe tregonte per shendetin. Nuk guxonte te bente asnje pyetje sepse ishte shume i trembur, po priste me ankth qe mjeku t’i sqaronte shkakun e vertete dhe rrethanat e panjohura, misterin e kesaj vdekjeje te paparashikuar.
— ” Oh, ai vdiq, po si vdiq keshtu papritur? — perseriste kinse i tronditur — Po ai ishte shkelqyeshem, bucko, fare, fare mire, as qe te shkonte mendja..sidomos javen e fundit shkelqente! Padyshim do te kete bere ndonje budallallek! Keshtu eshte, te siguroj, doktor! ”
Mjeku, i cili padashur i kishte dhene nje kenaqesi te rralle, tha:
— ” Une nuk mendoj keshtu. Femijet e tij me thane se ai ishte tej mase i kujdesshem. ”
Pa e zgjatur,duke mos qene ne gjendjete permbante veten, i mberthyer nga frika sfilitese, zoti Daron pyeti;
— ” Por..por, cfare kishte qe vdiq kaq shpejt atehere? ”
— ” Pleurit. ”
Plaku i vogel, i mbledhur grusht, sikur u zgjua, perplasi duart e thata pa e fshehur gezimin shperthyes:
— ” A ju thashe?! Sa ja u thashe! Se ai patjeter ka bere ndonje gomarllek? Nuk mund te marresh pleurit pa bere asgje. Ai duhet te kete dale jashte per te ngrene darke dhe ajri i ftohte i ka bllokuar gjoksin. Pleurit! Pse a nuk eshte ky nje aksident e aq dhe jo semundje, sic pretendohet?! Vetem nje teveqel vdes nga pleuriti! ”
Dhe ai, ne ato caste qe fliste, hante darke me nje shije te holle plot stime, me nje spitullim prej njeriu qe i di gjerat duke i dhene zerit nje ton te permallshem mistik, per ate qe tashme e kishte lene kete jete.
— “Prej listes mbeten tani dhe pesembedhjete vete, a nuk eshte keshtu, doktor? Ndoshta jeta ne njefare menyre respekton kete diagrame; me te dobtit shkojne te paret. Ata qe i kalojne te tridhjetat, kane shansin e mire te kapin te gjashtedhjetat; keta po i kaluan te gjashtedhjetat shpesh arrijne te te tetedhjetat dhe keta po ia arriten te tetedhjetave jane fare afer te njeqindave, sepse jane me te sprovuar, me te paepur dhe me te ndjeshem ndaj cdo te papriture. ”
Dy te tjere e lane kete boten tone te brishte gjate atij viti, njeri nga dizanteria dhe tjetri nga nje pushim zemre.
Zoti Daron u shqetesua shume nga vdekja e te dytit dhe menjehere nxori perfundimin se ai duhej te kishte ngrene dicka te demshme nje dite me pare. Tha per te vdekurin e pare;
— ” Dizanteria vjen nga papastertite, doktor, ai s’ka respektuar me rigorozitet dieten. ”
Ndersa per te vdekurin e dyte, sipas tij shkak mund te ishte bere kontrolli jo i rregullt i zemres.
Nje mbremje kur mjeku e njoftoi per vdekjen e Pol Timonetit, nje lloj mumje Egjipti, qe kishte shpresuar gjithmone te arrinte moshen e nje shekulli dhe te shnderrohej keshtu ne nje reklame te shkelqyer per llixhat, zoti Daron e pyeti si zakonisht;
— ” Po pse vdiq ai? ”
Dhe mjeku ia ktheu:
— ” Per hir te zotit s’di c’te them, vertet s’di perse vdiq. ”
— ” C’do te thote kjo? Me duket se eshte krejt absurde. Ju vertet nuk e dini? Nje doktor nuk ka se si mos t’i dije te gjitha, ai gjithmone duhet te jete gati te pergjigjet. Mos kishte marre infeksion ne ndonje organ jetik? ”
Mjeku tundi koken.
— ” Jo! ”
— ” Po sikur te kete patur infeksion ne melci apo ne veshke? ”
— ” Jo, ato I kishte ne rregull. ”
— ” I keni bere kontroll te stomakut? A ka funksionuar ai normalisht? Shpesh goditja ne zemer e ka shkakun te nje tretje jo e mire e stomakut. ”
— ” Nuk ishte goditje ne zemer. ”
Zoti Daron mjaft i hutuar i tha;
— ” Shiko, ai duhet te kete vdekur patjeter nga dicka ! C’mendoni se eshte kjo..?
Mjeku ngriti duart me njefare gjesti mohues.
— ” Nuk e kam idene, s’mund te gjykoj per te gjitha. Ai vdiq sepse ai vdiq. Kaq. Kjo eshte e gjitha. ”
Pas kesaj zoti Daron, ne zerin e te cilit nuk fshihej nje emocion i forte, i çuditshem, e pyeti:
— ” Me thuaj me saktesi sa vjec ishte ai, se nuk e mbaj mend. ”
— ” Tetedhjete e nente. ”
Dhe plaku I vogel, dyshues, por dhe I sigurte ne ate qe po mendonte, thirri me hare te papermbajtur;
— Tetedhjete e nente! Cdo njeri ne kete moshe nuk eshte i vjeter.
Komentet