11 OJQ nga Gjakova, të hënën do ta dorëzojnë një peticion në qeveri, kundër kthimin të gruas me nënshtetësi serbe.
Kthimi i një serbe pas dy dekadave në këtë lagje, ka trazuar Gjakovën. Kjo për shkak se organizatat joqeveritare në këtë qytet, thonë se kjo komunë, nuk është e gatshme ta presë rikthimin e serbëve.
Këta fillimisht po kërkojnë, t’iu kthehen eshtrat e gjakovarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Madje për të hënën, u thirr edhe një protestë kundër kthimit të gruas me nënshtetësi serbe për të jetuar në Gjakovë.
Por nga shoqata “Thirrjet e Nënave: përmes një konference live në Facebook u distancuan nga ky paralajmërim për disa arsye.
Ndërsa nuk i kursyen kritikat për Komunën e Gjakovës.
Por cilat janë dyshimet që kanë nënat gjakovare, për gruan serbe në fjalë
Madje, 11 OJQ në Gjakovë, kundërshtimin e tyre, kanë vendosur ta shprehin edhe përmes një peticioni, të cilin do ta dorëzojnë të hënën në Qeverinë e Kosovës. Express
Komentet