Një studim i ri vuri në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë.
Sipas lajmit të gazetës “Independent”, hulumtuesit nga universitetet amerikane Florida Atlantik dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit, kanë regjistruar se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë konsumojnë ditën dhe natën gjithsej 785 vullnetarë për 5.164 ditë me radhë.
Ekipi hulumtues më pas këto të dhëna i krahasuan me të dhënat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve.
Si rezultat u vëzhgua se nikotina dhe alkooli e ndërpret gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin.
Studimi gjithashtu zbuloi se pirja e një cigareje para fjetjes ka reduktuar gjumin për 42 minuta tek ato që kanë vështirësi të flenë, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbrëmjes redukton për 43 minuta.
Dr. Christine Spadola nga Universiteti Florida Atlantik në artikullin për revistën “Sleep” theksoi se konsumi i nikotinës dhe/ose alkoolit katër orë para fjetjes ndikon negativisht në vazhdueshmërinë e gjumit.
Studimi tërheq vëmendjen me rezultatin për të cilën deri më tani mendohej se kafja dhe çaji ndikojnë në gjumë. aa
Komentet