Voal – Portreti i Pjetër Bogdanit nga piktori shqiptar Gazmend Freitag.
Gazmend Freitag jeton e punon në Austri. Ai lindi në vitin 1968 në fshatin Pataqan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Asllan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet universiteti e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990, duke u vendosur fillimisht në Gjermani, e pastaj në Linc të Austrisë. Në mërgim i hyn fushës së artit pamor, ku piktura është prirja e tij. Ai do vazhdojë mësimet tek artistët e njohur austriakë, piktori Erich Ruprecht dhe Mag.art.Judith Goetzloff në Linz. Krahas kësaj, Gazmendi iu rrek punëve në pikturim, në grafikë, ngjyra vaji në kanavace.
Gazmend Fraitag ka hapur disa ekspozita në kryeqytetin austriak.
Foto: Gazmend Freitag
Pas disa sukseseve me ekspozitat e tij në Gjermani që nga vitet nëntëdhjeta, serinë e ekspozitave në Austri e fillon në vitin 2008, në Peuerbach, e në “Atrium” Bad Schallerbach, duke vazhduar me sukses në disa qytete të tjera. Ka ekpozuar në “Galerie – Halle” në Linz, në “Café Kronberg”, dhe në “Der Kunstraum” në Vjenë.
Gazmendi është prezantuar me sukses me punimet e tij në antologjinë e krijuesve shqiptarë në Austri “Iliricum”, vepër e Shoqatës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Austri.
Kush është Pjetër Bogdani
Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet “Çeta e profetëve”, Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare.
Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar.
Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, ” Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s’kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal.
Dr. Ibrahim Rugova – Historia shqiptare tek Pjeter Bogdani
Nje takim i bukur ne NY me Profesor Limoz Dizdarin . Nje mendje e ndritur, nje shpirt poetik I mbushur me melodite e jetes .
Teksa e degjoja te kuvendonte I ngadalte ne ritem por . . .
15 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Artit, një festë për të promovuar zhvillimin, përhapjen dhe kënaqësinë e artit. Kjo ditë u shpall nga UNESCO, në vitin 2019, në nder të Leona . . .
(Gazetarja Lumira Kelmendi duke i pri bisedës me gazetaren dhe piktoren Lyudmila Makey)
⦁ Një bashkëbisedim për admirim
Në një nga rubrikat e saj të shumta kulturore, gazetarja e emisi . . .
Mbasi i vune kazmen e shkaterruan 500 fabrika e shume e shume te tjera Agron shehaj don ti vere kazmen RTSH.
Agron Shehaj kërkon mbylljen e RTSH-së: Kursejmë 30 mln euro në vit. I përgj . . .
Te Nderuar regjizore te filmit
Nje ide organizative qe nuk ju ka shkuar ndermend e qe nuk e kuptoj pse e neglizhoni..Nga experienca e vogel e nje 27 vjeçari, ishte filmi I trete per m . . .
Sonata Nr. 15 „Deti“ është frymëzuar nga deti – madhështia e tij, trazira, paleta verbuese e ngjyrave, reflektimet kaleidoskopike të dritës, dallgëzimi, valëzimi polifonik, misteri, las . . .
Opinione per Sonata 15 Deti te Aleksandër Peçi nga Viene e Prage
Prof. A. Seidelmann ish shef i Dep Compozicioni Viene prezent ne koncert te 29 tetor shprehet:
“Vepra e kompozitorit shq . . .
Koncerti Instrumentalo-Simfonik i Orkestrës Simfonike të TKOBAP- së sonte i tejkaloi pritshmëritë e publikut. Një program i përzgjedhur por më e rëndësishmja një interpretim prof . . .
Te dashtun miq
I bej thirrje bamiresise tuaj , per te ndihmuar financiarisht per venien ne skene te operas « Rozafa» , kompozuar nga vellai im David Tukiçi dhe me libret te Fadi . . .
Kam përpara një Margaritar, jo vetëm të ndritshëm, rrezaton mënçuri të rallë. Miqësuar prej shumë vitesh. Dikur, në kohë të largëta, sapo kisha nisur shkollën e mesme, shkoja në teatë . . .
Ngjarje kulturore. Art i bukur, ku modernia marramendëse bashkohet me klasiken gjithë hijeshi panteonike dhe me shqetësimet e ditës, konkretisht të kohës si me një ironi gazeta . . .
Në Bibliotekën Britanike (British Library), ose sikurse quhet edhe Biblioteka Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, ku raftet mbajnë mbi 170 milionë artikuj, pra një koleksion i gjall . . .
Komentet