Personalisht nuk di te them ne se bunkeri prane ministrise të brendeshme eshte apo nuk eshte ne vendin e duhur.
Si simbol qendron plotesisht, eshte shprehje e nje periudhe, diktatures komuniste.
Asnjeri nuk mund ta mohoje faktin qe i gjithe vendi, i gjithë populli ishte futur ne bunker.
I thash keto se opozita dhe nje pjese e ish te persekutuarve shprehen pakenaqesine dhe revolten ndaj simbolikes se ketij objekti.
Sot qeverija vendosi ta beje funksionale piramiden.Nuk e di se çfarë elementesh arkitektural ose historike gjenden ne ate monster.
Piramidat jane shprehje e sundimit faranoik, jane ndertu me jeten dhe mundin e sklleverve dhe nuk gjenden ne asnje dukuri te kultures shqiptare.
Ne rast se qeverija kerkon ta perjetesoj sundimin faraonik te diktatorit tone, punen e sklleverve modern per ndertimin e piramides pushtetare te diktatorit, si nje homazh dhe mjet qe figura e diktatorit ti jetoje kohes, jane ne te drejten e tyre.
Ajo qe me revolton dhe me zhgenjen plotesisht eshte qendrimimi i opozites dhe i atyre ish te perndjekurve qe i vune flaken bunkerit dhe sot bejne indiferentin para nje paturpesije qe ka pasoja sot dhe per te ardhmen.
Ish qeverija e PD pati premtuar se do e shembte ata objekt turpi dhe nuk beri asgje.
Te pakten ne menyre simbolike te dergonte ata zjarrvenesit e bunkerit per te thene se jane koherent ne qendrmet e saja.
Ndoshta une jam gabim, por dy palet qe sot bejne ligjin, po mendojne se do jete e dobishme qe femijet pasardhes t’i thone njeri tjetrit, hajde te lozim te piramida e xhaxhi Enverit.
Se shpejti me bekimin e soc-komunisteve dhe te vete quajturit PD gjoja anti komunist, shpresojme se do t’i bejne dhurate qytetit te Tiranes edhe monumentin e si duket babait te tyre shpirteror, Enverit gjakesor.
Pedonalja eshte gadi.
Komentet