U ula me shoqet në tavolinën e pastiçerisë që zakonisht frekuentonim. Shkonim të djelave në mbrëmje , pasi kishim përfunduar detyrimet në familje. Porosita ëmbëlsirën e preferuar ndërkohë që ndonjëra prej nesh, ishte e dyzuar mes ëmbelsirës dhe kafesè e rinisëm bisedat tona lënë përgjysëm telefonave, pse jo edhe një orë më pare.
Ishte një grup i bukur mikeshash, që njiheshim prej vitesh.
Në këto raste, përvec miqësisë, kënaqesia gjindet edhe tek mënyra se si të servirin apo tek muzika e ulur në sfond. Ndaj kur na u shërbye ëmbëlsira, një tortë me pistak, ajo më e shëndosha nuk priti, por nisi ta shijojë, duke lëshuar disa tinguj kënaqësie gastronomike. Qeshëm pa u çuditur pasi ja njihnim këtë zakon. Në se ajo nuk do të bëntë ritualin e saj të shijimit, tavolina jonë nuk do kishte kurrë atë hare!
E ndërsa mikeshat nisën të bisedonin, mua, syri më mbeti tek pjatat e ëmbëlsirës në formën e një velloje dallgëzuese… diçka delikate që e zbukuronte aq shumë tavolinën aq sa pata përshtypjen, se asnjëri nga celularët tanë nuk meritonte t’i lihej pranë këtij arti që duket sikur nuk i përket më shekullit në të cilin ndodhemi….
Edhe mikeshat e tjera e pëlqyen madje, nisën menjëhërë, komentin mbi takëmet e bukura që seicila kishte në shtëpinë e saj. …Nisi ajo pjesë femërore e bisedës, të cilën mund ta ndërpresë për fare pak çaste, një zile telefoni e ndonjërit prej bashkëshortëve disi të acaruar…
Flitej për serviset e pjatave që seicila prej nesh kishte në shtëpinë e saj. Tregohej për një procelan të tejdukshëm blerë në Tailandë e mikesha tjetër, shkonte deri në Kinë ku kishte marrë një qyp me piktura të cuditëshme. Më pëlqente t’i dëgjoja se si nuk i linin rradhë njëra tjetrës, ndërkohë që vetë nuk flisja aq sa njëra nga shoqet m’u drejtua, e më pyeti përse rrija aq menduar..
– Njëra s’po na flet sonte -më tha…
– Ç’të them -ja ktheva- duke ngulur pirunin tortës në pjatën e bukur.
Ndjehesa disi e prekur nga ato çka kisha sjellë ndër mend por nxitova që emocionin ta fshihja duke ngrënë.
-Ti e ke një hall sot -ma ktheu mikesha qe i “këndonte” ëmbëlsirës. Pjata e saj, tashme ishte boshatisur.
-Nuk po më dukesh në formë…s’je ti ajo e zakonshmja, diçka e ke por, nuk ikën pa na e thënë…!
-Nuk e di- u përgjigja aspak e vendosur për të folur…
Ju-vazhdova-flisni për serviset e tavolinat që shtroni, ndèrsa mua mendja më vajti tek festat që dikur bëheshin …dikur, dikur…
Ky cep bisede, sikur e tulati disi atmosferën.
-Epo ne nuk kemi ardhur për meshë këtu-vazhdoi mikesha dhe shkujdesur vazhdoi bisedën me atë që kishte pranë.
Unë vazhdova të shijoja tortën ndërsa imagjinata vrapoi për t’u rikapur pas kujtesës, diku në ndonjë cep feste,
Festat kishin qënë të shpeshta. Sidomos në atë moshë, kur mendohet veç për to, kur trokitjet njëra pas tjerës në portë, na bènin tè vraponim me kurizozitetin e peshqeshit të rradhës; ku dikush paksa i pirë me njw gotë pije nw dorë e me kollaren e liruar, pasi të shtynte pa e vënë re, niste te të të puthte duke të kërkuar ndjesë; ku xhaxhai luste të shoqen të kërcente e ajo edhe pse me pak përtesë, ngrihej e më pas, të dy na linin me gojë hapur me tangon e tyre në dhomën e pritjes paksa të ftohtë por që askush s’e vinte re pasi festa kishte filluar!
Seicilit prej nesh,keto kujtime i afrohen në mënyrë të dyfishtë ku ngrohtësia e kujtimeve vjen bashkë dhimbjen. Dhimbjen e mospërsëritjes ! Dhimbjen e gjërave të bukura që koha t’i rrëmben për vete !
Me sa duket, kështu ndodh! Gjithshka përsëritët e përsëritët me koloritet që ndryshojnë. Diku thellohen e diku zbehen e ty tè duket, sikur jeta është ndarë në segmente strikte, kokëforte me gjatësi e force të ndryshme që as tè pyesin, e as tè përfillin! Fillojnë e përfundojnë sipas një rregulli që askush s’e din!
Ajo ngrohtësi familjare festash vinte aq njësoj, aq e padiskutueshme, apo e pacënueshme tek ne!
Ishte mosha kur ti mendon se përherë do të jetë ashtu!
Kur prindërit janë ende të rinj, kur askush nga familja e madhe nuk mungonte, sepse edhe kur mungonte orët epara të gëzimit, arrinte të vinte edhe në mesnatëe të bëhej njësh me harenë.
Festave i shtohej edhe zhurma kërcëllitëse e serviseve të pjatave të ëmbëlsirës. Hapja e tortës me fëmijët mbi tè qè shtyheshin pranë qirinjve në një garë të heshtur ishte mbase momenti më I veçantë!.
Tek prindërit, kishin tre komplete pjata èmbèlsirash: një të verdhë, një me lule e një ngjyrë kafe me pika të bardha rrotull pjatës. Ky i fundit, kishte të shkruar edhe inicialet e emrave të prindërve si dhe fjalen “Auguri” e sa here kjo pjatë përdorej, babai përsëriste faktin që e kishte blerë me porosi diku në Evropë, në një nga udhëtimet e tij të punës.
-A ju kujtohet kur festa kishte përfunduar? -pyeta mikeshat, eE na duhej të ngrinim pjatat e gotat lënë rrëmujshëm nga ku ti kuptoje, sa hare kishte patur ajo natë!
Ishte jo pak e lodhshme pas-festa, sepse ajo dhomë e kthyer në një shesh qejfi, duhej sistemuar ndërsa ti doje të zhvishje rrobat e ngrehura të festës për t’u zhytur në një cep të divanit e lënë gjumin tè tè ttèmbente. Por jo! Tè priste larja e pjatave tè cilat më tepër kishte shanse të të thyheshin se sa kjo mos të ndodhte. Aq delikate ishin! Aq tangërllëk kishin e aq kujdes kërkonin! Por kjo nuk ndodhi !Nuk ndodhi edhe pse ato mbajtën aq emocione, dëgjuan aq urime, apo ne ndyshuam disa herè shtëpinë. Pjatat e ëmbëlsirës, as nuk e ndryshuan formën, as u vjeteruan e as u thyen.
Ato vendoseshin përseri në dollapin me xhama, sipas një rregulli, për t’u përdorur në festën familjare të rradhës.
Nuk do e besoni-vazhdova të flas-se çfarë më ka ndodhur pak ditë më parë…
Po hë praa- u dëgjuan ngatërruar zërat e mikeshave , të hutuara që pikërisht tani , unè po filloja rrèfimin ndèrsa mendonin se monologuu im kishte përfunduar…
Ishte vonë atë mbërmje dimri.
Koha kur dyqanet ishin duke u mbyllur, ndèrsa kaloja përbri dyqanit me sende të përdorura që këmbëngulshëm, kishte paraqitur në vitrinè veshje qé tentonin të dukeshin të reja, libra me njolla apo edhe disa lodra që mbanin mbi kurriz, fëmininë e kushedi se kujt,.
Ecja me jakën ngritur duke nxituar t’i ikja të ftohtit që këmbëngulshëm bënte karshillëk.
Nuk kisha arësye të qëndroja pranë asaj vitrine pa shkëlqim , por sapoi e kalova dyqanin, diçka më bëri të ndalem. Ishte një nga momentte kur syri sheh por jo mendja.
Tè ishte ajo?
Me siguri mè bènè sytè! Jo! S’ka mundësi! As arësye nuk ka !
U ktheva mbrapsht e ju afrova ngadalè vitrinës…afrova fytyrën mbi xham,e avulli I frymës,e fshehu për fare pak çaste atë që doja të shihja…
Mes sendeve të ekspozuara, diku në një cep, nè njè heshtje aq tè imponuar, ishte vendosur pjata jonë e ëmbëlsirave.
Pjata ngjyrë kafe me pikat e bardha rrotull…
Dukej aq e tradhètuar … Sa shumè stononte ajo hijeshi arti atje mes harresès e pluhurit .. Pluhurit, pa tè cilin ai dyqan s’do kishte kuptim! E duke e kqyrur, m’u duk sikur më fliste: “Mendon se këtu duhet të jem? “…….
Vazhdova të shoh përmes xhamit duke shpresuar të ishte dicka e ngjashme…Shpresova të mos i kishte inicjalet e as fjalën “Auguri” por ato ishin aty! Të gjitha aty…. !
E m’u kujtua, se sa shumë më ishin lutur prindërit t’a merrja e mbaja në familjen time atë pjatë, si kujtim i kohèrave tè bukura, po unë nuk kisha pranuar duke menduar se ato sende, i përkisnin limanit tonë të vjetër: shtëpisë sè prindërve!
Dëshiroja aq shumë tè isha gabim por në fakt, përpara syve të mi, ndodhej atje mes harresès, një copëz nga shpirti im nè pritje pèr t’u shitur …
Mikeshat po ndiqnin me kujdes rrèfimin tim e vura re fytyrat e tyre, tashmë serioze. Madje edhe kafetë ishin harruar e ftohur..
Kishte pak kohë që prindërit nuk ishin më, e shtëpia e tyre u shit-vazhdova unè rrëfimin. Bashkë më të, u shitën edhe sendet e shtëpisë nga dikush që as pyeti, e as mendoi kjo pasi unè, isha larg. E ja ku, largësia po më ndërshkonte pikërisht ku takohej kujtimi me dhëmbshurinë, e pamundura me realitetin e për këtë, ndihesha e pafuqishme!
-Po çtë keqe ka – tha ajo, më praktikja prej shoqeve. Ti shkoje e merrje, dmth e blije, e rrëmbeje. Çfarè, nuk e bëre???…
Ashtu bëra- u përgjigja.
Të nesërmen sapo përfundova orarin e punës, vrapova tek ai dyqan pa asnje vezullim për tja rikthyer vetes atë pjesë jete që mendoj se më përkiste.
Vrapova tè blija pjatën tonë të ëmbëlsirave, të blija të shkuarën time që një dorë pa asnjè ndjenjè, kishte guxuar t’a nëpërkëmbte .….
Shyva portën e dyqanit dhe u drejtova me njè frymè tek vitrina, duke e lënë jo pak të hutuar shitësen me nxitimin tim! .
Rrotullova sytë tè gjeja shenjèn e sè shkuarès time, pjatèn e èmbèlsirave.. Diku aty duhet tè ishte, -mendoja duke kontrolluar -, por pjata nuk ishte më në vitrinë!.
– Pjatën ngjyrë kafe po kërkon -më pyeti shitësja..Oh, atë sapo e bleu një grua e moshuar dhe a e din? e morri pothuaj falas…..”
Nuk arrita t’i përgjgjem..Ndihesha fare bosh! pata ndjesinw sikur è kishin marrè njè gjymtyrè timen…diçka nga trupi…ose diku pranë shpirtit…diçka të meshiruar….. Donja ti flisja shitèses, por indiferenca e saj më ndaloi.
Nè fakt, gjithèçka desha ti thoja ishte që ajo pjatë nuk mund tè shitej, smund te shitej pasi ajo nuk kishte çmim!
Por , a do tè ma kuptonte? Ndaj e përshendeta e dola nga dyqani për të ecur në rrugën, ku dimri kishte filluar të hidhte ngjyrat e tij tè pangjyra.
Zhurmat e makinave tentonin të më shkëpusnin nga ajo ndjenjë faji, malli, apo edhe hareje e hidhur brenda meje….
Gjithshka kishim patur rrotull përgjatë fëmijërisë, ishte tashmë një pjesë e qënies tonë.
Viteve, ditët nuk ndryshojnë nga njëra tjetra por kur ti e kthen kokën pas në kohë, kupton se çdo gjë është tashmè fare ndryshe…!
Gjithsesi edhe pse me atè boshllek me vete, mendova që gjithshka lidhet me dashurinë në format më të ndryshme të saj.
Është dashuria e veçse ajo, qè tè lë të tilla mbresa që kërkush nuk mund të ti vjedhë apo tè ti fshehë pluhurave tè kohès , e unë mbase këtë duhet të bëja: ta rithërritja pranë vetës atë copëz ndjenje e t’i rihapja vetes atè portè festash pa lënë tè dobtit të mi merrnin..
Paskëtij rrëfimi të shpejtë, pata ndjesine qè jetoja dy kohè nè tè njèjtin moment e po ashtu , pashè se sytè e mikeshava ishin tè prekur ndèrsa kamerieri po lajmëronte, se lokali po mbyllej….
Inis A. Jorgo
Komentet