Ndër vite vazhdojnë shantazhimet dhe kërcënimet e krerëve të SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, ndaj shtetit të -memzi-pamë- të Kosovës. Të dyja këto Shoqtata kanë për padron organizatën ilegale kriminale SHIK. Sa herë që PAN, krijesë e partive banda, PDK-AAK-NISMA, donë të rrëzojë qeveritë, qoftë edhe atë të vetën, duke qenë në qeverisje, siç bëri vite më parë Hashim dallaverja, ndërsen herë njërën, herë tjetrën Shoqatë. Dhe, ato koordinohen, për të sulmuar gjahun, në llogari të padronit SHIK.
Kuadri veteran i arsimit, drejtor shumëvjeçar i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, Binak Ulaj, ish i burgosur politik dhe kuadër i Shoqatës të Burgosurve Politikë të Kosovës, duke përkujtuar pishtarin e arsimit, shokun tonë të ilegales dhe të burgut politik, Kadri (OS)Manin, për përvjetorin e amshimit, foli edhe për përmasën e degradimit të SBASHK-ut, përkatësisht, edhe të mësuesve të manipuluar. Ai, duke ua kundërvënë horrakëve të sindikatës njeriun e idealeve të mëdha, Kadri (Os)Manin, punën e tij në kushte e rrethana të mangësive elementare dhe të përndjekjes sistematike të pushtetit jugosllav, i qorton rëndë dhe faktueshëm, për gjendjen e krijuar në sistemin arsimor.
PAN përzgjodhi kohën, kur presioni i Serbisë, përmes Listës Serbe ishte kulmor, për ta aktivizuar bandën e SBASHK-ut, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë Kurti. PAN-i me SHIK-un e tij ishte dhe është brenda SBASHK-ut, kuadrot e SHIK-ut Reshat Kushaj, Imer Imeraj e tjerë, të cilët komandojnë kukullën e tyre, Rrahman Jasharin, Rrahman grevën. Kërcënimin me grevë, e kushtëzonin me ngritjen e pagave dhe kërkesa të tjera, deri në përmbushjen e tyre.
1) Opozita PAN-iste, me kallauz SHIK-un, ishte guidë dhe nxitëse e drejtëpërdrejtë e SBASHK-ut të lazdruar marrëzishëm. Kreu i katapultuar Jashari, shtoi dozën e provokimit të vrazhdët ndaj Qeverisë dhe popullit të Kosovës: “Testimi me shkrim i mësimdhënësve në Kosovë, nuk do të bëhet kurrë, sa të jam unë kryetar i SBASHK-ut”, – thotë dhe e përsëritë Rrahman greva! Dhe, vazhdon “arsyetimin” marroq, ky karaxhoz e sharlatan: “Mësimdhënësit nuk frikësohen nga testi e as unë, por testi është degradues dhe nënçmues, ngase këta mësimdhënës kanë kryer shkollë të mjaftueshme, deri edhe masterin dhe janë testuar dhjetra herë në fakultete…”! Reshat Kushaj, shef i Këshillit grevist të SBASHK-ut, thotë: “Kush duhet me na testu?! Me të gjitha metodat do ta kundërshtojmë testimin e mësimdhënësve. Ministria të gjejë mënyra të tjera!”
Kjo është një ndërhyrje e egër, sa e turpshme, aq edhe rrugaçërore. Një shtet ligjor duhej t`i zinxhiroste, me akuzën shantazh shtetit dhe sabotim të procesit mësimor. Testimi mësimdhënësve, madje i të gjitha niveleve, është i natyrshëm dhe ligjor. Është e drejtë ekskluzive e institucioneve shtetërore, përkatësisht, e Ministrisë të Arsimit dhe assesi i sindikatës apo i organizatave tjera joqeveritare. Sindikatat nuk mund të marrin vendime në kundërshtim me ligjet.
Shembull konkret: Në Gjermani, një mësues gjimnazi duhet të studjojë, pas Gjimnazit, plot 6 (gjashtë) vjet, pandërprerë. Dhe, dy vitet e para të mësuesisë, paguhet me gjysmë rroge, sepse është nën monitorim dhe rrogën duhet ta ndajë me monitoruesin. Testimi i mësuesve është i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Është ligj shtetëror dhe organizohet në bazë të rregullores të drejtorisë komunale, gjithnjë nën monitorimin e Ministrisë të Arsimit.
Në Evropë mësuesi është nëpunës i shtetit. Mësuesit i kërkohet përgaditje me shkrim për mësim-dhënie. Prindërit, përmes fëmijëve, kontrollojnë mësuesit. Dhe, dobësitë e mësuesve denoncohen në shkollë. Drejtori, pavarësisht numrit të nxënësve, ka orë të caktuara në mësim-dhënie, për të mos u shkëputur nga procesi mësimor, gjë që në Kosovë kjo, paradoksalisht, përjashtohet, drejtori mbetet “elektron i lirë!” Madje, në përgjithësi, kontrolli i mësimdhënësve është formal, pothuajse, inekzistent.
Edhe pse Kosova ka aplikuar sistemin e Bolonjes, zbatimi në praktikë lënë për të dëshiruar. Hartimi i teksteve shkollore ka çaluar më parë dhe vazhdon të çalojë edhe sot. Nga përvoja personale, si mësues në Kosovë dhe Shqipëri, këtu janë përkthime të dobëta nga gjuhët sllave. Për shembull, tekstet e matematikës ishin aq konfuze, sa edhe mësuesi mezi i kuptonte ushtrimet, ndërsa në Shqipëri ka qartësi profesionale.
Mendoj se Kosova duhet ta këtë -Shtëpinë botuese të teksteve shkollore-. Kujtoni fillimin e vitit shkollor 2023, kur për disa lëndë mungonin tekstet elementare! Hartuesit e teksteve në Evropë janë me autorë gruporë dhe, kryesisht, me tituj shkencorë. Puna e tyre është, zakonisht, honorar.
Edhe literatura shkollore për minoritetet, duhet të jetë konformë ligjeve vendore dhe të kontrolluara nga shteti. Është absurde që Serbia vazhdon të këtë qasje në arsim dhe shëndetësi, nën maskën e financimit, për minoritetin serb në Kosovë. Kosova nuk duhet të jetë shtet i lëmoshës, aq më pak nga Serbia armike. Tjetër është bashkëpunimi kulturor dhe shkencor me shtetin amë të minoriteteve, por gjithherë pa cenuar ligjet e shtetit ku kanë lindur dhe jetojnë. Shqiptarët kurrë nuk do ta kenë sjelljen me minoritetin serb, qysh e kanë pasur bashkëkombasit e tyre pushtues me shqiptarët.
Pushimet verore për mësimdhënësit në Gjermani, janë 21 ditë, plus fund-javët e atij muaji. Kohën tjetër duhet të jenë në shkollë dhe të ndihmojnë mjeshtrit në përgaditjen e shkollës, për të qenë e gatshme për mësim. Në Kosovë, Shkolla “Hivzi Sylejmani”, me 700 nxënës, u vonuan në fillimin e vitit shkollor me kohë, sepse tualeti ishte i dëmtuar! Ose, ende ndoca shkolla nuk ishin lyer dhe nxënësit prisnin në shtëpi! Kjo është jo vetëm e turpshme, por edhe kriminale, sepse është sabotim i mësimit. Komunat, përkatësisht, drejtoritë arsimore e kanë përgjegjësinë direkte.
2) Mësimdhënësit vazhdonin grevën. Kuadri i SHIK-ut koordinoi edhe me disa krerë të këshillave të prindërve, natyrshëm, militantë partiakë të PAN-it, krejt të papërgjegjshëm. Mësuesja e Gjimnazit të Prishtinës, Florije Rusinovci, kritikoi, qortoi, publikisht kolegët dhe apeloi për ndërprerjen e grevës. Pati edhe disa kolege, të cilat e mbështetën, edhe pse u kërcënuan nga militantët mujëshorë dhe të çoroditur.
Por, kryetari Rrahman greva, në emër të SBASHK-ut, kërcënoi: “Nuk lejoj hapjen e shkollave!” Qeveria i plotësoi disa kushte dhe premtoi përmbushjen e përshkallëzuar të kërkesave tjera, me aprovimin e ligjit për pagat.
Edhe pse e morën pagën mujore, pa punuar asnjë ditë, në kundërshtim me ligjin në fuqi, megjithatë, sindikata e kapur nga SHIK-u, nuk lejonte ndërprerjen e grevës, sepse nuk e kishin hallin e pagave, por donin kokën e Qeverisë!
3) Ministria bëri një marrëveshje, për zëvendësimin e ditëve të mësimit, duke hartuar edhe planin përkatës, për procesin mësimor ditëve të shtunave. Kryetari, Rrahman greva, me intrigimet me disa prindër militantë partiakë të PAN-it, manipuluan Këshillin e prindërve dhe e dështuan planin e Ministrisë të Arsimit. “Po lodhën nxënësit vetëm me një ditë pushim javor”,- “arsyetuan” dështimin e zëvendësimit të ditëve të humbura përgjatë muajit të grevës.
Krejt njësoj sikur “justifikohen” shumë prindër në Mërgatën shqiptare: “Nuk i sjellim fëmijtë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sepse po u përzihet me gjuhën vendore”, (p.sh. gjermanisht, anglisht, frengjisht, italisht etj.)! Ndërkohë që, shkencërisht është provuar se një fëmijë shkollarë mund të mësojë 4-5 gjuhë – njëherësh, pa u penguar fare. Një rast të tillë e kam parë, në vitet `60-a, në Prishtinë, vajza e Profesor Ahmet Kelmendit, Preveza, e apasionuar në gjuhë të huaja.
-PISA-, Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve, më 5 dhjetor 2023, e nxjerr Kosovën në vendin e 77 nga 80 shtete. Në fakt, asgjë nuk kishte ndryshuar nga vitet paraprake, nga vendi 76 ishte ngritur në 77. Dhe, për këtë filloi sulmi koral kundër ministres Arbrie Nagavaci, që kalonte çdo normë dhe etikë njerëzore. Kërkesa për dorëheqje u bë moto, por kryeministri, me të drejtë, shpërfilli zërat e çjerrë të opozitës hipokrite dhe skajshëm destruktive.
Kryetar Rrahmani dhe kryesia e tij SHIK-iste ankohen se ministrja nuk i takon, nuk i përfillë ata. Sjellja e saj është e drejtë, korrekte dhe dinjitoze. Krerët e SBASHK-ut janë hiç më pak se kuadro të organizatës kriminale SHIK. Andaj duhet injoruar, deri sa sindikalistët e vërtetë të këndellën dhe ta shporrin nga kryesimi i tyre bandën aktuale, e cila me shantazhet dhe kërcënimet rrugaçërore, kanë pjesën e tyre në përkeqjen e arsimit në Kosovë.
Tandemi SBASHK-OVL të UÇK-së, janë pjesë e aleancës mafioze në shërbim të partive-banda të PAN-it. Vazhdojnë zëshëm e zellshëm përçarjen ndërshqiptare. Në këtë mision rrënues e kanë edhe besimin e Beogradit dhe kjo u dëshmua me dorëzimin e dosjeve të Hagës, me qëllimin e qartë për përgjakjen e sërishme ndërshqiptare. Prandaj, kryeministri duhet të distancohet nga “OVL të UÇK-së” PAN-iste, sepse krerët e saj falsifikatorë kriminelë, kanë shitur plot 40 mijë -Dëshmi të Veteranit- të rrejshme, duke abuzuar milionat e buxhetit të Kosovës.
Janë, pikërisht, këto dy krijesa fantomë, të cilat me intrigime mafioze, po e joshin edhe Sindikatën e Policisë të Kosovës, për të grevuar për ngritjen e pagave, në masën plus gjysmën e rrogës aktuale. Policia, qoftë ajo Speciale, qoftë e ajo normale, gjithherë janë të ekspozuar ndaj rrezikut, sepse përballjen e kanë me keqbërës, me banditër e kriminelë, të shumëzuar pas rrënimit të sistemit të Drejtësisë në Kosovë. Policia i arreston në flagrancë thyerësit e ligjit, gjykata korruptive i liron kriminelët. Oficeri i policisë, Izet Demaj, Hero i Kosovës, edhe pse nuk ishte në kufi, u vra në mes të qytetit të Istogut.
Kjo Qeveri është thirrur në barazinë sociale. Dhe, sikur t`i shtojë një kategorie 50 % të rrogës, krijon diferencë të madhe, në raport me kolegët tjerë. Mendoj një shtesë rroge, tashmë, është bërë. Ndërsa mungesa e sigurimit të Policisë dhe të disa kategorive tjera, të ekspozuara nga rreziku i përhershëm, është paradoks dhe duhet zgjidhur me nguti. Mesazhi është pranuar dhe pritet realizimi. Urojmë për më të mirën!
Rrjedhimisht, kryesia e SBASHK-ut, me kryetarin kukullë, Rrahman Jashari, e kanë mbushur kupën e veprimtarisë destruktive, duke dëmtuar jo vetëm procesin arsimor në Kosovë, por edhe cenim të rendit shtetëror. Kjo bandë, nën çadrën e sindikatës, bëri thirrje për kundërshti të ligjeve dhe mosbindje ndaj shtetit më demokratik në rrafshin ballkanik dhe më gjerë.
Për të përmbushur qëllimet e errëta të PAN-it dhe të SHIK-ut të tij ilegal e kriminal, krerët pisa të SBASHK-ut, bënë aleancën e pistë me krerët OVL të UÇK-së të LPK-së. Kjo organizatë, krijesë e SHIK-ut, tashmë, u zbulua, deri në lakuriqësi, si bashkëpunëtore e Serbisë, me misionin kriminal, përçarjen deri në përmasën e gjakderdhjes ndërshqiptare. Për këtë Beogradi ua besoi denoncimin e dosjeve të Hagës. Kjo dëshmohet me angazhimin e kuadrove të partive-banda të PAN-it, për frikësimin e dëshmitarëve dhe pengimin e Gjykatës Speciale, tashmë, “të zënë me pelë për dore!”
SBASHK-u manipuloi edhe Këshillin e Prindërve, të cilët pa e konsultuar fare bazën, u vunë në shërbim të SBASHK-ut, respektivisht, të SHIK-ut, duke u bërë pjesë e grevës, me thirrjen e hapur “të bojkotohet procesi mësimor”, një akt i paraprijës dhe thellësisht kundër ligjor, që është në një linjë me Beogradin zyrtar.
Prandaj është i domosdoshëm hetimi, deri në zbulim, të veprimtarisë të organizuar kundra shtetërore të kryetarit dhe të kryesisë-bandë të SBASHK-ut, tashmë, të njohur si militantë e kuadro të SHIK-ut ilegal e kriminal, krijesë e PAN-it. Dhe, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm, për abuzimin me demokracinë dhe veprimtarinë kundra ligjore dhe shtetërore.