– Xhaka e pati rastin më të mirë të ndeshjes, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
– Fillon pjesa e dytë, Forca Shqipëri.
– Përfundon pjesa e parë pa gola. Një pjesë e parë që e kontrolluan më shumë shqiptarët, ndërsa serbët shënuan një gol që iu anulua.
– Lëndohet Lila, Shqipëria luan dy minuta me një lojtar më pak, duke shpresuar se do të kthehet në pjesën e dytë.
– Shiu bie me të madhe në Elbasan, por kjo nuk i pengon lojtarët ta zhvillojnë lojën e tyre.
– Shënon Serbia me Adem Ljajic, por gjyqtari e anulon golin, pasi ishte shkaktuar faull në portierin Berisha.
– Lojë e ekuilibruar, pa raste të theksuara.
Komentet